......
Civili, qe me siguri do te ishte nje nga ata te UDB-se i rrembeu nga dora letren Liridonit e skermiti dhembet:
- Kjo eshte ajo letra?
- Cila leter?
- Ah, nuk e ditkeni? Letra nga Shqiperia... Ajo qe u jep udhezime per te rrezuar pushtetin...
- Ne nuk e kemi lexuar ende gjer ne fund!
- Marsh perpara, se do te ta lexojme ne, atje ku duhet! Lidheni te poshtrin! - Gruaja dhe femijet e Bace Veliut u tronditen. E pane tek e terhiqnin ate zvarre, gjersa kaptuan pragun e deres. Ēane erresiren e nates... Pastaj do te degjonin vetem te lehurat e qenve, qe i shoqeruan gjer ne te dale te fshatit...
Ate nate, ne shtepine e Krasniqeve, asnjeri nuk mbylli sy.
Gruaja, megjithese s'kuptonte asgje te keqe nga permbajtja e letres, i binte kokes me grushta e shkulte floket, ngaqe kujtonte se faji ish i saj, se letren e dergonte kusheriri.
Njezet dite e njezet net qendroi bace Veliu ne nje qeli te erret, ku edhe ne mesnate, e ngrinin per ta marre ne pyetje e per ta torturuar. Pastaj erdhi ne shtepi. Ish bere sa mezi njihej. Pa do tregonte ē'kish hequr e vuar. "E dini pse me arrestuan? Ja, per ate kusheririn qe jeton ne Durres! Me pyeten Ē'dija per te, se UDB-ja, gjoja kishte te dhena qe ai ishte agjent i Sigurimit Shqiptar".
Pastaj me komentuan letren: "Po me hallet e jetes si ia qoni?... Mos u ligeshtoni, djemte u jane bere burra...! Ne kemi nje fjale te urte qe thote: "Detari i mire, ne furtune njihet"". Ata zoterinjte e Prishtines kishin shpjeguar, se kusheriri me fjalen "furtune" donte te thoshte kryengritje. Dhe se meqe "djemte jane bere burra", nuk duhet pritur... Duhet organizuar kryengritja.
.........
Krijoni Kontakt