Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 61
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....
    KREU I TETĖ


    Fundi i njė "Dashurie te ndaluar"


    Ljuba kujtonte me tmerr 11 gushtin, diten kur do t'i permbyseshin te gjitha ato gjera te bukura qe kish ndertuar per te ardhmen e saj.

    Ishte ora 7:30 e mengjesit. Kish fjetur keq e u zgjua me nje dhembje koke, pasoje e endrrave te keqija, qe kohet e fundit e shoqeronin, sa here qe binte per te fjetur. Desh te largonte ankthin qe e shtrengonte ne gryke dhe hapi radion per te degjuar pak muzike. Kur spikeri i Radios "Prishtina", me nje ton te larte, triumfues do te lexonte nje komunikate te Ministrise se Puneve te Brendshme:

    "Mbreme, forcat e sigurimit arrestuan ne fshatin ..., nje kriminel te rrezikshem, Sadri Krasniqin, student i Medicines. Ai eshte perfshire ne bandat terroriste e irredentiste me synim bashkimin e Kosoves me Shqiperine". Spikeri do te vazhdonte me tej me akuzat ndaj te arrestuarit. Po Ljuba, sa degjoi emrin e Sadriut, e shembi radion per toke dhe nisi ulerimat. Mbuloi fytyren me dy duart dhe u perplas ne krevat duke qare me ngasherim:

    "Sadrine e kane arrestuar, Sadriu im kriminel? Jo, kjo eshte e pamundur". Dhe prape do te qante me denese.
    E ema e Ljubas shetiste si nje hije ne dhomen prane e murmuriste e shqetesuar disa fjale qe edhe vete s'i kuptonte. Kish degjuar te qarat e se bijes e mendoi se diēka e papritur dhe e kobshme kish ndodhur ne jeten e Ljubas. Por, si dhe ēfare, kete duhet ta mesonte nga e bija. Prandaj, ashtu e shqetesuar edhe ajo, do te hynte ne dhomen e vajzes.

    - Po ē'ka ngjare, moj bije... Pse qan keshtu, nuk e kupton se do semuresh?
    - Ē'ka ngjare?! Ka ngjare ajo qe prisnit. Hajdeni, merrjani kenges se ate ... e kane arrestuar!
    - Cilin kane arrestuar? - pyeti e ema, sikur te mos kish kuptuar asgje nga fjalet e se bijes.

    - Sadrine e kane arrestuar, - ulerinte vajza e egersuar dhe shtoi permes te qarave: - Mos doni te thoni se ketu nuk eshte edhe dora juaj? Ju nuk e keni dashur ate. Tashti merrjani kenges, edhe per vdekjen e tij, edhe per vdekjen e bijes suaj qe e doni aq shume, se keshtu keni thene shpesh: "zemra e mamit", "shpirti i babit". Tani "zemra" dhe "shpirti" juaj jane nxire.

    Ljuba s'po e permbante dot veten, ishte bere si e ēmendur... fliste, shante, mallkonte. Ishte hera e pare qe e ema e shikonte ne kete gjendje te bijen, e, s'kishte guxim te pergjigjej. E shikonte ashtu duke qare e i dhimbsej, por brenda vetes ruante edhe zemerimin, se ajo, vajza e vetme e saj, nuk e kish degjuar te hiqte dore, sa nuk ishte vone nga shqiptari, e, se fundi i tij ishte i paralajmeruar. Tashme qe Sadriu gjendej ne qeli me vdekjen mbi koke, e ema e Ljubas shqetesohej nga nje vdekje tjeter, tmerrohej mos e bija ēmendej e vriste veten. E kjo do te ishte edhe vdekje per gjithe familjen e saj.

    Ishte e tronditur dhe e hutuar dhe hera-heres i hidhte veshtrimin fytyres se te bijes te mbuluar nga lotet. Se edhe ajo, si nene qe ishte, e ndiente thelle ne shpirt klithjen e dhimbjes, nje dhimbje te llahtarshme, qe e bente te mos qendronte dot ne kembe.

    Per nje ēast i erdhi nder mend te largohej per ne dhomen e saj, duke e lene vajzen ne detin e loteve. Mendoi: "Le te qaje, se mbase e nxjerr jashte gjithe hidherimin, e pastaj si deti, qe kur pushojne dallget, qetesohet e behet paqesor".
    Po ish gabuar se dallget e shpirtit te Ljubas s'kishin te pushuar.

    E ema i degjonte klithmat e ketyre dallgeve edhe matane, ne dhomen e saj, ku qendronte e vetmuar, por qe ne koke i vershonin mendime nga me te ndryshmet - mendohej per marredheniet me vajzen. I thoshte vetes: "Mos kam gabuar?" Mos do te ishte me mire qe vajza jone ta zgjidhte vete fatin ne jete e ne te mos nderhynim? E, per me keq, te mos e denonconim lidhjen e dy te rinjve, si nje lidhje te rrezikshme qe duhej prishur me te gjitha menyrat?"

    Por, sidoqofte, e ema, tani qe kjo deshire e saj ish plotesuar, e ndiente fajin, se ne fund te fundit, i ishte nderprere jeta nje te riu qe dashuronte, paēka se ai i perkiste nje kombesie tjeter. Keto mendime i sillte nder mend ne vetmi e ema e Ljubas, por te gjitha keto i rrezonte me pak fjale: "Jo, jo, martesa e vajzes me kosovarin, s'duhej te behej..." E per kete e ngushellonte veten me mendimin: "S'ka nene ne kete bote qe te mos doje lumturine e femijes se saj. Une per te miren e Ljubas kam luftuar! Ne fund te fundit, kjo eshte jeta...

    Dikush duhet te humbase qe te fitoje tjetri. Ne kete bote te gjithe te lumtur s'mund te jemi...!"

    E ema e Ljubas ishte zhytur thelle ne filozofite e saj per jeten, ndersa te qarat me ngasherim te se bijes vazhdonin. Bente sikur nuk i degjonte ato me shpresen, se nje dite Ljuba do te harronte ē'i kish ndodhur e do t'i kthehej jetes normale, ne kerkim te nje fati tjeter me te mire. Se nuk thone kot se jeta ashtu si deti ka dallge, por qe edhe dallget shuhen e treten. Po, a do te ndodhte vertet keshtu?

    Ajo, dita e 11 gushtit, ishte dita me e veshtire ne jete per te dyja, per nenen dhe bijen. Por e bija do ta ndiente me shume helmin ne shpirtin e saj, se goten e helmit ia kish vene perpara per ta pire edhe e ema. Gjithe diten ajo qendroi e mbyllur ne shtepi, dhe asnjehere nuk e nxori koken ne dritare per te pare se ē'ndodhte jashte, siē bente zakonisht.

    .....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....

    Per te, drita e diellit ishte shuar.

    Po afronte mbremja dhe shiun qe kish rene gjithe diten, e vazhdonte te binte, nuk po e ndiente. Ishte nje shi i rrembyer vere qe derdhej permes reve te erreta, te bubullimave dhe shkreptimave te ndezura te rrufeve. Por shkreptimat e shpirtit te saj ishin me te forta, ato degjonte e me to jetonte.

    Sadriu, dielli i saj, ish shuar e per te jeta kish mbaruar. Ajo e kuptonte qe Sadriu nuk do ta shikonte me driten e diellit, ashtu siē kish ndodhur edhe me shoket e tij, dhe kjo e tmerronte. E bente te fliste me veten: "Oh, sa do te desha te kisha vdekur! Le te ma marrin jeten mua, jo atij, njeriut me te mire qe kam njohur ne kete bote!"

    Kaloi nje jave dhe Ljuba kish mbetur po ajo: perhere qante, nuk fliste, po peshperiste me vete. I ēonin buken, por merrte nje kafshate dhe e kthente. E ema i thoshte te shoqit se vajza nuk eshte ne vete, kurse ai qe s'shkembente asnje fjale me te bijen, mundohej ta qetesonte: "E, keshtu eshte dashuria e te rinjve... Koha tret gurin, jo me dashurine. Do te kaloje pak kohe dhe ajo ka per t'i harruar te gjitha!"

    - Po foli, foli dhe ti vajzes, mos i mbaj meri, nuk e sheh si eshte bere? Apo pret te ēmendet?

    Burri iu perkul vullnetit te se shoqes. Shkoi ne dhomen e vajzes. Ajo i ndjeu hapat e tij qe po afroheshin, po nuk e ngriti koken per ta pare. I ati dalloi ne syte e vajzes lotet, tek i rreshqisnin mbi faqe. Iu afrua te krevati, i perkedheli floket, ashtu siq kish bere edhe ne femijerine e saj. Pastaj i foli me nje ze perkedheles:

    "Degjo moj bije, ti e di sa te duam ne. Ti deshe nje djale, po me ate qe ka bere ai, tregon se s'te ka dashur kurre. Dhe per ate qe s'te ka dashur, s'ka pse te shqetesohesh, e, aq me keq, s'ke pse e shkaterron jeten. Jeta eshte e gjate, e bukur..."

    I degjoi keto fjalet e fundit dhe Ljuba qe kish qendruar e heshtur dhe e ngrire, ngriti koken per te pare ne sy babane. Ishte nje veshtrim i eger qe
    kerkonte pergjigje.

    - Degjo babi, - i tha ajo me nje ze te mekur, - te lutem m'u pergjigj: Ke apo s'ke dore edhe ti ne burgosjen? Nese ke dore, ti s'je me babai im, dhe une nuk jam me vajza jote!".

    - Ē'flet keshtu, moj bije, marrezira po me thua? -Iu drejtua i ati me nje ton te nervozuar. - Une nuk kam ditur asgje per ate djalin. Dhe ti s'me ke treguar.
    - Ti, baba, i ke ditur te gjitha, t'i ka thene mamaja dhe te tjeret. Kete mos e moho, po m'u pergjigj, te bera nje pyerje.

    - Leri keto perralla, po hajde ngrihu tashti, dua te te shikoj te qeshur, te gezuar... Kjo qe te ndodhi ty, nuk eshte fundi i botes.

    Ai i hodhi nje dore ne qafen e vajzes dhe e afroi prane vetes. Pastaj me zerin e dhembshur te nje prindi te dashur i tha:

    - Do me degjosh me vemendje? Me degjo, se kam per te thene nje gje me rendesi, nje histori interesante, qe mund te sherbeje ne jeten tende, s'ta kam treguar ndonjehere. Tani me degjo: Gjate luftes, ne kompanine time, ishte edhe nje vajze partizane nga Sarajeva.

    Ne perleshje me gjermanet, une asaj i shpetova jeten. Dhe ajo kete kerkonte te ma shperblente. "Jeta ime, me tha, te takon ty". Dhe si? Me propozoi, qe pas lufte, te martohesha me te. Mua, te them te drejten, me pelqeu propozimi. Ishte nje vajze e bukur, si i thone, Ishte nje yll, e dashur dhe e mire.

    I dhame fjalen njeri-tjetrit, u betuam se kjo do te behej edhe sikur te permbysej bota. Po ēndodhi? Pas lufte ajo gjeti nje tjeter e u martua me te. Une u hidherova shume, edhe vdekja me dukej e embel. Kam qare me lot dite te tera, isha i ri dhe dashuria per ate vajzen nga Sarajeva s'me lejonte te shikoja me tej. Pastaj i thash vetes, paskam qene budalla. Jeta eshte e gjate.

    Dhe koha t'i shuan plaget. Nje vit me vone u njoha me nenen tende, u dashuruam dhe lidhem martese. Ja, te kemi edhe ty, nje vajze yll. Dhe jemi te lumtur. Ate ngjarjen ne moshen e rinis time kam kohe qe e kam harruar ....

    ......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e ēudirave
    Postime
    3,776
    Pershendetje Ēaush!

    A eshte gati mu kry se na myti ky romani? Mu pati me me me pelqy me shume po te kryhej aty ku u kuptu qe shkina ka tradhetu. Po me kete shkinen e mire me duket qe e ka tepru pak autori. Megjithate nese ke kohe bjere me shpejt se po mduket si ato serialet qe nderprehen mu aty ku ngjarja eshte me dramatike.
    AUTOCHTHONOUS

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga anita340 Lexo Postimin
    Pershendetje Ēaush!

    A eshte gati mu kry se na myti ky romani? Mu pati me me me pelqy me shume po te kryhej aty ku u kuptu qe shkina ka tradhetu. Po me kete shkinen e mire me duket qe e ka tepru pak autori. Megjithate nese ke kohe bjere me shpejt se po mduket si ato serialet qe nderprehen mu aty ku ngjarja eshte me dramatike.
    Pershendetje Anita!
    Romani eshte gati ne perfundim, duhet ta rilexosh edhe nje here per ta kuptuar qarte...(mendoj une te pakten) monstrizmin i poltikes shfarosese serbe dhe urrejtjen, kunder Shqiptareve te Kosoves, besoj se autori e ka pershkru bukur, se cila ne fakt eshte urrejtja e shkive kunder shqiptarve gjate nje shekulli thuajse. Dhe se fundi i romanit do ta nxjerr kuptimin e plote ....lexim te mbare!
    Dhuro shumė...e prit pak!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    .....
    dhe s'me vjen nder mend ta kujtoj.
    Ja, keshtu eshte jeta, me te mirat dhe te keqijat e saj. I fituar eshte ai qe e kapercen te keqen.Keshtu, moj bije, edhe ti nje dite do te jesh e lumtur. Me degjo mua, se te dua te miren!

    Si mbaroi keto fjale ai e perqafoi vajzen, duke i buzeqeshur me shpresen, qe e kish bindur te largonte nga vetja gjithe mendimet e keqija. Por Ljuba edhe pas kesaj qendronte si e ngrire. Kurse te nesermen do te vershonin per kontroll ne shtepine e saj nje grup milicesh.
    Ajo fshiu me dore lotet dhe sikur te mos kish ndodhur asgje, u doli perpara miliceve te armatosun -Ē'kerkoni? - u tha e nervozuar.
    - Nuk e shikoni qe ketu nuk ka njerez te armatosur? Nuk e shikoni se ka vetem dy gra, ne shtepine e tyre?

    - Shtepine do te kontrollojme, ne s'kemi pune me grate, - u pergjigj prere e me ton te larte nje nga milicet truplarte, e me ca mustaqe te zeza qe i vareshin te buzet. Dhe permbysen gjithēka qe gjeten, madje futen duart edhe ne kellefin e jastekut, ku mbeshteste koken vajza. Dhe atje gjeten disa flete te shkruara me datat e diteve te fundit. Ishin vazhdim i ditarit, qe Ljuba i pati dhene Sadriut, perpara se ata te ndaheshin per pushimet e veres.

    Milicet i kishin marre me vete ato flete, sikur te ishin "arme pa leje" e te bindur se kishin zbuluar gjene me te rendesishme ne kontrollin e tyre. Po, ēkishte shkruar Ljuba ne ato flete? Ja, kete mundohej te kujtonte, tani qe i ati ish larguar e ne dhome sundonte heshtja e qetesia. Qe kish-shkruar per dashurine dhe mallin qe ndjente per Sadrine, ngaqe nuk e kishte prane, kjo dihej. E, per kete, nuk do ta ndjente veten fajtore perpara xhelateve, kur ta therrisnin per ta pyetur, nese do ta therrisnin ndonje dite.

    Por ai gezimi i papermbajtur i miliceve, me veshtrimin te fletet e shkruara, si ta kuptonte? "Ndoshta kam shkruar ne ditar edhe ndonje gje qe kapercen kufijte e dashurise sone? Ndonje gje, qe s'duhet ta kisha thene, e me kete mund ta rendoj Sadrine?" Dhe ne ēast e kapi shqetesimi. Mundohej te perfytyronte datat e ditarit dhe fjalet e shkruara. Kur u ndal ne dy prej tyre.

    Ne njerin kish shkruar: "Dite me pare me ndali ne rruge, "shoqja" ime... Dhe me ēuditi, pa me pyetur si je me shendet, as miredita, me kercenoi duke permendur proverbin e trendafilit me gjemba qe ma kish permendur edhe dikush tjeter me pare: "Shiko, moj bukuroshe, me tha, ti ke filluar t'i marresh ere nje trendafili te eger, por nuk ke frike se trendafili ka gjemba?"

    I thashe "shoqes" sime, se kushdo qe pelqen trendafilin, nuk u druhet gjembave. Ajo u largua duke me hedhur fjalet: "Ke per te pare se nga gjembat, ne duart e tua ka per te rrjedhur gjak...".

    Per kete ngjarje ne ditarin e saj Ljuba kish shkruar edhe keto fjale: "Ne rruge pata takuar nje shoqen time, serbe, qe lumturohet, kur ne duart e te tjereve shikon gjak e vdekje". Keshtu te jene te gjithe serbet? Kete nuk e besoj...".
    Kurse ne nje flete tjeter te ditarit Ljuba kish shkruar:

    "S-ja ka shkuar per pushime ne fshat e une ndihem e vetmuar dhe e mjere. Ai, ndoshta per dy muaj, do te jete i qete, larg thashethemeve, intrigave e presioneve me te cilat jemi ndeshur shpesh edhe ne rruget e Prishtines. Po kjo "arratisje" e S-se per ne strehezen e qetesise eshte e perkohshme. Dhe une larg e hodha veshtrimin: A do te vije per ne ajo dite qe te "arratisemi" se bashku per te jetuar ne nje vend te qete? Se ketu, dashuria dhe vdekja na jane here si dy motra. Dhe ato perhere i kemi prane".

    Tani qe ne dhome nuk ka milice, dhe lutjet e nenes dhe keshillat tronditese te babait jane larguar, Ljuba perballe vetes se saj, ne qetesi te plote ka kohe te mendoje edhe per ate qe ka shkuar. Me dhjetera here perserit ne mendje frazat qe dite me pare ka hedhur ne leter. Dhe si mesuese e rrepte e letersise, mundohet te gjeje ku jane gabimet ne fletet e hartimit. Po, ku jane vertet ato qe rrezikojne Sadrine dhe e mundojne edhe ndergjegjen e saj? Dhe peshperit:

    "Mos valle s'duhet te shkruaja per ate serben qe lumturohet kur shikon gjak e vdekje? Se mund ta komentojne se serbet qenkan vrases? Mos nuk duhet te permendja edhe fjalen "arratisje"? Keto fjale, per ata qe germojne, se ku mund te gjendet e zeza e tyre, jane te demshme. Por, nga krevati, ku gjendej e shtrire, Ljuba u hodh perpjete e brofi ne kembe:

    "Jo, jo, ne ato qe kam shkruar, une them te verteten... dhe te vertetes nuk mund t'i behet gjyqi. Edhe une jam serbe, edhe une e dua Serbine. Po e dua te jete sa me e mire, sa me e dashur, sa me e ndershme me serbet dhe te tjeret... Askush nuk mund ta mohoje se ne ēdo shtepi, ka edhe plehra qe duhen nxjerre jashte shtepise e jashte oborrit".

    Kur i peshperiti vetes fjalet e fundit, Ljuba e ndjeu veten me te qete, se per asgje nuk ishte fajtore.

    Po te tjeret, a mendonin ashtu si ajo?

    ILICA


    Kish kaluar nje jave nga burgosja e Sadriut. Kur te dera do te dukej Ilica, shoqja e saj e shkolles. Ishte e para ajo qe do te shkelte ne kete shtepi, shoqet e tjera as qe permendeshin. Per arrestimin e Sadriut, patjeter qe e kishin marre vesh. Me teper se kudo, ne Prishtine lajmet perhapeshin si era. Dhe thoshin se "ketu njerezit dine ku fluturon e ku qendron edhe miza".

    Po Ilica, ēkerkonte ne shtepine e Ljubas? Ta ngushellonte per arrestimin e te dashurit e t'i shprehte mbeshtetjen? Ilica ishte nje nga ato, qe ndonese nuk i kish folur keq, po e kish pare me dyshime, brenda vetes se saj, ndoshta edhe me perbuzje dashurine e serbes se bukur, me djalin kosovar. Ishte pikerisht ajo qe dikur i paten thene Ljubas, se nje grup shoqesh kishin vendosur te mos martoheshin, se "martesa nen pushtetin e burrave qe skllaveri".

    Atehere, kete mendim te Ilices, Ljuba e kish quajtur "nje budallallek", por edhe kish menduar se ndoshta Ilica me kete kish dashur te mesonte nese vertet ish dashuruar me Sadrine, siē, flitej.

    Sidoqofte, Ljuba s'dinte se ē'flitej per te, pas lajmit te Radios "Prishtina". E priti shoqen e saj me nje veshtrim shprese, se dicka do te mesonte. Dhe Ilica, ndersa perqafonte Ljuban, ne syte e saj pa lotet qe i rridhnin mbi faqe.

    - Po ty, c'te gjeti keshtu, moj moter! Sadriu, mos eshte ai, i yti? Me ka ardhur keq per te, se ishte djale i mire. Por me shume me erdhi keq per ty. Prandaj erdha. Kam degjuar se e deshe fort, eshte e vertete? Ljuba tundi koken ne shenje pohimi.

    - Ne raste te tilla e ke te veshtire ta ndihmosh motren, po dicka duhet bere.
    - Per here te dyte ajo i permendte fjalen "moter", qe Ljuba s'e kish degjuar prej saj asnjehere. Ilica me Ljuban kishin qene gjithnje shoqe te mira, por jo gjer atje sa t'i zbraznin njera-tjetres gjer ne fund te fshehtat e tyre. Secila mbante dicka te patreguar per shoqen e saj.

    Po ajo historia me kosovarin bukurosh kish marre dhene e tani, kur Sadriu gjendej i burgosur, te gjithe flisnin per te, duke e komentuar ngjarjen ne menyra te ndryshme. Disa shprehnin habi e dhimbje sesi mund te burgosej nje njeri i mire e i urte, kurse te tjeret gezoheshin, haptas pa e fshehur keqdashjen.

    ......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....
    Po Ilica ne cilin grup bente pjese? Ajo kish ardhur ne shtepine e Ljubes per ta qetesuar, e sic thoshte, edhe per ta ndihmuar "motren" e saj. Po ne c'menyre? Vertet, ajo studente e thjeshte te ishte aq e fuqishme sa per te shpetuar Sadrine nga kthetrat e vdekjes? Po Ilica shprehej e sigurt ne ato qe thoshte:

    "Degjo moj moter, ne jete nuk ka asgje, sado e zeze qe te duket, qe te mos zbardhet. Sadriu, per mua, s'ka bere ndonje faj te madh, por edhe ti edhe une duhet ta ndihmojme qe te jete i lire". Dhe Ilica kish permendur se ne krah te saj ishte i gatshem te gjendej edhe i ati.

    "Babai me ka premtuar se do te na ndihmoje. Per kete kam ardhur sot, ti duhet te me kuptosh". Po cili ishte i ati i Ilices? Dhe ne ēmenyre do t'i ndihmonte? Kete Ljuba s'kish arritur ta kuptonte. Te tjeret dinin qe Boro Jovanovici, i ati i Ilices, ne rinine e tij kish qene punetor hekurudhe ne Beograd, Po gjate luftes antifashiste ish bashkuar me partizanet e Titos. Per te thoshin se ne lufte qe treguar trim e besnik. Kish marre pjese ne shume beteja te rrezikshme per jeten e tij, por edhe pse qe plagosur tri here, fati apo Perendia e kish lene te gjalle. Nuk qe njeri i arsimuar neper universitete dhe pas luftes, edhe pse e kishin propozuar te merrte arsimin e larte, ai kish refuzuar.

    "Me mjaftojne ato kater vjetet e shkolles teknike," - kish thene. Nje ish-specialist hekurudhe, qe kish luftuar me bese e trimeri, mund te jetonte i lumtur ne Jugosllavine e lire, kish menduar Boro Jovanoviqi. Por ndryshe mendonin ata qe e kishin udhehequr ne lufte. Fama e ish-teknikut te hekurudhave, si nje luftetar trim e i vendosur kish shkuar gjer ne udheheqjen me te larte te Beogradit, te cilet e besonin dhe e nderonin.

    Ē'monin sidomos perkuljen e tij ndaj vijes politike te Titos, e perkushtimin gjer ne verberi. Ne punet qe i besonin, Boro mbetej nje sherbetor i shtetit. Ja pse i kerkohej edhe nje sherbim i ri. Dhe me vendim te posaēem: "Boro Jovanovici do te largohej nga Beogradi familjarisht, per t'u vendosur ne nje pune te re, ne Prishtine". Zyrtarisht ai figuronte me detyren e inspektorit te hekurudhave "Mitrovice-Prishtine-Shkup". Por ndryshe nga te tjeret, ate do ta gjeje perhere ne pune, diten edhe naten. Para njerezve ruante po ate pamje te perulur e dashamirese, qe kish pasur edhe me pare e qe benin tipin e tij "njeri i mire, babaxhan". Ishte i tille, apo keshtu ia deshte puna, kjo nuk dihej. Dihej vetem qe inspektori i hekurudhave punonte shume dhe kembet e ēonin shpesh edhe ne vende qe ishin te largeta per detyren e tij. Ne keto vende, jashte hekurudhes, ai takohej me njerez te njohur e te panjohur. E kjo s'kish pse te mos terhiqte vemendjen e syve te kujdesshem.

    Me familjen, Boroja rrinte pak. Kishte nje djale e dy vajza. Ilica qe vajza me e vogel e tij. Dhe nuk e fshihte se ate e deshte shume. Duke qene e perkedhelura e tij, shpesh para vajzes dhe tekave te saj, ai nenshtrohej sikur te ishte nje qengj.

    Per babane e Ilices, Ljuba dinte pak gjera e ajo qe i kish mbetur ne mendje me teper nga tregimet e shoqes se saj qe respekti e dashuria qe ushqenin njerezit me influence ne Beograd e ne Prishtine, per kete "burre te shtruar" e "babaxhan", dashamires te njerezve te thjeshte, "partizanin trim", qe kurre nuk e kish trembur vdekja.

    Per te thoshnin se edhe kosovaret i donte, madje permendnin qe ne lufte kish njohur dy prej tyre qe ishin treguar si ai, trima te rralle. Kjo ishte pamja e jashtme, qe binte ne sy e Boro Jovanovicjt. Per te tjerat qe s'binin ne sy, askush nuk dinte te thoshte ndonje gje te veēante.

    Tani qe Ilica gjendej ne shtepine e Ljubas dhe i permendte se do ta ndihmonte babai, Ljuba e kishte te veshtire ta kuptonte, menyren e kesaj ndihme. Ajo qe i ishte propozuar per t'i shkruar nje leter Sadriut ne burg, qe te tregonte ēi kerkonin hetuesit, per te ishte e dyshimte dhe e papranueshme. "Po sikur tejete nje kurth per te me futur edhe mua ne burg?" - mendonte Ljuba. Dhe ngurronte ta bente ate qe i kerkohej.

    Po Ilica e kish lene biseden te hapur. "Mire, moj moter, - i kish thene kur behej gati te largohej. - Mbase kerkon te mendohesh. Mendohu, mendohu, po une e kam per te miren tende". Dhe iku, duke ia shtuar trishtimin Ljubas, se ajo e njihte mire Sadrine, karakterin e tij qe s'jepej. Dhe tani i dukej sikur degjonte zerin e tij, qe i bugiste te veshet: "Ljuba, ti u dorezove dhe me kerkon te dorezohem edhe une?" Dhe nder mend i shkonin fjalet qe ia kish thene Sadriut: "Dashuria jone eshte me e forte' se vdekja". Edhe ne vdekje ne do te jemi bashke". Po tani ē'do te thoshte Sadriu per te? Se Ljuba qe e deshte shume e keshillonte te perulej, te tradhtonte veten para xhelateve e te lypte dashurine, duke shkelur mbi nderin?
    Jo, jo, ai s'do ta pranonte kurre kete marreveshje te dyshimte.

    Sidoqofte, Ljuba arriti te kuptonte se duhej bere diēka qe ta shpetonte dashurine e te sillte ne jeten e saj dhe te Sadriut, gezimet, qe tashme ishin varrosur.
    Po ē'te bente? Vertitej neper shtepi e shqetesuar. I thoshte vetes: Ndoshta Ilica ka te drejte ne propozimin e saj per t'i shkruar nje leter Sadriut. Po prape mendonte se mos kjo kuptohej nga UDB-ja sikur edhe ajo ka ditur diēka nga bisedat me te, diqka te rrezikshme per shtetin. Dhe, pse s'i ka treguar me pare, por tani qe gjendej ne hall? Po sikur te thone ata: "Ja si qenka puna, nje serbe qe duhet ta doje Serbine e t'i sherbeje asaj, paska bashkepunuar me nje separatist, kunder atdheut?"

    Dhe ne qast iu duk se milicet, qe pa dyshim e vezhgonin, do te vinin ne shtepi per t'i hedhur prangat.

    Me dilemen: "T'i shkruaj, apo te mos i shkruaj Sadriut ne burg", do te kalonin edhe disa dite. Dhe nje mengjes, Ilica do te gjendej perseri ne dhomen e Ljubas. Dhe ajo do te verente te shoqja e saj se kish ndryshuar shume, s'ish ajo qe kish njohur. Fytyra i kish marre ngjyren e limonit, syte i ishin skuqur nga lotet dhe floket e pakrehur te jepnin pershtypjen se Ilica kish perpara jo Ljuban, ate vajzen e bukur dhe energjike, por dike tjeter qe vuante nga nje semundje e rende.

    - E, moj moter, si je? - e pyeti.
    - Ja, keshtu si me sheh, - iu pergjigj Ljuba me nje ze te ngjirur e te mekur, sikur te mos ishte zeri i saj.

    Ilica e perqafoi Ljuban, duke e shtrenguar fort pas vetes, si per t'i treguar se e deshte shume dhe e shqetesonte tronditja qe kish pesuar "motra e saj". Pastaj te dyja u ulen ne cepin e krevatit duke e pare njera-tjetren ne sy. Ljuba e shikonte shoqen me ndjenjen e shpreses, por edhe te dyshimit, kurse Ilica me kureshtjen e njeriut qe kerkon te mesoje diēka te fshehte, te rendesishme.

    - E kuptoj, moj moter, e kuptoj ne ē’gjendje te tmerrshme je... Edhe une e jetoj tronditjen tende, prandaj kam ardhur... Por, siē, ta kam thene, ēdo situate e veshtire e ka nje rruge zgjidhje. - Dhe Ilica do t'i tregonte Ljubas se gjithe ato dite qe ish ndare prej saj, ajo "motra", siē ia perseriste shpesh, i kish bere te gjitha perpjekjet per lirimin e Sadriut. - Kam biseduar me babane, - i tha, - ai e njeh babane tuaj dhe ka respekt per gjithe familjen tende. Po, ti, mbase nuk e njeh babane tim. Ai eshte engjellor dhe kur i tregova se ēfare te ka ndodhur, i erdhi shume keq e me premtoi se do te bente gjithēka per ty, ate qe mund te bente edhe per mua, vajzen e tij...

    Dhe ja, mbreme me dha nje lajm te gezuar... Kish biseduar me nje nga miqte e tij te Beogradit, qe kish ardhur ne Prishtine. Dhe miku i tij qe eshte njeri i besuar e me influence e siguroi: Po t'i shkruash ti Sadriut vetem dy fjale qe s'ka per t'i marre vesh kurrkush, ai do ta fitoje lirine dhe dashurine tende. Pastaj, ti mund te jetosh me Sadrine, larg syve te njerezve, ndoshta ne Beograd, Sarajeve a ku te duash. Per kete me eshte betuar babai dhe ti duhet te besosh. Ne kete bote, permbushja e nje qellimi te mire, i justifikon mjetet, - i tha ajo duke permendur nje shprehje, qe s'duhet te ishte e saj.

    Ljuba degjonte ne heshtje gjithe tregimin e shoqes dhe nisi te lekundej: "Ndoshta ajo ka te drejte. Dhe pse te mos e besoj ate qe thote? Ilica per te miren time e ka. Ne fund te fundit, do te jete Sadriu qe te vendose te flase, apo te mos flase. Ai duhet te me kuptoje se une kete e bej per ta shpetuar ate nga qelia, e kushedi edhe nga vdekja, per te shpetuar edhe dashurine tone.

    Sepse Sadriu e di, se pa te une nuk mund te jetoj". Ne dhome sundonte heshtja, nje heshtje e thelle, saqe hera-heres degjohej vetem zhurma e makinave ne rruge. Ilica, qe gjate gjithe kohes, sy e vesh i mbante te Ljuba, e kuptoi se me ne fund ajo ish thyer e diēka kerkonte t'i thoshte.
    - E, si do te bejme?
    - theu heshtjen Ilica, - do te presim akoma, kur edhe ora ka rendesine e vet?
    Ti duhet te dish, moj moter, se Sadriu eshte ne gjendje...
    ....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Lexoi gjėrat qe i pėrjetoi babai dhe unė!

    Citim Postuar mė parė nga Ēaushi Lexo Postimin
    .....


    - Liridon? Pse, kur ju ka munguar liria, kete doni te thoni? Po ne u mbajme me buke, ketu, ne tokat tona!
    - Ne keto toka kemi lere-, zoteri... Ketu kane lere edhe gjysherit e stergjysherit tane...
    ...

    Pėr tu kyēur nė kėtė temė dua ti pėrkujtonin dy segmente fillestare tė kėtij romani. Dashuria e asaj kohe ka qenė thikė me dy teh, njeri teh ka qenė sjellja mė e lirė e femrave serbe dhe veshja ma modeste e tyre sepse kanė pasur kushte mė tė mira jetese, andaj kanė qenė mė joshėse nė krahasim me vajzat shqiptare qe kanė qenė shumė mė tė shtrėnguara nga prindėrit sa u pėrket lėvizjes se lirė. Mirėpo, tani me kujtohet, gjithmonė vajzat serbe kanė pranuar qe tė “dashurohen” nė djemtė shqiptar qe kanė qenė me tė hedhur, kanė qenė nga familjet pėrparimtare e sidomos ato tė arsimuara. Atėherė lind dyshimi, se ne atė kohė pėr ti shkatėrruar ato familje, tė lejojnė vajzat e veta tė martohen, apo tė dashurohen dhe pastaj fillonin perkusionet ndaj ēunave tė tillė, apo edhe tėrė familjes. Thash n kjo ėshtė njė shkrim sa pėr tu kyēur, se pėr kėto gjėra ėshtė shkruar e shkruar, por asnjėherė nuk ėshtė analizuar nė detaje si janė krijuar kurthe mė tė sofistikuara pėr tė zhdukė gjenin shqiptar nė bėrthamėn e tij. Unė jam njė nder autorėt qe i kam pėrjetuar kėto gjėra. Mirėpo babai im i cili ishte mėsuesi i parė i vendit ku kam lind me ka thėnė kėtė fjalė: “Bir, Kali dhe shkau duhet ngopur me ushqim sepse pa ushqim nuk kanė energji me krye punė, e hurin (dajakun) mos me ja nda kurrė, po qese tu frikuan do tė rehatonin!” Them qe Zoti ėshtė i madh e me ka shpėtuar pėr tė ardhur deri kėtu dhe pėr tė shkruar kėto rreshta.
    Pjesa e dytė pėr propagandėn e serbit “se kjo ėshtė tokė serbe!
    ” Nė nėn forumin “Sofra e Drenicės fillova te shkruaj pėr Micė Sokolin pikėrisht pėr kėtė qeshte dhe menēurit e shqiptareve dhe shqiptarėve te menēur tė asaj kohe, sesi i kanė edukuar nipėrit dhe mbesat e veta nė frymėn e kombit tė vet shqiptar pėr tu shpėtuar kthetrave barbare. Kur nėnėlokja e madhe merr Mic Sokolin dhe dalin nė bjeshkėn e Shkėlzenit. Mici shikon Rrafshin e Dukagjinit dhe i thotė nėnėlokes: “ēfarė ėshtė ai det, flet pėr Rrafshin e Dukagjinit?” Nėnėlokja i pėrgjigjet: “nuk ėshtė det, por vendlindja e gjyshit dhe stėrgjyshėrve tu dhe tė mijė!”
    Besoni edhe ka pasur skeptik, por ishalla tani nuk ka tė tillė qe Kosova ka qenė tokė serbe. Frik me tha njėri: “Ēfarė mendon ti!!! Ne flasim pėr qindvjeēarin e fundit!!! Shkiet kėtu janė vendosur qysh se nė shekullin e shtatė, e ne flasim pėr vitet e tridhjeta!!! Ja se ēfarė kokėtulash kemi!!! E di qe kam qenė i provokuar nė njė formė, por i tilli familjarisht ka qenė i prosebizuar.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....
    te rende. - Ketu Ilica ngriti zerin, aq sa shoqja e saj ndjeu nje goditje te forte ne tru, e luajti vendit, duke peshperitur: "Ndoshta Ilica ka te drejte, une duhet te bej diēka, edhe pse duhet te pres qe te kalojne ditet?" Ljuba u ngrit nga cepi i krevatit, ku qendronte, mori nga sirtari i komodines nje leter e laps dhe shkroi ato "fjalet qe i diktonte Ilica", ndermjet te tjerash edhe:

    "I dashur Sadri, thuaju atyre ato qe di e ne do te jemi perseri bashke. Beje kete per mua, se pa ty nuk jetoj dot...!". Pastaj, letren brenda zarfit, bashke me nje fotografi e mori Ilica, e futi ne ēanten e saj dhe perpara se te largohej e puthi Ljuban duke i thene: - Tani mos u merzit, rri e qete, moj moter...! Me hallin tend do te merrem une... - dhe u largua.

    Rruges per ne shtepi ajo mendonte se e kish plotesuar detyren. Dhe ndihej e gezuar.

    Do te kalonin dite e jave dhe asgje e re per fatin e Sadriut nuk do te mesohej. Edhe vete Ilica nuk ndihej, as e gjalle e as e vdekur. Ljuban e kish lene, si nje lecke te braktisur ne fatin e saj. Dhe shtepia e saj qendronte e heshtur, as radioja nuk degjohej si me pare. Ljuba s'kishte deshire as per muzike, qe dikur e adhuronte, e as per lajmet. Ishte e ngopur me te gjitha. Dhe te gjitha i urrente, por me teper se te tjeret, ajo tani kish filluar te urrente vetveten.

    E si ne nje gjendje kllapie do te thoshte: "Une, une e kam fajin, nuk duhej t'i shkruaja Sadriut ato fjalet..., se tradhtia nuk e mbron dashurine, tradhtia behet varri i dashurise..."

    Ajo ishte dashuruar marrezisht me Sadrine. Dhe dashuria e tyre do te jetonte vetem nje vit, nga pranvera ne pranvere. Ne vere ate e arrestuan, vjeshta dhe dimri do te ishin per te koha e torturave dhe e vdekjes.

    Vdekjen e Sadriut, Ljuba do ta mesonte nga nje shoqe e saj, qe ishte shoqe edhe me Ilicen, qe dinte gjithēka, e qe padyshim do te kish mesuar edhe fundin e Sadriut.

    E kish derguar Ilica apo dikush tjeter, kjo s'dihej, dihej vetem qe ajo i tha Ljubas te qendronte lart si nje serbe e vertete se ai, "Sadriu paskesh qene aq i rrezikshem per Serbine, sa rralle njeri tjeter. Dhe mori ate qe meritonte, paēka se Ilica me babane e saj bene ēmos qe ta shpetonin.

    Po ai, si te gjithe shqiptaret kokeforte, nuk pranoi asgje, ose me mire te themi "pranoi te vdiste", por jo te deshmonte per diēka qe dinte e do ta ndihmonte te dilte nga burgu. Dhe ketu ai tregoi se edhe ty, e dashur Ljuba, meqe je serbe, nuk te ka dashur...!" Keto fjale, ajo ia tha Ljubas shpejt e shpejt, sikur t'i kishte mesuar permendesh.

    Por Ljuba, vdekjen e Sadriut e kish jetuar me pare, e tani mori vetem lajmin se ai nuk jetonte. E, ndersa qendronte ne heshtje me koken midis dy duarve, lotet i rridhnin mbi faqe e i binin poshte ne qilimin mbi dyshemene e dhomes. Ne nje ēast ngriti koken per te pare ne sy shoqen qe kish ardhur te fliste edhe per patriotizmin serb. Dhe Ljuba fshiu lotet, u ngrit ne kembe, e me nje ze te larte shfryu urrejtjen:

    - Sadriun e kane vrare serbet e ti me flet per patriotizmin e tyre?

    Ti me thua se ai ka bere krime ndaj Serbise, po pse s'me thua se krimi me i madh i Sadriut eshte guximi per te dashuruar nje serbe? Nje serbe qe e mendonte te lire, ne nje vend te lire. Une e di, Sadriu per kete ka luftuar dhe per kete gjeti edhe vdekjen.

    Pse s'm'i thua keto, pse?
    Apo edhe ti edhe Ilica qe te ka derguar ketu, jeni bashkepunetore ne vrasjen e Sadriut?
    Jeni, apo s'jeni?
    Me thoni te verteten perpara se t'ju ze frymen me duart e mia.

    - Dhe Ljuba i hodhi duart ne fyt shoqes se saj, duke e shtytur me sa fuqi qe kishte... Ajo s'po e mbante dot veten nga urrejtja.

    Shoqja iu afrua deres per te dale jashte, ndersa Ljuba do ta shoqeronte ate me fjalet: "Shporru! Ju jeni vrases, jeni turpi i Serbise, shporruni te gjithe, se po ma zini diellin, po ma merrni frymen, shporruni ju, vrasesit ne liri".

    Nderkohe, Ljubas iu shfaq fytyra e Ilices. Iu be sikur degjonte fjalet e saj: "Sadriu do te jete i lire, e ju do te jetoni te lumtur".
    - Ku eshte ajo tani, ku? - thirri me ze te larte Ljuba edhe pse ne dhome nuk kishte njeri qe te pergjigjej. -Ku eshte ajo, neperka, ku?
    Dhe Ilica iu duk si nje perbindesh, qe kerkonte ta kish perpara per t'i prere koken... "Ku eshte ajo, neperka, ku?"

    Ashtu, e vrare ne shpirt dhe e derrmuar fizikisht, Ljuba do te hidhej ne krevat, siē ishte veshur, pa hequr as pantoflat nga kemba, e nuk do t'i ndihej me zeri gjersa te vinte nata.

    Nata do te ishte per te edhe bashkudhetarja e endrrave te frikshme, edhe e bisedave te saj me vetveten, qe do te vazhdonin sa te zbardhte drita.
    Kish disa muaj e mbyllur ne shtepi, per shkollen as qe kujtohej, e kish lene ate ne vitin e fundit, kur duhet ta mbaronte.

    Mengjeseve heret, kur dielli ende nuk kish nxjerre koken nga kodrat e Germise, Ljuba do te dilte nga shtepia e do te merrte rrugen e vetmuar gjate lugines se Vellushes, perbri shtepive te pakta e do te kthehej ne rrugen kryesore qe te ēonte ne qender te Prishtines.

    Me sy te skuqur nga te qaret dhe me floket e prishur, e kerrusur e me sy perdhe, ajo u dilte njerezve perpara dhe u thoshte: "Une kam vrare nje njeri, kam vrare dashurine time, po ju, ēfare beni? Pse s'me vrisni? Une kam vrare nje njeri".
    Ata qe e shikonin shprehnin keqardhje: "E shkreta, eshte ēmendur", - thoshin me ze te ulet dhe i hapnin rrugen.

    Dikur, kete vajze te bukur si ylli e kishin pare te kalonte ne keto rruge te Prishtines dhe te moshuarit, kur e shikonin aq te qeshur e te gezuar benin kryqin, duke iu lutur Zotit qe kete krijese te tij te mos e "hanin me sy". Po tani, po ata njerez, tmerroheshin tek e shikonin vajzen, si nje kufome qe shfrynte fjalet: "Une kam vrare nje njeri"... Dhe thoshnin: "E shkreta, qenka ēmendur?!"

    Vdekja e Sadriut e beri Ljuban te rrinte e vetmuar dhe e heshtur. Nuk qante si ne ato ditet e para, kur mori vesh se ate e kishin vrare, e jo "kish vrare veten", siē peshperitnin. Kete te fundit ajo nuk e besonte. Sadriu nuk mund te vriste veten.

    Ai e deshte shume jeten dhe i perbuzte ata qe i jepnin fund jetes me nje thike, a plumb ne zemer, apo me lak ne fyt, pa bere asgje per te ndryshuar jeten.
    "Keta njerez, - thoshte Sadriu, - jane te dobet, frikacake...".

    Kurse Sadriu ish tjeter njeri. Vdekjen e tij ajo e priti me te qara. Po tani nuk qante me, i kishin shteruar lotet, apo e dinte se te qarat s'i sherbenin askujt? Ndoshta kish filluar te mendonte se te qarat benin qe dikush te buzeqeshte e te tallej me fatin tragjik te te rinjve e sidomos te vajzes serbe, qe ish marrosur pas nje shqiptari. Ljuban, tashme ata nuk e llogaritnin as te gjalle e as te vdekur.

    .......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    .....
    Por Ljuba, edhe si kufome kerkonte t'u tregonte atyre qe e njihnin dhe te tjereve qe do te njiheshin me historine e saj, se shoqeria e tyre e "Bashkim-Vellazerimit" nuk ishte tjeter, veēse nje genjeshter, propaganda e hipokrizi.

    Ndaj mengjeseve dhe mbremjeve, kur njerezit ishin ne levizje, ajo do t'u dilte perpara atyre per t'u thene: "Une kam vrare nje njeri, kam vrare dashurine time, po edhe ju jeni vrases, madje, disa prej jush jane vrases me pagese".
    I thoshte me vetedije te plote Ljuba keto fjale tani qe ishte ne gjendje ēmendurie, apo i kish menduar prej kohesh ato fjale, per t'i thene tani?

    Kjo ishte e veshtire te kuptohej. Po UDB-ja, qe edhe tashti ndiqte ecejaket e vajzes dhe ato qe thoshte mes njerezve, nuk mund ta linte Ljuban ne "lirine e saj pakufi". Prandaj, nje mbremjeje, kur Ljuba therriste: "Kush e vrau Sadriun? Le te me thote kush e vrau engjellin tim?"

    Dhe niste te qeshte: "Ah, ah, aa... ju jeni te gjithe vrases!" Ne kete kohe, nje makine e mbyllur milicie do t'i afrohej te kembet, e tre civile do ta rrembenin Ljuban prej krahu e do ta fusnin ne makine, qe me shpejtesi ēau turmen e qendroi te dera e hekurt e ēmendines. Te tjere e futen ate brenda mureve te trashe, e Ljuba do te qendronte ne nje dhome te vetmuar nga te tjerat e qe dallonte edhe per dritaren me shufra te trasha hekuri.

    Fjala se nje vajze ish arrestuar ne qender te Prishtines, midis njerezve e ish mbyllur ne ēmendine, qe perhapur me shpejtesi. Kete lajm e mesuan edhe babai e nena e Ljubas. Ata, mbeshtetur ne krahet e njeri-tjetrit, te derrmuar nga dhimbja perseritnin te njejtat fjale: "Vajza jone ne ēmendine? Ajo ka per te vdekur... Te mjeret ne, te mjeret...".

    Por nuk dolen nga shtepia. Dhe nuk hodhen asnje hap ne drejtim te spitalit, per te pare vajzen e tyre. Ndoshta, sepse e ndienin veten te turperuar... Dhe kur t'i takonin ne rruge fqinjet e miqte, e kishin te veshtire te perballeshin me veshtrimet e tyre. Pa le te degjonin nga gojet e liga se ajo "vajza qe ish ēmendur nga dashuria per kosovarin", qe bija e tyre. Apo edhe me keq, se ajo "serbja e bukur, paskesh qene nje shtrige e mallkuar, perderisa kish tradhtuar Serbine...".

    Por, kur ata te tre civilet e kishin rrembyer vajzen, si hienat viktimen e tyre, ne mes te sheshit e ne mes te njerezve, pati edhe nga ata serbe qe ishin vrenjtur ne fytyre e murmuritnin te pakenaqur. Ju vinte keq qe ajo vajze serbe shume e bukur te ishte katandisur ne nje gjendje te tille.

    Dhe dikush kish thene se "vajza nuk ishte e ēmendur". Sepse, s'mund te jete i ēmendur nje njeri i deshperuar nga jeta, qe thote disa te verteta, qe i mendojne edhe te tjeret, por nuk i thone dot. "Jo, jo, vajza nuk eshte e ēmendur, te ēmendur jemi ne", kish perseritur me ze te larte dikush. Por shoku qe i gjendej prane, e kapi per krahu dhe i vuri doren te goja, per ta detyruar te mos fliste.

    - Druzhe, - i tha, - nuk e sheh qe te gjithe ketu flasin me vete, po nuk e ngrene zerin?

    Po dikush ia hoqi shokut doren nga goja e tij dhe me nje ze te ngjirur e te mekur i peshperiti: "Ajo e ēmendur? Po pse s'themi qe e gjithe Serbia eshte nje ēmendine?!" Po Ljuba, ēbente ne ate dhomen e saj me dritare me shufra hekuri te kryqezuara? Asaj me pare i kishin vrare dashurine dhe ja tani i kishin rrembyer edhe lirine. Dhe ajo nuk e deshte me jeten. Iu kujtua se kur i kish derguar Sadriut ne burg te vetmen leter, i kish thene Ilices edhe keto fjale:

    "Oh, sa do te desha te isha ne vend te Sadriut, le te ma merrnin mua jeten, por jo dashurine qe ndiej per te". Por Ilica e kish qetesuar: "'Ēpo thua keshtu moj moter? Ju do te jeni perseri bashke..."

    - Kete them edhe une, - perseriti Ljuba, - me mire te jemi bashke atje ne qeli, sesa te ndare, secili ne qeline e vet.
    Dhe Ljuba, edhe ne valet e ēmendurise gjente qaste qetesie per te biseduar me veten. "Ēpo ndodh keshtu me mua? - thoshte. - E gjithe lumturia qe patem ndertuar paskesh qene vetem nje enderr? Sadrine ma vrane, dhe mua me kane shkulur zemren nga trupi".

    Por mund te jetohet, kur te gjakosin? Dhe prape do ta kapnin valet e egra te terbimit, shoqeruar me urrejtje e tmerr. E keshtu, do te nxirrte koken e duart permes hekurave te dritares e do te therriste me ze te larte: "Une kam vrare nje njeri..., kam vrare dashurine time dhe..., edhe jeten time. Po ju, ju qe me degjoni, keni vrare? Edhe ju jeni vrases?" Dhe Ljuba do te ferkonte duart e do te shkundte trikon si per te larguar nga trupi i saj njollat e gjakut.

    Ne ēmendine, Ljuban nuk e vizitonte askush, as nga njerezit e familjes. Te gjitheve u ishte ndaluar te takoheshin me te, veē dy burra me bluza te bardha, si ato te mjekeve, do te shkonin shpesh te vajza e ēuditshme serbe qe, siē thoshnin: "Kishte luajtur nga mendte per nje djale shqiptar." Ajo therriste, ulerinte e shante edhe ne prani te atyre vizitoreve "te panjohur", pa e ditur perse e kishin mbyllur ne nje dhome te ftohte e pa drite.

    Kerkonte ta linin te lire. Por "mjeket", per te cilet peshperitej se ishin nga ata te UDB-se, benin detyren e tyre. I jepnin me detyrim ilaqe qe askush nuk e dinte se ēfare ishin. Po i benin edhe elektroshokun, gjersa vajza perpelitej e binte ne koma. Kjo ishte metoda me e mire per ta bere ate te mos fliste, te humbiste kujtesen e te harronte q'i kish ndodhur ne jeten e saj. Dhe akuzat e mallkimet t'i merrte heshturazi ne boten tjeter. Por ajo nuk harronte... Sikur te ishte zgjuar nga nje gjume i thelle e i rende, Ljuba do te brofte ne kembe e do te therriste:

    "Ju jeni vrases, vrases te paguar"... Por thirrjet e deshperuara do te shuheshin nen peshen e rende te elektroshokut, qe i shtypte mendjen e zemren.
    Do te kalonin vetem disa dite e ate nuk do ta shikonin me ne dritaren me hekura te kryqezuar te ēmendines. As qe do ta degjonin me zerin e saj tmerronjes. Per te do te thoshin se nje mbremje vdiq nga hidherimi, por pati zera te tjere qe pohonin se Ljuba vrau veten.

    Ajo kish perplasur koken pas murit e infermieret do ta paraqisnin si deshmi te vetevrasjes gjakun qe kish ngelur i ngrire ne murin e bardhe te dhomes... Pastaj edhe nje leter te hedhur mbi dysheme: Ne te Ljuba shkruante:

    "Une nuk jam e ēmendur, te ēmendur jane ata qe me prune mua ketu, ata vrane dashurine tone dhe ma bene jeten pa kuptim... Prandaj, une po iki tek ai qe kam dashur..."

    Ljuba vrau veten, ndoshta me shprese se shpirti i saj do te bashkohej me ate te Sadriut? Dhe lumturine qe nuk e kish gjetur ne kete bote, mendonte se do ta gjente atje, ne boten tjeter, per te cilen kish degjuar, paēka se nuk e njihte?

    Sidoqofte, ne nje dite shkurti, ne numrin e saj te popullsise, Prishtina kish njoftuar nje banor me pak e kish regjistruar nje krim me shume.

    .......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....
    Varrimi i vajzes se bukur serbe ishte nje gje e rralle, siē ishte e rralle jeta dhe dashuria e saj. Vetem prinderit dhe disa nga te afermit, permes nje heshtjeje tmerronjese, do ta percillnin ate per ne banesen e fundit.

    Nuk u degjua nga askush asnje fjale lamtumire. Vetem mermeritja e nje prifti ne ritualin fetar dhe fjalet e mekura te se ernes:

    "Vajza ime, ēna bere, moj bije!", do te zgjonin hera-heres shurdherine e njerezve. As Ilica dhe as shoqet e shoket e tjere te Ljubas, qe ajo i donte dhe thoshin se edhe ata e donin, nuk e pane ate dite.

    Dhe, asnje lule nuk u hodh mbi varrin e saj. Per te gjithe ata, qe e dinin ngjarjen, ajo kish qene e pamoralshme, nje serbe tradhtare. Dhe tradhtia s'mund te nderohej edhe ne rastet kur njeriu ndahet nga jeta dhe dashurine e kish paguar me jeten...

    Nje varrim trondites kish ndodhur ate dite dimri ne Prishtine, nen nje qiell te zymte e te acarte, qe i bente njerezit te dridheshin.


    ........
    Dhuro shumė...e prit pak!

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •