Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 106
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    http://top-channel.tv/artikull.php?id=224342

    Mes zonash tė humbura, tė braktisura qė pak ose aspak i njohim, jetohet ende, jetohet ende nė njė betejė pėr tė mbijetuar, pėr tė ecur pėrpara, pėr tė marrė frymė edhe shumė larg qytetėrimit.

    Diku mes malesh, gjendet Kami, sot qyteti mė i vogėl nė botė. Kamerat e reportazhit tė pėrjavshėm tė edicionit qėndror tė lajmeve tė ditės sė hėnė vizituan lokalitetin e ndodhur pak pėrtej Tropojės, njė qytet me shkollė, klinikė dhe postė tė braktisura, qė prej ikjes sė 5 mijė banorėve tė tij tė dikurshėm.

    Kami i mėparshėm ka mbetur veē mes fotosh te zverdhura si nje kujtim i hershem, qe mban lidhur te gjithe ata qe kane kaluar nje pjese te jetes se tyre ne kete qytet, sot te banuar vetėm nga pesė ose gjashtė familje. E pamundur te rikrijosh qytetin e dikurshem pa shfletuar foto te marra thelle nder vite.

    Banoret jane mikprites. Ashtu siē i takon kesaj zone, besen e burrėrinė nuk e hedhin poshte, pavaresisht problemeve e halleve qe jane kthyer ne bashkeshoqerues te jetes se tyre.

    Kami i vogel, dikur nje qytet i gjalle minatoresh, ka ndjere jo pak morsen e sistemit te shkuar, qe e ndrydhi dhe e shfrytezoi thuajse deri ne piken e fundit. Nje realitet qe e terhoqi Kamin edhe ne vitet qe pasuan, ēka detyroi banoret e ardhur per te punuar ne miniera apo ata vendas te merrnin rrugen e larget te mergimit, me koken pas nga Kami qe humbte nje nga nje copėzat e jetės e tij.

    Imazhi i sotem duket si i mbire pas nje beteje te ashper. Shume godina jane shkaterruar e germadhat ngrene krye mbi fushen e Kamit si deshmitare te nje kohe te shkuar, kur ky qytet sot i heshtur gjallonte nga njerezia.

    ”Kjo ka qenė shkolla e vjetėr. Ketu kane qene hotelet e punetorėve, hotele punėtoresh qė kanė qene plot me puntore per te punuar ne miniera, me turne te pare, te dyte e te trete. Kjo kėtu ka qene per tė qėndruar pushtetaret, kuptohet te asaj kohe, te regjimit ish-totalitar qe i ka shfrytezuar njerezit deri nė skllavėri”, shprehet njė prej tė mbijetuarve, njėri prej atyre qė vazhdon tė jetojė nė kėtė zonė.

    Diku me tej, spitali tre katesh, shtepia e kultures, kinemaja e kthyer sot vec ne nje skelet betoni e ngrehinat ku qendronte administrata e minieres. Nga 12 pallatet e dikurshem, tė ngirura ketu nė Kam, sot kane mbetur vetem tre. Te tjeret jane perkulur perballe viteve te nje tranzicioni te veshtire e te pafundem e qė ka ngerthyer banoret e kesaj zone duke i detyruar ata te zgjedhin ose renimin ose mbijetesen e familjeve te tyre.

    ”Jemi lėnė nė harrese nga nje njeri qė ne nuk e dimė, nuk e dimė se ku ta gjejmė atė forcė apo njeri”, shprehet Mujo Elezi, njė tjetėr banor, njėri prej 20-30 tė mbeturve ende nė Kam.

    Varferi dhe jete, jete dhe varferi qe shkrihen mes rrugicave sot te shperfytyruara, ku humbi Kami i dikurshem. Dritare te zbrazeta, mure te kredhur buze tokes, e qetesia qe shpesh behet thuajse mbytese.

    Banoret te mbetur nje grusht, qė mbijetojnė kush duke mbledhur ēka mbetur ne stoqet e kromit e kush me pak bujqesi, qė perpiqen tė shohin perpara duke ndrydhur mallin, per te shkuaren qe hera heres duke sikur bren edhe vetė token e gurte te Kamit.

    ”Kam mall per gjallerine, kam mall edhe sot qe jetoj ketu sepse i kam bere 44 vite, jam le dhe rritur ne kete vend”, shprehet Beqir Osmani.

    Projektet serioze per kete zone mungojne. Shpresa e vetme ėshtė afrimi i kompanive te huaja qe do te rivinin ne pune galerite e erreta te kromit. Ne te kundert, ēdo gje tjeter eshte e veshtire, e pamundur, e destinuar ndoshta te shuhet jo shume kohe me pas.

    ”Kjo pjese e pallateve dhe e ketyre eshte e demtuar e nuk i sherben askujt. Vetem nqs keto pjese do kthehet, do vendosen, atehere firmat mund te aktivizohen”, shprehet Feriz Hoxha, kryetar i komunės.

    Gjurmet e godinave te dikurshme shkojne bri njera-tjetres, teksa Kami i mbetur duket i kthyer ne nje qytet fantazem, qe mbahet me veshtiresi e gulcitje te rende permbi token sot te zvenitur edhe nga gjelberimi.

    E megjithate, ne Kam ka ende fryme, ka ende ajer, ka ende banore qe ecin ketu ne qytetin me te vogel ne bote, pa ditur se ēfarė do t’i sjellė e nesermja, edhe pse ajo ēdo ditė pėrtėrit veē tė sotmen.

    Kami, Kurbneshi e shume e shume qytete e qyteza te tjera, qendra te dikurshme, sot gulēojnė thellė ne humneren e shuarjes se plote. Kurre, asnjehere, ne asnje moment nuk u eshte dhene qofte edhe nje mundesi e vetme per te mbijetuar, per te mos u zhdukur e mbuluar nga pluhuri i harreses, per te mos detyruar banoret e tyre te marrin rruget e huaja diku larg ne emigrim apo qoftė edhe nė qytetet e medha duke lenė pas gjithēka ėshtė e tyrja.

    Asnje projekt, asnje investim shteteror, asnje shfrytezim i programuar e projektuar i pasurive te pafundme natyrore e minierare. Vec fjalė, premtime, shfrytėzim kafshėror, braktisje, varfėri e asgjė mė shumė. Ikim nga Kami, qyteti me i vogel ne bote, qe bie e bjerret ngadale ne vehten e tij.

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Cmimi i naftes patjeter eshte nder arsyet kryesore per krizen aktuale dhe disa krizat e kaluara ekonomike ne bote.
    Rritja e cmimit te naftes, eshte ndjerre vetem ne vendet e mbipopulluara e te varfera, pasi rritja e cmimit te naftes ka rritur cmimin e dritherave: misrit e grurit. Nafta perdoret rendshem ne prodhimin e plehrave kimike te nevojshem per keto drithera.

    Kur vjen fjala tek vende ne zhvillim apo te zhvilluara, rritja e cmimit te naftes nuk ka ndonje ndikim te madh ne ekonomi. Njerezit thjeshte e kontrollojne kete rritje duke moderuar konsumin apo levizjen me makina.

    Kriza greke qe ne vetvete eshte "kriza e euro" apo "kriza e BE", eshte shkaktuar nga ai fakti i thjeshte qe une zura ne goje me lart: shteti ka shpenzuar per vite e dekada te tera ne programe sociale, me shume se sa ka mbledhur ne te ardhura nga tatimet e taksat. Per ate personin e thjeshte, eshte njesoj si te kesh nje pune qe te paguan $20,000 ne vit, e te shpenzosh $100,000 ne vit duke marre kredi neper banka. Shteti grek e ka balancuar kete deficit te madh ne buxhet, duke marre kredi ne tregun financiar, duke shitur bonot e veta te thesarit.

    Dhe kur shpenzon me shume se sa fiton, kur nuk balancon buxhetin tend familjar, por je gjithmone ne deficit, detyrimisht qe eshte pune kohe derisa ti ngresh duart lart nga qielli.

    Albo me shume pika te komentit tend jam dakort por nuk besoj se greket do hapin biznese ne Shqiperi sepse nuk kane mbetur shume te tilla .Pothuajse te gjitha fabrikat u larguan ketu e disa vjet me pare .
    Bizeneset greke jane te hapura dhe te zhvilluara. Ajo qe une po flisja eshte qe keto biznese, te medha e te mesme, nuk do investojne me kapitalet e tyre ne Greqi, pasi shteti grek do te rrisi taksat per gjithe bizneset, ne menyre qe te shlyeje borxhin e jashtem. Keto vende do vijne te investojne ne vende si Shqiperia, pasi Shqiperia ka nje klime me te mire per biznesin, ka taksat me te uleta. Nese korporata X ne Greqi do te hapi nje fabrike te re kepucesh, nuk do ta hapi ne Greqi ku tatimi per fitimin mund te jete (le te themi) 30%, por do te vije ta hapi ne Shqiperi ku eshte 10%.

    Keto investime, do punesojne shqiptare dhe do te rrisin te ardhurat e buxhetit te shtetit shqiptar.

    Shqiperia ka privatizuar cdo gje. Hungaria po ashtu, edhe ajo ka probleme te ngjashme me Greqine, SHBA-ne.

    Shteti social funksionoi per sa kohe sasia e energjise (burimet fosile) ne ekonomi vinte duke u rritur. Sa me shume nafte nxirrej dhe kthehej ne transport, paketim, prodhim bujqesor, mallra konsumi, aq me shume te mira materiale mund te konsumonte cdo person ne vendet e industrializuara. Ne kete begati energjie edhe shteti u be social. Kamatat e larta mund te shlyheshin sepse bizneset ishin ne rritje.
    1. Privatizimi i ndermarrjeve publike ne Shqiperi ka tre te mira te medha: a) sjell te ardhura ne buxhetin e shtetit nga shitja, qe investohen ne infrastrukture e arsim b) ul korrupsionin ne vend duke ulur numrin e administrates publike (korrupsioni gjelon ne shtet e jo ne privat) c) rrit shkallen e sherbimit per qytetarin shqiptar pasi privati ofron gjithmone nje sherbim me te mire se sa shteti.

    Arsyeja tjeter perse privatizimet e ndermarrjeve publike jane dicka tejet pozitive, eshte se ul riskun e falimentimit te shtetit. Shembulli me i mire, privatizimi i sistemit bankar ne Shqiperi: nese nje banke private do te falimentonte, shteti nuk do te ishte direkt i implikuar ne falimentim, por vetem indirekt. Shteti siguron te gjitha depozitat e qytetareve te vete deri ne nje shume te caktuar, ashtu sic monitoron punen e bankave private. Por qytetari qe kish llogari ne ate banke, nuk do te bente me faj shtetin, do te bente me faj drejtuesit e bankes private. Nje krize financiare, nuk do te kthehej ne nje krize politike, ku qytetari do te humbiste besimin ne shtetin e vete e te zgjedhurit e vete.

    2. Prodhimi i mallrave nga bizneset nuk diktohet nga cmimi i naftes, diktohet nga fuqia blerese e konsumatorit, dhe kerkesa e tij per keto mallra. Rritja e cmimit te naftes, rriti cmimin e disa nenprodukteve te naftes, dhe kjo rritje nuk u perjetua njesoj nga te gjitha vendet. Ekonomite e zhvilluara te botes, nuk e ndjene gati fare rritjen e cmimit te naftes, por vende te varfera shumica ne kontinentin aziatik, e perjetuan shume keq rritjen e cmimit te naftes pasi u rriten produktet bazike ushqimore: u rrit cmimi i misrit, orizit, grurit.

    Konsumatori evropian apo amerikan thjeshte moderoi konsumin dhe transportin. Rritja e cmimit te naftes ne keto ekonomi vetem sa uli disi fuqine blerese te konsumatorit: konsumatori ka me pak leke per te harxhuar ne fund te muajit, pasi harxhoi me shume per te mbushur makinen me benzine e nafte.

    3. Shteti social ishte rreth vicioz qe ta shpjegova me lart, dhe ka plot 30 vjet qe eshte vene ne zbatim ne Evrope. Bashkimi Evropian dhe nxjerrja e monedhes se perbashket e pershpejtoi krizen, pasi nese para se te futej ne BE Greqise i duhej te permbushte kritere te caktuara per te marre nje kredi ne tregun boteror financiar, pas hyrjes ne BE, vetem se ishte vend anetar me te drejta te plota, shteti grek kish akses ne kredi pa limit dhe me interes te bute jo te larte.

    Ketu ja ke futur kot fare sepse shteti grek nuk perbehet vetem nga puntoret ne shtet ka edhe njerez te tjeter edhe perqindja e tyre eshte me e madhe se punonjesit ne shtet qe punojne qe cke me te se jetojme me ta edhe nuk mund tju veme te gjithe emrin dembel se ashtu i intereson disave .
    Hera e fundit qe u interesova, me duket se sindikatat e administrates publike ne Greqi, perfaqesonin 800,000 punonjes publike. Bej nje llogari te thjeshte: 800,000 x 3 persona per familje = 2.4 milion grek ushqehen me rroge nga shteti. Shtoi edhe numri e ushtarakave qe sherbejne ne ushtrine greke. Shtoi edhe numrin e pensionisteve qe marrin pension nga shteti, dhe ajo shifer shkon akoma me lart. Shtoi edhe faktin qe te gjitha ndermarrjet e medha publike, elektriku, ujesjellesi, shendetesia, arsimi, sigurimet shoqerore jane ne doren e shtetit, dhe kjo shifer shkon akoma me lart. Pastaj krahasoje ate shifren tjeter, popullsine totale te Greqise. Dhe te siguroj une, qe do te jete mbi 50% te gjithe popullsise.

    Formula e shtetit social: "Qytetare, mos e vrisni mendjen! Mendon shteti per ju qe nga djepi e deri ne varr!"

    Albo

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Citim Postuar mė parė nga Ksanthi Lexo Postimin
    Sa i mire informuar je ti .......Carrfour eshte linje supermarket franceze .Albo fliste per mbyllje te bizneseve greke dhe hapjen e tyre ne Shq .Une nuk po shoh ndonje nga keto te dyja te mbyllen ne greqi dhe te hapen ne Shq .Mos na be si shume i zgjuar .
    Ksanthi,,,


    Nuk e di sa e ndjek ne lidhje me mbylljen e biznesit ne shtetin grek,edhe hapjen e tyre ne shtetin shqiptar,por as nuk je e detyruar te besosh,por ndodh,,,,,,,,,,,

    Para 10 ditesh ne pallatin e kongreseve ish nje panair i cili zgjati 5 dite,edhe ne te isha i ftuar nga disa firma,,,,,,,,,,,,

    Them qe 85% e panairit ishin te pranishem fimra greke.

    A s'ju thote gje kjo???

    Dikur kur u kerkoje bashkepunim para nje 10 vjecari s'pranonin as pazare,por thonin

    OLOI GJIFTI ISASTE ESIS OI ALVANI,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    Por tashme ndryshe,,,,,!

    Ndryshe

  4. #64
    Jam i sigurte se rita e ka patur si teze energjite e rinovueshme, apo jo?

  5. #65
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin


    Formula e shtetit social: "Qytetare, mos e vrisni mendjen! Mendon shteti per ju qe nga djepi e deri ne varr!"

    Albo
    greqia nuk ka qene aspak sociale. ata kane jetuar ne saj te emigranteve greke ne usa, kanada, gjermani. ata gjithashtu kane jetuar edhe me ndihma nga shteti amerikan. tani qe e preu rubinetin amerika ata po shkojne atje ku kane qene.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Citim Postuar mė parė nga SKRAPARI Lexo Postimin
    greqia nuk ka qene aspak sociale. ata kane jetuar ne saj te emigranteve greke ne usa, kanada, gjermani. ata gjithashtu kane jetuar edhe me ndihma nga shteti amerikan. tani qe e preu rubinetin amerika ata po shkojne atje ku kane qene.
    Vec per te qeshur eshte kjo e thene Skrapari
    Ne te semes shkofshin,por jo se i kane mbajt ata

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anėtarėsuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    shqiperia po falimentoje nuk do te jete per shkak te dobesise se ekonomis tone por per shkak te politikes tone. ne kemi ekonomin e cila po ecen shume mire kemi rritje te mire, zhvillim te mire dhe borxh te ulet. ajo qe po na pengon eshte politika e cila po na largon investitoret nuk po planifikon asnje strategji ekonomike per te mbajtur stabel rritjen dhe zhvillimin dhe nuk po mere asnje mase konkrete per te zbutur efektet negative qe na vijne nga jashte per shkak te krizes ekonomike boterore. perkundrazi politika jone po na demton me shume duke treguar gjithmone e me shume paqendrueshmerin dhe konfliktualitetin e saj gje qe jep efekte teper negative ne ekonomi duke ngallur pasiguri te investitoret dhe te te gjithe aktoret ekonomik. ne kemi fatin qe gjeopolitika dhe disa rrathana ekonomike te jene ne favorin tone por deri tani spo dime ti shfytezojme thjesht sespe jemi ne nje shkall te ulet mentaliteti kulture dhe civilizimi si nga politike dhe sociale e cila na i ben te pamundur te kapim momentin dhe ta shfrytezojme ne menyren dhe ne masen e duhur. raste si keto na kane ardhur rralle here dhe si heret e tjera i kemi lene te na shpetojne. kjo eshte fatkeqesia jone se gjithmone kur na kane ardhur momentet e arta kemi qene te papergatitur. per aq kohe sa te jemi nje popull injorant do te kemi nje politik injorante do te lejojm qe te na qeverisin sali berisha edi rama fatos nano etj etj etj keshtu kemi per te mbetur fundi i europes dhe botes.

  8. #68
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    kur vete ne shqiperi te parin qe takon te thote.. vdiqem.. na shtrydhi saliu.. na rropi.. nuku jetonet me ketu.. mirpo pak ti germoc.. del gje tjater..
    sejcili e ka nje apartmant ne golemo ujo ftonet.. ne tirane nga 2 a 3 e sarande dhe 1 per be.. sejcili i ka ngrohur mullaqet ne sharm el shaik apo antali.. sejcili e ka nje bemewe.. e nje magaze.. nje dyqan..e nje kulish a kulishe jasht qe e mban me para neper universitete bote..

    u hap tegu.. vu mileti si orteku..
    Po ti po tallesh apo si?
    Njerezit skane buke te hane ne shqiperi, e ti medemek po na thua se shqiperia qeka nje parajse e fshehur nga ankimet pa baze te robve.
    Behu pak me sensitiv kur flet ne emer te njerezve qe vertet vuajne ne shqiperi.

    Albo.
    Aman boll na e reklamove sistemin kapitalisto-rubbish-inhumane-amerikan.
    Kriza jo vetem ne europe, por anembane botes, nuk erdhi nga sistemet sociale , por nga ato banka te qelbura te ngritura ne sistemin makaber kapitalist te cilin ti nuk ngurron perhera te na i reklamosh bashke me emigrantet patriote e tu ne kete forum.
    Kam frike se juve ne amerike , jua kane fut ate chip-in already ''nen lekure''.

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Aman boll na e reklamove sistemin kapitalisto-rubbish-inhumane-amerikan.
    Kriza jo vetem ne europe, por anembane botes, nuk erdhi nga sistemet sociale , por nga ato banka te qelbura te ngritura ne sistemin makaber kapitalist te cilin ti nuk ngurron perhera te na i reklamosh bashke me emigrantet patriote e tu ne kete forum.
    Kam frike se juve ne amerike , jua kane fut ate chip-in already ''nen lekure''.
    Pa ma shpjego edhe mua ta kuptoj, se si e kane fajin bankat qe shteti grek, irlandez, spanjoll, italian apo ai shteti yt anglez, jane ne krize per faj te bankave? E kane fajin bankat qe keto shtete marrin borxhe qe nuk i shlyejne dot? Apo kur nuk ke kurajo qe te shikosh veten ne pasqyre e te marresh pergjegjesite qe te takojne per gabimet e tua, e ke me te lehte te fajesosh "bankat" apo "naften"?!

    Sa per dijeni, bankat as nuk prodhojne e as nuk shesin gje: japin vetem kredi. Gabimi i vetem i bankave eshte dhenia e kredive pa kriter, pa bere verifikimet e duhura. Por kjo nuk do te thote, se faji eshte vetem i bankave: po aq fajtore jane edhe ata individe apo institucione qe kane aplikuar per keto kredi, kur e dinin shume mire qe nuk i shlyenin dot.

    Amerika ka problemet e veta me programet sociale, hap nje teme dhe i diskutojme.

    Albo

  10. #70
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anėtarėsuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar mė parė nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Ksanthi,,,


    Nuk e di sa e ndjek ne lidhje me mbylljen e biznesit ne shtetin grek,edhe hapjen e tyre ne shtetin shqiptar,por as nuk je e detyruar te besosh,por ndodh,,,,,,,,,,,

    Para 10 ditesh ne pallatin e kongreseve ish nje panair i cili zgjati 5 dite,edhe ne te isha i ftuar nga disa firma,,,,,,,,,,,,

    Them qe 85% e panairit ishin te pranishem fimra greke.

    A s'ju thote gje kjo???

    Dikur kur u kerkoje bashkepunim para nje 10 vjecari s'pranonin as pazare,por thonin

    OLOI GJIFTI ISASTE ESIS OI ALVANI,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    Por tashme ndryshe,,,,,!

    Ndryshe
    Qellimi i kapitalizmit ky eshte .Hapin biznese aty ku krahu i punes eshte me i lire qe te behen pronaret me te fuqishem .

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Greqia shoviniste zgjat duart drejt Korqes Shqiptare
    Nga fegi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 04-06-2011, 18:14
  3. Pasojat e shbalancimi ushtarak nė Ballkanin Jugor
    Nga EDLIN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2011, 17:33
  4. Veliaj: Washingtoni nuk duhet tė gėnjehet nga pritja shqiptare e Bush
    Nga someone nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 16-03-2010, 20:40
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •