Nezir Myrta:
A KI GJAK A KI UJĖ
Kush harron kėtė flamur
u bafte shkrum edhe gur!
e mbrojtėn etnit me gjak
tue u dieg flake nė prak!
Pėshperitė sot shpirti im,
nga zemra mė del idhnim!
qysh dojnė ne me na nda
dritė e kombit mos mu pa!?
Drita e kombit osht Flamuri,
e mbajti dora e mbajti guri,
nėpėr lufta kudo na prini: -
O bini trima armikut bini!
Na ndrruan emnat e trojet
qė nė zgjua t'thahen hojet,
nė vend mjalti t'hamė pelim
Shqipni i thonė o vendit tim!
(23.Nandor, 2011)
Krijoni Kontakt