Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    AK: Bashkë, në sheshin e Flamurit në Vlorë

    TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka ftuar sot gjithë të interesuarit të bëhen pjesë e tubimit masiv të organizuar prej saj në sheshin e Flamurit në Vlorë.
    Përmes një prononcimi për mediat, përfaqësuesit e AK kanë bërë me dije se tubimi do të nisë nesër në orën 11.00.
    Sipas tyre, me mijëra vetë nga gjithë trevat shqiptare kanë njoftuar deri më tani pjesëmarrjen në këtë tubim të rëndësishëm.
    “Të mblidhemi të gjithë bashkë nën simbolin dhe ngjyrat kuq e zi”- kanë ftuar përfaqësuesit e AK, duke kujtuar se prej dekadash shqiptarët festojnë të ndarë. Sipas tyre është rasti që shqiptarët të ngrenë në maksimum vlerat kombëtare.
    PANORAMA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Vetëvendosje: Qeveria po shkombëtarizon shqiptarët e Kosovës


    Subjekti i Albin Kurtit i ka akuzuar institucionet e Kosovës të enjten se po e shkombëtarizojnë shqiptarin e Kosovës. Provë për këtë është mungesa e 28 nëntorit si festë zyrtare në Kosovë – dita kur flamuri kuqezi i shqiptarëve u ngrit në Vlorë më 1912.

    Shefi i Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes” në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri, ka thënë se institucionet e Kosovës sot nuk janë institucione shqiptare, por institucione shtetërore të Kosovës pa karakter shqiptar.

    “Ky është një problem politik drejt mbulimit të së vërtetës së madhe për Kosovën që shumica e qytetarëve të Kosovës janë shqiptarë. Në këtë drejtim, meqenëse shumica është shqiptare dhe e ka ambicien për bashkim dhe krijimin e një shteti shqiptar, atëherë mund të themi që këto institucione nuk janë reflektim i vullnetit të tyre: ato në vend se ta reflektojnë atë këto e ndrydhin atë”, ka thënë ai. “Një prej datave që ndrydhet më së shumti në Kosovë është 28 nëntori”. Ymeri ka thënë se 28 nëntori duhet të njihet si festë zyrtare në Kosovë

Tema të Ngjashme

  1. 28 nëntor 2009, 97 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 28-11-2020, 16:17
  2. Dita E Flamurit, Dita E Pavarësisë
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2009, 14:18
  3. Heroina Sabahete Tolaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 17:51
  4. Roli historik i demonstratave shqiptare të vitit 1968
    Nga biligoa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-11-2007, 23:31
  5. Shkrimet e Hershme: Bariu i Hermansit
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •