Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Ditėt e mia

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2005
    Postime
    48

    Ditėt e mia

    Ditėt e mia




    dikur mė dukej sikur
    ditėt vinin si njė varg i pambarim vagonash treni
    nėpėr njė hekurudhė qiellore
    vagona tė mbushur
    me ėndrra, shpresa, ardhmėri e dashuri

    lokomotiva lėshonte jo tym por ré
    ré tė bardha
    ré tė buta qė ngjiteshin
    lartė e mė lartė

    sot shoh se si
    ditėt po shkojnė si njė varg vagonash tė zbrazėt
    nėn njė rrapėllimė monotone
    duke rrugėtuar lodhshėm
    larg e mė larg
    kah tuneli i fundit qė tė shpie matanė...



    10.11.2011
    ...there's just too much that time cannot erase...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Jo muaj po vite kisha pa hyre ketu mik.Po vazhdove te shkruash do me kthesh dhe njehere si dikur,ne nje lexues te rregullt te letersise ne forum.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Alkimist,

    Ti s'ke nevoje per komplimenta; ajo cka me beri pershtypje ne ndryshim me "shumicen" qe shkruajne ketu koheve te fundit, ti e zoteron sensin e nje krijimi letrar ne te gjitha trajtat e tij...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2005
    Postime
    48
    Ju faleminderit!
    ...there's just too much that time cannot erase...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2005
    Postime
    48
    Me qira...


    gjysma e jetės mė shkoi duke paguar qira
    pėr shtėpitė e lėna shkretė
    pėr dhomat e hallkut nėpėr katet e fundit tė pallateve
    e pėr nevojtoret e kthyera nė zyre

    edhe fėmijėve u mora fėmijėri me qira
    dhe shokė tė lagjes nė huazim
    secila ditėlindje i gjente nė adresė tė re

    gjithkund pėrkohėsisht nė bredhje tė pėrhershme
    unė nomadi i kėtyre kohėrave
    qė gjysmėn e jetės e kalova duke paguar qira

    ēdo tė parin duke e dhėnė lekun e fundit...
    ...there's just too much that time cannot erase...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2005
    Postime
    48
    Kanga qė s'u shkrue




    pėrditė
    po e shtyj ditėn
    kur kam me ia kushtue vdekjes
    nji kangė tė trishtė si raportet mjekėsore
    me diagnoza
    e prognoza t'errta...

    pėrditė
    vdekja asht tue u vonue
    e unė tinėz po i vjedh ditėt
    si mollat e pjekuna prej ndonji peme t'huej
    me i shijue
    si t'fundit me i shijue
    ambėlsisht...
    ...there's just too much that time cannot erase...

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Alkimisti Lexo Postimin
    Ditėt e mia




    dikur mė dukej sikur
    ditėt vinin si njė varg i pambarim vagonash treni
    nėpėr njė hekurudhė qiellore
    vagona tė mbushur
    me ėndrra, shpresa, ardhmėri e dashuri

    lokomotiva lėshonte jo tym por ré
    ré tė bardha
    ré tė buta qė ngjiteshin
    lartė e mė lartė

    sot shoh se si
    ditėt po shkojnė si njė varg vagonash tė zbrazėt
    nėn njė rrapėllimė monotone
    duke rrugėtuar lodhshėm
    larg e mė larg
    kah tuneli i fundit qė tė shpie matanė...



    10.11.2011
    Me pelqeu kjo poezi. Ka vargje te bukura e te ndjera.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2005
    Postime
    48
    Tė faleminderit, Mi Corazon.
    ...there's just too much that time cannot erase...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2005
    Postime
    48
    kangė e papėrfundueme e kėsaj vjeshte


    deshta me shkrue
    se si kaq madhnueshėm asht tuj ardhė kjo vjeshtė
    po vargun ma ndalėn
    barrikadat serbe nė veri
    barrikada krejt zhavorr, baltė e ligėsi

    Kosovės po ia shkulin flokėt
    medet
    dojnė kunorėn
    prej kresė me ja vjedhė !


    21.10.2011
    ...there's just too much that time cannot erase...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •