Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 61
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    .....
    KREU U NĖNTĖ


    Ljuba agjente?!

    "- Ē'ben keshtu, moj bije,
    ti po e kerkon vete vdekjen...
    - Une kam kohe qe kam vdekur,
    moj mami, ju nuk e dini?"


    Dikur, ne fillimet e dashurise, Sadriu do ta shoqeronte Ljuban deri afer shtepise se saj. Ne te dy anet e rruges, fqinjet, sidomos grate, e shikonin ēiftin me kureshtje dhe admirim, duke peshperitur:

    - Ku e paska gjetur vajza jone, kete djale kaq te mire?!
    - Bobo, ēfare djali! Perendia e paska qendisur me te gjitha bukurite.
    - Por edhe Ljuba jone e bukur eshte si nje yll.
    - Po ai, cili do te jete, se nuk e njohim?
    - Ndoshta ndonje djale i ardhur nga Beogradi, ose nga jashte. Dhe "flutura" jone ka kapur nektarin.

    Keto zera vinin ne veshin e Ljubas e Sadriut, qe shihnin njeri-tjetrin ne sy e doemos ndiheshin te lumtur.

    Por do te kalonin pak dite e fqinjet e Ljubas kishin mesuar se "ai djali i bukur" qenkesh nje "katundar", kosovar, nje njeri qe s'i perkiste "gjakut te tyre". Dhe fqinjet perseri do te dilnin te pragu i shtepise se tyre per te pare qiftin, por jo me per ta admiruar, ne drejtim te tij do te shfrynin perbuzjen:

    - Ē'ta kete' genjyer Ljuban?
    - Ndoshta ai trupi i tij i beshem me fytyren e bukur dhe veshtrimin engjellor?!
    - Ndoshta... ndoshta...! Se ne pyll ka edhe gjarperinj qe duken te bukur.
    - Sa keq..., vajza jone nuk e ditka ējane e ēkerkojne kosovaret?!
    - Nuk e ditka qe ata jane armiqte tane, qe nuk e duan Serbine, po Shqiperine e Madhe?

    - Kurse ajo... kuēka, na e sjellka kosovarin edhe te dera e shtepise?
    Ljuba i degjonte ne heshtje keto zera plot urrejtje, qe i ngjallnin trishtim e frike. Pastaj frika do t'i shtohej, kur poshte deres se shtepise se saj do te gjente letra anonime me fjale ofenduese e kercenimin qe vajza te ndahej sa me pare nga "dashnori i saj armik".

    Dhe frika do te behej me e madhe, kur Ljuba kuptoi se nje njeri misterioz e ndiqte ne fshehtesi, nderkohe qe edhe ne familje nisi ta ndjeje veten te huaj, ngaqe prinderit mendonin qe ajo, vajza e tyre "engjellore" kish hedhur hapat drejt humneres. Po ndonese friken qe i ngjallnin veprimet e te tjereve ajo e kapercente me mosperfillje e shpesh edhe me perbuzje, nje frike tjeter nisi t'i rrenjosej ne shpirt e ajo i dukej e paperballueshme. Ishte frika ndaj vetvetes.

    Ajo e bente te rebelohej. Ndoshta shkak ishte edhe dergimi i asaj letres, qe Ljuba i kish derguar Sadriut ne burg. Me qindra here ajo sillte nder mend frazen: "Thuaj i dashur, dhe...", qe mund te kuptohej nga hetuesit se Sadriu kish gjera te rendesishme qe duhet t'i thoshte, sepse edhe ajo ish ne dijeni per to. Dhe, po nuk foli, meritonte ndeshkimin. Keshtu, Ljuba, pa e kuptuar as vete bente fajtor Sadrine, po implikonte edhe veten.

    Dhe, duke sjelle nder mend veprimin e saj, denonte veten. Po nuk kuptonte pse nuk e prangosnin edhe ate? Ajo i kish thene edhe llices se do te deshironte te ishte ne vendin e Sadriut, se "me mire te me marrin jeten mua, sesa te me rrembejne dashurine per te". Por kjo s'i kish ndodhur. Ndoshta ngaqe ata, "specialistet e puneve te tilla", nuk donin te krijonin pershtypjen se Sadriu ish burgosur meqe dashuronte nje serbe, se dashuria ne Jugosllavi "eshte e lire per te gjithe."

    Por donin te tregonin edhe se Sadriu kishte fajet e veta si terrorist, e kjo s'kishte lidhje me Ljuban, qe e dashuronte ate ashtu siē mund te dashurojne te gjithe te rinjte, "pa dallim race e kombesie", ne nje shoqeri te lire. A nuk kishte ndodhur kjo edhe me te tjere? Sigurisht, qe po. Sado te rralla, po kane ndodhur martesa te perziera. Ne Prishtine, permendej rasti i shqiptarit, nje fare Bajramoviē, martuar me nje serbe dhe qe kish bere karriere ne organet udheheqese te Qarkut.

    Kete rast e te tjera serbet i permendnin hera-heres, siē e permendnin edhe shqiptaret, duke e trajtuar ne menyra te ndryshme.

    Ata shqiptare, sado te pakte, qe mbiemrave te tyre u vinin prapashtesen "viē", e benin kete, sepse donin qe edhe femijet e tyre me "gjak te perzier" te paraqiteshin si pjese e nje "Jugosllavie te madhe" dhe "te pandare".

    Kurse shqiptaret fanatike te tradites, ndryshimin e emrave do ta shihnin me perbuzje e do te thoshin se "ne ēdo vend e ne ēdo kohe, ka edhe atdhetare edhe tradhtare". Dhe shtonin se "keta serbofile" nuk jane tanet, ata kane tradhtuar ēdo gje qe eshte shqiptare; edhe gjakun, edhe emrat e tyre. Megjithate, ata nuk i trazonte njeri, sepse punonin me zell e ecnin ne "rrugen e Titos".

    Ne kete mjedis urrejtjeje kish lindur dashuria e Ljubas per Sadrine. Por, kush e ēoi te dashurin e saj ne qelite vrasese? Dhe kush e tradhtoi ate? Te thuash se kete e beri Ljuba ngaqe ishte serbe e keshtu i sherbente atdheut te saj, kjo s'mund te besohet. Ljuba e donte marrezisht Sadrine dhe per kete ishte gati ta braktiste vendlindjen, siē shkruhet edhe ne ditarin e saj.

    "Ne duhet te arratisemi", - kish thene ajo, por Sadriu nuk ishte pajtuar me kete mendim. Gjithashtu, Ljuba, here haptazi e here terthorazi, shprehte pakenaqesi kur ndeshej me urrejtjen, arrestimet e burgimet nga ana e serbeve per shqiptaret. "Ne nuk jemi te lire as te dashurojme, ne jemi te lire vetem te vdesim!" - i thoshte ajo Sadriut.

    Dhe kete e bente jo per ta provokuar e futur ne gracke, por per t'i thene te verteten e hidhur qe jetonte. Ajo kurrsesi nuk ishte e as u be agjente e UDB-se. Per spiunet Ljuba kishte urrejtje, qe e ka shprehur edhe ne nje nga poezite e saj. Megjithate, ajo shpesh mendonte, se do te ishte koha, ajo qe do te zbuste urrejtjen midis njerezve.

    Por ne ēdo vit qe kalonte, shikonte terbimin e urrejtjes qe rritej e qe i merrte frymen. Mbartesit e kesaj urrejtjeje krenoheshin, se me kete arme, ne fillim do t'i vrisnin shpirterisht ata qe nuk i donin, dhe me vone edhe do t'i zhduknin nga toka qe e quanin "Kosova Serbe", pa marre parasysh se cilet ishin ata, nga ata qe mund te konsideroheshin si "tanet" dhe te tjeret qe s'ishin "tanet".

    Por, per Ljuban, kjo ndarje, sado qe ngrihej si nje keshtjelle, mund te rrezohej e therrmohej perballe nje dashurie te forte e te sinqerte. Ne pyllin e urrejtjes, mendonte Ljuba, do te lindnin patjeter filizat e dashurise. Por, kur do te ndodhte kjo? Kete ajo nuk kish arritur ta kuptonte. Dhe keshtu, ajo mbeti per te tjeret, nje enderrimtare.

    .....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    .....

    ....

    Nje vajze e bukur, qe jeten e deshte si veten, te mire e te bukur. Kur iu permbys endrra e saj, per te do te permbysej gjithcka. Dhe ne gjithgka, Ljuba fuste para se gjithash, dashurine me Sadrine. Ajo do te kujtonte shpesh ato fjalet e se emes, e cila permes dhimbjes, kish kuptuar fundin e se bijes, e ne shenje proteste e deshperimi e kish pyetur:

    "Ēfare ben keshtu, moj bije, ti po e kerkon vete vdekjen..." Dhe Ljuba, qe kish mesuar ēfare i kish ndodhur Sadriut, do te pergjigjej: "Une e vdekur jam, moj mami, dhe ju akoma nuk e dini?..."

    Nje vajze e vendosur ne dashurine e saj, qe e vleresonte dashurine si jeten, natyrisht nuk mund te behej ne menyre te vetedijshme, tradhtare e kesaj dashurie, agjente e UDB-se.

    Ljuba rreshqiti ne ujera te keqija thjesht se desh te mbronte Sadrine. Ajo ishte nje vajze e zgjuar, qe ndonese kish marre nje vendim te veshtire ne nje vend te gabuar e ne nje kohe te gabuar, ish e vendosur te perballohej me ēdo pasoje...

    Po atehere, si shpjegohet qe nje vajze e zgjuar si ajo, te tregohej aq naive saqe te shkruante nje leter qe rrezikonte jeten e atij qe e donte aq shume? Thone qe dashuria pa kufi fsheh brenda edhe mendjelehtesine edhe marrezine e moshes se re.

    Dhe Ljuba ne nje ēast, pikerisht nga dashuria e papermbajtur per Sadrine, u tregua mendjelehte... Ajo s'mund te jetonte dot pa Sadrine dhe kerkonte nje rruge qe ta shpetonte ate dhe dashurine e saj. Dhe beri ate, qe s'duhet te bente, me shtytjen e Ilices, shoqes se saj.

    Paēka se fati i Sadriut ishte paracaktuar. Ai s'do ta shikonte me driten e diellit, nen qiellin e Prishtines, qe gjithnje e mbulonin rete e zeza. Dhe letra e Ljubas, siē nuk do t'ia shpetonte jeten Sadriut, as edhe s'do t'ia merrte.

    Megjithate, ai diti te qendronte burrerisht edhe perpara vdekjes.
    Ajo qe kish ndodhur edhe me te rinj te tjere kosovare, qe dyshoheshin, burgoseshin, torturoheshin e vdisnin ne qeli, ose pushkatoheshin, do te ndodhte edhe me Sadrine.
    Siē edhe ndodhi. Dhe Ljuba e jetoi kete edhe si nje vdekje te saj.

    Ajo u ēmend... e perfundoi ne vetevrasje.

    Ishte dimer i vitit 1958, nje dimer i eger, i papare. Dhe njerezit prisnin me ankth te vinte pranvera.
    Por pranvera me sa dukej ishte larg, shume larg...
    Kete pranvere te shumepritur nuk do ta jetonte as Ljuba e as Sadriu.

    .....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    .....
    KREU I DHJETĖ


    "Kaēaku" i Maleve


    "...Unė kam njė familje
    mė tė madhe
    se familjen time,
    kam Kosovėn"


    Pese dite me vone, ne zyrat e UDB-se sillnin te lidhur nje burre rreth te dyzetave. Ai kishte nje trup te larte e te lidhur mire. Me syte geshtenje e me floket e paqethura qe gati i mbulonin veshet, ai ecte i qete duke shikuar me nje nenqeshje ironike ata qe e shoqeronin. Ky ishte Ismet Bardhi, nje nga kusherinjte e Veli Krasniqit.

    Fakti qe vete shefi i UDB-se dhe njeriu i ardhur nga Beogradi po merreshin personalisht me Ismet Bardhin, tregonte qartas per rendesine qe i jepnin organet e zbulimit jugosllav takimit me te. I pari qe e mori fjalen ish i ardhuri nga Beogradi, i cili kish nje kostum gri veror dhe mbante ne goje nje llulle.

    - E kupton fajin qe ke bere? Ke vrare nje njeri dhe perse, sepse desh te te rrembente motren, ne fakt te martohej me te... E kupton krimin? Fol!
    - Une atij te poshteri nuk ia jepja motren, sikur te varem ne shesh te Prishtines..., ai u ka sherbyer gjermaneve edhe ustasheve..., ka nje mur, qe na ndan ne...
    - Dhe ti e vrave? Por a e di, se ligjet tona vrasjen e denojne me varje?
    - Ta thashe zotni..., per nderin e jap jeten!
    - Ejep jeten?
    - Po mbreme ishe duke na vrare milicet? Perse s'deshe te dorezoheshe?
    - Ata me drejtuan pushket... dhe une pushken, prandaj e kisha per te mbrojtur veten, zotni...!
    - Kush pergjigjet per te dy milicet e plagosur?
    - Une pergjigjem..., ju me kapet me pabesi..., se ndryshe fisheke kisha boll, - tha i arrestuari, qe pa e kuptuar as vete ndjente se si i shperthente urrejtja duke menduar nga ēasti ne ēast se do te ishte mire t'u hidhej ne fyt te dy burrave qe e pyesnin, pastaj te behej ē'te behej!

    - Po pushken ku e ke gjetur?
    - Ju e kuptoni, ajo ishte pushke gjermane... Gjermaneve ua kam rrembyer, ne lufte..., ku ta kem gjetur valle, ne Gjermani? Une nuk e di ku bie Gjermania!
    - Shiko, shiko, ti qenke brisk nga goja. Leri fjalet po na trego perse s'e ke dorezuar pushken? Kjo perben nje shkelje te ligjit, - tha i derguari nga Beogradi, duke ngritur gishtin tregues lart.
    - Edhe per kete jam gati te pergjigjem, si eshte bere ketu, vetem pushkes mund t'i besosh.

    - Si thate? Neve nuk mund te na besoni?... Edhe ne jemi shoket e tu, edhe ne kemi marre pjese ne luften antifashiste, edhe ne kemi luftuar me gjermanet,
    - vershoi me nje lume fjalesh, kesaj radhe si per t'i ardhur ne ndihme kolegut, nenkolonel Ēedo Topalloviēit.

    Ismet Bardhi nuk u pergjigj. Ai rrinte i heshtur me veshtrimin nga nje harte e madhe e Jugosllavise, ne te cilen kufijte e Shqiperise ishin ndare me nje vije te kuqe si nje trendafil.

    - Ne jemi gati te t'i falim te gjitha ty, - theu heshtjen nenkolonel Ēedoja, - madje te te sigurojme nje jete te mire, me te ardhura shume te mira... qe te mos kesh nevoje as ne pleqeri. E kupton? Nje here te vjen zogu ne dore, pastaj te fluturon pergjithmone..., prandaj duhet te dish si ta mbash.

    Ismet Bardhi perseri nuk u pergjigj, me qendrimin e tij te heshtur, te perqendruar here ne nje pike dhe here ne nje pike tjeter, ai diē bluante ne koke.
    Ndoshta mendonte per jeten e tij, per ate liri qe ai ndiente ne gjirin e natyres si "kaēak mali", ndoshta mendonte se si do te shpetonte nga zyra me ato dritare e dyer te veshura me rrjeta te hekurta, e nga njerezit qe paraqiteshin si qengja, megjithese ishin gjarperinj te helmatisur, ndoshta mendonte per ate qe mendon gdo i burgosur, si ai qe shikonte permes hekurave te dritareve vetem nje cope qielli te ndare ne dhjetera pjese, ndoshta kushedi...

    - Fol Ismet Bardhi, ne te duam te miren, ne na dhimbsen femijet e tu qe i ke lene rrugeve... u bene dy yjet qe ata bredhin e lypin! - Foli me nje ton te ulet, sikur te donte te tregonte keqardhje, i derguari nga Beogradi.

    - Ē'te flas,... une nuk e kuptoj, ē'kerkoni?
    - Po ja..., te te dergojme me mision sekret matane kufirit... ne do te hapim fjale sikur u arratise dhe ke kerkuar strehim politik atje... Kush nuk do ta besonte nje gje te tille? Ti ke vrare nje njeri, ke plagosur dy milice... Ke qene per dy vjet maleve dhe me te gjitha thirrjet e qeverise sone, nuk je dorezuar.

    - Detyra jote atje eshte shume e thjeshte, - nderhyri shefi i UDB-se.
    - Per ku e keni fjalen, nenkolonel? - shqyrtoi bute Ismet Bardhi.
    - Per ne Shqiperi.
    - Per ne Shqiperi?... Jo, kjo s'mund te behet! Si eshte e mundur.

    Dhe pasi mendoi se e kishte te veshtire te shpetonte nga duart e UDB-se pa ndonje dredhi, duke ngritur supet e me nje shprehje pasigurie ai tha:
    - Me duket se nuk e keni gjetur njeriun e pershtatshem. Per pune te atille qe kerkoni ju, duhet njeri i guximshem, qe ashtu sic thone shqiptaret, pasi te jape fjalen e nderit, te mos pyese me per jeten e tij e, une..., une nuk jam aq i zoti.

    Me kot u munduan ata ta bindnin Ismetin. Ai nuk pranoi dhe pergjigjja e tij ishte e njejte: "Nuk mundem, s'jam i zoti..., kam femije une dhe s'mund t'i le jetime. Jo, jo, nuk mundem, me mire me vrisni sesa...".

    Kaloi nje jave. Dite per dite e nate per nate per ore te tera u moren funksionaret e UDB-se me Ismet Bardhin. Ata benin plane pas planesh per ta futur ate ne gracke, kurse Ismeti mendonte si do te dilte me nder nga gracka. I kish lindur nje ide.

    E mendonte veten ne rrugen per ne Shqiperi duke luftuar me disa dhjetera milice e ushtare, pastaj ne Tirane para gazetareve, duke denoncuar planet e UDB-se. Koka i ziente nga mendimet. Ē'te bente? Ne deren e qelise u degjua perseri e trokitura. Ne zyren e shefit te UDB-se ate e moren ne pyetje per te fundit here.
    Te dy zyrtaret e UDB-se e shikonin Ismet Bardhin me nje menyre te atille sikur do t'i peshonin ēdo fjale. Ismeti fliste, por here pas here mendohej. Perse mendonte ai? Mos valle, per vdekjen qe i rrinte prane? Apo per gruan dhe dy djemte qe do te tmerroheshin, kur te mesonin lajmin: "Ja edhe Ismetin na e vrane...!".

    Jo, ai mendonte per diēka tjeter. I ishte paraqitur nje rast i favorshem, perse te mos i ngaterronte planet e UDB-se, perse te mos pranonte se ishte gati te permbushte ēdo detyre te tyre dhe, nga ana tjeter, te bente ēmos qe me ne fund, duke terhequr edhe familjen ne Shqiperi te nxirrte ne shesh te fshehtat e UDB-se per Shqiperine? I shkelqyen syte nga nje gaz i brendshem, fytyra e parruar u gjallerua dhe ne buze mbiu buzeqeshja. Dhe kur e pa keshtu, nenkolonel Ēedoja e pyeti:

    - Eh, si thua?
    - Po ja, si te them..., mbas nje kohe, a do te me kthehet liria? Te them te drejten nenkolonel... m'u veshtiros jeta prej qeni ne male, ne qofte se me jepni disa premtime..., une si te them...Te dy burrat u ngriten menjehere nga kolltuqet dhe qeshen me te madhe:
    - Ha-ha-ha! Te marrte e mira te marrte"... Po ne do te premtojme, patjeter qe do te premtojme e te sigurojme jeten tende dhe te femijeve, - tha i derguari
    nga Beogradi.

    Ismet Bardhi u vrenjt, syte e tij u erresuan: "Do te te sigurojme jeten tende dhe te femijeve! Mos kane nder mend te me terheqin femijet nga fshati..., per te qene te sigurt per besnikerine time? Ah, horrat, i paskan bere planet mire..."

    - Ē'te gjeti keshtu, perse u vrenjte? - e pyeti Ēedoja, duke i rrahur lehte shpatullat.
    - Ē'te kem tjeter nenkolonel, kam frike per dicka.
    - Per ēfare?
    - Po ja, a do te me besojne shqiptaret mua, se mos shkoj si qeni ne vreshte...
    - Per kete kemi kohe te mendohemi... pa te pergatitur mire nuk te ēon njeri ne Shqiperi dhe kjo do nja dy-tre muaj pune..., kuptove?

    - Si te urdheroni, - tha Ismeti, me njefare nenshtrimi, saqe te derguarit e Beogradit, domosdo i beri pershtypje te mire. "Ja, e gjetem njeriun qe kerkonim prej kohe, dhe shefi i grupit ne Beograd do te gezohet, - mendoi ai... - Por veē ama, duhet pergatitur mire dhe gjate kohes qe do ta stervitim ne kursin special duhet vendosur mbi te kontroll i vazhdueshem. Po, po, kontroll, vigjilence, sepse s'dihet".

    Keto mendime i vershonin ne koke te derguarit nga Beogradi dhe i dukej sikur ia peshonte te veshi edhe Ēedo Topalloviēit e sikur i thosh: "Ki mendjen, mos beso te fjalet e tij, Ēdo gje nenshtroja proves, a me degjon? Proves. Vure ne prove ate, ne prove te veshtire dhe kur te kemi formuar bindjen se eshte bere plotesisht i yni, atehere, atehere duhet derguar me mision".
    .........
    Dhuro shumė...e prit pak!

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    .....
    Te nesermen, Ismet Bardhit i moren shenjat e gishterinjve. Ai nenshkroi edhe nje deklarate sipas te ciles, vihej ne sherbim te organeve te UDB-se. Ne Shqiperi, kur ta pyesnin: "Si te quajne?" ai qete do te pergjigjej: "Ismet Bardhi". Ndersa ne dosjen sekrete te UDB-se ai figuronte me numrin 231.

    Filluan mesimet. Nja dhjete kilometra ne juglindje te Prishtines, rreze nje kodre te pyllezuar gjendej vendi ku pergatiteshin grupi i ri i agjenteve, i cili do te dergohej ne Shqiperi nga ana e Dibres. Mesimet ishin te veshtira dhe perfshinin shifra, topografi, perdorim te armeve te thjeshta, te thikes, stervitje ne sambo e mundje te tjera.

    Por mesimi kryesor ishte mesimi politik. Dy here ne dite u flitej atyre per urrejtjen qe duhet te ushqenin ndaj Qeverise se Tiranes, e cila ish "kunder bashkimit dhe vellazerimit te popujve te Ballkanit dhe sabotonte ēdo perpjekje ne dobi te ketij qellimi". "Qeveria e Tiranes, - perseriste shpesh ne leksionet e tij majori Bllaēko, -nuk deshironte qe kosovaret, shqiptaret e jugosllavet te bashkepunonin e te jetonin se bashku dhe se puna e ketyre si agjente, ne kete drejtim synonte".

    Agjentet ishin vetem tre dhe per stervitjen e tyre merreshin dy veta: Majori Bllaēko dhe togeri Stoiniē. E verteta ish se per ta interesohej gati gdo dite Komiteti, per pergatitjen e agjenteve me qender ne Beograd dhe nje nenkomitet ne Prishtine, qe e udhehiqte shefi i UDB-se, nenkolonel Topalloviēi.

    Ismet Bardhi u ambientua shpejt me jeten e re dhe punonte me zell qe te pervetesonte sa me mire programin e kursit. "Te gjitha keto do te me duhen", - mendonte. Me trupin e tij te larte e zerin burreror, me veshtrimin e tij te zgjuar e buzeqeshjen e filter ai dallohej midis te tjereve. Dhe ata, shoket e tij, kriminele e milice e donin per trimerine dhe per ate qe i mbante gojehapur kur niste te tregonte anekdota per jeten e pashallareve dhe goxhabasheve te Kosoves.

    Ne fjalen e tij ndihej nje humor i holle prej malesori. Se bashku me ata njerez qe e njihnin njeri-tjetrin vetem me numer, qeshte edhe major Bllaēko, dhe e qeshura e tij si guak-guakja e bretkoses degjohej mbas mbarimit te ēdo fraze. Njeriu qe e therrisnin 231 u kish hyre ne zemer. Besimi per te ish rritur. Tre muaj kaluan me stervitje te lodhshme. Ismet Bardhi, here pas here u fliste shokeve per miresine qe i kish bere qeveria jugosllave.

    "Ē'kam qene une? Nje njeri i poshter, nje vrases..., nje lecke pa vlere. Jetoja ne male dhe perse? As vete s'e dija. Mire thone: "Po jetove midis dhive, dhi do te behesh!" dhe une u bera dhi, por dhi e eger ama. Krimet m'i falen, m'i falen, e kujt? Mua, qe duhej te isha varrosur prej kohe. Ja pra, pse jam gati t'i sherbej kesaj qeverie, dhe une do t'i sherbej sikur te le koken, ashtu siē do te sherbeni edhe juve, apo jo shoke?" - perfundoi Ismeti.

    Te tjeret qe e degjuan tundnin koken ne shenje aprovimi. Sipas programit te kursit, nje pjese e mesimeve zhvillohesh naten, ne pyllin e erret, kur edhe diten rralle depertonte ndonje rreze drite, kurse fytyren e zbehte te henes askush s'e shikonte. Ismeti do te ishte i pari qe permbushte me sukses detyrat e dhena. Trupi i tij i forte e i kalitur ne shkrepat e maleve neper shpellat e grykat, naten dhe diten, ne bore e shi, ish mesuar t'i rezistonte ēdo veshtiresie.

    Kur dikush nga Beogradi ose Prishtina pyeste cili dallohet midis agjenteve, majori Bllaēko pergjigjej: "Dyqind e tridhjete e njeshi". Nje nate ndaj te gdhire, kur agjentet po ktheheshin ne bazen e tyre, te lodhur saqe mezi hidhnin kembet e syte iu mbylleshin, njeri nga agjentet, nje djale i ri, iu afrua Ismetit:

    - Dyqind e tridhjete e njeshi... na more ne qafe...!
    - Perse?
    - Sepse ti u ngjitesh maleve si dhi e eger dhe pershkon pyllin si gjarper, por ne nuk te ndjekim dot.
    - Degjo, more djale, - i tha Ismeti, duke i rrahur krahet, - sa me veshtire ta kemi tashti, aq me te lehte do ta kemi neser.
    - Nje fjale goje eshte kjo...!
    - Po, po, nje fjale goje qe ka te beje me jeten.
    - Po ne s'ka perse ta rrezikojme jeten tani, neser eshte pune tjeter. Ismeti buzeqeshi me "naivitetin" e djaloshit.

    - Degjo mua, degjo! - i tha ai. - Mos harro se puna jone e sotme eshte kaq e lidhur me punen tone te neserme, saqe eshte e veshtire t'i ndash me sepate.
    Pastaj, ē’humbim ne? Keshtu kalitemi e behemi me te zote per detyren delikate qe do te na ngarkohet dhe nuk duhet harruar e ardhmja, ajo qe na pret. Si do te
    jete kjo? Kete e ka ne dore ēdonjeri prej nesh. Veē duhet rrenjosur ne shpirt urrejtja, urrejtja per ata te Tiranes, e kupton?

    Tashti, marrsh perpara djalosh, se na pret gjella e ngrohte dhe do te kemi disa dite pushim! Ty ndoshta ta ka enda te takohesh me ndonje bukuroshe, e? Tashti eshte akoma shpejt. Detyra, detyra para se gjithash! Kjo bisede e dyqind e tridhjete e njeshit u kish vajtur ne vesh atyre... ne Prishtine. Por ne zemren e Ismet Bardhit, ishin shtuar shqetesimet.

    E kish marre malli shume per gruan e, sidomos, per femijet, per te dy djemte e tij. Ku ishin, si jetonin? Ja, per kete s'dinte asgje. I kish thene majorit Bllaēko se ndoshta nuk do te perbente ndonje shkelje te sekretit, sikur te takohej qofte edhe ilegalisht nje here, vetem nje here me familjen. E, ne keto ēaste, kish menduar t'ia thoshte te shoqes, se duhej te shkonte tek i ati i saj, te fshihej e te ikte ne Shqiperi.

    Por majori ia kishte prere shkurt: "Nuk ben as per ty, as per ne! Nje dite ti ke per te jetuar pergjithmone me familjen e ku pa, ne vendin me te bukur". Ismeti i ishte pergjigjur me nje: "Si te jete me mire major, si te jete me mire..." - dhe ish larguar.
    Se ėfare kish ndodhur me familjen e tij, Ismet Bardhi nuk dinte asgje. Vetem shefi i UDB-se se Prishtines ne nje fletore te posaēme nen emrin: "Ismet Bardhi" kish shkruar ato dite keto fjale:

    "Familjen e agjentit tone 231, ose Ismet Bardhi e terhoqem nga katundi A... dhe e vendosem ne kampin e punes se krahines L... Ajo perbehet prej tre vetash: E shoqja, tridhjete vjeēe, dhe dy djemte, i pari, Shabani, dymbedhjete vjeē; i dyti, Qerimi, nente vjeq. Diten e arrestimit dhe te shpernguljes se familjes perhapem lajmin se I. B. pasi plagosi dy milice kaperceu kufirin dhe tashti gjendet ne Shqiperi. Kete lajm e botoi edhe gazeta "Politika" dhe e transmetoi edhe Radio "Prishtina" te shoqeruar me nje koment: "Mbi perpjekjet e shqiptareve per te nxitur arratisjen e kosovareve per ne Shqiperi".

    Me poshte, theniet e shefit te UDB-se vazhdonin: "...Dje duke u gdhire e diel, aty nga ora 02:00 u deportua ne token shqiptare, sektori i Dibres, agjenti yne me numer 231. Ai eshte caktuar pergjegjes i treshes. Ne te bejne pjese djem te shkathet e te pergatitur mire, si 111-ta e 54-ra. Kalimi i kufirit u be pa asnje incident. Treshja eshte pajisur, perveē te tjerash, edhe me nje radio transmetuese, e cila duhet te groposet ne nje vend te sigurt, matane kufirit, ne kodrat e Prushit. Te presim lajmin e sakte te marten, ata do te bejne transmetimin e pare...". Dhe perseri me poshte shefi shkruan:

    "Asnje lajm s'morem nga dyqind e tridhjete e njeshi! Kaluan dy te marta, asnje lajm, asnje. Te jete zhdukur pa lene gjurme?! E pamundur!" Te marten e peste, shefi i UDB-se shkruan:

    "Sot degjuam sinjalet e dyqind e tridhjete e njeshit... U hodhen perpjete nga gezimi kur ja, ē'na transmetonte ai:

    "Degjo mor shefi ndyre i UDB-se, degjoni edhe ju zoterinj te tjere...! Ne shqiptaret nuk e shesim nderin per pare, e as per te shpetuar Iekuren! S'na paskeni njohur fare. Si mund te luftojme ne kunder vllezerve tane? Do te vije nje dite qe ju do t'i paguani te gjitha ato qe keni bere. Kam besim se do te kthehem se shpejti per t'ia u perplasur ne fytyre mesimet tuaja! Ky do te jete nje sherbim i mire, apo jo?
    Ismet Bardhi"

    ..........
    Dhuro shumė...e prit pak!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....
    Ne fillim nuk e besuam, ndoshta ish ndonje gracke, por jo, verifikimi i perdorimit te gishterinjve te tij e zhduku dyshimin:

    Ismet Bardhi na kish tradhtuar. Disfate e turpshme.

    Njoftova me urgjence qendren, por ata, duke qene ne ndjekje, i kishin kapur me pare sinjalet e dyqind e tridhjete e njeshit. Si pergjigje me thane me ironi:
    "Ē'kish ndodhur me Ismet Bardhin?" Disa metra perpara se te kalonin kufirin, ai i kish ēarmatosur te dy shoket e tij diversante. U kish thene prere:

    - Tani, shkoni ne shtepi, ose... dilni kaqak maleve...! Serbeve nuk duhet t'u sherbeni, se u preu e zeza.
    - Keshtu do te bejme, si thua ti vella... Ne nga halli... hyme ne kete thes...
    - Shikoni hallin e Kosoves, jo hallin tuaj...!
    Dhe kish marre rrugen e kthimit. Duke u futur ne nje pyll, pati kohe te qlodhej pak e te mendonte per vendimin qe kish marre.... Po ajo deklarata me firmen e tij, qe kish lene ne zyrat e UDB-se, i dukej si nje thike ne zemer. Ē'do te mendonin te tjeret per te? Se ish bere sherbetor i UDB-se? Se e kish shitur Kosoven dhe Shqiperine te serbi? Jo, jo. Do te bente te pamunduren, qe Ismet Bardhi te paraqitej siē eshte ne te vertete. Dhe ne ēast, kish montuar radion e i kish derguar Shefit te UDB-se, radiogramin e fundit:

    "Gjakesor, do te shihemi ne Prishtine...!"


    Naten ne pyll, perseri do te binte ne mendime: "A do ta plotesoj si duhet detyren? Ah, sikur te kisha jo dy, por dy mije duar, qe te mbaja jo nje, por nje mije automatike, te korrja, te korrja sa me shume prej tyre... Sidoqofte, Kosova eshte e madhe. Ajo ka shume si une, qe kane grumbulluar urrejtjen per ata qe duan ta varrosin se gjalli popullin tone... Dhe dita e lirise do te vije patjeter".

    Do te kalonin vetem pese dite e pese net.

    Ne nje nate te erret, pa yje e pa hene, Prishtina do te zgjohej e tmerruar. Nje shperthim i fuqishem kish rrezuar gati pertoke te gjitha zyrat e nje stacioni milicie. Te nesermen do te merrej vesh se ē’kish ndodhur:

    "Nje akt sabotazhi, qe e kane kryer diversante te ardhur nga Shqiperia, me bashkepunetoret e tyre, ketu..." Keto njoftime do t'i jepte edhe Radio "Prishtina".
    Askujt s'i shkonte nder mend se autori i kesaj pune, kish qene "agjenti" i tyre, ai qe mbante numrin 231 -Ismet Bardhi.

    I padukshem, si nje hije, ai do te gjendej, po asaj nate ne Bjeshke.

    Ketu, ai i kish perhapur fjale se hedhja ne ere e stacionit te milicise serbe ishte ne kujtim te kusheririt te tij, Sadri Krasniqit, qe ishte torturuar e vrare ne qelite e saj dhe te qindra te rinjve te tjere kosovare, masakruar nga milicia dhe UDB-ja serbe.

    Ne ditet e tjera, "kaēaku i maleve" do te zbriste edhe ne katundet, ku kishte bazat e tij.

    Me automatikun ne dore, udhe me udhe, Ismet Bardhi kish vendosur te hakmerrej e te derdhte gjakun per Kosoven...

    Dimri numeronte ditet e tij te fundit. Qielli, me rete e zeza ulur mbi oxhaqet e shtepive, derdhte mbi toke shiun e rrembyer. Natyra, ajo qenkesh si njeriu: Here i ngrysur, i qete a i rrembyer, here qesh e here qan. Po njerezit e fshatit prisnin edhe nje dimer tjeter, me te eger, me ēnjerezor. Ai te struk, te ben te mbyllesh ne shtepi, te mos mendosh per arat, bagetine e pemet.

    Te mendosh vetem per vdekjen! Ky ish dimri serb, qe mbillte kudo furtunen e leshonte shiun e gjakut... Po djemte e Kosoves nuk thyheshin.
    Mendonin per jeten. Mendonin per shoket, qe me gjak kishin ēelur rruget per tek e nesermja. Ajo nuk do t'i ngjante te sotmes. Se ditet me diell nuk vijne vetem nga qielli, por edhe nga idealet e pastra, nga guximi dhe trimeria. Dhe kjo nuk u mungonte. Per te mendonin e enderronin edhe perpara te vrareve.

    Betoheshin...!

    Kur Liridoni do t'u tregonte shokeve te tij ne fshat, se ē’kish ndodhur me Sadrine, te tjereve do t'u leshonin syte zjarre. Po kufomen, pse ia zhduken? Do te thoshin: "Per te mbuluar krimin?" Eh, nese mbulohet dielli me shoshe, me fjale mund te mbulohen edhe krimet serbe.

    Edhe bace Veliu do te degjonte per te birin, i kerrusur e i perlotur, se i dhembte shpirti per te. Po do te ngrinte koken lart e do te thoshte: Ka djem Kosova, ka... Ata s'kane humbur... Dhe do te numeronte, midis tyre, edhe bijte e tij, Liridonin e Shpresmirin, qe ishin te rritur, per pushke.

    Me gjithe te keqijat qe i rendonin mbi shpine, ai mbahej. Edhe pse i ka kaluar te gjashtedhjetat, mbahet si ai peshkatari me varken e tij, ne nje det te trazuar. Po, e dinte se do te vinte ajo qe pritej. Serbet ia kishin regjistruar te gjitha:

    Qendrimin e te birit ne burg dhe fjalet e tij: "Jam shqiptar e si shqiptar do te vdes. Keta nuk jane njerez! Keshtu s'jetohet". Dhe me ne fund, martesen e se bijes dhe percjelijen e saj te burri me flamur...


    Po edhe vete "shqiptaromadhi" me emrin Veli Krasniqi, siē figuronte ai ne listat e UDB-se, bente "propaganda" kunder serbeve. Dhe kete, si mund t'ia falnin? E dinte bace Veliu se nje dite do perfundonte edhe jeta e tij. Dhe atehere, njerezit mund te thoshin: "Sa keq, ishte njeri i mire!" Po mund te thoshin edhe ndryshe: "Vdekja e kish shpetuar nga kthetrat e roberise, se roberia eshte me e rende nga vdekja!"

    Lajmet qe perhapeshin atehere, ishin te tmerrshme. Ato ia turbullonin mendjen e plagosnin zemren e bace Veliut. Thuhej se ne fshatrat shqiptare qarkullonin naten civile te armatosur. Ata hynin ne shtepi e rrembenin djemte. Pastaj thuhej se "jane zhdukur".

    Kjo kish ndodhur ne fshatrat fqinje, ne Selishte e ne Grigje. Po kjo do te ndodhte edhe ne fshatin e tij. Dy net me pare... Kish kaluar mesnata e familja e Estref Berberit, si te tjerat, bente gjumin e rende, pas nje lodhjeje derrmuese, shkaktuar nga punet e dites. Pese civile te armatosur, kishin shqyer deren e ishin gjendur ne dhomat e njerezve qe flinin. Ata nuk thane se cilet ishin e nga vinin. Veē kerkonin djemte.

    - Ku jane ata? Hajt se, do te vini me ne, perpara! -Pese gryka automatiku do te drejtoheshin ne kokat e tyre. Pastaj i lidhen e keshtu kapercyen pragun e shtepise. Bace Estrefi u ish hedhur ne gryke "te panjohurve".

    E shoqja ulerinte e femijet e vegjel qanin, por ē’mund te benin me tej? Gjer tutje, ne mbarim te oborrit do te degjoheshin sharjet, ulerimat, mallkimet. Se aty nje makine pa targa, ne ngjyre jeshile, dhe nje tjeter ne ngjyre te zeze, do te ndiznin menjehere motoret, e, bashke me djemte, do te ēanin erresiren.

    Te nesermen, i gjori plak s'dinte ku t'i kerkonte te tre djemte e tij.

    .......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ...
    Te gjitha dyert e milicise dhe te UDB-se qendronin para tij te mbyllura. Po edhe nese ndonjera prej tyre do te hapej, do te hapej vetem sa per t'i dhene lajmin: "Djemte do t'ua kene vrare hasmit.

    Shikoni, se i gjeni ne pyll!" Ose do te paraqitnin nje variant tjeter:

    "Kerkoni djemte? Pse nuk e dini? Ata te poshterit kane shkuar ne Shqiperi. Shkoni se atje do t'i gjeni". I gjori plak, shkonte ndermend ato ēka degjonte e do t'u pergjigjej:

    - Zoteri, po ne s'kemi hasmeri me askend. Pastaj, gjakesia ne fshatin tone, si ne gjithe fshatrat e tjere shqiptare, eshte falur, qe gjate luftes... Ndersa ne Shqiperi, jam i bindur, se atje nuk kane shkuar... - Po do te degjonte pergjigjen e prere:

    - Shporru, se do te shtie! - Kete ngjarje e mori vesh gjithe fshati. E kish marre vesh edhe bace Veliu.

    - Si?
    Serbet kerkojne te ngjallin gjakmarrjen, se duan perēarjen tone?! - kish thene i nervozuar. - Por kete nuk do ta arrijne kurre! Ne e dime kush na i rremben djemte... UDB-ja, milicia serbe, ne e dime...

    - Keto fjale, bace Veliu i kish thene me ze te larte, ne sy te te gjitheve... Po UDB-ja kudo kishte syte dhe veshet e saj...

    Te nesermen dy djemte e rritur te baces, Liridoni dhe Shpresmiri, do te arrestoheshin, teksa punonin ne are.

    Ndersa per Veli Krasniqin po thureshin plane te tjera. Ate, prej kohesh e kishin ēregjistruar nga lista e te gjalleve dhe e kishin regjistruar ne "shtepine e te vdekurve".
    Veē per kete pritej dita. Dhe dita erdhi. Kish kaluar vetem nje muaj, kur Veli Krasniqi u pati thene fshatareve:

    "Ata na i vrasin djemte, ata kositin barin e njome. - Dhe kish shfryre: - Jane te forte? Po te forte, e te medhenj na duken, se ne rrime ne gjunje... Le te ngrihemi!"

    Dhe ja, nje mengjes heret, kur kulloste bagetine, ne Bjeshke, njerez te armatosur i ngriten pusi dhe e vrane.

    Ish pranvere. Livadheve, aty-ketu, degjoheshin kemboret e dhenve dhe blegerima e qengjave. Nen nje qiell te vrenjtur, bari i njomur nga vesa, do te njomej edhe nga gjaku i tij. Barinjte, qe kishin degjuar krismat e armeve, menjehere iu gjenden prane. Deshen ta ngrinin, ta ēonin ne fshat, por milicet nuk i lane.

    - Ai ka vrare veten... Ai eshte tradhtar, - thane. -Dhe per tradhtine meriton nje denim me te rende. Te rrije ketu, le ta hane egersirat!

    Po barinjte nuk mund ta linin ashtu si thoshin serbet. Ata i ngriten nje varr, e rrethuan me lule. Te koka i mbollen nje shelg. Pastaj i vune edhe nje pllake guri te bardhe, mbi te cilen shkruan:

    "Ketu dergjet nje memedhetar - Bace Veliu".

    Dhe varri i tij, ne Bjeshke, gjendet edhe kesaj dite, ndersa biri i tij, Sadriu, mbeti nje luftetar pa varr, po me nje emer te gjalle, qe kujtohet e nderohet.

    Se historia, me faqet e saj te pergjakura, me arrestime, burgosje, vrasje e shperngulje me dhune te shqiptareve, do te kishte edhe faqe te tjera. Ato te demonstratave me thirrjet: "Liri-Pavaresi-Dinjitet". Ato te rezistences, me arme kudo, ne fusha e male.

    Nen qiellin e turbullt te Prishtines, shkendijat e urrejtjes kishin kohe qe shkreptinin.
    Ato do te ndiznin flake malet dhe fushat e Kosoves.
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....................


    EPILOG


    "...Askush nuk ju detyron te harroni,
    por pėrpiquni te falni..."
    KLINTON




    Gjersa te vinte ajo qe kishin ėndėrruar kosovaret, e per te cilen ish derdhur aq gjak, do te kalonin vite.

    Por nje nga personazhet qe u be deshmitari e frymezuesi i ketij libri, qe paraqitet me emrin e Sokolit, nuk e pa Kosoven e lire.

    Ai vdiq disa vjet perpara se trupat e NATO-s te bombardonin Beogradin, perpara se ato, bashke me Ushtrine Ēlirimtare te Kosoves, te hynin ne Prishtine, ne veren e vitit 1999.

    Por femijet e tij, qe kane lindur e jetuar ne Shqiperi, e pane Kosoven te lire.

    Gazmendi, inxhinier-arkitekt, Arjana ekonomiste dhe Koli mekanik, kane puthur te perlotur pragun e shtepise ku lindi i ati.

    Kane shkuar ne Bjeshke, ku serbet vrane gyshin, duke vene lule mbi varrin e tij dhe mbi varret e djemve te tjere kosovare.

    Gjak, lot e lule per ta...Qe Kosoves se pavarur t'i behen drite, drite dheut te te pareve te tyre.

    Ne qiellin e Prishtines kish filluar te mos dukeshin me rete e zeza, ato ishin shperndare nga flaket e pushkeve ēlirimtare.

    Nje diell i ndritshem mbulonte qytetin. Dhe fytyrat e njerezve shkelqenin nga drita e lirise.



    FUND


    Lexim te mbare!
    Ēaushi
    Dhuro shumė...e prit pak!

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Tungjatjeta Ēaushi!


    Ke bere mire qe e ke pru kete romanin se une e para sbesoj qe do kisha rastin ta lexoja. Sepse tani k kaq shume libra me vlere e pa vlere qe botohen dhe njeriu e ka te veshtire te zgjedhe cfare te bleje.

    E kam lexu ne te njejten kohe me "Njeriu dy here i pushkatuar" ( ma pati preferu Enkeleu se edhe pse e kam pasur ne shtepi si vinte radha ta lexoja) dhe kam pasru pershtypjen qe po lexoja vetem nje liber. Ka kaq shume ngjashmeri. E njejta shtypje, e njejta cmenduri njerzore.
    Tek te dyja romanet ne fillim kam qene skeptike. Ai naiviteti i personazheve me grinte nervat. Ndoshta ngaqe une e kam te ngulitur ne koke qe cdo gjeje qe frymon serbisht,nuk duhet ti besosh.

    Pastaj duke u thelluar ngjarjet beheshin me te kapshme per nje qe kete lloj terrori e ka perjetu qekur ka lindur.


    Nuk guxoj te flas per vlerat letrare e gjuhesore te librit por desha vetem te shpreh mendimin tim dhe pershtypjet e mia ne lidhje me librin.

    Mbetsh mire!
    AUTOCHTHONOUS

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Faleminderit!

    Pershendetje Anita!

    Te falenderoj shume per mendimin e shprehur lidhur me kete liber.

    Mua me ka lene pershtypje jo te vogel, kur e kam lexuar per here te pare librin, dhe nga pa mundesia te ua dhuroj Dy Miqve... te mi, me te cilet jemi njohur permes ketij forumi, dhe per te cilet ruaj respekt te vecante, gjeta mundesine dhe ndava kohen time, qe librin pjes pjese te postoj ketu. Me vjen mire qe deri tani ka aritur ne mbi 1500 veta qe kane klikuar dhe lexuar nje ngjarje te vertet te ndodhur ne nje kohe jo shume te larget. Shpresoj qe te gjthe ata/o qe kane lexuar te kene ngelur me pershtypje te mire.

    Pershendetje Ty, dy miqve te mij, dhe te gjithe dashamiresit e letersise shqiptare.


    Ēaushi
    Dhuro shumė...e prit pak!

  10. #60
    Kryetari i Partisė Socialiste tė V.V, Albin Kurti konsideron se partia e tij mund t'u kėrkojė falje qytetarėve pėr problemet e viteve tė ’2006-2012-ta, sepse pėr tė ajo ėshtė pjesėrisht pėrgjegjėse, raporton REL.“Kur ėshtė fjala pėr partinė, nė tė cilėn jam kryetar, konsideroj se duhet ta vėshtrojmė atė qė ėshtė bėrė para vitit 2011 dhe tė nxjerrim porosinė qė ajo tė mos pėrsėritet kurrė. Nė kėtė kuptim, do tė mund t’u kėrkojmė falje, qytetarėve pėr problemet e asaj kohe”, ka thėnė KURTI. KURTI ėshtė nė krye tė partisė,VV tė cilėn e E drejton me Glauk Konjufecen,Visar Imerin dhe .Rexhep Selim , i cili sa ishte nė pushtet nisi luftėn me ish AAK,,LDK-en dhe tani me PDK,, pėr tė pėrfunduar ku jemi sot.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •