Nga Ditari i Ljubas
Prishtine, 18 maj
Une jam 18 vjeēe dhe S. 21. Thone se keto jane vite te nje moshe te bukur, vite te rinise e dashurise. Dhe, pse te mos e them, jane edhe prag martese. Dhe une e kam vendosur: pas nje kohe edhe do te martohem. Do te bashkohemi perjete me S-ne, qofte edhe sikur ai te jete ne Hene. Po si e perfytyroj diten e marteses sime?... E veshur krejt me te bardha, me nje karafil te kuq ne dore. Ne dhomen e thjeshte lulet e shumta ngjyra-ngjyra dhe qirinjte e ndezur. Dhe dasmore te jene edhe nga "ne", edhe nga "ata". Dhe te kendojme e te kercejme se bashku. Ē'po them keshtu? Mos jam ne enderr? A do te ndodhe pikerisht keshtu?
21 maj
Sot ne mengjes, Jovanka, intrigantja dhe "Mbreteresha e thashethemeve", siē e therrasin, duke buzeqeshur tinezisht, me tha: "Ti, moj bukuroshe, ke prekur nje trendafil e ke nisur t'i marresh ere atij. Po, a nuk e di se trendafili ka edhe gjemba?..."
Me hipi gjaku ne koke, se e kuptova ku e kishte fjalen. Megjithate e mblodha veten e i thashe: "Proverbi qe me permende thote: Kujt i pelqen trendafili, nuk u frikesohet gjembave!" Dhe i ktheva shpinen "shoqes" sime cinike.
22 maj
Dashuria per S-ne ka bere qe tek une te ngjallet urrejtja! Kam filluar te urrej te gjithe ata qe perbuzin e fyejne dashurine tone. Eshte urrejtje qe lind nga dashuria?!
Per shume gjera te ēuditshme qe ndodhin te ne, kam shume per te thene, por... Zoti me mbajtte gojen!...
23 maj
Dje, ne mbremje u takova me S-ne. U magjepsa nga shoqerimi me te e nga fjalet e tij. Por ne nje ēast merzie nuk e di as vete pse i thashe: "Me beso S, nganjehere, me vjen keq qe jam serbe..."
Te yjen keq se je serbe? M'u pergjigj buzagaz:
Po c'do te thoshin ata qe jane rome, apo zezake? Dikur kam degjuar nga nje miku i babait tim, pjesemarres ne Lufte. Ai thoshte se lufta kunder fashizmit, siē pohohej atehere, do te na bashkonte me njeri-tjetrin, do te fitonim te drejtat tona, do te ishim te lire... Por, a ndodhi vertet keshtu? Dhe shprehte haptas zhgenjimin. Dhe per kete fajin ua vinte, me te drejte, serbeve.
Ata na konsiderojne "te ardhur", ne tokat qe jane tonat, na quajne armiq..." Por, keshtu do te vazhdojme, me armiqesira gjithe jeten? Duke shpallur edhe "dashurite e ndaluara"?!
Dashuria nuk eshte mekat. Kete e thone gjithe njerezit e ditur. Dhe keshtu duhet te jete, apo jo? S-ja lexon shume libra, studion shume. Dhe keto fjalet e tij ma ngrohen zemren. Ai vertet eshte nje djale i zgjuar e fort i ditur. Megjithate, ne jeten tone, shpesh shfaqet urrejtja, si nje perbindesh i tmerrshem, qe s'dihet nga kush e kur do t'i pritet koka.
25 maj
Ka disa muaj qe kam filluar te provoj per te qene poete. Thone, qe vajzat e moshes sime, shkruajne vargje, kur bien ne dashuri. Keshtu ka ndodhur edhe me mua. Ja, sapo m'u kujtuan vargjet e nje poezie qe e kam shkruar kohe me pare per vete dhe per ate qe dua marrezisht. Por edhe per nje tjeter, per njeriun misterioz qe me gjurmon. I ndiej hapat e tij, pas hapave te mia, edhe ne rruge, edhe te shtepia:
Se ē'me dhemb ne gjoks, nuk e di,
Ēdo gje eshte shkruar nga Perendia,
Dhimbjen valle ta kem nga nje shpirtzi,
Qe si hije e erret ndjek hapat e mia...?!
Eshte i eg'er, vrastar, ku di une,
Me pergjon ndoshta dhe kur fle,
Emer te urryer ka: spiun,
Zemren te gezohet, nuk ma le.
Sepse une nje djale fort e dua,
Ndonese thone se s'eshte i gjakut tim,
Por, une s'pyes te tjer'et ē'thone per mua,
Koken te ma vene ne giotine.
Sy dhe zemer kam te dashuria,
Ata le te ēmenden nga ligesia!
Kur i perfundova keto vargje, te them te drejten edhe u dridherova nga frika, se mos u bien ndonje te ligu ne dore, e pastaj... Por prape mendova: "Do ta ve friken ne gjume, qe te mos zgjohet, e te mos me shqetesoje. Por, a do te mundem?
6 tetor
S-ne e kane arrestuar, e kane torturuar e padyshim qe e kane gjakosur. Ai, ne prag te vdekjes e une, ne prag te ēmendurise. Diten veq qaj, naten zgjohem nga gjumi e therras: "Une kam vrare nje njeri, vrava dashurine time..."
Mami dhe babi, qe e dine ēka ndodhur me kosovarin tim, i degjoj tek flasin edhe ata, ne dhomen prane meje: "Vajza po na ēmendet... Ajo ka per te vrare veten... Po ne, ku te mbytemi?..."
Po une nuk dua t'ia di per ato qe thone. Di qe kete ata e prisnin prej kohesh. Dhe tani, shtepise sone i ka rene zjarri dhe mallkimi... Dhe prinderit e mi jetojne me dhimbjen e pergjegjesise se tyre...
Krijoni Kontakt