Shekullin nė tė cilin po jetojmė shumė flitet pėr tė drejtat e njeriut dhe thirret nė mbrojtjen e tyre, por fatkeqėsisht ėshtė koha kur mė sė shumti po ndihet mungesa e tyre, kjo pasi qė ata tė cilėt i shkelin ato qėndrojnė nė pozicionin e mbrojtėsit tė kėtyre tė drejtave e posaēėrisht tė drejtat e femrave tė cilat pothuajse e pėrbejnė gjysmėn e popullsisė, duke i llogaritu si jo tė trajtuara mirė.

Pėrendemi kur flet pėr tė drejtat e femrave duke u bazuar nė mėsimet fetare, Islamin e shohin si njė simbol i nėnshtrimit tė grave. Dhe pėr tė kuptuar mė mirė kėtė ide e cila po shtohet pėrditė e mė shumė, shikoni mėnyrėn se si trajtohen myslimanet qė veshin mbulesė, ku pėr njė shami koke i mohohet e drejta e shkollimit duke thirrur nė mbrojtjen e tė drejtave tė tyre i mohohet e drejta kryesore e arsimimit, dhe pėr fat tė keq kjo traditė tani po ndiqet edhe nė vendin ton nė Kosovė.
Kjo ndodhė kur shkelėsi i tė drejtave njerėzore ndodhet nė ulėsen e mbrojtėsit, dhe qėndron pengesė pėr ato vajza qė tė kryejnė tė drejtėn e arsimit.
Nė kėtė vit shkollor kur disa drejtor ndalonin hyrjen nė shkollė tė nxėnėsve me shami kinse se atyre po u cenohen tė drejtat e tyre nga islami tė kujton ngjarje te hidhura nga e kaluara historike, kur George Wallace i Albamas mė 1962 i pengonte studentet e zinj tė hynin nė shkollė me qellim ndalimin e desegrimit nė shkolla.

Me kėtė shkrim do tė mundohem qė tė bėjmė njė pasqyrim se ēka u ofrojnė Judaizmi, Krishterimi dhe Islami grave? A mos Judaizmi dhe Krishterimi u ofrojnė njė trajtim me tė mirė se Islami?
Lusim Zotin xh.sh qė tė na ndihmoj tė themi tė vėrtetėn dhe ta dėshmojmė tė drejtėn pasi jemi tė obliguar nga Allahu xh.sh i Cili nė Kur’an ka thėnė : “O ju qė besuat, vazhdimisht tė jeni dėshmues tė drejtė (pėr hir) tė Allahut, edhe nėse ėshtė kundėr jush, kundėr prindėrve ose tė afėrmve tuaj, qoftė (kundėr) pasanikut, apo tė varfrit ....” (Nisa:135)
Dihet se tė tria fetė pėrputhėn nė atė se janė fe monoteiste si dhe kanė edhe gjera tjera qė pėrputhėn, por ka edhe plot gjera qė nuk mundė tė gjejnė pėrputhshmėri. Ajo qė pėrputhėn ėshtė nė krijimin e racės njerėzore se edhe burrat, ashtu dhe grat janė krijuar nga Zoti xh.sh. Por, menjėherė fillojnė mospajtimet, pasi Judaizmi dhe Krishterimi menjėherė nė gabimin e par tė njeriut ata fajin ia hodhėn femrės. Evėn ose Haven e fajėsojnė se ajo e nxiti Adamin (Ademin) qė tė hante nga pema e ndaluar ku si pasoj e saj femrat kanė dhimbje nė shtazani, dhe burri do te sundoj mbi to, poashtu ata do te kenė punė tė rėnda nė tokė pasi dėgjoj gruan Adami, kėtė mund ta gjeni nė Bibėl (Gjeneza 3: 12-7)
Ndėrsa nė Kur’an thuhet: “Kurse ti, o Adem, dhe gruaja jote banoni nė xhenet dhe hani ku tė doni, por kėtij druri mos iu afroni e tė bėheni mėkatarė.
Dhe djalli filloi t’u bėjė lajka qė t’ua zbulonte pjesėt e turpshme qė ishin tė mbuluara dhe tha: Zoti juaj jua ndaloi ju tė dyve kėtė pemė vetėm qė tė mos bėheni engjėj, ose prej tė pėrjetshmėve. Dhe iu betua se ishte kėshilluesi i tyre i sinqertė. Atėherė me mashtrim i zbriti nė nivel tė palakueshėm. E kur e shijuan pemėn, vendturpi i tyre u zbulua dhe ata filluan ta mbulojnė atė me gjethet e xhenetit. Zoti i tyre i thirri: A nuk jua ndalova ju dyve atė pemė dhe a nuk ju thashė tė dyve se shejtani ėshtė armik i hapėt pėr ju? Ata thanė : Zoti ynė, ne i bėmė padrejtėsi vetes sonė, e nė qoftė se Ti nuk na mbulon mėkatin dhe nuk na mėshiron, me siguri do tė jemi prej tė shkatėrruarve.” (S. A’raf:19-25)
Kėsisoj nėse i krahasojmė kėto dallime nė mese Biblės dhe Kur’anit do tė shohim se njėra nxitė ulje dhe urrejtje tė femrat, kjo pasi burrat lodhjen e tyre nė punėt e kėsaj bote i ndjejnė si pasoj tė gruas pasi Bibla ashtu ua mėson, dhe fajėsohet se dhimbjet e shtatzėnisė janė si faj i Eves (Hava) .
Ndėrsa Kur’ani na mėson se nė kėtė faj jemi tė barabartė dhe Hava(Eva) nuk ėshtė shkaktare e punėve tė rėnda te burrit po as dhimbjeve tė mėdha tė shtatzėnisė, kėsisoj nuk nxitė urrejtje ndaj femrave.
Pas kėtij imazhi tė dhėne nė Dhiatėn e vjetėr dhe tė ren (Biblėn) pėr Evėn ose femrat si trashėguese tė saj si njė dinake dhe mashtruese ato nė traditėn e Judaizmit dhe Krishterimit femrat nuk janė tė denja t’u besohet.
Pastaj nė njė pjesė tjetėr tė literaturės sė Judaizmit qė ndodhet nė Biblėn Katolike thuhet: “Asnjė ligėsi s’i afrohet kund ligėsisė sė njė gruaje... Mėkati filloi me gruan dhe falė saj tė gjithė duhet tė vdesim.” (Sirahu,25:19,24)
Kėto qėndrime rreth femrės mes Biblės dhe Kur-anit tregojnė qartė se cili vėrtetė mbron tė drejtat e femrės, kjo pas qė nuk mund tė gėzoj tė drejta dikush qė nuk ėshtė i dėshiruar, femra tek Katoliket ėshtė e pa dėshiruar kjo shihet qartė nė kėtė citat tė Biblės ku thuhet: “Lindja e njė femre ėshtė njė humbje.”(Sirahu,22:3)
Pasta citati tjetėr: “...ajo do tė shpėrdorojė ēdo butėsi qė i jepet. Mbani vėzhgim strikt mbi syrin e saj tė paturp, e mos u ēudisni nėse ajo ju turpėron,”(Sirahu, 26:10-11)
“Burri tė sundoj mbi gruan....” (Zanafilla 3:16)
“Kreu i gruas ėshtė Burri...” (Korintasve 11:3)
“Njeriu mund ta shes vajzėn e tij...” (Ekzodi 21:7)
Ndėrsa Islami femrėn e ngriti nė pozitėn e barabartė me gjininė e kundėrt nė Kur’an thuhet: “... Ai krijon ēfarė dėshiron; Ai i dhuron bija kujtdo qė dėshiron e i dhuron djem kujtdo qė dėshiron.”(Ash-Shura:49)
Ndėrsa Muhammedi a.s nė njė Hadith pėrgėzon ata qė rrisin vajza: “Kushdo qė rrit dy vajza derisa tė arrijnė pjekurinė, ai dhe unė do tė vijmė nė Ditėn e Gjykimit kėshtu” – dhe ai lidhi dy gishtat e tij.(Transmeton Muslimi)

Pastaj nuk ndalet me kaq dallimi nė qėndrimet qė kanė Judaizmi, Krishterimi dhe Islami ndaj femrės, dhe sigurisht dej me tani shihet se si dy tė parat kanė qėndrim tė vrazhdė dhe fyes ndaj femrave, ndėrsa Islami qė njihet nė perėndim si izoluesi i fermave shihet qartė se ajo ėshtė vetėm njė propagandė pėr tė gjithė ata tė cilėt nuk janė njohės tė Islamit dhe qėndrimeve tė tij ndaj femrave dhe duke qenė i vetmi qė mbron pozitėn e merituar tė femrės nė shoqėri duke i dhėnė lirit dhe tė drejtat qė para islamit as qė ka mundur ti ėndėrrojė.
Duke vazhduar tė zbulojmė mbrojtėsin e tė drejtave tė femrave dhe shkelėsin e tyre do tė ndalemi tė shikojmė se cila nga fetė lejon dhe pėrkrah shkollimin e femrės dhe cila ndalon dhe mohon kėtė tė drejtė. Kur dihet se femra ka rolin kryesor nė edukimin e fėmijėve.
Judaizmi sipas Denise L. Carmodz, Judaism”, in Arvind Sharm, cit., fq 197. Se sipas Talmudit, “Grat pėrjashtohen nga studimi i Teuratit.” Disa Rabin ēifutė pohuan prerazi: “Mė mirė le tė shkatėrrohen nga flaka fjalėt e Teuratit sesa t’u pėrcillen grave.”
Ndėrsa Shėn Pali nė Dhiatėn e Re: “Sikur edhe nė tė gjitha grumbullimet e shenjtorėve, gratė le tė heshtin nėpėr kisha. Atyre nuk u lejohet tė flasin por duhet tė jenė nė nėnshtrim, siē thotė Ligji. Nėse duan tė pyesin pėr diēka, ato duhet t’u drejtohen burrave tė tyre nė shtėpi: sepse ėshtė paturpėsi pėr njė grua tė flasė nė kishė.” (Korintiansve I, 14:34-35)
Nė Kur’an Allahu ka zbrit njė kaptinė tė tėrė pėr shkak tė njė debati qė bėri njė grua me Muhammedin a.s rreth burrit tė saj, kjo sure ėshtė kaptina e 58 qė titullohet el-Muxhadileh (Ajo qė po debaton).
“Vėrtet, Allahu dėgjoi dhe pranoi fjalėn e asaj qė debatoi me ty lidhur me burrin e vet (e) qė u ankua te Allahu; prandaj Allahu dėgjoi debatimet midis ju dyve, sepse Allahu dėgjon ēdo bisedė dhe sheh ēdo punė...” (el-Muxhadileh: 1)
Nėse njė grua ka tė drejt tė debatoj me vetė Muhammedin a.s , atėherė askush s’ka tė drejtė t’i mėsojė asaj tė heshtė. Ajo s’ėshtė nėn asnjė detyrim pėr ta konsideruar tė shoqin si tė vetmen referencė nė ēėshtjet e ligjit dhe fesė pasi qė ajo gėzon tė drejtat njėsoi si burrat.
Islami femrės i ofroj tė drejta tė cilat e ngritėn atė nga niveli mė i ulet qė e vendosen shoqėritė para Islame, dhe i ofroj nė mbrojtje tė cilėn nuk i kishte ofruar asnjė fe mė herėt psh: tė krahasojmė qėndrimin e Islamit nė mbrojtjen e femrės nga pėrgojimi, Allahu xh.sh nė Kur’an thotė: “Dhe ata qė bėjnė shpifje pėr gratė e ndershme dhe nuk sjellin katėr dėshmitarė, rrahin me nga tetėdhjetė goditje dhe atyre mos ua pranoni dėshminė mė kurrė. Tė tillėt janė tė pabesueshėm.” (an-Nur:4)
Ndėrsa dėnimi i ati qė pėrdhunon njė femėr sipas Biblės ėshtė ky: “Nėse njė burrė ndodh tė takojė njė virgjėreshė qė s’ėshtė dakord tė martohet me tė dhe e pėrdhunon atė e ata e zbulojnė, ai duhet t’i paguaj babait tė vajzės pesėdhjetė shkele argjendi. Ai duhet tė martohet me vajzėn, sepse ai e ka dhunuar atė. Ai s’mund ta divorcojė atė pėr sa kohė tė jetė gjallė.” (Deuteronomi 22:28-30)
Edhe pse sipas Biblės ky llogaritet dėnimi i merituar pėr njė dhunues, faktikisht ai nuk u dėnua, por vetėm arriti qėllimin e tij qė ta martoj, ndėrsa ajo qė u dėnua dyfish ėshtė femra e cila pėrpos dėmit qė i solli dhunimi ajo do tė vuaj tėrė jetėn e saj pasi edhe do tė martohet me tė pa tė drejt shkurorėzimi.
Pėr fund duke bėrė thirrje qė pozicioni i mbrojtėsit dhe shkelėsit e tė drejtave tė grave tė jenė nė vendet e tyre tė merituara, dhe qė femrat ti gėzojnė kėto tė drejta qė Zoti ua siguroj askush nuk ka kompetencė t’ua mohoj dhe ndaloj ato. Edhe pse sot perėndimi thirret nė atė se mbron dhe u ofron liritė e merituara femrave qė realisht ato janė vetėm fjalė tė cilat realisht nuk po duken, ku femrat sot janė shndėrruar nė mjet tė reklamimit dhe argėtimit tė meshkujve.
Pėr fund duke shpresuar qė Islami nuk do tė vėshtrohet si njė traditė rivale ndaj Judaizmit apo Krishterimit. Ai duhet pranohet si pėrsosja, pėrfundimi dhe pėrkryerja e mesazheve hyjnore qė ishin shpallur para tij.


Faruk Hoxha