-
Pakt politik mes PD-PS per reformat evropiane qe kerkojne 3/5 e votave ne kuvend
Prishet "magjia" e politikės
Politika shqiptare gjen mė nė fund gjuhėn pėr t'i dhėnė fund krizės, qė po mban pezull reformat prej mė shumė se dy vjetėsh. Mazhoranca dhe opozita arritėn njė marrėveshje politike, e cila parashikon krijimin e Komisionit pėr reformėn zgjedhore, krijimin e njė grupi pune pėr rishikimin e projektligjeve qė kėrkojnė 3/5 e votave dhe pėr herė tė pare nė seancėn plenare tė ditės sė enjte, opozita do tė votojė disa projektligje, por qė nuk lidhen me paktin e drejtesisė.
Rėndėsinė e kėsaj marrėveshjeje, tė parėn mes dy partive tė mėdha pas zgjedhjeve tė 2009-ės, nuk e zbeh dot as mungesa e zhurmės politike, qė shoqėron zakonisht tė tilla procese.
Fare butesisht, sikur te mos ishin perplasur me qindra here me fjalorin me te ashper, madje edhe me perplasje fizike, demokratet dhe socialistet zgjodhen nje nga instrumentat me te rendesishem te Parlamentit, Konferencen e Kryetareve te grupeve parlamentare, per te rene dakort ne tre
Vendimi eshte marre me konsensus, nje fjale qe eshte artikuluar me mijera here keto 2 vjet e gjysme, por qe e thene nga Gramoz Ruci pas arritjes se marreveshjes, fjala konsensus ka marre rendesine qe meriton
ceshtje, qe nisin zbatimin kete te enjte.
Se pari ngritja e Komisionit per Reformen Zgjedhore, aq shume e kerkuar prej partnereve nderkombetare dhe kusht per marrjen e statusit kandidat. Me nje kerkese te perbashkėt, Gramoz Ruci dhe Astrit Patozi, i jane drejtuar kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli, per ta bere kete hap, duke percaktuar bashkedrejtimin e komisionit nga dy kryetare.
Se dyti, demokratet dhe socialistet kane rene dakort te ngrejne nje grup pune, per rishikimin e rregullores se Kuvendit, nje nga kushtet e socialisteve per bashkepunim. Ky grup pune do tė pershtase rregulloren e Kuvendit te Shqiperise me ate te Parlamentit Europian, nje oferte kjo e demokrateve per te arritur konsensus.
Pika e trete, por jo me pak e rendesishme ishte vendimi per te kthyer per rishqyrtim ligjet qe kerkojne tre te pestat. Edhe ky ishte nje kusht nga socialistet, por ne ndryshim nga propozimi i tyre per te zgjatur deri ne prill te vitit te ardhshem diskutimin e tyre me propozim te kryetares se Kuvendit, Konferenca e Kryetareve ka vendosur qe gjithcka te kaloje sipas kalendareve trejavore, qe percakton rregullorja e Kuvendit. Vendimi eshte marre me konsensus, nje fjale qe eshte artikuluar me mijera here keto 2 vjet e gjysme, por qe e thene nga Gramoz Ruci pas arritjes se marreveshjes, fjala konsensus ka marre rendesine qe meriton.
Bazuar ne kete marreveshje, Partia Socialiste do te miratoje qe kete te enjte disa projektligje me tre te pestat, per te cilat nuk ka patur asnjehere debat mes paleve, si disa ndryshime ne Kodin Rrugor, ne Kodin Detar dhe ne Kodin Ajror te Republikes se Shqiperise.Projektligjet e tjera jane lene per pak kohe me vone, por e rendesishme eshte qe marreveshja mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste eshte preludi i rikthimit te normalitetit ne jeten politike shqiptare. Kjo atmosfere bashkepunimi e munguar kaq gjate dhe marreveshja e arritur eshte pershendetur menjehere edhe nga kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli.
"Me miratimin unanim tė Konferencės sė Kryetarėve, sot ėshtė vendosur tė nisė puna pėr zhbllokimin e asaj situate qė ka penguar pėr mė shumė se dy vjet procesin e integrimit.Unė, tė paktėn sot, dua tė harroj debatet e dy viteve dhe tė pėrgėzoj partitė politike parlamentare pėr vendimet qė kanė marrė sot nė Konferencėn e Kryetarėve.Sot, tė gjitha palėt kanė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė u takon.Aktet e sotme tė Konferencės sė Kryetarėve janė njė sinjal shumė i fortė dhe shumė i mirėpritur nga faktori ndėrkombėtar, i cili ka qenė gjithė kohės nė nxitje dhe mbėshtetje tė kėtij procesi.Jam shumė e lumtur pėr kompromisin parlamentar tė arritur", tha Topalli.
top-channel
-
-
i/e regjistruar
-
-
U desh nderhyrja e uncle samit qe me para i tha Rames o ule koken e shko ku duhet o ik.
Rama e uli koken po ngeli Berishe kaptinderri qe sleshonte pe fare.
Dhe sa shkoi ne Meqedoni kaptinderri mori atje nje zarf nga ambasadori USA (zarf te cilin Arvziu pro podesta group kishte 2 muaj qe sja jepte Salise) ku ja futen megjithend kembet ne nje kepuce dhe erdhi si pule e lagur prej andej.
Hop e lindi konsensusi legenave te poltikes te cilet nga asnje krah nuk u interson te hyje Shqiperia ne EU po u intereson zallamahia social politike e vjedhjes pa kufi te cdo gjeje.
-
-
gjejne gjuhen me be pazar se kush do vjedhi dhe si do i ndajne,,,
populli merr nje mmmmm te madh nga kjo
-
-
shum von per te aprovuar reformat demi u be.
-
-
Emrat e deputetėve qė dolėn kundėr vendimit tė PS-sė
2011-11-19
Kodet, 15 deputetė socialistė dolėn kundėr qėndrimit konsensual
Zbardhen emrat e deputetėve qė thyen vendimin e grupit tė PS-sė pėr tė votuar pro ligjeve qė kėrkojnė njė shumicė prej 3/5 tė votave. Rrjedhja mė e madhe e votave nga kampi i PS-sė ka qenė pėr votimin e Kodit Detar. Janė tė paktėn 15 deputetė tė PS-sė qė abstenuam me votėn e tyre, ose edhe pse prezentė nuk votuan pėr Kodin Detar. Votat abstenuese erdhėn nga Ilir Gjoni, Skėnder Hasa, Erjon Braēe, Ermonela Felaj, Arben Isaraj, Ervin Koēi, Valentina Leskaj, Pirro Lutaj, Dashamir Peza dhe Armando Subashi. Ndėrsa sipas tabulatit tė votimit tė shpallur publik nė faqen e Parlamentit, Alfred Dalipi, Eglantina Gjermeni, Pandeli Majko dhe Sajmir Tahiri, edhe pse tė pranishėm nė kėtė proces, nuk preferuan tė votonin. Ndėrkohė qė vota abstenuese ka pasur dhe nė lidhje me votimin pėr Kodin Hekurudhor, ku Erjon Braēe dhe Dashamir Peza nuk preferuan tė votojnė pro kėsaj nisme. Pandeli Majko, Erjon Koēi, Eglantina Gjermeni, Armando Subashi dhe Sajmir Tahiri, edhe pse prezentė nė sallė, sipas tabulatit zyrtar tė Kuvendit, nuk u shprehėn fare nėse janė pro ose kundėr kėtij drafti qė kėrkon 84 vota pėr tu kaluar. Ndėrkohė njė rrjedhje tė votave pati dhe nė votimin e kandidaturės sė Ardian Fullanit, i propozuar pėr postin e guvernatorit. Dy deputetėt e PS-sė, Ben Blushi dhe Arben Malaj, votuan pro emrit tė Fullanit, edhe pse kishte njė qėndrim nė grup pėr tė votuar kundėr. Deputeti Shalsi abstenoi me votėn e tij, kurse Marko Bello, Kastriot Islami dhe Besnik Bare nuk votuan fare. Ajo qė bie nė sy nė kėtė listė ėshtė se njė pjesė e deputetėve qė abstenuan janė drejtues tė grupit parlamentar tė PS-sė, si nėnkryetarė. Tė vetmit qė kanė reaguar pėr votėn e tyre janė Braēe e Shalsi. I pari e ka lidhur me faktin e vjedhjes sė mandatit tė kreut tė kėshillit tė Qarkut nė Fier, ndėrsa Shalsi e ka lidhur votėn e tij me problemin e sistemit elektronik tė votimit. Unė, si nėnkryetar i grupit parlamentar, kam qenė pjesė e vendimmarrjes pėr tė votuar kundėr Ardian Fullanit dhe do tė ishte absurditet tė abstenoja. Pra kam votuar kundėr, plotėsisht i bindur se ėshtė vendimi i duhur. Nuk ėshtė hera e parė qė nė funksionimin e sistemit elektronik tė votimit tė ketė probleme dhe unė kam kėrkuar nga punonjėsit e IT-sė tė mė shpjegojnė se ēfarė ka ndodhur". Sa i takon njė gabimi tė mundshėm njerėzor, Shalsi thotė: "Mund tė ndodhė, por nė rastin konkret do ta pėrjashtoja si mundėsi".
shqip
-
-
ne BE jane dhe diskutohet te dalin nga BE ,ndersa ne shqiperi bejne pazare ne kurriz te popullit ne emer te BE kur politikanet tane e dine shume mire se per te pakten dhe 1 dekade nuk ka per te patur me pranime aqe me keq me krizen qe ndodhet BE
-
-
Ne plan te pare, "pakti i mirekuptimit" mes PD-PS te le nje shije pozitive. Por po ta mendosh pak thelle, fakti qe nje "pakt politik" i tille behet jashte institucionit themeltar te atij shteti, Kuvendit, deshmon se nje pjese e klases politike shqiptare vuan sindromat e "politikes se rruges". Ajo qe gjithe bota e qyteteruar njeh si politike, behet brenda Kuvendit, ku palet debatojne, negociojne, bejne kompromise. Jo ne rruge, jo ne zyra e kafene, por ne Kuvend, para gjithe elektoratit shqiptar qe i ka dhene ate mandat.
Pavaresisht nga kjo anomali, pakti ne fjale nuk eshte gje tjeter vecse nje ndryshim kursi politik nga opozita e majte e vendit. PS dhe kryetar i saj Rama, ka marre vendimin qe te heqi dore per momentin nga "politika e rruges", te cilen e ndoqi qe nga viti 2009 e deri me sot. Se sa i sinqerte eshte ne kete vendim, apo cilat jane motivet e tij, kete ngelet qe ta provoje koha. Pozita duhet te ndihet mire nga ky vendim, pasi bojkoti i opozites nuk po krijonte thjeshte nje ngerc politik, po mbante peng procesin e integrimit evropian te vendit.
Nuk eshte hera e pare qe Rama ben "pakte" te tilla. Nje pakt te ngjashem beri me PD edhe para dy vjetesh me reformen zgjedhore. Rezultati i asaj reforme zgjedhore, qe nuk ishte gje tjeter vecse nje vendim i njeanshem i PD dhe PS dhe ne dem te partive te vogla, nuk beri gje tjeter vecse rriti pakenaqesine e aleateve te vegjel me PD dhe PS. Dhe ja tek jemi perseri dy vite me vone, dhe po te njejtet njerez, flasin perseri per nje pak per nje "reforme zgjedhore".
Eshte interesant te shikosh, se si Rama po mundohet te "ripikturoje portretin e tij politik" pas humbjes se perseritur ne zgjedhje. Per te, ky pakt e keto ndryshime ne parti, nuk jane gje tjeter por vetem nje perpjekje per te fituar kohe. Ai po mundohet ti shesi partise dhe elektoratit te tij idene se "dicka po ndryshon ne Parti", kurse elektoratit te gjere shqiptar idene se "une nuk jam Edi Rama i meparshem", jam Edi i ri. Ajo qe Rama nuk kupton dot akoma, eshte se ne partine qe ai udheheq, kushdo qe ben pakte te tilla politike me Berishen, eshte nje heretik! Pra eshte e veshtire te shikosh se si pakte te tilla, i fitojne Edi Rames pike me elektoratin e tij socialist. Perkundrazi, rebelimi i deputeteve ne parlament, eshte nje manifestim i kesaj pakenaqesie te krereve te PS me "kursin e ri politik" te Rames.
Albo
-
-
Vota pro e Blushit dhe Malajt pėr Fullanin, Rama: Kush e pėrsėrit, i vetėpėrjashtuar
Zbardhet debati Grupin e PS
Grupin Parlamentar i PS diskuton pas votave pro tė Blushit e Malajt pėr Fullanin.
Rama: Kush voton kundėr Grupit ėshtė i vetėpėrjashtuar.
Grupi Parlamentar socialist ėshtė pėrfshirė dje nga debate tė shumta qė zgjatėn rreth 2 orė e gjysmė rreth votave tė rrjedhura pėr Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė gjatė seancės sė kaluar. Kryetari socialist, Edi Rama, pa dashur t’i hyjė njė analize pėr mėnyrėn se si Grupi Parlamentar ka votuar deri tani, ka kėrkuar qė t’i vihet kapak sė shkuarės e, qė nga seanca e ardhshme, tė zbatohet statuti dhe rregullorja e grupit pėr ēdokėnd qė voton kundėr vendimit politik tė Grupit socialist. Nė seancėn e kaluar parlamentare, Ben Blushi, i cili mungonte dje nė mbledhjen e Grupit dhe Arben Malaj votuan pro Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, ndėrkohė qė Grupi i PS votoi kundėr. Kreu i PS duket se nuk ka dashur ta personalizojė kėtė debat, por diskutimet e mėtejshme nuk i kanė shpėtuar marrjes me persona tė veēantė. Madje, disa deputetė e kanė cilėsuar votimin kundėr vendimit politik tė Grupit, por dhe daljet nė publik si presione pėr tė bėrė karrierė nė PS. Gjatė mbledhjes nuk kanė munguar dhe debatet e forta mes Andis Harasanit e Arben Malajt me Sajmir Tahirin dhe Artan Gaēin, lidhur me takimin qė dy deputetėt zhvilluan nė Kombinat pėr tė shpalosur platformėn e Malajt pėr modernizimin e PS, takim qė u provokua dhe u ndėrpre. Por ajo qė ka rėnė nė sy gjatė gjithė mbledhjes, ishte njė kėrkesė e kryesocialistit Rama pėr tė mos komunikuar me mediat dhe pėr tė mos bėrė publike diskutimet e mbyllura nė mbledhjen e Grupit Parlamentar. “Bėni kujdes sė mediat duan tė bėjnė lajm dhe, ēfarė ndodh kėtu, informohet menjėherė nė media. Nuk shohim tė dalė asgjė nė publik nga mbledhjet e Grupit Parlamentar tė PD-sė”, mėsohet tė ketė thėnė Rama. Kjo kėshillė e Ramės nuk ka kaluar pa dhėnė efektet e veta, pasi njė pjesė e konsiderueshme e deputetėve kanė refuzuar tė flasin rreth debateve tė zhvilluara dje nė grup. Deputetja Olta Xhaēka gjatė fjalės sė saj nė grup ka treguar dallimin mes dy grupeve parlamentare, atij tė PD dhe PS-sė. “Ne socialistėt vuajmė nga njė sėmundje e hershme, brenda njė grupi me rregulla dhe me liri pėr tė debatuar e diskutuar, duam tė bėhemi tė gjithė tė parėt. Na pėlqen tė jemi jashtė kornizave qė vendos familja jonė. Tė djathtėt shkojnė nė rresht. Socialistėt janė njė tufė macesh. Jam skeptike nėse kjo do tė zbatohet, pas kėsaj qė vendosim kėtu”, mėsohet tė ketė thėnė Xhaēka.
Debatet nė Grupin e PS pėr disiplinėn
Edi Rama: Qė sot e tutje, nė respekt tė sakrificave tė tė gjithėve, mendoj se s’ka nevojė as pėr analiza, sepse nėse do t’i hyjmė analizave, s’do tė dalin kurrė nė fund, tė gjithė duhet tė respektojnė vendimet politike tė grupit. Tė gjithė mund tė flisni, mund tė shpreheni lirshėm nė mbledhjet e Grupit dhe pastaj tė marrim edhe vendimet, nė mėnyrė qė ato tė respektohen dhe tė mos i lėmė gjėrat kėshtu. Mendimi ndryshe dhe qėndrimi ndryshe duhet tė jetė brenda mbledhjes sė Grupit, kur vendosim me shumicė njė qėndrim, ai duhet tė respektohet nga tė gjithė. Kush vepron ndryshe, ėshtė i vetėpėrjashtuar kėtej e tutje. Tė mos merremi mė me ēfarė ka kaluar, por tė ndėrtojmė njė marrėdhėnie kompakte nė tė ardhmen, e bazuar mbi ato rregulla qė tė gjithė bashkė kemi pranuar dhe miratuar, siē ėshtė statuti dhe libri i rregullave.
Erion Braēe: Unė nuk u shmangem pėrgjegjėsive tė mia dhe kam dashur tė sqaroj votėn time nė seancėn e kaluar. E kam sqaruar nė publik dhe jam mirėkuptuar. Unė kam abstenuar pėr Kodet nė seancėn e kaluar, sepse nuk e kam konsideruar votėn si politike, e kam konsideruar tė abstenoj nė kohėn qė nga njėra anė bėnte marrėveshje mirėkuptimi dhe bashkėpunimi me ne, nga ana tjetėr nuk tregonte asnjė moment reflektimi me atė qė ndodhi mė 8 maj nė Tiranė. Tė enjten e shkuar kur ne votonim, socialistėt tanė nė Fier pėrballeshin me hordhitė e Berishės dhe Ilir Metės pėr tė grabitur kreun e Kėshillit tė Qarkut. Unė s’mund tė pajtohesha me Sali Berishėn nė Parlament atė ditė. Por dua tė bėj njė dallim, s’mund tė vė shenjėn e barazisė kur bėhet fjalė pėr votimin tim abstenues ndaj kodeve dhe votimit pro ndaj guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė.
Saimir Tahiri: Para se tė zbatojmė Rregulloren dhe statutin, ajo qė na duhet ėshtė fryma e bashkėpunimit dhe e solidaritet brenda nesh. Nėse do tė bėjmė njė analizė, tė mos ndalemi vetėm tek votimi apo qėndrimi nė Parlament, por dhe te qėndrimet dhe deklaratat jashtė tij.
Andis Harasani: Nėse keni ndonjė shqetėsim pėr persona konkretė, mund ta thoni. Flisni me emra konkretė dhe jo nė pėrgjithėsi. Nėse do flasim me emra tė pėrveēėm, ti Saimir e di mirė kush na e prishi takimin nė Kombinat mua dhe Ben Malajt. Ndėrsa ti Tan Gaēi ke kėrku pėrjashtimin tonė nga grupi.
Arben Malaj: Nuk e kuptoj nėse po flitet nė aspektin personal apo nė parim. Nėse doni t’i hyjmė njė analize tė qėndrimeve tė deritanishme, jam i gatshėm ta bėjmė. Ti (Sajmir Tahirit) me ata rrugaēėt e tu e prishėt takimin tonė me socialistėt nė Kombinat. Nėse do tė flasim pėr pozicionin e gjithsecilit, unė dua tė sqaroj se nė lidhje me votėn pėr guvernatorin kam folur me kryetarin e Grupit, ku i kam sqaruar pozicionin tim. Unė kam qenė vazhdimisht kundėr veprimtarisė sė guvernatorit Fullani dhe kėtė e kam treguar dhe nė Komisionin e Ekonomisė.
Sajmir Tahiri (Harasanit): Mos e hap kėtė kapitull se ta tregoj unė si ka qenė puna e Kombinatit.
Edi Rama: Mos e personalizoni debatin, por diskutoni nė parim.
Ilir Bejtja: Duhet nda shapi nga sheqeri, tė jemi unikė dhe s’duhet tė dalim si njė grup i ēarmatosur, ku pasi kemi diskutu dhe debatu pėr qėndrimet tona, kemi vendosur njė qėndrim, nė fund tė na dalin vota tė paditura pėr qėndrime tė caktuara. Kjo na bėn jo shumė tė besueshėm dhe para shqiptarėve qė i kanė sytė nga ne.
Shega Ligori: Votoj pro vendimit tė Grupit, jo se shkojmė si ushtarė pas njė vendimi tė marrė, por sepse pas diskutimeve kemi rėnė dakord qė tė jemi nė njė qėndrim. Statuti e ka tė pėrfshirė se si duhet vepruar. Nėse sot do tė marrim njė vendim politik, duhet tė jemi tė gjithė prezentė, sepse s’mund tė vendosim pėr ata qė nuk janė prezentė. Dua tė theksoj se jam kundėr kulturės sė presionit. Qė tė bėsh karrierė, duhet tė bėsh presion, tė votosh ndryshe, tė flasėsh nėpėr gazeta dhe televizione dhe jo mbi bazė kontributesh e punėsh qė merr pėrsipėr. Nėse do tė funksionojė kėshtu, unė jam jashtė kėsaj filozofie.
Ilir Gjoni: Ashtu siē ėshtė nė statut tė zbatohet, ėshtė fare e thjeshtė. Statuti dhe rregullorja janė materiale qė i kemi miratuar dhe pranuar tė gjithė bashkė.
Artan Gaēi: Fol mė mirė pėr parime, jo pėr gjėra personale.
Olta Xhaēka: Ne socialistėt vuajmė nga njė sėmundje e hershme, brenda njė grupi me rregulla dhe me liri pėr tė debatuar dhe diskutuar, duam tė bėhemi tė gjithė tė parėt. Na pėlqen tė jemi jashtė kornizave qė vendos familja jonė. Tė djathtėt shkojnė nė rresht. Socialistėt janė njė tufė macesh. Jam skeptike nėse kjo do tė zbatohet, pas kėsaj qė vendosim kėtu.
Bashkim Fino: Pėr mendimin tim, nuk kemi se ēfarė diskutojmė dhe biem dakord apo pėr tė parė herė e parė apo herė e fundit. Ne e kemi statutin, pėr atė statut dhe rregulla bashkėjetese kemi rėnė dakord tė gjithė; Na mbetet vetėm ta zbatojmė, nėse duam, nėse nuk duam, ėshtė punė tjetėr. Deri tani edhe pse kanė ndodhur devijime, jemi menduar tė mos prishim kohezionin nė grup, por nėse ju kryetar thoni se duhet tė zbatohet statuti, hajde ta zbatojmė, ai prandaj ėshtė shkruar qė tė zbatohet. Ėshtė e qartė!
Paulin Sterkaj: Shyqyr qė u hap ky diskutim! Duhet tė debatojmė nė mbledhjet e Grupit, tė diskutojmė dhe tė marrim njė vendim, qė tė respektohet nga tė gjithė mė pas.
Artan Gaēi: Jam dakord me kėtė qė u tha. Asnjėri tė mos bėjė sikur ka monopolin e mendimit ndryshe, sepse tė gjithė qė jemi kėtu mendojmė ndryshe, por nuk veprojmė ndryshe. Ishalla nuk ndodh ndonjė mbledhje tjetėr qė ta vėmė nė zbatim kėtė vendim. Ėshtė e kotė t’i drejtohesh tė gjithė Grupit, kur tashmė dihen kush janė 2-3 liderėt historikė tė kėsaj ēėshtjeje. Unė jam pėr zbatimin e rregullores pėr ēdokėnd.
Harasani: Lista e Kryesisė s’ka rėndėsi
Deputeti socialist, Andis Harasani, nė njė prononcim pėr “Top Channel”, mė shumė rėndėsi i jep fitores tė sė majtės nė 2013-n, sesa qenies apo mosqenies pjesė e Kryesisė sė re. “Ajo nuk ėshtė njė listė zyrtare, por besoj se nuk ka asnjė lloj rėndėsie lista. Qė nga momenti qė kam hyrė nė PS e deri mė sot, do tė vazhdoj tė punoj pėr fitoren e PS, pėr demokratizimin e jetės politike nė vend, demokratizim qė mua duhet tė nisė nga PS. Jam krenar, besoj unė dhe tė gjithė miqtė e mi, tė gjithė ata qė mė kanė mbėshtetur, socialistėt me tė cilėt kam folur, i kemi fituar betejat publike pra, atė ēka ne kemi kėrkuar tė bėjė ėshtė bėrė dhe mendoj se kjo ėshtė rruga qė duhet tė vazhdojmė pėr tė demokratizuar akoma mė shumė PS pėr ta kthyer nė njė parti tė vėrtetė demokratike dhe pėr ta bėrė tė gatshme pėr tė fituar zgjedhjet e ardhshme tė 2013-s. Se kush ėshtė nė lista, se kush votohet e se kush nuk votohet, kėto janė gjėra tė njė rėndėsie tė dytė”, tha Harasani.
Votimi nė Kuvend
Grupi Parlamentar socialist ka vendosur dje organizimin e njė debati mjaft tematik lidhur me projektbuxhetin e qeverisė pėr vitin 2012, i cili do tė diskutohet ditėn e premte nė Kuvend. Debati pėr buxhetin, mė i rėndėsishmi i tė gjithė vitit politik, do tė zhvillohet pėr rreth 14 orė, 8 orė ka kėrkuar maxhoranca dhe 6 orė opozita, pa pėrfshirė kėtu ndėrhyrjet e Kryeministrit dhe tė ministrave pėr zėra tė veēantė tė kėtij buxheti. Opozita ka vėnė nė lėvizje tė gjitha potencialet e saj tė ekspertėve pėr tė pėrballuar debatin kryesor mes maxhorancės dhe opozitės nė Kuvend.
Kryesia
Kreu socialist, Edi Rama, reagoi dje nė Twitter nė lidhje me hartimin apo jo tė njė liste me kandidatė pėr nė Kryesinė e re socialiste. “S’ka listė Kryesie nėpėr korridore, po vetėm lista korridoresh nė gazeta dhe kronika”, ėshtė shprehur Rama nė adresėn e tij nė rrjetin social Tėitter. Njė e pėrditshme publikoi dje njė listė me emra kandidatėsh pėr Kryesinė e re, listė e cila krijoi tension tek ata qė pėrfshiheshin dhe nuk pėrfshiheshin nė tė. Reagimi i Ramės
erdhi dhe si qetėsim pėr zėrat e ngritur dje nė PS.
Anduel Xhindi
Deputeti i ri i Partisė Socialiste tė qarkut tė Fierit, Anduel Xhindi, mori pjesė dje pėr herė tė parė nė mbledhjen e Grupit Parlamentar tė PS. Pasi bėri betimin nė seancėn plenare tė enjten e shkuar, Andueli ishte ulur dje nė krah tė kolegėve tė tij deputetė. Andueli, djali i deputetit tė vrarė socialist, Fatmir Xhindi, pak para zgjedhjeve tė 2009-s, mori mandatin e deputetit pas votimit tė Ermelinda Meksit pėr nė Kėshillin Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Andueli mori dje dhe mirėseardhjen dhe nga kreu socialist qė nė nisje tė fjalės sė tij nė mbledhje.
Panorama
Aristir Lumezi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt