Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 106
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    aha. dmth mjafton te kesh nje celular (pra nje oblekt te prodhuar nga makinat) dhe cuhesh automatikisht i industrializuar. qenka e thjeshte fare.
    coca cola (e prodhuar nga makinat) arrin te futet edhe ne fshatrat me te humbura te afrikes se zeze... te industrializuar qenkan edhe ata.
    Ne Shqiperi nuk di te kete punishte/tregeti ku puna kryhet pa makina. Rrobaqepsia; kepucaria, tekstilet, metalurgjia, perpunimi i ushqimeve etj. te gjitha punojne me makina elektrike, transporti behet me makina me nafte. Bujqesia eshte e mekanizuar. Me parmende e punojne token bujqit? Me kose e korrin drithin? Me kuaj e cojne prodhimin ne qytet?

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    do bejme shqiperine turistike moj zemer...bregdetin do e stolisim me parqe industriale e fabrika riciklimi...zonat kodrinore do i pyllezojme me peme arrore dhe me bime dekorative te tipit kanabis satiwa...ne do behemi zvicer e ballkanit...ke per te pare
    Qeveria, me te drejte per mendimin tim, po fokusohet drejt bujqesise dhe energjise. Cfare mendoj se eshte e gabuar, eshte qe objektivin e ka drejt eksportit dhe zhvillimit te fermave/fabrikave te medha. Nderkohe transporti ne pakesim do pakesoje eksportin dhe nxise decentralizimin, prandaj duhet te favorizohen fermat e vogla familjare dhe burimet e vogla te energjise alternative.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Propagandė dhe panik i kotė. Asnjė shifėr, asnjė gjė.
    Per fakte mund te lexosh http://tranzicionshqiperi.wordpress.com/2011/09/09/fundi-i-rritjes-ekonomike/ (40 faqe deri tani, eshte ne perkthim e siper).

    Per faktin qe piku i naftes konvencionale ka ndodhur ne 2006 shiko "World Energy outlook" e International Energy Agency, te 2010.

    Apo http://www.energybulletin.net; http://www.postcarbon.org etj.


    Fundi i rritjes ekonomike eshte pozitiv per mendimin tim, sepse me keto ritme rritjeje, sipas Agjensise Nderkombetare te Energjise brenda 5 vitesh ndryshimet klimatike behen te pakthyeshme dhe drejt 6 C, qe sipas shkencetareve do te thote zhdukje masive e njerezimit (80% e njerezve mund te vdesin).

  4. #44
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Dikur neper librat tane shkruhej se ne Amerike njerezit vdisnin per buke dhe jetonin neper geto.
    po ngaqe ti the "Shqiperia ka vite qe nuk eshte ne harten e vendeve te varfera" po te them qe nuk eshte keshtu.
    te tjeret mendojne qe shqiperia eshte mjaft me e varfer nga c'eshte ne te vertete...
    kam ne shtepi nje atlas te national geographic. per te gjithe vendet e europes paraqet monumente apo bukuri natyrore nga me te ndryshmet.
    per shqiperine ka nje foto. dy fshatare qe punojne token me nje bageti...
    kjo per te treguar se eshte apo jo shqiperia ne harten e vendeve te varfera.......

    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Bujqesia eshte e mekanizuar. Me parmende e punojne token bujqit? Me kose e korrin drithin? Me kuaj e cojne prodhimin ne qytet?
    te gjithe keto pyetje kane nje pergjigje: nje pergjindje e konsiderueshme akoma PO.
    beje pak rrugen shkoder - velipoje dhe do shohesh sa te duash karroca me kuaj te mbushura plot e perplot me sane e me mallra te tjera (qe naten rrezikon te perplasesh me to se nuk shihen fare).
    ka motorr kali aty ku rri ti???
    do shohesh fshataret me dele e lope qe ecin (dhe dhj*sin) ne mes te rruges se makinave pa ia ndjere fare qe krijojne rradhe makinash prej 3 km.
    ti na flet per industrializim.

    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Fundi i rritjes ekonomike eshte pozitiv per mendimin tim, sepse me keto ritme rritjeje, sipas Agjensise Nderkombetare te Energjise brenda 5 vitesh ndryshimet klimatike behen te pakthyeshme dhe drejt 6 C, qe sipas shkencetareve do te thote zhdukje masive e njerezimit (80% e njerezve mund te vdesin).
    hahahaha. kisha vertete nevoje per nje perralle te bukur qe te me zinte gjumi...
    pra brenda 5 vjetesh do te vdesin 5.600.000.000 njerez...
    wow. afer i paskan shkuar mayat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga the admiral : 30-11-2011 mė 19:41
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    hahahaha. kisha vertete nevoje per nje perralle te bukur qe te me zinte gjumi...
    pra brenda 5 vjetesh do te vdesin 5.600.000.000 njerez...
    wow. afer i paskan shkuar mayat.
    Nese emetimet e gazrave sere vazhdojne me kete ritem edhe per 5 vjet, edhe sikur 0 te behen emetimet e gazrave serre pas kesaj, ndryshimet klimatike do te vazhdojne pa ndalim ne nje mekanizem fidbeku pozitiv derisa klima te behet me e nxehte me 6 grade celcius (nxehja do te ndodhe per disa dekada) qe eshte e paimagjinueshme per pasojat katastrofike qe mund te sjelle per jeten ne toke.

    Per krahasim, makina nuk ndalon kur nuk i jep gaz, ecen per inerci. Edhe ndryshimet klimatike kane inercine e tyre.

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Hapesia e temes, mesa duket, nuk e ka idene se cfare po ndodh as ne Greqi, e as ne Shqiperi, e ngrihet e thote se krizen e paska shkaktuar "cmimi i larte i naftes". Nuk do te beje keq, te hapje ndonje gazete shqiptare apo te huaj, e te lexoje per krizen, qe te kishe nje ide se cilet jane faktoret qe shkaktuan krizen ne Greqi e ne mbare Evropen.

    Kriza greke, apo spanjolle, apo irlandeze, apo italiane, apo franceze ne, kane te gjitha nje emerues te perbashket: shtetin social. Keto shtete jane ne krize, pasi 2/3 e gjithe buxheteve te tyre, shkojne per financimin e programeve sociale apo ndermarrjeve publike, ku ne krye te listes jane shpenzimet per shendetesine, arsimin, pensionet, detyrimet ligjore te kontratave qe administrata publike nenshkruan me sindikatat e punetoreve ne administraten publike. Pra me pak fjale, buxheti i shtetit grek nxin nga shpenzimet e shtetit per dhjetra programe sociale, dhe te ardhurat nga taksat nuk i mbulojne dot keto shpenzime. Per te mbuluar kete vrime ne buxhetet e tyre, keto shtete kane marre kredi ne tregun boteror financiar. Keto borxhe ne vite, kane arritur ne ate pike, sa ne rasten e Greqise, borxhi i jashtem eshte disa here me i madh se sa GDP e ekonomise greke. Eshte njesoj, si ai punetori qe e ka rrogen vjetore $20,000, te marri nje kredi 1 milion $ (50 here me te larte se sa te ardhurat e tij vjetore). Cilat jane shanset qe ky punetor te shlyeje kredine e marre sipas kontrates 5 apo 10 vjecare? Zero.

    Cili eshte modeli i "shtetit social"?

    Formula eshte e thjeshte. Politikani ka nevoje per vota per te ardhur ne pushtet. Voten e ka qytetari. Politikani i premton qytetareve benefite bombastike e te paperballueshme: vende pune ne administraten publike, rritje rrogash e pensionesh, uljen e moshes se daljes ne pension, shendetesi falas, etj. Qytetari e degjon premtimin e politikanit, i pelqen ajo qe degjon, dhe voton per te. Politikani vjen ne pushtet dhe qeveris, qytetaret presin qe politikani te mbaje premtimin, perkundrazi, sic e ngriten ne pushtet me vote, e rrezojne po me vote ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe politikani, edhe pse e di qe premtimi ishte i paperballueshem nga ekonomia e vendit, shkon e merr borxh ne tregun financiar boteror. Me jepni kredi disa milarde euro mua si shtet, dhe une do tu paguaj nje interes, borxhi do te shlyet i plote brenda 5 apo 10 vjetesh. Politikani i merr ato leke, i fut ne ekonomine e vendit te tij duke ua shperndare njerezve ne programe sociale, dhe as nuk e merr mundimin qe te marri masat e duhura per te balancuar buxhetin apo per te shlyer borxhin. Ai borxh nuk eshte shqetesim per politikanin ne pushtet, pasi tek e fundit, ai nuk e morri borxhin ne emrin e tij, e mori ne emrin e shtetit te tij. Borxhet e shtetit jane borxhet e gjithe qytetareve taksapagues ne ate vend. Shqetesimi i vetem i politikanit, eshte rizgjedhja e tij ne pushtet ne zgjedhjet e ardhshme.

    Ky sistem funksionoi per bukuri per ca kohe. Problemet linden vetem atehere kur borxhet u bene kapice dhe erdhi koha qe shteti te shlyente borxhet tek kredidhenesi. Shteti nuk ben pagesat ne kohe, tarifa e interesit rritet, kreditoret e tjere rrisin interesin, kostoja e shtetit per te marre kredi ne tregun financiar rritet jashtemase, borxhi fryhet si tullumbac brenda dites. Nje borxh 1 milion $ me interes 5% per 10 vjet, 10 fishohet kur ai interes shkon ne 17%.

    Shteti grek ka arritur ne ate pike qe nuk ka kapital te paguaje ne kohe as rrogat e administrates publike, pa siguruar kredi nga jashte, nga vendet e BE. Vendet e BE i thone Greqise: "Nuk te japim leke po nuk pate nje plan per te shlyer borxhin e jashtem. Dhe rruga e vetme eshte ulja e shpenzimeve." Mirepo "ulje shpenzimesh e shtetit", do te thote qe shteti grek te pushoje njerez nga puna, te nderpresi financimin e programeve sociale qe i kushtojne buxhetit shume, dhe ato leke ti transferoje per shlyerjen e borxhit te jashtem. Problemi i vetem eshte, se sa here ai politikani ne pushtet mundohet te beje "reforma" te tilla, ngrihen ata punetoret e sindikatave, ata pensionistet, ata njerezit qe jane mesuar te marrin sherbime falas nga shteti, dhe te gjithe dalin ne protesta dhe i kanosen shtetit e politikaneve. Si guxon ti shtet te me presesh mua pensionin, apo te me ulesh rrogen!

    Me pak fjale, shteti social nuk e ka zhytur shtetin grek vetem ne borxhe, por e ka kthyer shoqerine greke ne nje shoqeri e mbushur me njerez parazite qe duan te jetojne pa punuar. Perse te punojme, kur jeten na e siguron shteti, qe nga djepi e deri ne varr?!

    Tani ti kujton se Shqiperia eshte Greqi, e detyrimisht qe do te kete te njejtin fat si Greqia.

    Shqiperia nuk eshte Greqi, dhe keto vitet e fundit, kane qene vitet me te arta te ekonomise shqiptare. Kjo duket jo vetem ne rritjen e madhe te te ardhurave te buxhetit te shtetit shqiptar, por duket edhe tek prioritetet dhe inisiativat e qeverise shqiptare. Komplet ndryshe nga shteti grek, shteti shqiptar kryesuar nga Berisha, nuk po nderton nje "shtet social", por po nderton nje ekonomi te mirefillte kapitaliste. Papandreu ne Greqi flet per "kredi" e "fonde", Berisha flet per "investime te huaja" e "koncensione". Papandreu po rrit taksat e pret pensionet, Berisha po ul taksat e po rrit pensionet. Papandreu ne Greqi komandon gjithe sektoret kryesore te ekonomise greke, kurse Berisha ne Shqiperi ka nxjerre ne shitje e po privatizon te gjitha ndermarrjet publike akoma nen kontrollin e shtetit shqiptar.

    Shqiperia nuk ka per te falimentuar, bile po vazhdoi keshtu, shteti shqiptar ka per te perfituar nga kriza greke: ato firmat greke nuk kane per te ndenjur ne Greqi, per te paguar taksa te larta, qe te shlyejne borxhet e shtetit, por do te shkojne ne vendet fqinje si Shqiperia, ku paguajne vetem 10% takse te sheshte mbi fitimin. Problemi i vetem qe kriza greke solli per shtetin shqiptar eshte ceshtja e emigranteve te papune ne Greqi dhe kthimi i tyre ne Shqiperi. Shume nga keta jane kthyer ne Shqiperi ne keto vitet e fundit, dhe jane integruar e vetepunesuar ne Shqiperi, duke investuar kursimet e tyre ne biznese te vogla. Nga barre per ekonomine e shtetin shqiptar, keta emigrante sot jane duke zgjeruar mushkerite e ekonomise shqiptare.

    Rritja e cmimit te naftes, nuk eshte arsyeja perse bota eshte ne krize.

    Albo

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Shqiperia nuk eshte shtet social. As SHBA-ja nuk eshte, por ne gusht per pak falimentoi (e shtyu me ca muaj).

    Shqiperia ka privatizuar cdo gje. Hungaria po ashtu, edhe ajo ka probleme te ngjashme me Greqine, SHBA-ne.

    Shteti social funksionoi per sa kohe sasia e energjise (burimet fosile) ne ekonomi vinte duke u rritur. Sa me shume nafte nxirrej dhe kthehej ne transport, paketim, prodhim bujqesor, mallra konsumi, aq me shume te mira materiale mund te konsumonte cdo person ne vendet e industrializuara. Ne kete begati energjie edhe shteti u be social. Kamatat e larta mund te shlyheshin sepse bizneset ishin ne rritje.

    Zhytja ne borxhe ka sens kur pritet rritje e prodhimit, dhe eshte e rrezikshme kur ndodh perpara ardhjes se skarcitetit. Skarciteti (i naftes ne rastin tone) erdhi dhe i gjeti vendet ne borxhe.

  8. #48
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Albo me shume pika te komentit tend jam dakort por nuk besoj se greket do hapin biznese ne Shqiperi sepse nuk kane mbetur shume te tilla .Pothuajse te gjitha fabrikat u larguan ketu e disa vjet me pare .

  9. #49
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    Albo me shume pika te komentit tend jam dakort por nuk besoj se greket do hapin biznese ne Shqiperi sepse nuk kane mbetur shume te tilla .Pothuajse te gjitha fabrikat u larguan ketu e disa vjet me pare .
    Vetem dy te fundit qe u hapen tani ne TEG, carrefour dhe jumbo jane greke, per mos te permendur te tjera........po ske faj ti se edhe nese te bie ruga e vjen ndonjehere ne shqiperi shikon si e si te gjesh anet negative te shqiperise e te shkosh e tu lepihesh pastaj grekeve "se atje eshte xhungel, nuk jetohet".......

    Kriza greke, apo spanjolle, apo irlandeze, apo italiane, apo franceze ne, kane te gjitha nje emerues te perbashket: shtetin social. Keto shtete jane ne krize, pasi 2/3 e gjithe buxheteve te tyre, shkojne per financimin e programeve sociale apo ndermarrjeve publike, ku ne krye te listes jane shpenzimet per shendetesine, arsimin, pensionet, detyrimet ligjore te kontratave qe administrata publike nenshkruan me sindikatat e punetoreve ne administraten publike.
    Pa dyshim se keto qe thua qendrojne por ne rastin e Greqise eshte tjeter gje.
    Ne greqi pjesa me e madhe e parave u vodhen.

  10. #50
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga ritastrakosha Lexo Postimin
    Qeveria, me te drejte per mendimin tim, po fokusohet drejt bujqesise dhe energjise. Cfare mendoj se eshte e gabuar, eshte qe objektivin e ka drejt eksportit dhe zhvillimit te fermave/fabrikave te medha. Nderkohe transporti ne pakesim do pakesoje eksportin dhe nxise decentralizimin, prandaj duhet te favorizohen fermat e vogla familjare dhe burimet e vogla te energjise alternative.
    Fermereve te vegjel do ju leverdise me mire te vene territoret e tyre ne dispozicion te depozitimit te mbetjeve qe do importohen per te zhvilluar industrine e riciklimit...

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Greqia shoviniste zgjat duart drejt Korqes Shqiptare
    Nga fegi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 04-06-2011, 18:14
  3. Pasojat e shbalancimi ushtarak nė Ballkanin Jugor
    Nga EDLIN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2011, 17:33
  4. Veliaj: Washingtoni nuk duhet tė gėnjehet nga pritja shqiptare e Bush
    Nga someone nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 16-03-2010, 20:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •