Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 61
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    ......

    ......

    Civili, qe me siguri do te ishte nje nga ata te UDB-se i rrembeu nga dora letren Liridonit e skermiti dhembet:
    - Kjo eshte ajo letra?
    - Cila leter?
    - Ah, nuk e ditkeni? Letra nga Shqiperia... Ajo qe u jep udhezime per te rrezuar pushtetin...
    - Ne nuk e kemi lexuar ende gjer ne fund!
    - Marsh perpara, se do te ta lexojme ne, atje ku duhet! Lidheni te poshtrin! - Gruaja dhe femijet e Bace Veliut u tronditen. E pane tek e terhiqnin ate zvarre, gjersa kaptuan pragun e deres. Ēane erresiren e nates... Pastaj do te degjonin vetem te lehurat e qenve, qe i shoqeruan gjer ne te dale te fshatit...
    Ate nate, ne shtepine e Krasniqeve, asnjeri nuk mbylli sy.

    Gruaja, megjithese s'kuptonte asgje te keqe nga permbajtja e letres, i binte kokes me grushta e shkulte floket, ngaqe kujtonte se faji ish i saj, se letren e dergonte kusheriri.

    Njezet dite e njezet net qendroi bace Veliu ne nje qeli te erret, ku edhe ne mesnate, e ngrinin per ta marre ne pyetje e per ta torturuar. Pastaj erdhi ne shtepi. Ish bere sa mezi njihej. Pa do tregonte ē'kish hequr e vuar. "E dini pse me arrestuan? Ja, per ate kusheririn qe jeton ne Durres! Me pyeten Ē'dija per te, se UDB-ja, gjoja kishte te dhena qe ai ishte agjent i Sigurimit Shqiptar".

    Pastaj me komentuan letren: "Po me hallet e jetes si ia qoni?... Mos u ligeshtoni, djemte u jane bere burra...! Ne kemi nje fjale te urte qe thote: "Detari i mire, ne furtune njihet"". Ata zoterinjte e Prishtines kishin shpjeguar, se kusheriri me fjalen "furtune" donte te thoshte kryengritje. Dhe se meqe "djemte jane bere burra", nuk duhet pritur... Duhet organizuar kryengritja.

    .........
    Dhuro shumė...e prit pak!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    .....

    Komente te tilla ata do t'u benin edhe fjaleve te tjera si: "hallet e jetes", "mos u ligeshtoni"... e te tjera. Por, kuptohet, te gjithe keto ishin sajime, per ta futur ne burg.
    Ne Prishtine, ate e kish pyetur vete kryetari i UDB-se, Qedo Topalloviēi.
    - Si te quajne? - i paten thene qe ne fillim.
    - Veli Krasniqi!
    - Veli Krasinovic, keshtu thuaj, derr...!
    - Po mua, ashtu me therrasin.
    - Pusho, se...
    Dhe, udbashi kish nxjerre revolverin e tyten ia kish drejtuar te koka. Dy oficere qendronin ne kembe per ēdo te papritur. Jashte qelise, ne korridor, degjoheshin vetem ecejaket e rojes.
    - Ti ke edhe dy djem te tjere te rritur, po ata si i quajne? - Pyeti perseri shefi, kesaj here me nje ton me te zbutur.
    - Njerin Sadri, tjetrin Liridon.
    - Liridon? Pse, kur ju ka munguar liria, kete doni te thoni? Po ne u mbajme me buke, ketu, ne tokat tona!
    - Ne keto toka kemi lere-, zoteri... Ketu kane lere edhe gjysherit e stergjysherit tane...
    - Si the, si the? Politiken e terroristeve, ate te shqiptaromedhenjeve, po na ben edhe ketu, mor derr i felliqur? - Ish xhindosur perseri shefi. Nderkohe te dy oficeret, qe qendronin ne kembe, iu sulen me shkelma e grushta viktimes se tyre. Ai ra ne toke, por duke u lekundur u ngrit perseri. Qendroi ne kembe, ashtu me fytyren mbuluar gjak.
    - Tani do te na thuash, kush ua ka vene emrat djemve?

    - Babai im!
    - Po babane tend, si e quanin?
    - Skender.
    - Skenderbe, thuaj...! Dhe ta dish mire se,
    Skenderbeu eshte serb, eshte i yni.
    - Keshtu them dhe une, eshte i yni!
    - Ti, po tallesh? Kush ta ka mesuar kete genjeshter, se "eshte i juaji", apo ai djali qe studion ne Prishtine? Po edhe atij do t'i vije dita, edhe ai do te gjendet nje dite ketu. Ta dish, keshtu do ndodhi.
    - Zoteri, beni ēkeni per te bere me mua, djalin lereni ne pune te vet, ai s'perzihet ne politike...!
    - Ate e dime ne! Tani lidheni te poshtrin dhe ēojeni ne vendin qe dini! - iu drejtua shefi te dy oficereve.
    Ata e lidhen e duke qelluar me shkelma e nxoren nga qelia per ta drejtuar ne dhomen e torturave.
    Tri jave tmerri do te kalonin e ai do te lirohej "me kusht", me kusht qe te tregohej "i urte", te mos perzihej me ata qe nuk e donin Serbine. Dhe i kishin vene njerez prapa ta pergjonin...
    Dhuro shumė...e prit pak!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    KREU I TRETĖ


    Jeni i arrestuar...


    Kish hyre stina e veres. Djali i Veli Krasniqit, Sadriu, qe kthyer ne fshat. Provimet i kish dhene suksesshem dhe tani e priste puna ne are. Po e priste edhe nje' ngjarje e gezuar. E motra e tij, Shqiponja, do te martohej pas dy javesh. Per dhendrin, Shpendin, kish degjuar fjalet me te mira. Ai, jetonte ne nje fshat prane "Kodres se diellit", fare afer Prishtines. Ish njohur edhe ai me te, ne nje nga ato demonstratat qe benin studentet "per lirine e gjuhes shqipe", "per nje autonomi te vertete te Kosoves", ku degjoheshin edhe parullat: "Kosova e lire", "Kosova Republike"!

    Por, Sadriu gezohej edhe per ate, qe motren, qe e deshte aq shume, do ta kishte afer. Keshtu kalonin ditet, permes punes ne are dhe pergatitjeve ne familje, per dasmen. Dhe ajo dite erdhi. Ishte nje dite e bukur me diell. Oborri i shtepise qe mbushur me dasmore. Gjemonte daullja, sazet e kenget, ēifteli, aq sa jehona e tyre ndihej gjer pertej ne lagjen e banuar nga serbet.

    - Ēfare ka ndodhur?
    - Albancit paskan dasme?
    - Dhe do te kalojne ketu, ne rrugen tone?
    - Mire, mire..., te shohim si do t'u dale nusja! -
    thoshin serbet me percmim.

    Megjithese shqiptaret nuk e nxisnin armiqesine, serbet e ushqenin ate, ushqenin urrejtjen e perbuzjen per ēdo gje qe ishte shqiptare.
    Ish tradite qe, kur vajza te martohej, te' percillej te burri me flamur. Keshtu do te dilte nga pragu i shtepise se babait, edhe Shqiponja. Por, vargut te gjate te krushqve, do t'u dilnin ne prite serbet.

    - Hiqni flamurin!
    - Ky eshte flamuri i Shqiperise!
    - Ē'kerkoni ju me te, Shqiperine e madhe?
    Po kush mund ta hiqte flamurin? Nje turme e ēakerdisur serbe qendronte perballe flamurit, por edhe perballe atyre burrave te tri lagjeve te fshatit qe ishin bere te tere dasmore?!...

    A do te pranonin keta qe flamuri i tyre te shkelej nga kemba serbe?

    Ishin ēaste provash te veshtira, tendosje nervash... Nje beteje fjalesh qe mund te kalonte ne gjakderdhje. Gjak ne dasmen e se bijes? Oh, jo, kete nuk do ta deshironte kurre Veli Krasniqi! Kete nuk do ta deshironin as bashkefshataret e tij. Po ē'te besh, kur dikush te pret rrugen?

    Nje perfaqesi pleqsh, te urte e te menēur u munduan te hynin ne bisedime. Te shpjegonin se ne kete rruge kane kaluar dhe te paret e tyre, e se per ta nuk kish rruge tjeter... por nga kampi kundershtar, si pergjigje, do te vinin sharjet, kercenimet, ofendimet. Se ata nuk i kishin bere llogarite vetem.

    Pas pak minutash do te vinte nga Prishtina nje kamion me milice te armatosur. Tani banoret serbe, kishin marre zemer, ishin bere me te shumte ne numer, me te eger. Dhe kenget e dasmoreve, qe nuk pushonin, do te perziheshin edhe me krismat e armeve.

    ....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    .....

    "Ky eshte "bashkim-vellazerimi" juaj, zoteri? Per kete flisni?..." Me keto fjale i ish hedhur ne gryke nje milici, Bujar Drini, nje nga trimat e fshatit. Milici i drejtoi armen, po ne ndihme te shokut te tyre do t'i vinin dhjete-pesembedhjete te rinj te tjere. Milicet u terbuan, se ndodhi ajo qe nuk e prisnin. Te gjithe u gjenden brenda nje rrethimi qe pati vetem nje rrugedalje:

    Te largoheshin, t'ua mbathnin kembeve. Dhe ashtu bene... Duke shkrehur armet ne ajer, ata moren rrugen drejt Prishtines. Te tjeret, grupi i banoreve serbe, do te niseshin menjehere pas tyre... Kjo i qetesoi njerezit, daullja dhe kenget u gjalleruan. Dhe nusja me flamur, do te shoqerohej nga disa qindra banore te fshatit, gjersa te hynte ne oborrin e konakeve te dhendrit.

    Po milicet serbe, nuk do ta harronin ate qe u ndodhi, turpin qe moren me vete. Dhe, pasi kaloi vetem nje jave, ata do te vinin perseri ne fshat, fshehurazi dhe naten, per te bere arrestime. Tete nga djemte me te mire do t'i qonin te lidhur ne burgun e Prishtines. Ato dite, vetem per burgjet serbe dhe djemte qe vuanin ne to, bisedohej. Qarkullonin mendime nga me te ndryshmet. Kish nga ata qe thoshnin "Njerez jane keta? Me ta nuk mund te jetohet!".

    Te tjeret shtonin: "Ku te shkojme?..." Po serbet kete kerkonin. "Te ikin, te ikin allbancit, te shkojne ne Shqiperi, ne Turqi..., le te vene ne Afrike, a Amerike e ku te duan..., veē. te ikin, pa kthyer koken mbrapa...!" Dhe, ndonese kish nga ata, qe per t'i shpetuar burgut e vrasjeve, kishin marre rrugen e mergimit, numri i tyre qe fare i pakte.

    Po Veli Krasniqi me te tjeret as qe e shkonin ndermend nje gje te tille. E ku mund te shkuleshin nga toka ku kane lere? Ata ishin si lisat e larte, me rrenjet e thella ne toke, qe vetem sepata mund t'i priste e largonte.

    Dhe fshati do te bente nje jete te trazuar. Mes shqetesimit te puneve te renda, do te degjonte edhe per mandatat e djemve te mbetur burgjeve, per te tjeret, qe niseshin ushtare e u dergoheshin prinderve kufoma ne arkivole te mbyllura. Shoqeruar me nje leter te shkruar shkurt:

    "Biri i juaj, ushtari... ka vrare veten..."

    Po Sadriu, c'bente ne fshat ne ato dite vere, ku kish ardhur per pushime? Ai veshtire se i gezohej diellit te bukur dhe kopshteve te gjelber. As lendinat ne bjeshke e ujevara qe bente te shperthenin ujerat e bardha dhe te ftohta, nuk e benin te gezohej. Me zemer te thyer per ato qe degjonte e shikonte, mendimet e tij fluturonin larg, shume larg...

    Ne Prishtine kish lene shoket dhe ate vajzen e bukur, me te cilen kish lidhur miqesi— Ketu ne fshat kish gjetur prinderit, qe rropateshin per kafshaten e bukes. Por kish gjetur edhe nje shok te mire, Sokolin. Ishte moshatar e me te do te kembente mendimet. Do te qanin hallet se bashku.

    - E di ē’thone fshataret per ty? Thone se Sadriu i bace Veliut, eshte bere doktor i arave. Keshtu thone, per bese. Po mbete ne pune... gjithe diten, merr doktor...!
    - E, mor Sokol vellai... Ketu, te gjithe punojne e nuk gezojne. Pse, jete eshte kjo?
    - Keshtu them dhe une. Por... c'te bejme? Duarlidhur, s'luftohet... E ka thene bukur nje njeri i ditur: "Kazani nuk zien ne flaken e qiriut!"
    - Zien, zien, qe ēke me te... Flaka e zemrave nuk eshte flake qiriu...

    Sokoli kish rene ne mendime.
    Shume shpejt, te dy shoket do te lidheshin ngushte, aq sa midis tyre, nuk pati me te fshehta. Sadriu do t'i thoshte shokut te tij edhe se kish mbajtur nje Ditar, e ai gjendej midis librave te tij te shkolles.
    - Degjo, vella, - i pat thene, - nese do te ndodhe gje me mua, ditarin merre ti dhe ruaje. Kjo eshte porosia ime, kupton?
    - Ishallah s'ka per te ndodhur gje! Ti je njeri i zgjuar dhe...
    - Sidoqofte, te lutem, bej si te thashe!

    Keshtu kalonin ditet. Po afrohej fundi i pushimeve. Nganjehere mbremjeve, ashtu siē ish i lodhur nga puna, Sadriu do te gjente nje vend te qete, larg syve te njerezve, e do te zhytej ne enderrime. Ne ē'moshe tjeter mund te enderroje njeriu aq shume sesa ne moshen e rinise?

    Ai sapo kish mbushur 21 vjet dhe enderronte, qe pas mbarimit te shkolles, t'i bente te lumtur ata dy pleqte e mjere, qe kishin vuajtur aq shume edhe per te. Te ndertonte, pse jo, edhe nje shtepi te bukur, ku te rehatonin eshtrat. Dhe me ne fund, po ta miratonte babai, do t'i paraqiste per martese, vajzen e tij te zemres.

    Por, ja qe endrrat e tij nuk do te realizoheshin...

    Nje pasdite gushti, Sadriu e la punen me heret se ditet e tjera. Babait i kish thene se e ndjente veten shume te lodhur, e se do te shkonte ne shtepi. Duke kaluar neper rrugen e gjarperuar te fshatit, papritur i dalin perpara dy civile:
    - Sadri Krasniqi, ti je?
    - Po, c'ka ndodhur?
    - Ne emer te popullit, jeni i arrestuar...!
    - Une, i arrestuar? Perse?

    .........
    Dhuro shumė...e prit pak!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    .....

    - Mos fol qen, perpara!
    Ata e lidhen djalin, e hipen ne nje xhip e moren rrugen qe te ēonte ne Prishtine.
    Kete e mori vesh i gjithe fshati. Ate nate, i madh e i vogel, bisedonte per djalin e Veli Krasniqit. Ca thoshin se "mund te kete bere ndonje prapesi ne shkolle..." Te tjere peshperisnin si nen ze se "doktori" do te jete perzier ne politike.

    "Keni degjuar per ate grupin qe eshte zbuluar ne Prishtine?... Ne te ka pasur edhe mjaft studente. Dhe ata paskan deklaruar ne gjyq se donin lirine e Kosoves dhe bashkimin me Shqiperine... Ndoshta keshtu do te jete... Ndoshta...!"
    Kete lajm ia paten ēuar ne are, teksa punonte, edhe bace Veliut.
    - Sadrine e kane arrestuar...!
    - Pse, ē'ka bere djali?!
    - Asgje, por serbet djemte burgosin...
    Veli Krasniqi erdhi ne shtepi krejt i derrmuar. E pikellonte shqetesimi, se mos i benin ndonje gje te keqe djalit. Shtepia qe mbushur plot me fshatare, dhe ai i pershendeti shkurt me nje "tungjatjeta", duke vene doren ne zemer.

    - Mos u ligeshto, bace Veli...!
    - Miqte dhe shoket shendosh! - tha bace Veliu, sikur ta dinte qe djali ish i humbur.
    - 0 jo, ai do te kthehet, eshte djale i zgjuar dhe trim...
    - E kemi djalin me te mire te fshatit... ēfare thua?...
    - Po ata, qenrit, te te miret godasin, atje ku na dhemb me shume.
    - Sidoqofte, cdo e keqe e ka nje zgjidhje. A do ta shpetosh djalin, or bace Veliu?
    -Ta shpetoj? Po si...?

    Njeriu qe i pat shpene ne mendje "shpetimin e djalit" qe nje burre i beshem. Per te thoshin se ishte me pasaniku i fshatit. Te tre djemve te tij, nuk u kishte "hyre asnje gjemb ne kembe", se politika per ta qe nje "djali qe ta merr shpirtin". Pastaj, fshataret e permendnin ate se "ish i zoti per te bere dredhi"...

    - Po si me keshillon, o Muhamet, te shkoj t'u lutem "atyre"...?
    - A, jo, jo, te luturat s'pijne uje... duhen para...! Keshtu ka bere edhe ndonjeri...
    - Ti me thua ta blej lirine? Me para? Jo, kete s'duhet te ma kishe thene... Dhe, po te mos kisha ne shtepine time do te te jepja nje pergjigje tjeter, or mik...! Ne burgjet serbe jane qindra e mijera djem nenash, po atyre ē’keshille u jep, zotrote, te shiten te serbi?...

    Bace Veliut i ishin fryre damaret e qafes nga zemerimi, ndersa tjetri do te shtonte si me gjysme zeri: "E bona kete gabim une, por per te mire u nisa..."
    - Kjo "e mire", eshte e mira e serbit, jo e jona,
    - do te shtonte me qetesi nje burre i gjate e thatim.
    Ajo nate kaloi me biseda midis te moshuarve dhe te rinjve. Secili do te thoshte mendimet e tij per Sadrine, per fatin e tij dhe ato qe u kishin ndodhur edhe te tjereve. Po te gjithe I jepnin edhe kuraje bace Veliut, te qendronte i forte, siē qendrojne burrat e vertete. Dhe ai kish dhene prova per kete, se edhe plak, i kishte perballuar burgjet serbe.

    Keshtu do te kalonin ditet Nga Sadriu s'kishte asnje lajm. Per te thuhej se qe arrestuar e mbahej i burgosur ne burgun me te madh te Prishtines. Do te kalonin tri jave, gjersa te mesohej e verteta per te. Nje bashkefshatar, qe ne ate kohe sherbente si milic ne burg, e qe kish dezertuar e fshihej diku ne bjeshke, do te tregonte per Sadrine:

    "Ata e mbanin te lidhur ne nje nga qelite e UDB-se. Tri-kater here ne dite e merrnin ne pyetje. E torturonin gjersa peshtynte gjak..."I gjate, si nje lastar, ishte ai, fytyren e kish te verdhe limon e trupin delikat, veq syte, i ndizeshin zjarr nga urrejtja.

    Nje dite, Sadriun e thirren ne pyetje, kur drita akoma s'kish aguar, kesaj radhe ne zyren e shefit te UDB-se nenkolonel Qedo Topollaviqit. Ai, per nje kohe te gjate, ka drejtuar seksionin e zbulimit ne drejtim te Shqiperise. Dhe ja, tani rrinte ulur ne kolltuk dhe thithte nje "Qesterfil", ndersa ne nje cep te tavolines ishte vendosur nje pakete cigare "Trigllava" dhe nje shkrepese, me tej, nje shishe uiski.

    - Dilni jashte, - u tha shefi te dy miliceve, qe sollen te arrestuarin. - Dua te bisedoj vete me djaloshin, -dhe buzeqeshi lehte, duke u munduar qe fytyres se tij, tonit dhe levizjeve te dores, t'u jepte nje pamje sa me te njerezishme.
    - Uluni dhe juve djalosh, uluni...! Ju kane rrahur, a? Sa keq...! Dhe jeni kaq i ri, - tha shefi me nje ze te bute e perkedheles dhe futi doren ne xhep, duke menduar me vete: "Goldi im ketu qenka!"
    - Pa he, na fol djalosh, si eshte puna qe je perzier me ate grupin "Besa Shqiptare".
    - Une s'jam perzier me asnje grup, zoti nenkolonel.
    - Mos u nxito, mos u nxito, une e kuptoj xhanem qe ti e ke te veshtire te flasesh... ashtu eshte vertet...? Ashtu, por duhet menduar me thelle, me thelle...

    Ne nje moshe te tille si ne moshen tuaj, mund te beje kushdo marrezira, prandaj duhet frenuar vetja per te here qe te dominoje me teper logjika, jo pasionet. Ja se ēdesha te te them, ti je teper i ri, po..., po, teper i ri... dhe ndjek, me sa di une, shkollen e mjekesise? Shiko, shiko, dashke te dalesh mjek... pa hajde mendo ē'sakrifice ben shteti per ty, te ka dhene edhe burse?

    - Ju kane informuar gabim, zoti nenkolonel, ka nje vit qe ma kane prere bursen, - u hodh i rrembyer djali.
    - Ashtu?! Po pse, valle? Sic. duket, per qendrim jo korrekt. Nejse, xhanem, per kete mund te nderhyjme edhe neve, - dhe toni i shefit te UDB-se sa vinte e behej me prinderor, i afert dhe i bute. - Mos doni nje cigare "Trigllava"?
    Sadriu nuk u pergjigj, e kuptoi qe kish te bente me nje njeri te rrezikshem. "Ky qenka dhelper", mendoi me vete.

    - Ēmendoni ashtu, a? Shiko, shiko, syrin e paske te buhavitur... Ja, tani po te verej me kujdes... Te kane rrahur? E po ēte besh, ky eshte zanati i atyre..., vetem te rrahin dine..., kurse une di te merrem vesh vetem me fjale... Ja, ky eshte principi im...! Kete kam pasur parasysh gjithe jeten... Me kane thene se je djale i zgjuar dhe kurajoz..., te them te drejten per keta tipa kam respekt... Ne fund te
    fundit, te kuptohemi, njeriu me dinjitet eshte si puna e asaj pares se vlefshme, qe edhe ne fund te detit ta hedhesh nuk ndryshket...

    Shiko, shiko, po folna nje qike, xhanem! Ketu je perpara nje prindi tend... Edhe ne per te miren perpiqemi!

    Por Sadriu, as qe donte t'ia dinte per ato qe thoshte nenkoloneli. Ai shikonte nga dritarja i zhytur ne enderrime. U mbushen tri jave ne qeli. Jashte buēiste jeta qe njeriut i jepet vetem nje here... Nepermjet shufrave te hekurta te dritares hynte ne dhome nje ere karakteristike: era e barit te fushes, qe aq shume ndihet ne mbremje e ne mengjes heret. Jeta, jeta...

    ....
    Dhuro shumė...e prit pak!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ......

    si bucet ajo e vrullshme ne rruge, ne fushe e ne shtepi ra... Njehere i jepet njeriut ajo, por duhet jetuar ne menyre te atille qe njerezit te mos shfaqin asnje perbuzje per ty... Qe asnje te mos thote: "E kaloi jeten kot, ishte i humbur, frikacak". Keto fraza te njohura nga librat, ai i perseriste me mend fluturimthi disa here, pastaj ngrinte koken me krenari.

    - S'kam per te thene asgje, zoti nenkolonel.
    - Shiko, shiko, po ti perseri nxitohesh, - shqiptoi lehte Ēedo Topalloviqi midis buzeve te tij te trasha, qe qendronin si dy copa melcie te ziera ne fytyren e tij te shendoshe e kuqaloshe.

    - Une jap fjalen e nderit, te oficerit te popullit se, me ty s'ka per te ndodhur asgje..., ne qofte se ti do te tregosh per aktivitetin e organizates "Besa Shqiptare".
    - Une nuk njoh ndonje organizate te tille!
    - E pamundur, ju jeni pjesetar i saj..., ne kemi dokumente per kete.
    - Po ditarin ē'e bete? E kini fshehur? Sa keq!
    Te ne ēdo njeri mund te mbaje ditar..., por ju ne ditar shanit udheheqesit, ja ketu qendron gabimi!

    - Une s'kam asnje ditar, nenkolonel.

    Shefi i UDB-se mezi po e mbante durimin, ai ishte gati t'i hidhej ne fyt, ta mbyste... ta ēapelente, ashtu si bufi viktimen e tij, kete koke shqiptari, por e dinte qe s'do te kish sukses... Vetem me kete metode... me ate te gjakftohtesise, shefi i UDB-se se Prishtines kishte thyer shume "shpirtra te hekurt", sic thoshin vartesit per te. Dhe ja, ai harxhonte ore te tera per te nxjerre diēka te vlefshme prej djalit. Disa here e thirri ne zyre, disa here i foli atij me dashamiresine e prindit..., i premtoi e ē'nuk i premtoi, nje shtepi ne Beograd dhe bashkim me nje bukuroshe qe ia donte zemra. Por nga Sadriu mori vetem nje pergjigje:

    - Nuk di asgje, nenkolonel!
    Atehere, perpara Sadriut u paraqit fytyra e vertete e shefit.
    - Si? Nuk doni te tregoni? Si? Nuk dini gje? - Shkeli menjehere susten e ziles elektrike, qe kish nen tavoline, e ne dere u duken dy milice te armatosur, pastaj edhe nje i trete, nje civil me nje trup te larte e te shendetshem e me ca sy si ne te shpelare... Ai mbante ne dore nje kamxhik me nje llape te gjate meshini.
    - Mesojeni te poshterin, si te tregoje! - urdheroi shefi. Kanatat e dritareve u mbyllen, kamxhiku nisi te fishkelleje, dhe ne trupin e dobet e gjysmelakuriq te djalit, filluan te duken me thelle vijat mavi.
    - Po tani, do tregosh?
    - S'kam... asgje... per te thene... asgje...! - Dhe ra pa ndjenja.
    - Uje, hidhini uje... por jo ketu, ne qeli!
    Ate e nxoren nga zyra gjysme te vdekur dhe e perplasen ne qeli.
    Kur u permend Sadriu, kish kaluar mesi i dites... Mbremja dalngadale po shtrinte mbi qytet krahet e saj te erreta... Ai u ngrit me gjunje.

    - Ku gjendem valle? Oh, cfare endrra te tmerrshme kam pare!
    Dhe Sadriu vertet kish pare endrra; disa prej tyre mundohej te mos i kujtonte, kurse te tjerat i ledhatonte, i zbukuronte... Ia kish enda te mos ishin endrra, por c'e do...! Ate e kishin mbyllur ne qeli dhe vetem endrrat pati shoke...Dhe nisi te fliste ne kllapi:

    "...Jo..., jo..., ju nuk me vrisni dot...! Ne... do t'ju varrosim, juve do t'ju varrosim..."

    Dhe kish kenduar neper gjume perēart ate kengen qe kenduan perpara gjyqit patriotet e rinj te Prishtines ne vitin 1950... Kete kenge e kish shkruar ne burg nje djale 18 vjec. nga Gjakova:

    "Ne mes te vuajtjeve, territ te robnise,
    del nje kushtrim, qe na fton,
    ngrehuni ju djem te Kosoves,
    Drita e lirise po agon...!"

    Pastaj Sadriu ish ngritur ne kembe e kish thirrur me tere fuqine:
    "Duem Kosoven...,
    Duem Lirine...,
    Duem Shqipnine...,
    duem...!"

    Te goditura te forta shurdhonjese u degjuan ne deren e qelise. Nderkaq ai erdhi ne vete. Ē’te kete ndodhur? Roja... po, po, roja! Paskam prishur qetesine e rojes...
    - Mbylle gojen, kriminel! - thirri roja.
    Dera u hap... Mesi i nates kish kaluar dhe ata filluan ta hiqnin zvarre, per ta perplasur mbas disa minutave ne zyren e shefit te UDB-se.

    - Qohuni bukurosh! - i thirri shefi me egersi.

    Sadriu, me gjithe dhimbjet e plageve, u ngrit ne kembe dhe ne syte e shefit ai pa syte e nje bishe te etur per gjak, pastaj ktheu koken majtas. Civili me trup te shendetshem e te larte, qe rrinte me kamxhik ne dore, hapi perden e mendafshte qe ndante gati me dysh zyren dhe aty te ndriēuar nga nje llambe e madhe elektrike, ai pa nje pamje te llahtarshme: nje trup njeriu lakuriq, i lidhur pas nje shtylle, qendronte pa ndjenja.

    Koka, me ata floket e pergjakur, i varej poshte. Mbi trupin e tij kish lene gjurme mavi kamxhiku, madje ne disa vende rridhte gjak. Dukej qe viktima jetonte ēastin e fundit te jetes. Here-here, ai renkonte thelle.

    - Shikoje, shikoje, - shfryu shefi, - eshte nje nga shoket e tu..., eshte shqiptar..., po..., po..., shqiptar, - dhe me ate veshtrimin e tij dhelprak mundohej te thoshte: "Ja, nje fat i tille te pret dhe ty".

    Sadriu uli koken... Nuk kish zemer te shikonte kufomen e pergjakur. Civili mbylli perden dhe shefi ne ēast nxori nga sirtari nje fotografi te madhe.

    - Na, shikoje...! Po kete e njohe?
    - pyeti shefi, kesaj here me nje ton me te ulet dhe ia hodhi fotografine perpara kembeve.

    Sadriu u trondit. Ne fotografi kish dale Ljuba. Ajo ish veshur me ate trikon e kuqe dhe fundin e zi, qe aq shume i shkonin fytyres se saj, dhe qe aq qejf e kish pasur Sadriu. "Ljuba..., Ljuba...", mendoi ai me vete. Dhe Ljuba e shikonte duke buzeqeshur nepermjet fotografise. Si ne nje film i shkoi atij nder mend, dashuria me Ljuben. "Ēfare bente ajo tani?"

    .........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 02-12-2011 mė 19:00
    Dhuro shumė...e prit pak!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    ....

    Dhe shefi, duke qendruar kembe mbi kembe ne kolltuk, pa hequr cigaren nga goja, pyeti:

    - E djalosh, si vendose, do te jetosh me ate kufomen, do te behesh kufome si ajo atje (dhe tregoi perden e mendafshte, prapa se ciles ndodhej ai qe ende renkonte thelle), apo do te jetosh me ate bukuroshen e fotografise...?! E mire eshte serbja? ...E? Ajo te ka shkruar dhe nje leter... Ja, do te ta lexoj?

    Degjoje ē'shkruan, degjoje, - dhe nxori nga zarfi mbi tavoline nje leter:

    "I shtrenjti im, Sadri!
    Qekurse te kane arrestuar jetoj me gjak te ngrire. Ngaqe nuk me mesohet, tere ditet i kaloj me mendimet per ty e netet... netet jane te frikshme, shoh endrra, ca endrra me vrasje. Kujtoj kohen qe kemi kaluar bashke e me duket sikur s'do te kthehet kurre. Ah, ta dish se Ljuba jote po vuan per ty...! Hajde sa me shpejt! Po te pres...
    Qdo gje mua me duket se varet nga ty. Une ta njoh karakterin tend, por duhet ta dish se asnje fitim s'ke per ta pasur, ne qofte se nuk u thua gje atyre... Thuaju, i dashur, te gjithe ato qe di e ata do te lirojne e ne do te jemi perseri bashke..."
    - Nuk eshte e vertete, - nderpreu leximin e letres Sadriu.
    - Nuk e ka shkruar Ljuba kete leter...!

    - Urdhero e lexoje vete, bukurosh!

    Djali shtangu, po, ishte shkrimi i Ljubes... "Ljuba, Ljuba, - mendonte ai, - me te vertete me jep keshilla per te tradhtuar shoket?
    Mos valle, Ljuba eshte bere agjente? Po fotografia e saj si u gjend ketu?... Ljuba ime, agjente e UDB-se?...Perse ta kete bere kete, nga dashuria per mua?!... Jo, jo, kete nuk e besoj..."

    - Nuk e besoj, - shqiptoi ai me ze te larte.

    Per me shume se dy ore, Qedo Topallavici i drejtoi me dhjetera pyetje djalit. Ai e pyeste per aktivitetin ne grupin e "Besa Shqiptare", per emrat e pjesetareve te tjere te grupit, i sillte nder mend se dikujt i ish thene qe "udheheqesit e Jugosllavise ndjekin nje politike shoviniste ndaj Kosoves, qe shqiptaret po i ēkombetarizojne dhe se nuk duhet qendruar duarkryq, duhej bere dicka". Ne fund, shefi i UDB-se i kish kerkuar sqarime edhe per ditarin, per te cilin ai ish i informuar me saktesi. Por te gjitha pyetjeve te tij Sadriu i pergjigjej si gjithmone me indiferentizem:

    - Nuk di asgje, nenkolonel! Kot qe me mundoni, une nuk di asgje... asgje...!
    Kish dale gushti, e shtatori numeronte ditet e fundit. Dhe ndaj tij perseri nisnin torturat... kamxhiku fishkellente ne ajer... Djali humbiste ndjenjat dhe permendej ne erresiren e qelise se burgut...

    "Sa do te kete shkuar ora tani?", pyeste veten. Matane hekurave te dritares, nata nxin. Asgje s'ndihet. Qdo gje ka rene ne gjume, vec shiu..., shiu bie si me shtemba... Tavani i qelise pikon e muret jane veshur me bula uji, ndersa lageshtia te hyn dalngadale gjer ne eshtra... Sadriu i shtrire ne rrogoz rri zgjuar, mendon: "Q'te kete ndodhur, valle? E vertete te jete qe Ljuba me ka tradhtuar?!"

    Dyshimi ia brente zemren... "Vetem Ljuba dinte qe une mbaja ditar..., vetem me Ljuben kam biseduar. Po fotografine e saj, kush e pruri ate ketu? Po letra..., ē'deshte te thoshte ajo me fjalet "thuaju, i dashur, dhe ata do te te lirojne..."? Ljuba ime... agjente?!... Ljuba ime - varri im?!", perseriti ai ngadaie... Jashte binte shi... nje shi i dendur me ere... Dhe nata nxinte... Ai mbeshteti koken te muri:

    "Qenka thene te derdhet perseri gjak kosovari. Me gjakun tone ata duan te mbysin lotet e nenave te Drenices..., te mbysin renkimet e patrioteve ne fushat e perqendrimit te Goli Otokut..., te varrosin ndjenjat e shqiptarizmit, te Pejes..., Gjakoves..., Prizrenit..., te gjithe' atyre qe kane pire qumeshtin e nenes shqiptare. Por, a do t'ia arrijme dot?Kurre...,jo!"

    Dhe, si ne nje film, do t'i shfaqej e gjithe historia e dashurise me Ljuban. Takimet e para, shetitjet ne natyre. Bisedat ne auditore (ajo ish nje vit me poshte se Sadriu). Dhe, me ne fund, fjalet e saj: "Sadri, ti nukje si te tjeret, prandaj te dua...! Ti je..." Fjalet e bukura, ledhatonjese, por mbi te gjitha sinqeriteti dhe miqesia e saj me shqiptaret do ta hidhnin ate ne krahet e dashurise... Ajo kish hyre ne shpirtin e djaloshit, po bashke kishin hyre edhe ndrojtja e shqetesimi qe i turbulluan mendjen.

    Nisi t'i dukej se nje ze i larget qortues, i buēiste te veshi: "Sadri, ti kerkon te martohesh me nje vajze serbe?! Po babai, po nena, po fshati, c/do te thone?... Serbet na kane bere aq te keqija, kurse ti..." Ne ato ēaste ai do te strukej i mbuluar nga mendime te frikshme, ogurzeza... Do te qendronte keshtu i heshtur per ore te tera, gjersa te permendej. Se, nje ndjenje e fuqishme, njerezore, me emrin dashuri, e ngacmonte e s'e linte te qete. Atehere ai do te gjente perseri fuqi per te kundershtuar vetveten: "Jo, jo... Edhe Ljuba nuk eshte si te tjeret... Nga nje vajze, qe i afron dhe i don shqiptaret, s'ka si te me vije e keqja. Edhe babai i Ljubes, si babai im, ka qene partizan. Nuk punon as ne UDB, as ne milici e ne pushtet. I vetmi pushtet i tij ka qene puna ne nje zejtari."

    - Pse te kem gabuar, valle, se dua nje vajze te nje kombesie tjeter? Po dashuria te bashkon, nuk te ndan, urrejtja, po. Urrejtja e njeriut per njerine, ben te lindin te gjitha te keqijat. Se dielli lind per te gjithe, dhe te gjithe shikojne ngrohtesine e bukurine e tij, edhe bimet, edhe lulet, e jo me njerezit.

    Ia kish shfaqur keto mendime edhe nje shokut te tij te ngushte, Vjoses. Po tjetri i qe pergjigjur shkurt. "Keto jane filozofime, vella. Ti, Sadri, qenke idealist, dhe une s'te paskam njohur...?"

    "Vertet dashuria me paska verbuar?!", do t'i thoshte vetes e ne keto ēaste mendimet e Sadriut, si ujerat, dallgezoheshin e rridhnin te turbullta. Vetem tani, kur ai ndodhej ne qeli, e verteta po i zbulohej ndryshe nga q'e pati parafytyruar.
    Ljuba te kish hedhur helmin ne kupen e dashurise? Ajo te kish hapur edhe varrin per te? Nje varr pa emer, pa lot e pa lule. Ndryshe nga ajo qe behet per njerezit e lire. Qelia do te ishte edhe varri i tij, nje varr me mure te gjakosura. Edhe Sadriu do ta kuptonte se jeta e tij do te shuhej ketu.

    Nje skuadron i vdekjes po e pergatiste ate. Dhe do t'i dilnin perpara hetues gjakftohte e cinike, qe benin lojen e dhelpres, shefa te ngrysur, here te qete e here te eger qe jepnin urdhra: "Q'beni, vriteni kopilin..., se kerkon te shembe shtetin...!" Gardiane me vringellimin e ēelesave ne dore, regjistronin edhe te thirrurat perēart, naten. Civile me detyren e xhelatit, qe dilnin nga qelite me duar te

    ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 04-12-2011 mė 07:20
    Dhuro shumė...e prit pak!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Nėn Qiellin e Prishtinės

    .......

    ...pergjakura. Keto e te tjera do te sillte nder mend Sadriu, ate nate shtatori me shi. "Ah, sikur te kisha qofte edhe nje bombe... Qe t'ua hidhja atyre qe me rrethojne...! Ah, sikur...! "Po tani ishte vone, shume vone...

    Tringellimi i gelesave ne dyert e qelise se hekurt, ia largojne mendimet. Oshtima e thirrjeve te rojes: "Ēohu, kriminel, - ne pyetje!" depertoi ne korridoret dhe hyri ne te gjitha qelite e burgut. Te gjithe' skeletet qe jetojne ne dhomat e ftohta prej betoni, e marrin me mend se c'do te thote ajo: "Ēohu, ne pyetje!" Ata e dine se ē'do te ndodhe me shokun e tyre... Do ta pyesin..., torturojne. Dhe me ne fund, ose do t'ia thyejne kafken ne dyshemene me pllaka guri..., ose do ta pushkatojne, diku, ne ndonje vend pa emer. Ose njera, ose tjetra, kjo eshte alternativa e bemave te tyre.

    Sadriu u ngrit pa i shikuar rojat ne sy. Ata e lidhen.
    Ne zyren e shefit te UDB-se, Sadriut do t'i benin pyetjet e fundit:
    - Ē'do te na thuash, djalosh...! E kupton?
    Vdekjen e ke mbi krye...! Do te shpetosh?... Na thuaj...!
    Sadriu heshti. Dy oficere te UDB-se iu afruan menjehere qe ta qellonin me grushta, shqelma e me se te mundnin.
    Por Shefi i ndali...
    - S'do te flasesh? Atehere, na thuaj fjalen e fundit!
    - Po, kete do ta them: "Ah, sikur te kisha mundesi, do t'ju shfarosja te gjitheve...! "Djaloshi nuk mundi te vazhdoje me tej, se shufra te hekurta do te binin mbi koken e tij.

    Jashte nata nxin dhe shiu vazhdon te bjere si me shtemba... Do te kalonin disa dite e gjithe fshati do te mesonte per fatin e Sadriut. Dhe fati i tij do te ishte, si i atyre njerezve, qe nisin te jetojne atehere kur vdesin...

    * * *

    Vrasja e te birit e kish pikelluar rende bace Veline. I heshtur e i kerrusur nga hallet, qe s'po i ndaheshin, shkonte ne are. Mendonte se ketu do ta gjente qetesine qe i mungonte. Kur kthehej ne shtepi, do t'i hidhte syte ne mur, te fotografia e Sadriut. I dukej se keshtu nxirrte mallin. Hera-heres do te shfletonte e perkedhelte edhe librat e tij. Prej andej, i behej sikur degjonte zerin e djalit.
    Po librat, si jeta e njeriut, fletet e para, por edhe te fundit. Dhe fundi i tij kish qene aq i tmerrshem. E pati rritur me mundime ate djale. Dhe thoshte per te, se e kishte "djalin e halleve te pleqerise".

    Megjithate, perpara te tjereve, sidomos perpara se shoqes, qe i ishin skuqur syte nga te qaret dhe i paten shteruar lotet, nuk jepej. Ai mbahej me te gjashtedhjete vjetet mbi shpine. Mbahej sic mbahet detari ne varken e tij te vjeter, ne nje det te trazuar me furtune.

    Ata qe e shihnin ashtu, te dobesuar, te gjate e te kerrusur, u vinte keq per kete njeri te mire. Por edhe atij i vinte keq per te tjeret, qe kishin pesuar te njejtin fat. Dhe keta fatkeq, edhe ne fshatin e tij, nuk ishin pak.

    Thuhej se nje e katerta e djemve kishin provuar qelite serbe. Nje pjese e tyre nuk u kthyen e nuk e pane me pragun e shtepise.

    Serbet kositnin barin e njome, qe te mos mbinte kurre.
    Por bari do te leshonte rrenje, do te shtohej e rritej, nga mot.


    ......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    KREU I KATĖRT


    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur


    Ditari i Sadriut

    Askush nuk e dinte qe ai mbante ditar. Kur vinte per pushime gjate veres, pasditeve, shpesh e shikonin me nje tufe librash ne dore, teksa ulej ne bar, ne hijen e nje kumbulleje. Atje kish krijuar kendin e tij te qete, per te lexuar e shkruar. Ditarin e gjeti i ati, ashtu rastesisht.

    Ate dite qe kishin arrestuar Sadrine, bace Veliu i kish thene Liridonit, se duhet t'i shikonin bashke librat... Milicet mund te vinin per te kontrolluar... Disa fletore te lidhura bashke dhe te futura ne nje kapak libri mjekesie. Ky ishte ditari i tij. I ati e fshehu ate ne nje vend te sigurt, jashte mureve te shtepise. Te nesermen do te vinin milicet. Ata s'lane gje pa kontrolluar, por ditarin nuk e gjeten. Do te kalonin disa dite, e shoku me i ngushte i Sadriut, Sokoli, do t'i kerkonte bace Veliut ditarin.

    - Po ti, ku e di qe ai mbante ditar?!
    - Ju e dini qe Sadrine e kisha shok e vella... Dhe, eshte porosia e tij, bace. Kushedi, milicet mund te vijne prape ketu, dhe... Une ju siguroj...
    Ne fillim plaku kish nguruar, po pastaj kish thene: "Le te plotesojme porosine e djalit!" Sokoli per te kish qene si djali i tij dhe atij i besonte. Edhe babane e tij e kishte mik te beses.
    - Na, merre lexoje, nxirre mallin e shokut, por ruaje...!
    - Do ta ruaj me jeten time, - kish siguruar me ne fund Sokoli.

    ......
    Dhuro shumė...e prit pak!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283

    Ditar i njė dashurie tė pėrgjakur !

    .....

    Pas vrasjes se babait, lexuesi tashme e di, Sokoli do te arratisej e me vete do te sillte ne Shqiperi edhe ditarin, fshehurazi, e per te cilin askush nuk kishte dijeni, gjersa kaluan vite.
    E ditari do te gjendej ne doren time.
    Ne nje dhome' te qete, larg veshtrimit te njerezve, i ulur ne nje kanape, me kureshtjen e nje te riu, nisa te lexoj...

    Prishtine, 9 mars 1957
    Kam vendosur te mbaj ditar. Kete e bej pse ka filluar te jete e modes mbajtja e ditareve nga shkollaret, por mendoj se do ta kem shok. Shok ne gezimet dhe hidherimet e mia. E kush e di ndofta mund t'i vleje dikujt ne te ardhmen. Dua te skalis ne fletet e ditarit mendimet e mia... "Mendime... mendime, e kam pisk me ju mendime" ka shkruar nje poet, po, edhe une e kam pisk me mendimet. Here ato me vijne ashtu si dallget e detit ne tufan, te erreta e te furishme, dhe here rrjedhin te qeta.

    Thone qe ditar mbajne vetem ata qe kane rene ne dashuri... kjo s'eshte plotesisht e vertete, te pakten keshtu me duket mua...

    12 mars
    Mbas pushimeve te dimrit ne dhome nuk fle me shoket qe kisha me pare. Me kane vene me dy serbe. Nuk e di, por njeri, ai, Miljutini, me eshte bere i bezdisshem. Mbreme, para se te flinim, duke qene shtrire ne krevat, lexonte me ze nje artikull te "Borbes", ne te cilin kritikoheshin shqiptaret. "Nuk di si e mbajta veten, se do t'ia kisha bere cope-cope ate "pacavure". Ai e lexonte dhe me shikonte venger. Ēfare donte te thoshte me kete?

    13 mars
    Megjithese pranvera ka dite qe ka ardhur, sot ne mengjes frynte ere e ftohte. Lulet e bajameve nisen te bien pertoke. Te ftohte te tille banoret e Prishtines s'mbajne mend qysh njezet vjet me pare. Na u desh te vishnim perseri palltot e renda per te shkuar ne shkolle.

    Ndersa profesori i kirurgjise shpjegonte, vajza qe kam perpara kthen koken nga une e peshperiti: "Pranvera te detyroi te veshesh pallton e madhe?" Dhe buzeqeshi embel. Ate e quajne Ljuba. E kam njohur disa muaj me pare, ne nje mbremje vallezimi. Edhe kam kercyer me te, edhe kam biseduar disa here. Me eshte dukur serbja me e mire qe kam njohur. E thjeshte, e filter, e bukur, njerezore.

    Rri e vras mendjen: te jete dashuruar aq shume me mua? Jashte ben ftohte e te duket sikur dimri u kthye perseri, kurse ketu, se bashku me buzeqeshjen e vajzes nisi te fryje flladi i pranveres.

    28 mars
    Sot, ne gjithe Prishtinen ish dita e regjistrimit te popullates. Ne internatin tone erdhen dy veta. Njeri pyeste e tjetri regjistronte ne nje formular te madh, sa gjysma e tavolines, gjeneralitetet e shkollareve. Duhet thene qe ketu erdhen per t'u regjistruar edhe nxenes te shkollave te tjera te Prishtines. Ndermjet njerit prej tyre dhe nepunesit te regjistrimit ndodhi nje mosmarreveshje.
    Nepunesi e pyeti djalin:

    - Ē'kombesi kini?
    - Shqiptare.
    - Babai di turqisht?

    -Po.
    - Nena juaj di turqisht?
    - Po, - perseriti nxenesi.
    - Ē'fe kini?
    - Jam pa fe. -Si?

    - Ju e keni emrin Ramis, kjo do te thote' se jeni muhamedan. Vec. kesaj, meqe prinderit tuaj flasin turqisht, sigurisht qe jeni i kombesise turke, - tha nepunesi me nervozizem, duke perplasur mbi tavoline stilografin e duke urdheruar nepunesin tjeter: -Regjistroje, Ramis Kadria, kombesia turke!

    - Jo, une kam kombesi shqiptare, druzhe, shqiptare... Edhe prinderit e mi jane shqiptare, pavaresisht qe dine turqisht. Me falni, por edhe ju mund te dini gjuhe te huaja, por kjo nuk do te thote se... nuk jeni serb? Apo...

    - Pusho! Si guxoni te silleni me arrogance ndaj nepunesve te shtetit?
    Ēuditem me keta qeveritaret tane, aq frike e kane emrin e shqiptarit, sa qe perdorin cdo metode per shkombetarizim.

    2Prill
    Portieri me solli nje leter. Ma dergonin nga shtepia. Ne leter me shkruanin se po me dergonin edhe ca dinare. Ato, te them te drejten, s'me dalin per te paguar fjetjen e ushqimin. Te shkretet prinder, qe kurse ma prene bursen, me pretekst se "u shkurtua buxheti", me duhet t'i fus ne mundime. Ē'te bej... Edhe nje vit me ka mbetur... dhe atehere kam per t'i ndihmuar.

    ....
    Dhuro shumė...e prit pak!

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •