Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Presidenti Turk Abdullah Gul fjalim ne parlamentin Anglez

    Presidenti Turk Abdullah Gyl fjalim nė Parlamentin Anglez




    Gyl nder te tjera tha: "Bota po kalon nė njė tranzicion historik. Rendi i vjetėr ėshtė gati duke u ndryshuar qė nga Afrika nė Azi dhe qė nga Evropa nė Lindjen e Mesme."

    E enjte 24 Nėntore 2011 21:50
    Presidenti Abdullah Gyl nė fjalimin e mbajtur nė Parlamentin e Anglisė, theksoi rėndėsinė e bashkėpunimit nė kėtė proces kritik, ku ndodhet e pėrfshirė e gjithė bota sot.
    Gyl tha: "Bota po kalon nė njė tranzicion historik. Rendi i vjetėr ėshtė gati duke u ndryshuar qė nga Afrika nė Azi dhe qė nga Evropa nė Lindjen e Mesme."
    Me Pranverėn Arabe nė rajon ka filluar procesi i paevokueshėm i demokracisė, tha Presidenti dhe rikujtoi se edhe qeverisė sė Sirisė i kanė bėrė thirrje me dhjetėra herė, qė ti vėrė veshin kėrkesave tė popullit tė saj.
    Presidenti kritikat e tij tė ashpra nė lidhje me marrjen e presidencės sė radhės sė BE-sė nga ana e pjesės greko-qipriote tė Qipros, i vazhdoi nė Parlamentin e Anglisė.
    Gyl u shpreh me kėto fjalė: "Marrja e drejtimit tė radhės sė BE-sė nė pjesėn e parė tė vitit 2012-tė nga qeveria gjysmake e Qipros, tregon dobėsinė e palės sė BE-sė. Fakti qė Be-ja kėtė gjė e shikon si diēka normale, ka bėrė qė edhe pala greko-qipriote tė mos kėrkojė mė gjetjen e zgjidhjes gjithėpėrfshirėse nė ishull. Jam i shqetėsuar sepse nė kėto kushte mund tė fillojė njė proces i pazgjidhshėm, pa fund e pa krye, qė do ta kthejė tėrėsinė e Qipros nė diēka plotėsisht tė pamundur. Tė gjithėve do tu duhet tė pranojnė herėt ose vonė pasojat e kėtij procesi. Be-ja mund ta parandalojė lindjen e njė situate tė tillė vetėm me anė tė tregimit tė vendosmėrisė politike."
    Njė pyetjeje tė njė parlamentari anglez nė lidhje me marrėdhėniet Turqi-BE, Presidenti Gyl ju pėrgjigj duke thėnė se pavarėsisht se Turqia ėshtė vendi qė po zhvillohet me mė shumė shpejtėsi nė Evropė, nė dy vitet e fundit nuk ėshtė hapur ende asnjė kapitull i ri negociatash. Presidenti tha gjithashtu se nė fund tė procesit, po aq sa vendet e Evropės, do tė jetė edhe populli turk qė do tė vendosi nėse do tė anėtarėsohet apo jo nė Bashkimin Evropian.
    Anglia shtroi njė tjetėr darkė madhėshtore dhe tepėr speciale pėr Presidenti e Republikės sė Turqisė.
    Kryetari i Shtetit, Abdullah Gyl dhe Zonja e Parė e Turqisė, Hajrunisa Gyl, tė cilėt morėn pjesė nė darkėn e organizuar pėr nder tė tyre nga Bashkia e Londrės, u pritėn me njė ceremoni tradicionale.
    Nė darkė ishin tė pranishėm rreth 700 tė ftuar, mes tė cilėve anėtarė tė familjes mbretėrore dhe shumė biznesmenė.
    Ceremonia e darkės madhėshtore nė Londėr filloi me njė pritje tė veēantė pėrpara Pallatit tė Bashkisė.
    Kryetari i Bashkisė sė Londrės dhe bashkėshortja e tij, mysafirėt e tyre tė nderit i pritėn me lule nė hyrje tė godinės.
    Nė sheshin e ceremonisė, ku ishte e pranishme edhe garda e nderit, fillimisht u ekzekutua himni i flamurit.
    Mė pas Presidenti Abdullah Gyl pėrshėndeti dhe inspektoi gardėn e nderit.
    Nė fund tė ceremonisė mikpritėsit dhe tė ftuarit pozuan pėr fotografinė e rastit dhe kaluan nė darkė.
    Tepėr interesant ishte edhe fillimi i kėsaj darke, ku ishin tė ftuar rreth 700 vetė.
    Ēifti Gyl hyri nė sallėn e darkės nėn shoqėrinė e muzikės dhe u ulėn nė tavolinėn e tyre mes duartrokitjeve tė mysafirėve.
    Atmosfera madhėshtore e Pallatit tė Bashkisė u bė edhe mė magjepsėse nga tingujt e muzikės.
    Studentėt e Konservatorit tė Muzikės dhe Dramės "Guildhall" interpretuan kėngėn e kompozuar pėr Sulltan Abdulazizin, gjatė vizitės qė ky i fundit kishte realizuar gati njė shekull e gjysmė mė parė nė Britaninė e Madhe.
    Fjalimin e parė nė kėtė darkė, qė kaloi nėn njė atmosferė tepėr tė ngrohtė dhe miqėsore, e mbajti Kryetari i Bashkisė sė Londrės, Deivid Vuton.
    Pasi tėrhoqi vėmendjen mbi ekonominė nė rritje tė Turqisė, Deivid Vuton u shpreh tepėr i kėnaqur qė iu dha rasti tė mirėpresė ēiftin Abdullah dhe Hajrunisa Gyl.
    Ndėrsa Presidenti i Republikės sė Turqisė, Abdullah Gyl, gjatė fjalimit tė tij theksoi se ėshtė koha e duhur pėr zhvillimin edhe mė shumė e marrėdhėnieve ekonomike mes dy vendeve.
    Pritet qė ēifti Gyl tė kthehet nė Ankara nė orėt e mbrėmjes

  2. #2
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Besoj se dite me te mira po vijne per Europen.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Bese dhe hakmarrje.

Tema tė Ngjashme

  1. Zgjedhja e Presidentit nga Populli
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-10-2011, 11:29
  2. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-01-2008, 20:01
  4. Luftė e ftohtė mes Moisiut dhe Berishės
    Nga Zemrushja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-05-2007, 12:39
  5. Feja Islame pervec Kuranit!(Sahihu Buhari)
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •