Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Duro Mustafai

    Duro Mustafai

    NĖN QIELLIN E PRISHTINĖS

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur

    B0TIMET T0ENA Tirane, 2008



    DY FJALĖ PER LEXUESIN

    Pjese te shkeputura te ketij romani kane zene vend ne shtypin e kohes, afro 40 vjet me pare. Por, per shkaqe politike, qe tashme dihen, nuk e pane driten e botimit kapituj e faqe te tera, duke perfshire edhe ditarin e Ljubas, pjese te Ditarit te Sadriut e te tjere, madje edhe pa ndonje ndryshim te tyre "ne perputhje me kohen". Sidoqofte, personazhet me idete q'e reflektonin, bashke me faktet e ngjarjet qe i rrethojne, ne thelbin e tyre mbeten po ato, qe u shkruan ne ato vite, duke bere vetem disa plotesime e saktesime te nevojshme.

    Por, per 40 vite me radhe, faqet e shkruara e te pabotuara, mbeten ne sirtar. E natyrisht, edhe personazhet e dashur per autorin, mbeten brenda vetes se tij. Me sa duket, ata prisnin nje kohe tjeter, qe te shfaqeshin plotesisht ne drite. Tani, qe kjo kohe per Kosoven dhe Shqiperine ka ardhur, materialet, pas nje redaktimi te nevojshem, po i jepen lexuesit, me shpresen se kane per te zgjuar interesimin e tij. Ne qender te librit eshte nje familje kosovare, ajo e Veli Krasniqit e djalit te tij, Sadriut, dhe dashuria me nje vajze serbe, qe i qoi te dy te rinjte drejt nje vdekjeje te paralajmeruar e tragjike. Jane ndodhi qe pasqyrqjne nje kohe te hershme, ate te fundit te viteve '50 te shekullit te kaluar. Por edhe ne ato vite, shtypjes e persekutimit serb ndaj vellezerve tane kosovare nuk i mungonte barbaria e synimi per shfarosje e shkombetarizim. Gje qe, shkalle-shkalle, ne vitet qe do te vinin do beheshin edhe me te egra.

    Nje njeri i mire nga Peja e Kosoves, te cilit serbet i paten masakruar babane, vrare gjyshin, e vete ngaqe perndiqej, u arratis nga Jugosllavia e atehershme e erdhi ne Shqiperi, u be deshmitari e frymezuesi i ngjarjeve te pashkruara. Kete liber ua kushtoj me nderim e mirenjohje atij njeriu, qe rrezatonte drite, dhimbje, dashuri e shprese, dhe shokeve te tij, qe mbeten te masakruar qelive te burgjeve serbe.

    Tani qe vura piken mbi fjaline e fundit te ketij libri, e ndiej per detyre te falenderoj, mikun tim te moshes se rinise, pedagogun Luan Qipi. Ai ishte i pari qe u njoh me materialet e shkruara e te pabotuara e me nxiti te botoja kete liber.
    Ishte deshira dhe kembengulja e tij dhe e miqve te tjere, qe me nxiten e me bene t'i vihesha punes per t'e sjelle ne faqet e librit, Sadriun dhe Ljuban, ashtu siē kane qene me jeten e tyre, si enderrimtare te lirise dhe vdekjen tragjike, ne moshen me te bukur, ate te rinise.

    AUTORI
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Dhuro shumė...e prit pak!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    PARATHENIE
    "Lufte e ftohte" dhe nje dashuri
    Nga prof. dr. Shaban SINANI

    Librin "Nen qiellin e Prishtines" te mikut tim te vjeter e kisha njohur pjeserisht prej vitesh, aq sa qe lejuar te botohej ne ate kohe.
    Disa dhjeteyjeQare kane kaluar qe atehere dhe tani shkrimtari e sjell vepren e tij te plote, ashtu si e kishte pasur ne mendje qe ne krye te heres.
    "Nen qiellin e Prishtines" nuk eshte ndonje roman me personazhe heroike. Te vetmit protagoniste te tij, dy te rinj, Sadriu dhe Ljuba, jane, nese mund te quhen keshtu, heronj te dobesise njerezore, heronj te dashurise. Ata rrojne ne Jugosllavine e viteve '50, brenda se ciles gjendej edhe Kosova. Nuk jane nga ata "trima te Qartur" qe duan te prishin federaten, as te ndryshojne poziten kushtetuese te Kosoves. Te dy nuk e duan realitetin ku rrojne, por nuk kane ndonje ide apo plan per ta ndryshuar ate: thjesht s'e duan, e refuzojne, do te donin te jetonin diku gjetke. Dhe megjithate, ata jane armiq te shtetit te tyre, te mjedisit ku jetojne, te mendesise sunduese te kohes.

    Eshte shume e veshtire ta perfytyrosh sot nje armiqesi te tille, qe shkalle pas shkalle, siē pershkruhet ne ditaret e te rinjve dhe ne ligjerimin e vete autorit, vjen e ngjitet prej ndeshkimit te familjes deri tek armiqesia e drejtperdrejte shteterore.

    Romani "Nen qiellin e Prishtines" nuk ka helikop-tere dhe tanke qe tmerrojne njerezine, por ka lufte te ftohte te pameshirshme kunder ndjenjes njerezore te dashurise se Ljubas dhe Sadriut, e cila sa me shume kundershtohet e ndeshkohet, aq me shume monu-mentalizohet e lartesohet.

    Ky liber, vetvetiu te detyron te mendosh se c/ka ne traditen e lidhjeve dashurore midis dy popujve fqinje. S’behet fjale, doemos, per dashuri popujsh, se sic, shkruante Fishta, duke perifrazuar nje trevargesh te Dantes nga "Komedia hyjnore", jemi mesuar te mendojme se "na n'mni t'njani-tjetrit kemi le".

    Jemi mesuar te mendojme keshtu dhe te mos dyshojme aspak, megjithese nje varg i eposit "kur kem pase bese me krajli", na ka futur gjithnje ne dyshim. Por jo gjithnje krushqit kane qene te ngrire per dashuri te papermbaj-tshme, per rrembime devojkash dhe pasione te tjera te permasave te kreshnikerise. Heronjte e epopese legjendare kombetare, Hallli i bukur, i leshojne dhe i gjejne dashurite e tyre neper krajli, se "t'gjitha cjkat e Jutbines, bash si motra qe po m'duken".

    Vete portreti i Tarnishes, qe studiohet ne shkollat tona si shembelltyre e bukurise femerore, eshte "ēike krajli" ("Se une Tanushen vete e kam pae/ Kur kem' pase bese me krajli"). Keshtu kumtohet ne epos, ne permendoren me te vjeter te poezise gojore shqiptare.

    Por, ne anen tjeter, "Romeo dhe Zhuljeta", stalaktite dhe stalagmite prehistorike, qe gjenden ne shpellen e Jutbines dhe qe jane emertuar keshtu pikerisht per te cilesuar nje dashuri te paarritshme, te bejne vetetimthi te mendosh te kunderten.

    Jo, s'ka pasur dashuri fatlume midis shqiptareve dhe serbeve. Ka pasur romantizem te dashurive te tyre, kenget u jane kushtuar dashurive te munguara. Ashtu eshte dhe dashuria e Sadriut dhe Ljubas. Nuk eshte akullsia e shpelles se Jutbines qe ua mpin hapat dhe krahet atyre, si Romeos dhe Zhulietes prej guri. Eshte nje akull tjeter, akulli i nje shoqerie te mbushur me lufte te ftohte, refuzim politik dhe ideologjik. Kjo dashuri, qe vetvetiu idealizohet, si ēdo gje e paarritshme, e ka fatin te paracaktuar. Ajo do te flijohet dhe do te marre ne qafe Sadriun dhe Ljuban, qe iu dorezuan kesaj ndjenje.

    Shkrimtari i ka qendruar besnik ketij realiteti. Merite e tij eshte se ne vepren e vet mban vendosmerisht baras largesine dhe nuk e implikon veten si pale. Edhe Ljuba, edhe Sadriu, "jane te vetet" njesoj. Me syte e autorit, ata jane qe te dy fisnike te ndjenjes se larte.

    Duro Mustafai e ka shkruar kete liber me nje pasion rinor, me nje nderim shembullor per ndjenjen njerezore, me fjali te shkatheta dhe me ligjerime te perveēme per ēdo situate e karakter, me dhimbje per ndeshkimet e kohes dhe trishtim per ēka njeriu prish vete.
    Ky eshte nje liber qe te frik dhe te iluminon. Jo gjithēka vjen prej "arsyes shteterore". Shumeēka vjen prej "arsyes patriarkale". Njerezit dhe ngjarjet jane ne kornize, por me pak kufij se ne kohen e tyre.

    "Nen qiellin e Prishtines" eshte nje ode, qe i kushtohet nje dashurie te flijuar. Fati i Ljubas dhe Sadriut vertitet neper kohera. Flijimi i tyre s'mund te thuhet se i takon se shkuares. Kjo i jep librit nje vlere jo vetem dokumentare dhe letrare, por edhe ndihmese ne realitetet tona. Ndoshta kur Kosova dhe Serbia do te ishin dy vende fqinje, historia e Luftes se Ftohte do te mbyllet ne arkiva dhe dashurite do te jene pa rekuiem, siē eshte libri i Duro Mustafait per dashurine e Ljubas me Sadriun.

    07.11.2007
    Dhuro shumė...e prit pak!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    NE VEND TE HYRJES
    Flete nga ditari i Sadriut
    Prishtine, prill 1957

    3prill
    Kam bere nje hap te guximshem e te vegante ne jete: jam dashuruar me nje vajze te nje kombesie tjeter. Ajo eshte nje serbe, qe me duket se ka zbritur nga qielli dhe ndryshon aq shume nga te tjeret. Te pakten keshtu me duket mua. Se sa do vazhdoje kjo, nuk e di...

    8prill
    Sot ne mengjes, Bujari, nje miku im, qe ndoshta dinte per marredheniet e mia me Ljuban, pa fshehur deshperimin, me tha: "Ti Sadri, vellai im, kerkon t'u tregosh te tjereve se nuk i perket kesaj bote, ku jetojme, po asaj qe do te vije? Po, a do te vije nje kohe tjeter, me te veftete?"

    - Natyrisht, per ata qe flene, s'ka per te ardhur kurre, - iu pergjigja dhe ai s'me foli me. Ne zemren e njeriut paska edhe zona te erreta qe duhen ndriēuar e ne nuk e dime. Por fjalet e mikut tim m'u futen thelle ne mendje, m'u duk sikur me tha: "Kujdes vella, ka raste qe dashuria dhe vdekja qendrojne fare prane..." Te jete ky, nje rast edhe per mua?! Zoti le te me ndihmoje.


    9 prill
    Sot, profesori serb, ne oren e historise na tha se "njerezit kane lindur per te qene te barabarte, keshtu ndodh edhe te ne. Por gjate gjithe historise ligjin e kane bere me te fortet..." Per te shtypur te dobetit? Kete profesori yne nuk e tha. Dhe une nuk e kuptova c'deshte te thoshte!

    10 prill
    Te ne ka raste qe kur dy njerez zihen e qellojne me gure njeri-tjetrin, te tjeret heshtin. Por kur mesojne se dy te rinj dashurohen, sidomos kur s'jane te nje kombesie, u hedhin gure prapa kraheve. Per ta thuren intriga, thashetheme, armiqesi. Ja pra, qe edhe dashuria ngjallka urrejtje!

    11 prill
    Perseri Miljutini nuk po me le te qete. Po studioja me vemendje shenimet "Mbi semundjet infektive", kur ai, pa trokitur fare, i dha shkelmin deres e u gjend ne dhomen, ku edhe flinim. Se bashku me te do te hynin ne dhome edhe avujt e alkoolit. Dukej qe kish pire. Fytyra i kish marre ngjyren e manushaqes e syte i cakerdisnin! Ndenji si nje statuje e heshtur para nesh, pastaj u shtri mbi krevat, ashtu siē ishte veshur, pa hequr as kepucet. Nxori nga xhepi gazeten "Borba" e nisi ta lexoje me ze te larte: "Degjoni, degjoni c/ka shkruar Dushan Mugosha... Degjoje edhe ti, me kupton?... Dhe e perqendroi veshtrimin tek une. "Ja, ja cfare thote: "Kosova eshte Serbi...!"
    Nuk e shoh dot kete fytyre... Me eshte neveritur. Desha t'i jepja nje grusht ballit, por...
    Dhuro shumė...e prit pak!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    Njė letėr e padėrguar

    Desha t'i shkruaja nje leter babait tim, por qe nuk munda t'ia shkruaja kurre. Ai nuk e di te verteten e dashurise sime me Ljuben, se po ta dinte do te vdiste nga hidherimi. "Serbet s'na kane dashur e ne s'kemi pse i duam", - thoshte shpesh babai. Dhe ja, ketu ne qeline e burgut serb, ku me trajtojne si qenin ne zinxhire, te gjithe milicet me therrasin: "Shqiptar i ndyte", "irredentist", "kriminel"..., megjithese ne jeten time s'kam vrare asnje njeri e s'kam bere asgje te keqe!

    Mos valle te kerkosh te jesh i lire, qenkerke "kriminel e tradhtar"?! Mirepo koloneli serb, Ēedo Topalloviēi, here me te bute e here me grusht fytyres, me kerkon te kallezoj shoket e mi te "Beses Shqiptare". Per kete me dergon naten e diten xhelatet me shufra hekuri. Te tregoj shoket? Jo, kjo s'ka per te ndodhur kurre!

    Tradhtia me duket me e tmerrshme se vdekja.

    Desha t'i shkruaj nje leter babait dhe asaj nenes sime fatkeqe, tani qe vdekjen e kam prane. Por, ēfare t'u them? Te shfajesohem se dashuria me Ljuben ishte e rastesishtme, e pamenduar mire? Apo t'u tregoj se ajo ishte nje vajze e rralle, qe nuk u ngjante serbeve e se me donte marrezisht? Apo t'u them ate qe me ther ne zemer: "Ljuba, ndoshta padashje, u be varri im?..."

    Mund t'u shkruaj per gjithcka prinderve, atyre qe me sollen ne jete. Le te jene keto fjale pendimi, faljeje, dashurie, deshirash, qe shembulli im t'u sherbeje si mesim te tjereve! Dhe, me ne fund, te thosha: "Baba, me beso, edhe ne vdekje une mbetem djali yt, me gjak shqiptari". Kjo do te ishte edhe letra e fundit e imja, fjalet e fundit. Por tani nuk mundem... Eshte vone, shume vone....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    Nga Ditari i Ljubas

    Prishtine, 18 maj
    Une jam 18 vjeēe dhe S. 21. Thone se keto jane vite te nje moshe te bukur, vite te rinise e dashurise. Dhe, pse te mos e them, jane edhe prag martese. Dhe une e kam vendosur: pas nje kohe edhe do te martohem. Do te bashkohemi perjete me S-ne, qofte edhe sikur ai te jete ne Hene. Po si e perfytyroj diten e marteses sime?... E veshur krejt me te bardha, me nje karafil te kuq ne dore. Ne dhomen e thjeshte lulet e shumta ngjyra-ngjyra dhe qirinjte e ndezur. Dhe dasmore te jene edhe nga "ne", edhe nga "ata". Dhe te kendojme e te kercejme se bashku. Ē'po them keshtu? Mos jam ne enderr? A do te ndodhe pikerisht keshtu?

    21 maj
    Sot ne mengjes, Jovanka, intrigantja dhe "Mbreteresha e thashethemeve", siē e therrasin, duke buzeqeshur tinezisht, me tha: "Ti, moj bukuroshe, ke prekur nje trendafil e ke nisur t'i marresh ere atij. Po, a nuk e di se trendafili ka edhe gjemba?..."

    Me hipi gjaku ne koke, se e kuptova ku e kishte fjalen. Megjithate e mblodha veten e i thashe: "Proverbi qe me permende thote: Kujt i pelqen trendafili, nuk u frikesohet gjembave!" Dhe i ktheva shpinen "shoqes" sime cinike.

    22 maj
    Dashuria per S-ne ka bere qe tek une te ngjallet urrejtja! Kam filluar te urrej te gjithe ata qe perbuzin e fyejne dashurine tone. Eshte urrejtje qe lind nga dashuria?!
    Per shume gjera te ēuditshme qe ndodhin te ne, kam shume per te thene, por... Zoti me mbajtte gojen!...

    23 maj
    Dje, ne mbremje u takova me S-ne. U magjepsa nga shoqerimi me te e nga fjalet e tij. Por ne nje ēast merzie nuk e di as vete pse i thashe: "Me beso S, nganjehere, me vjen keq qe jam serbe..."

    Te yjen keq se je serbe? M'u pergjigj buzagaz:

    Po c'do te thoshin ata qe jane rome, apo zezake? Dikur kam degjuar nga nje miku i babait tim, pjesemarres ne Lufte. Ai thoshte se lufta kunder fashizmit, siē pohohej atehere, do te na bashkonte me njeri-tjetrin, do te fitonim te drejtat tona, do te ishim te lire... Por, a ndodhi vertet keshtu? Dhe shprehte haptas zhgenjimin. Dhe per kete fajin ua vinte, me te drejte, serbeve.

    Ata na konsiderojne "te ardhur", ne tokat qe jane tonat, na quajne armiq..." Por, keshtu do te vazhdojme, me armiqesira gjithe jeten? Duke shpallur edhe "dashurite e ndaluara"?!

    Dashuria nuk eshte mekat. Kete e thone gjithe njerezit e ditur. Dhe keshtu duhet te jete, apo jo? S-ja lexon shume libra, studion shume. Dhe keto fjalet e tij ma ngrohen zemren. Ai vertet eshte nje djale i zgjuar e fort i ditur. Megjithate, ne jeten tone, shpesh shfaqet urrejtja, si nje perbindesh i tmerrshem, qe s'dihet nga kush e kur do t'i pritet koka.

    25 maj
    Ka disa muaj qe kam filluar te provoj per te qene poete. Thone, qe vajzat e moshes sime, shkruajne vargje, kur bien ne dashuri. Keshtu ka ndodhur edhe me mua. Ja, sapo m'u kujtuan vargjet e nje poezie qe e kam shkruar kohe me pare per vete dhe per ate qe dua marrezisht. Por edhe per nje tjeter, per njeriun misterioz qe me gjurmon. I ndiej hapat e tij, pas hapave te mia, edhe ne rruge, edhe te shtepia:

    Se ē'me dhemb ne gjoks, nuk e di,
    Ēdo gje eshte shkruar nga Perendia,
    Dhimbjen valle ta kem nga nje shpirtzi,
    Qe si hije e erret ndjek hapat e mia...?!

    Eshte i eg'er, vrastar, ku di une,
    Me pergjon ndoshta dhe kur fle,
    Emer te urryer ka: spiun,
    Zemren te gezohet, nuk ma le.

    Sepse une nje djale fort e dua,
    Ndonese thone se s'eshte i gjakut tim,
    Por, une s'pyes te tjer'et ē'thone per mua,
    Koken te ma vene ne giotine.
    Sy dhe zemer kam te dashuria,
    Ata le te ēmenden nga ligesia!

    Kur i perfundova keto vargje, te them te drejten edhe u dridherova nga frika, se mos u bien ndonje te ligu ne dore, e pastaj... Por prape mendova: "Do ta ve friken ne gjume, qe te mos zgjohet, e te mos me shqetesoje. Por, a do te mundem?

    6 tetor
    S-ne e kane arrestuar, e kane torturuar e padyshim qe e kane gjakosur. Ai, ne prag te vdekjes e une, ne prag te ēmendurise. Diten veq qaj, naten zgjohem nga gjumi e therras: "Une kam vrare nje njeri, vrava dashurine time..."

    Mami dhe babi, qe e dine ēka ndodhur me kosovarin tim, i degjoj tek flasin edhe ata, ne dhomen prane meje: "Vajza po na ēmendet... Ajo ka per te vrare veten... Po ne, ku te mbytemi?..."
    Po une nuk dua t'ia di per ato qe thone. Di qe kete ata e prisnin prej kohesh. Dhe tani, shtepise sone i ka rene zjarri dhe mallkimi... Dhe prinderit e mi jetojne me dhimbjen e pergjegjesise se tyre...
    Dhuro shumė...e prit pak!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    KREU I PARĖ

    I arratisuri

    Ndoshta s'do te kisha shkruar asnje radhe dhe patjeter, qe s'do t'i isha vene perfundimit te ketij libri, sikur ngjarjet te mos ishin aq prekese e tronditese. Njerezit per te cilet flitet, kane qene te rinj. Dhe rinia i ka te gjitha: guximin per te dale nga "kafazi" i hekurt, etjen per te qene te lire, endrrat e bukura, deshirat e patreguara, gezimet e brengat dhe ate ndjenjen e holle e delikate, qe ne gjuhen shqipe shprehet me fjalen dashuri. Ishin keto trokitje te forta ne mendje, qe percillnin rrefenja me aq te papritura, dramatike e tragjike, qe hynin ne ndergjegjen time e s'po me linin te qete. Ato kerkonin te shperthenin e te dilnin ne drite, bashke me jehonen e tyre. Dhe keshtu bera. I thirra kujteses qe te me ndihmonte, per te mos me shpetuar asgje nga ato qe kisha degjuar e perjetuar. Dhe filli i ngjarjeve per te cilat po shkruaj, ka nisur ne ditet e shtatorit, aty nga fundi i viteve '50 te shekullit qe sapo u largua...

    * * *

    Shtatori kish ardhur ne nje qiell te murrme e me re te dendura qe leshonin hera-heres shiun e imte, qe na bezdiste. Ne nje nga keto ditet pa diell, nje djalosh, disi i veēante nga te tjeret, me nje valixhe druri ne dore, do te hynte ne porten e madhe te konviktit te Shkolles Pedagogjike te Elbasanit. Ishte nje truplarte 17-vjecar, me nje fytyre rrumbullake, ku i shkelqenin dy sy te kalter dhe ajo buzeqeshja e kendshme. Kishim dale ne oborr, pas pushimit te shkurter te drekes.

    Dhe veshtrimi u drejtua tek i porsaardhuri. Ai na pershendeti me nje "Tungjatjeta!", pastaj pyeti: "Ku ashte Drejtoria?" Dhe si mori pergjigjen, iu ngjit shkalleve qe te gonin ne zyren e drejtorit. Ne nisem te peshperitnim: "Cili te jete valle ky "nxenes i vonuar?"" Mesimet kishin filluar afro dy jave me pare. Nga dialekti e kuptuam qe ishte verior. Ne ditet qe do te vinim do t'i qendronim gjithnje e me prane. Ishim kureshtare te dinim cili ishte e nga vinte. Vone mesuam se ai ishte nje kosovar, "i arratisur nga Jugosllavia", se serbet i paten vrare babane dhe, se, ate e quanin Sokol. Kjo na e ndezi edhe me shume kureshtjen.

    "I arratisur nga Jugosllavia?!"

    Shpejt fantazia jone prej te riu nisi ta parafytyroje ate me pamjen e heroit, qe kish kapercyer telat me gjemba, midis plumbave, qe ish kacafytur me serbet e qe mund te kish mbetur edhe i vrare. Por Zoti, apo dikush tjeter, e kish shpetuar e ai gjendej i gjalle, ja, ketu para nesh.

    Sokoli qe i pari i ardhur nga "pertej kufirit", qe do te ulej me ne ne sallat e studimit dhe ne bankat e shkolles. Tanime do te jetonim se bashku me ate "njeriun e rralle". Kjo na bente te shpresonim se nga goja e tij do te degjonim gjera interesante, te ēuditshme, te frikshme, apo te bukura. Kureshtja ishte jo vetem instikti i moshes, por edhe shprehje e patriotizmit dhe e ndjenjes sone kombetare, qe na bente te ndiheshim te gjithe shqiptare.

    Prandaj kosovarin do ta rrethonim me dhimbshurine e dashurine tone. Deshem te hynim ne shpirtin e tij, te zbulonim te fshehta qe nuk i dinim nga ajo bota e mistershme, qe ne e quanim "sketerra titiste". Dhe, natyrisht, te degjonim te na fliste per familjen e shoket e tij.
    Por Sokoli i kishte fjalet e pakta. "ēdo t'u them me shume, more vellazen". Ja... Dhe tregonte shkurt, se ishte "shqiptar prej Kosove"... Se e "donte Shqipnine". E "atje nuk jetohej", e se kish ardhur ketu, te "vellaznit, por me mesue te Nanemadhja".

    Ca thoshin se Sokoli eshte natyre e qete dhe e ndrojtur. Te tjere pohonin: "Ka frike te flase, ndoshta keshtu e kane porositur", pa permendur se e kujt ishte porosia. "Te heshtesh, kur vjen nga nje "bote tjeter" e kur ka kaq gjera per te thene? Sic. dukej, Sokoli dyshonte... Dyshonte edhe te vetja, se mos thoshte ate qe s'duhej...

    Tani vertet e ndjente veten te lire, po kish kuptuar se edhe liria paskish kufij, qe s'duhen kapercyer! Dhe na dukej, se kosovari ishte si ai zogu i vogel, qe kerkon te fluturoje po ka frike, se krahet i ka te dobet e ndihet i pafuqishem. Ai e donte lirine, por edhe kish frike prej saj. Ne ate kohe, gazeta "Zeri i Popullit" shkruante edhe per "spiune" e per njerez qe tradhtonin vendin e tyre. Po permendte edhe emra diversantesh qe vinin nga jashte te armatosur. Kish lexuar, apo i kishin thene Sokolit per keto, kjo nuk dihet.

    Po bandat e armatosura, qe donin te rrezonin Qeverine e Enver Hoxhes dhe ata agjentet e maskuar si "te persekutuar" nga Titoja, por qe mblidhnin informacione kunder Shqiperise, per te cilat shkruante gazeta, duhet ta kishin vene ne mendime. Ai vertet nuk ishte i tille dhe s'kishte te bente me ta, por e ndjente se Sigurimi i Shtetit vigjilonte, pergjonte... "Edhe muret kane veshe", edhe "fjala fluturon" e mund te shkoje tek ata qe s'na duan, do te me thoshte me ze te ulet nje dite, pas disa muajve, kur une e kisha bere mik.

    Ne i qendronim prane njeri-fjetrit dhe ai do te besonte te mua. "E kupton vella, kam lene nje pjese te familjes se mbetur "atje" dhe serbet mund te bejne c'te duan me ta..." Kur ish larguar Sokoli nga fshati, vetem nenes i kish treguar se do te shkonte ne Shqiperi. Po e kish porositur te rrinte e heshtur. Dhe po ta pyesnin: "Ku e ke djalin?", te pergjigjej: "Nuk e di ku eshte zhdukur...!" Ai e ndjente se edhe spiune te UDB-se mund te gjendeshin ne Shqiperi.

    Ata mund te informonin edhe per te arratisurit nga Jugosllavia, ku gjendeshin e me se merreshin. Dhe po ta merrnin vesh te verteten, kjo rrezikonte familjet e tyre, qe mund te internoheshin, ose te vriteshin. Keto mendime te frikshme doemos qe e benin te mos ishte i qete. Po me teper e turbullonin fjalet se edhe Sigurimi Shqiptar vezhgonte e pergjonte ēdo te dyshuar qe vinte nga "pertej kufirit".

    Dhe ai ishte njeri prej tyre.

    Keshtu do te kalonin muaj te tjere e une do te gjendesha ne prag te matures. Me Sokolin ishim bere miq te ngushte. Madje, shpesh, ai do me therriste, jo me emrin tim, por shkurt: "Vella".

    ................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 24-11-2011 mė 18:10
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    .....
    Dhe, me gjithe friken qe ndjente nga ndonje e papritur, kish nisur te me hapej. Njeriu i mire, qofte edhe ne rrethana te veshtira per te, e ndjen nevojen e nje miku. E ka te domosdoshme t'i zbuloje te fshehtat e jetes se tij, sidomos kur ajo ka digka interesante dhe shuan kureshtjen e te tjereve. Por kete s'mund ta beje me te gjithe. Veēanerisht, ata njerez si Sokoli, qe vleresoheshin si "tipa te mbyllur", eshte e veshtire te zbrazin zemren. Per kete duhet kohe, duhet mirebesim.

    Dhe ja, ne nje dite pushimi, siē ishte e diela, ne do te rrinim se bashku e ai do niste biseden:

    - Vella, do te te them diēka. E kam kuptuar se edhe ti kerkon te dish per mua, me shume sesa te kam treguar...Une kam braktisur vitin e dyte te gjimnazit te Pejes. Se atje, pas vrasjes se babait, me gjurmonin. Nuk jetohej dot. Arrestime, pushkatime, ēdo dite... Por, sapo mberrita ne Shqiperi, me ēuan ne nje kamp pune, ne Llakatund te Vlores, bashke me kosovare te tjere... Deshen te verifikonin kush isha dhe pse kisha ardhur. Nesje, pune e tyre! Moren te dhena, me "shoshiten"... Dhe kur mesuan te verteten, se cili isha, me dhane te drejten e shkollimit. Tani, si me shihni, jam i gezuar, se gjendem midis vellezerve te mi, ne shkolle. Ky ishte edhe qellimi im, te studioja...

    - Ne ato vite, kujtimet tona per shkollen, do te shfaqeshin te lidhura ngushte edhe me jeten e atij qyteti te lashte, qe emrin e kish marre nga historia. Do te na fikesoheshin Kalaja me mure te larte dhe ato bimezat e gjelbera, qe vishnin trupin e saj. Kodrat e Krastes, qe dimrit leshonin furine e re'rave te acarta e dridheronjese. Dhe ai lumi rebel, Shkumbini me Zaraniken fatkeqe, qe kur shperthente nga shtrati, rrembente gdo gje qe gjente perpara. Pastaj do te vinin me radhe kinemaja, libraria, ambulanca dhe fusha e sportit. Dhe nuk do te na shlyheshin nga kujtesa, rruget e rrugicat qe te ēonin ne shtepite perdhese me oborret plot limona e portokalle, aq karakteristike per Elbasanin.

    Pa harruar kodrat me ullishtet e pafundme. Por, per ne do te ishin te dashur, mbi te gjitha, njerezit e mire te atij qyteti: te thjeshte, te filter e mikprites. Ata, qe me gjithe varferine, per "normalistet", siē na quanin, ishin gati ne ēdo ēast te hapnin dyert e shtepive dhe zemren bujare. Keshtu, permes zerave zhurmelenese dhe qetesise, me veshjet tona te lehta edhe ne ditet e ftohta, me buken e racionuar dhe ushqimet e pakta, do te ecnim ne jete, te frymezuar nga endrrat e bukura rinore, per nje te ardhme me te mire. Dhe bashke me ne, do te ecte i vendosur edhe djaloshi nga Kosova, qe kish hyre aq papritur me jeten e tij edhe ne jeten tone.

    - Vella, - do me thoshte ne nje nga ato ditet e nxehta te korrikut, - edhe sa dite te mbeten? Po, edhe pese. Shiko, i kam numeruar. Pas nje jave, ti do te na thuash: "Lamtumire, shoke, lamtumire, shkolle...!
    ..............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 25-11-2011 mė 10:29
    Dhuro shumė...e prit pak!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    Vertet per mua kish mbetur edhe nje provim, ai i fundit te matures. I thashe: "Sokol, edhe sikur ne maje te maleve te sherbejme, ne do te takohemi nje dite."

    - Mire, mire, po hajt te shkojme te sheshi i Kalase, le te pushojme pak.
    - Konvikti me kalane, gjendej fare prane. Ketu, ne nje vend te qete, te ulur ne dy trungje pemesh, te prera, ne do te bisedonim, si dy vellezer.

    Dhe lemshi i mendimeve do te shthurej e do te perhapej te cdo gje qe na shqetesonte: Te moti, qe atij viti kish ardhur me nje vere te thate e te nxehte, te jeta ne konvikt dhe ndarja nga shkolla. Thuhej se Ministri i Arsimit pat dhene nje urdher te prere: "Te gjithe konviktoret qe mbarojne shkollen, do te sherbejne ne Veri. I kemi mbajtur me buke, - kish thene ministri, - dhe ata duhet te sherbejne atje ku ka nevoje Atdheu! Ne Veri nuk kemi shkolla, se s'kemi mesues. Atje do te shkojne". Po Sokolit nuk i bente pershtypje ky urdher. Per te, mbarimi i shkolles ishte ende larg. Pastaj, "S'ka gje, vella, edhe atje jetojne njerez", - do te me thoshte, si per te me larguar nga ēdo fije shqetesimi. Po biseda do te perqendrohej edhe te Kosova. Si mund te rrinim pa folur per te? Ajo per ne qe here tema e zemres.

    - A ke marre ndonje lajm nga familja, - e pyeta me medyshje, se s'desha ta lendoja.
    -Jo! - me tha.
    - Dhe me ka marre malli shume, sidomos per neneloken. Per motrat e vellaznit. Nuk di si jetojne, ne mos po...Dhe syte iu perloten.

    Qendruam keshtu te heshtur, perballe njeri-tjetrit, per disa gaste. Pastaj ai, sikur te zgjohej nga nje enderr e frikshme, do te niste perseri biseden.

    –E di, vella, ju e kini te veshtire te besoni se sa vuan populli i Kosoves. T'i ndalosh tjetrit te flase gjuhen e nenes, ta vrasesh ne rruge, ne shtepi e ne pusi, vetem se eshte shqiptar, po kesaj q'i thone?!

    Jo, o, ju e kini te veshtire! Duhet ta jetosh, qe ta besosh..! Qendroja i heshtur perpara nje djali 17-vjeēar si perpara nje mesuesi. Ne ato vitet e rinise sone, kishim lexuar e degjuar pak gjera per Kosoven. Dinim qe ajo ish krahine shqiptare, qe banohej nga shqiptaret, vellezerit tane te nje gjaku e te nje gjuhe. Dinim edhe se atje jetonin njerez te varfer, edhe pse tokat ishin shume te pasura me hekur, plumb, qymyr, nikel, zink e flori...

    Thuhej se me kete pasuri mbahej ne kembe Jugosllavia. Po Kosova permendej edhe per pyjet e shumte e ujin e bollshem e te rralle. Dhe historine e Kosoves do ta lidhnim edhe me Dardanet, per te diet krenoheshin kosovaret, se ashtu si ne, ishim pasardhes te ilireve trima, qe ne kohen e tyre, kishin bere histori e kishin hyre ne histori.

    Po bota kosovare na shfaqej here e afert e here e larget, megjithese me te na ndante vetem nje vije kufiri. Ishte e afert, sa here qe gazetat do te shkruanin faqe te tera, me masakra, shkombetarizime, dhunime, burgosje e vrasje te barbareve serbe, ndaj vellezerve tane kosovare. Ishin ngjarje tronditese, te papara ne Evrope, sado qe Evropa flinte e nuk leshonte asnje ze proteste.

    Dhe per ne, Kosova do te na dukej e larget, kur kambanat e pergjakura te alarmit pushonin, qofte edhe per nje kohe te shkurter. Por, kosovaret nuk pushonin luften e tyre... Ngriheshin ne demonstrata, greva, perleshje me arme... Ne keto raste, ata kishin nevoje per ndihme. Po, ne ēmenyre? Shqiperia jone e vogel ishte vete e pafuqishme dhe pa mbeshtetje. Historia, qe na kish denuar ne vitin 1913, me ndarjen nga trungu ame, te gjymtyreve te saj, mbetej ajo e 50 viteve me pare. Nje komb i ndare ne parcela.

    Me nje Kosove te pushtuar e te skllaveruar. Ishim njerez te nje race te lashte, te njohur per menēuri e trimeri, por qe nuk takoheshim me njeri-tjetrin lirisht.

    Nje perde e hekurt dhe telat me gjemba na kishin ndare... Dhe ja, fati kish prure te ne njerin prej atyre te "pertej kuflrit", Sokolin. Dhe ne na dukej, se me te kishim zbuluar Kosoven... Por djaloshi nuk po e zbulonte veten. Nganjehere ishte kaq i vetmuar, sa te krijonte pershtypjen se deshironte te rronte me vetveten.

    Sokoli heshte, si kalaja me muret e vjeter qe kishim prane. Por une nuk heshtja dot. E pata pyetur disa here: "Mire per veten tende qe s'flet, te pakten na fol per te tjeret...

    " E pashe me sy te perlotur e ne ēast me erdhen nder mend fjalet e nje njeriu te ditur. Ai ka shkruar: "Jeta te buzeqesh edhe kur i ke syte me lot..." la permenda Sokolit keto fjale.

    Desha t'i largoja trishtimin, t'i ndizja nje shkendije shprese, se do ta shikonte Kosoven e lire e do te jetonte i lumtur ne familjen e vet. Ai e kuptoi. Buzeqeshi, me hodhi doren ne sup e nisi te flase me nje ze te dridhur, qe s'ngjante me zerin e tij.

    ........
    Dhuro shumė...e prit pak!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    .....

    -Degjo,vella, do te te tregoj per nje familje kosovare, per fatin e saj, qe eshte edhe nje plage per mua! Per familjen e Veli Krasniqit. E kemi pasur fqinj. Dy djemte e tij, Liridonin e Sadriun i pata shoke. E gjithe familja prej 8 pjesetaresh, madje edhe te vegjelit, provuan qelite serbe! Nje pjese edhe i vrane.

    Vrane bace Veline, por edhe Sadrine. Sadriu ishte i shkolluar. Mbante edhe ditar. E kam fshehur e ruajtur ditarin e tij e me te fshehurazi kalova kufirin..."Ditar?

    Ditar i nje te vrari nga serbet? Do te jete interesante, mendova..."
    Dhe ne Qast i thashe: -Sokol, do ma japesh ditarin ta lexoj?

    -Oh, me vjen keq, se te ty kam besim, por tash per tash nuk te jap asgje... Ti me kupton? Aty ka gjera te fshehta, emra njerezish, ngjarje intime. Do te te them edhe dicjca tjeter: ne ditar flitet edhe per dashurine e Sadriut me nje vajze serbe... Oh, sa s'dua t'ia kujtoj emrin.

    Ishte gjarper ajo, nuk ishte njeri...! Dhe u be varri i tij...

    Keto fjale te Sadriut, ma shtuan kureshtjen e me nxiten fantazine. Nisa te mendoja, ējfare mund te kete here ajo vajza serbe qe ai e quajti gjarper? Po Sadrine Q'e lidhte me te? Dashuria? Ndoshta, ndonje dashuri si ato qe kemi lexuar ne libra, ku gershetohen kurthet, intrigat e perfundojne ne gjak?! Isha bere i paduruar. Desha te dija ndonje gje nga kjo histori qe, siQ duket, duhet te kete qene e dhimbshme e tragjike. Po Sokoli nisi te hedhe hapat ne drejtim te shtegut te kalase. E une mbeta me shpresen se nje dite do t'i mesoja te gjitha...

    Po afronte orari i darkes. E ne do ta linim sheshin e Kalase. Ne ditet qe do te vinin do te perfshiheshim ne ethet e provimit.

    * * *

    Dhe dita e ndarjes erdhi. Nje ceremoni e thjeshte e mbarimit te matures, dhe te perqafuarat e fundit edhe me Sokolin. Me te u ndava nje mengjes te kthjellet e plot drite. Me vete mora premtimin, qe kur te takoheshim, do te kisha ne dore edhe ditarin e Sadriut.

    Pas disa muajsh, une do te vazhdoja studimet e larta ne Tirane, kurse ai, vitin e trete te Normales.
    Keshtu do te kalonin vitet. Dhe jeta qe na kish bashkuar, tani na kish ndare. Isha i interesuar te dija ku ishte Sokoli, por asgje s'kisha mesuar per te. Gjersa nje dite mesova se edhe Sokoli, pasi kish punuar per dy vjet mesues ne fshat, kish filluar e mbaruar Universitetin e Tiranes e sherbente si mesues i biologjise, ne nje nga shkollat e Fierit.

    Vetem pas shtate vjetesh do ta takoja ate. Ne kafenene me te madhe te qytetit, ne do te zinim nje tavoline, ne nje vend te qete, larg zhurmes. E pyeta per familjen. Me tha se dikush nga ata, qe kish ardhur "prej andej", e kish vene ne dijeni se edhe nenen e kishin arrestuar. "Kerkonin te dinin ku gjendesha une..."

    Pastaj fjala do te binte te ditari.
    - Ti me ke premtuar, - i thashe.
    - Po, ke te drejte. Tani eshte koha, se sic, thone: "Ka kohe per te heshtur, ka kohe per te folur". A me pret pak? Ja, ketu afer e kam shtepine. Do te te ftoja qe kafene ta pinim ne shtepi, por gruaja eshte ne pune. dhe s'kam njeri tjeter.

    A don te te jap nje sihariq? Gruan e kam nga Elbasani, bashkenxenese.
    Ty mbase s'te kujtohet, e quajne Ramije
    - Jo, s'me kujtohet, se ju ishit dy vjet me poshte
    - Nejse, te lutem, me prit pak, erdha!

    Dhe ai erdhi, me solli ate per te cilin, isha bere aq kureshtar.

    - Mire, mire, po me nje kusht: Te mos shkruash per familjen time! Ja, shkruaj per familjen e Veli
    Krasniqit. Per ate te kam treguar, shkruaj edhe per dy djemte e rritur te tij, per Sadriun dhe Liridonin.
    I premtova se ashtu do te beja. Tashti isha i bindur qe me tregimet e Sokolit dhe ditarin e Sadriut, mund te shkruaja nje novele.

    Dhe nisa te hidhja ne leter ngjarjet, faktet, personazhet...


    .......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 26-11-2011 mė 18:30
    Dhuro shumė...e prit pak!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    KREU I DYTĖ


    "E fshehta" e nje letre


    Liridoni, nje nga te tre djemte e Veli Krasniqit, shpesh do te binte ne mendime, e do te kujtonte se ē'i kish ndodhur babait. Ish nje ngjarje e papritur, e ēuditshme dhe e dhimbshme. Familja e tij, ne ate fshatin e vogel afer Prishtines, jetonte si gjithe' te tjerat. Kishin nje cope toke, dhjete koke bageti dhe konaket qe trasheguan nga gjysherit. Babai punonte aren qe nga mengjesi ne mbremje. Nena dhe dy motrat e rritura e ndihmonin Liridonin, me femijet e tjere shkonin ne shkolle dhe, si te gjithe femijet, kujdeseshin edhe per bagetite. Po ata paten edhe nje vella tjeter, Sadrine. Ai vazhdonte shkollen e Medicines, ne Prishtine. Veli Krasniqi thoshte:

    "Do te bejme si do te bejme, buke e qepe do te hame, po djalin nuk e le pa shkolle". Ai do ishte mjeku i pare ne fshatin me kater lagje, ne nje prej te cilave jetonin serbet. Ata kishin ardhur vone e, me para e dhune, qene bere pronare te tokave me pjellore.

    Ne kete fshat te banuar thuajse teresisht nga shqiptare, "te ardhurit" do te mbeteshin edhe "bumja me sahat", edhe "molla e sherit dhe e grindjeve".Vendasit, ata nuk do t'i quanin vendas, por "myslimane", "shqiptaromedhenj", qe syte i mbanin nga Shqiperia, dhe ajo ishte vendi i tyre, shteti i tyre, atje le te shkojne!

    "Ketu i thone Serbi", do te kercenonin serbet. Dhe keto kercenime do te' beheshin haptas, sidomos ndaj familjes se Krasniqeve. Ata e dinin qe bace Veliu kish luftuar kunder bandave te serbomedhenjeve, qe me trembedhjeten, e qe trumbetonin se Kosova, e nje pjese e Shqiperise, ish e tyre. Ata e dinin se gjate Luftes se Dyte Boterore, kur partizanet e Brigades V Sulmuese shkelen tokat e Kosoves, Veli Krasniqi shkoi e u bashkua me ta. Luftoi me ta ne nje llogore, gjersa edhe u plagos ne Rogove nga ēetniket.

    E, se nje vajze labe, bashke me dy te tjere, e paten shpetuar nga vdekja, duke e ngritur ne krahe. Ne ato dite partizanet shqiptare te Brigades V do te marshonin drejt Suharekes, ne Cerrnaleva, Dobranje-Lipian-Konjuh-Vuēitern, e 28 Nentorin e 1944-es, Diten e Flamurit, do ta festonin ne Prishtine.

    Veli Krasniqi, edhe ashtu i plagosur, nuk ish ndare nga Brigada. Po serbet dinin per te edhe diē tjeter, nje kusheri i se shoqes, qysh para lufte, jetonte ne Shqiperi, e hera-heres dergonte edhe ndonje leter. Nje leter e tille do te behej nje dite edhe "shkak" burgosjeje, torturash... UDB-ja e kish censuruar letren. Kur korrieri i katundit e solli ate ne shtepi, Liridoni i hodhi nje veshtrim te shpejte zarfit, vules dhe pulles postare. Po, ish nje leter e ardhur nga Shqiperia.

    Ne pulle qe stamposur fytyra e Skenderbeut...
    Ne mbremje, prane vatres, Liridoni ish duke lexuar letren, kur dy milice, shoqeruar nga nje civil do te hynin me rrembim ne shtepi. Kjo ishte krejt e papritur. Veli Krasniqi u ngrit ne kembe e u tha: "Ne kete menyre hynin ne shtepira vetem cubat..." Te shikoje si u xhindosen milicet. Ata uleriten, shane e bertiten. Dhe ishin gati ta vrisnin njeriun, qe ish treguar aq guximtar...!

    ........
    Dhuro shumė...e prit pak!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •