.....
KREU U NĖNTĖ
Ljuba agjente?!
"- Ē'ben keshtu, moj bije,
ti po e kerkon vete vdekjen...
- Une kam kohe qe kam vdekur,
moj mami, ju nuk e dini?"
Dikur, ne fillimet e dashurise, Sadriu do ta shoqeronte Ljuban deri afer shtepise se saj. Ne te dy anet e rruges, fqinjet, sidomos grate, e shikonin ēiftin me kureshtje dhe admirim, duke peshperitur:
- Ku e paska gjetur vajza jone, kete djale kaq te mire?!
- Bobo, ēfare djali! Perendia e paska qendisur me te gjitha bukurite.
- Por edhe Ljuba jone e bukur eshte si nje yll.
- Po ai, cili do te jete, se nuk e njohim?
- Ndoshta ndonje djale i ardhur nga Beogradi, ose nga jashte. Dhe "flutura" jone ka kapur nektarin.
Keto zera vinin ne veshin e Ljubas e Sadriut, qe shihnin njeri-tjetrin ne sy e doemos ndiheshin te lumtur.
Por do te kalonin pak dite e fqinjet e Ljubas kishin mesuar se "ai djali i bukur" qenkesh nje "katundar", kosovar, nje njeri qe s'i perkiste "gjakut te tyre". Dhe fqinjet perseri do te dilnin te pragu i shtepise se tyre per te pare qiftin, por jo me per ta admiruar, ne drejtim te tij do te shfrynin perbuzjen:
- Ē'ta kete' genjyer Ljuban?
- Ndoshta ai trupi i tij i beshem me fytyren e bukur dhe veshtrimin engjellor?!
- Ndoshta... ndoshta...! Se ne pyll ka edhe gjarperinj qe duken te bukur.
- Sa keq..., vajza jone nuk e ditka ējane e ēkerkojne kosovaret?!
- Nuk e ditka qe ata jane armiqte tane, qe nuk e duan Serbine, po Shqiperine e Madhe?
- Kurse ajo... kuēka, na e sjellka kosovarin edhe te dera e shtepise?
Ljuba i degjonte ne heshtje keto zera plot urrejtje, qe i ngjallnin trishtim e frike. Pastaj frika do t'i shtohej, kur poshte deres se shtepise se saj do te gjente letra anonime me fjale ofenduese e kercenimin qe vajza te ndahej sa me pare nga "dashnori i saj armik".
Dhe frika do te behej me e madhe, kur Ljuba kuptoi se nje njeri misterioz e ndiqte ne fshehtesi, nderkohe qe edhe ne familje nisi ta ndjeje veten te huaj, ngaqe prinderit mendonin qe ajo, vajza e tyre "engjellore" kish hedhur hapat drejt humneres. Po ndonese friken qe i ngjallnin veprimet e te tjereve ajo e kapercente me mosperfillje e shpesh edhe me perbuzje, nje frike tjeter nisi t'i rrenjosej ne shpirt e ajo i dukej e paperballueshme. Ishte frika ndaj vetvetes.
Ajo e bente te rebelohej. Ndoshta shkak ishte edhe dergimi i asaj letres, qe Ljuba i kish derguar Sadriut ne burg. Me qindra here ajo sillte nder mend frazen: "Thuaj i dashur, dhe...", qe mund te kuptohej nga hetuesit se Sadriu kish gjera te rendesishme qe duhet t'i thoshte, sepse edhe ajo ish ne dijeni per to. Dhe, po nuk foli, meritonte ndeshkimin. Keshtu, Ljuba, pa e kuptuar as vete bente fajtor Sadrine, po implikonte edhe veten.
Dhe, duke sjelle nder mend veprimin e saj, denonte veten. Po nuk kuptonte pse nuk e prangosnin edhe ate? Ajo i kish thene edhe llices se do te deshironte te ishte ne vendin e Sadriut, se "me mire te me marrin jeten mua, sesa te me rrembejne dashurine per te". Por kjo s'i kish ndodhur. Ndoshta ngaqe ata, "specialistet e puneve te tilla", nuk donin te krijonin pershtypjen se Sadriu ish burgosur meqe dashuronte nje serbe, se dashuria ne Jugosllavi "eshte e lire per te gjithe."
Por donin te tregonin edhe se Sadriu kishte fajet e veta si terrorist, e kjo s'kishte lidhje me Ljuban, qe e dashuronte ate ashtu siē mund te dashurojne te gjithe te rinjte, "pa dallim race e kombesie", ne nje shoqeri te lire. A nuk kishte ndodhur kjo edhe me te tjere? Sigurisht, qe po. Sado te rralla, po kane ndodhur martesa te perziera. Ne Prishtine, permendej rasti i shqiptarit, nje fare Bajramoviē, martuar me nje serbe dhe qe kish bere karriere ne organet udheheqese te Qarkut.
Kete rast e te tjera serbet i permendnin hera-heres, siē e permendnin edhe shqiptaret, duke e trajtuar ne menyra te ndryshme.
Ata shqiptare, sado te pakte, qe mbiemrave te tyre u vinin prapashtesen "viē", e benin kete, sepse donin qe edhe femijet e tyre me "gjak te perzier" te paraqiteshin si pjese e nje "Jugosllavie te madhe" dhe "te pandare".
Kurse shqiptaret fanatike te tradites, ndryshimin e emrave do ta shihnin me perbuzje e do te thoshin se "ne ēdo vend e ne ēdo kohe, ka edhe atdhetare edhe tradhtare". Dhe shtonin se "keta serbofile" nuk jane tanet, ata kane tradhtuar ēdo gje qe eshte shqiptare; edhe gjakun, edhe emrat e tyre. Megjithate, ata nuk i trazonte njeri, sepse punonin me zell e ecnin ne "rrugen e Titos".
Ne kete mjedis urrejtjeje kish lindur dashuria e Ljubas per Sadrine. Por, kush e ēoi te dashurin e saj ne qelite vrasese? Dhe kush e tradhtoi ate? Te thuash se kete e beri Ljuba ngaqe ishte serbe e keshtu i sherbente atdheut te saj, kjo s'mund te besohet. Ljuba e donte marrezisht Sadrine dhe per kete ishte gati ta braktiste vendlindjen, siē shkruhet edhe ne ditarin e saj.
"Ne duhet te arratisemi", - kish thene ajo, por Sadriu nuk ishte pajtuar me kete mendim. Gjithashtu, Ljuba, here haptazi e here terthorazi, shprehte pakenaqesi kur ndeshej me urrejtjen, arrestimet e burgimet nga ana e serbeve per shqiptaret. "Ne nuk jemi te lire as te dashurojme, ne jemi te lire vetem te vdesim!" - i thoshte ajo Sadriut.
Dhe kete e bente jo per ta provokuar e futur ne gracke, por per t'i thene te verteten e hidhur qe jetonte. Ajo kurrsesi nuk ishte e as u be agjente e UDB-se. Per spiunet Ljuba kishte urrejtje, qe e ka shprehur edhe ne nje nga poezite e saj. Megjithate, ajo shpesh mendonte, se do te ishte koha, ajo qe do te zbuste urrejtjen midis njerezve.
Por ne ēdo vit qe kalonte, shikonte terbimin e urrejtjes qe rritej e qe i merrte frymen. Mbartesit e kesaj urrejtjeje krenoheshin, se me kete arme, ne fillim do t'i vrisnin shpirterisht ata qe nuk i donin, dhe me vone edhe do t'i zhduknin nga toka qe e quanin "Kosova Serbe", pa marre parasysh se cilet ishin ata, nga ata qe mund te konsideroheshin si "tanet" dhe te tjeret qe s'ishin "tanet".
Por, per Ljuban, kjo ndarje, sado qe ngrihej si nje keshtjelle, mund te rrezohej e therrmohej perballe nje dashurie te forte e te sinqerte. Ne pyllin e urrejtjes, mendonte Ljuba, do te lindnin patjeter filizat e dashurise. Por, kur do te ndodhte kjo? Kete ajo nuk kish arritur ta kuptonte. Dhe keshtu, ajo mbeti per te tjeret, nje enderrimtare.
.....
Krijoni Kontakt