Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 53
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha mbyll vizitën në Izrael, me një takim unik me personat me aftësi të kufizuara të Qendrës “Të lutem prek”

    Një eksperiencë krejt unike mbylli vizitën e Kryeministrit Berisha në Izrael. Në ditën e fundit të vizitës së tij, Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë në qendrën e projektit “Të lutem prek” (Please Touch), në Tel Aviv, një projekt që synon integrimin në shoqëri dhe në jetën e përditshme të personave me aftësi të kufizuara shikimi, dëgjimi dhe të foluri.

    Kryeministri Berisha u prit gjatë kësaj vizite nga drejtuesit e projektit dhe zhvilloi takim me pjesëtarë dhe aktivistë të komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Kryeministri pati kënaqësinë të marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara prej tyre, si dhe ndoqi një shfaqje teatrale të organizuar për nder të tij, nga personat me aftësi të kufizuara shikimi.

    Në përshëndetjen e bërë, Kryeministri vlerësoi punën dhe përpjekjet e kësaj qendre për të integruar anëtarët e këtij komuniteti në jetën shoqërore. Ai shprehu emocionet e veçanta që i dha vizita në këtë Qendër, si një eksperiencë e cila bën këdo të reflektojë për nevojat dhe problematikat e personave me aftësi të kufizuara dhe theksoi rëndësinë që ka integrimi i tyre në shoqëri dhe në jetën e përditshme. Kryeministri i ftoi drejtuesit e projektit ta sjellin këtë eksperiencë në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit nga ata.


    Kryeministria
    23/11/2011

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha fton sipërmarrësit izraelitë të investojnë në Shqipëri

    Në ditën e tretë të vizitës në Izrael, Kryeministri Berisha mori pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Izrael-Shqipëri, organizuar në Tel Aviv, nga Federata Izraelite e Dhomave të Tregtisë, bashkë me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë. Në Forum merrnin pjesë 22 kompani izraelite dhe 35 kompani shqiptar.

    Kryeministri Berisha bëri një paraqitje në tregues të zhvillimit ekonomik të vendit, fushave prioritare të zhvillimit dhe potencialeve të mëdha që ofron për investitorët. Kryeministri ftoi sipërmarrësit izraelitë të investojnë në Shqipëri, duke përfituar nga barra fiskale më e ulët në Europë, klima shumë e favorshme e biznesit, një treg i ri, i arsimuar dhe dinamik pune dhe politikat mbështetëse ekonomike e fiskale të qeverisë shqiptare.

    Më gjerësisht, në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:

    “Zonja dhe zotërinj,

    Pas një takimi të jashtëzakonshëm që pata dje dhe darkës me Kryeministrin Netanyahu dhe një zotimi të përbashkët për të bërë më të mirën për të zhvilluar më tej lidhjet, marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve e kombeve tona mike, jam vërtetë i kënaqur që jam këtu, për t’ju takuar ju, zoti President dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit të Izraelit dhe Shqipërisë. Ky takim është shumë premtues. Kam shumë besim se këto takime shënojnë një zhvillim shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet tona të ardhme. Jam thellësisht i bindur se mënyra më e mirë për të forcuar miqësinë, bashkëpunimin midis vendeve e kombeve është të zhvillohen dhe të konsolidohen lidhjet ekonomike.

    Kështu, më lejoni t’ju njoh shkurtimisht me potencialet, mundësitë e Shqipërisë, vizionin për të ardhmen e saj. Vendi është anëtar i NATO-s dhe synon integrimin në Bashkimin Europian. Shqipëria ka pasur trashëgiminë më të hidhur dhe të vështirë nga e kaluara. Projekti më madhor i saj është të bëhet një vend i zhvilluar. Ne filluam 18 vjet më parë, si një nga vendet më të varfra në botë dhe të ardhurat për frymë ishin 204 dollarë amerikanë. Në këto dy dekadat e fundit, shqiptarët përdorën liritë. U ndihmuan nga miqtë, por ata derdhën lumenj djerse për të ndërtuar vendin e tyre. Sot, Shqipëria është një vend, ku të ardhurat për frymë janë 8000 dollarë amerikanë. Por ende është në mes të rrugës, ende nuk ka një bulevard përpara, por tani ka një horizont të ri për të arritur.

    Shqipëria ka një vizion, ka potenciale të jashtëzakonshme. Por qeveria ime beson se potenciali më i madh i Shqipërisë është liria. Ne jemi të vendosur të punojmë shumë për të zgjeruar liritë për ju. Më lejoni t’ju jap disa të dhëna. Ne jemi një ndër dhjetë administratat më të vogla në botë. Sot, jemi një nga qeveritë me ndërhyrjen më të vogël ndaj bizneseve, në botë. Ne renditemi shumë lartë në disa procedura burokratike, siç janë regjistrimi i biznesit, licencat dhe lejet dhe, nëse vitin e kaluar liria ekonomike në botë pati një frenim, në Shqipëri u rrit me 16 për qind. Qeveria ime, bashkëpunëtorët e mi, çdo ditë shohin si ta zgjerojnë më shumë hapësirën për ju, hapësirën për liritë, hapësirën e tregut. Është jetësore për vendin tim t’ia dalim mbanë. Ne jemi fokusuar shumë për t’ju lehtësuar veprimtarinë, nëpërmjet zvogëlimit të barrës burokratike. Ju mund ta regjistroni biznesin tuaj për 1 euro, në 30 minuta. Prej dy vitesh, funksionon One Stop Shop për lejet dhe licencat, që ka qenë një histori e vërtetë suksesi, pasi hoqëm 2/3-at e të gjitha lejeve dhe licencave. Ka pasur shumë pak raste në lidhje me çështjet e pronësisë. Ne kemi një ligj unik në botë, i cili thotë se nëse investitori ka marrë pronësinë e tokës bazuar në dokumente origjinale shtetërore, nuk mund të ketë ankesa ndaj tij, çdo ankesë duhet t’i drejtohet qeverisë. Ky është një ligj për qetësinë e plotë, nuk ka pasur asnjë ankesë për titujt e pronësisë që kur e kemi bërë këtë ligj.

    Unë jam njeri i taksave të ulëta. Kur u futa në politikë, nuk dija pothuajse asgjë për tregjet. Por isha një ndjekës i apasionuar i Ronald Reagan. Reagan shkruante se paraja në llogaritë e individëve privatë ka më shumë vlerë për shoqërinë, sesa paraja në llogaritë publike. Kështu që i ndoqa postulatet e tij. Në atë kohë vendosëm barrën më të ulët fiskale në Europë. Vendi im u bë një vend me rritje ekonomike dy shifrore. Pasi kalova në opozitë, taksat u rritën. Kur erdha sërish në pushtet, ula sërish taksat. Tani Shqipëria ka një taksë të sheshtë prej 10 për qind dhe 15 për qind, taksën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për sipërmarrësit. Hoqëm shumë lloje taksash dhe tani jemi vendi me barrën më të ulët fiskale në rajon dhe në Europë.

    Shqipëria është një vend i vogël në hartë, por askush nuk e di më mirë se ju se të qenit i vogël nuk do të thotë që nuk mund të bësh gjëra të mëdha dhe nuk mund të bëhesh i madh. Vendi ka potenciale të jashtëzakonshme për t’i ofruar çdo investitori. Është vendi i vetëm që mund të bëhet tërësisht një prodhues dhe eksportues i energjisë së rinovueshme në rajon. Tani jemi 98 për qind prodhues i energjisë së rinovueshme, por nuk kemi shfrytëzuar besoj më shumë se 15 për qind të të gjitha potencialeve tona të jashtëzakonshme të energjisë së rinoveueshme, qoftë në ujë, erë, energji diellore, gjeotermike, të biomasës. Qeveria ime është përqendruar për ta bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar në një mënyrë të gjelbër. Duam të shmangim gabimet e bëra nga vendet e zhvilluara.

    Në vitin 2007, ne nxorëm një ligj për hidrocentralet. Ligji është shumë inkurajues. Ai nuk e lejon qeverinë të negociojë drejtpërdrejtë, por parandalon dështimet. Procedurat janë transparente dhe jam i gëzuar që këtu ka njerëz që kanë parë se duke këmbëngulur ia kanë dalë mbanë. Këto janë kompani izraelite. Në një kohë të shkurtër, ne kemi nënshkruar më sektorin privat më shumë se 110 kontrata për ndërtimin e më shumë se 300 hidrocentraleve, një investim rreth 3 miliardë euro. Një nga projektet është edhe një ndër më të mëdhenjtë në Europë, me vlerë 1 miliardë Euro, kaskada e Devollit. Telemenia është një nga këto kompani që, padyshim, ka një prej projekteve më të mirë. Shpresojmë që kompani të tjera izraelite do të kenë interes.

    Midis këtyre 300 hidrocentraleve, rreth 72 janë në ndërtim, janë ndërtuar ose kanë filluar të ndërtohen, të gjithë të tjerat ju presin ju. Por krahas asaj, një nga kaskadat më të mira të vendit, lumi Vjosa, një lum në pjesën jugore të Shqipërisë, me rrjedhën më konstante të ujit në vend, një kaskadë me potenciale prej minimalisht 8 hidrocentralesh, është tani në treg. Është publikuar në median ndërkombëtare dhe po pret për investitorë. Po ashtu, është Osumi, një tjetër lum që zbret nga 900 metra lartësi deri në det. Edhe aty është mundësia e një zinxhiri të hidrocentraleve dhe disa kompani izraelite kanë treguar interes për të. Në lidhje me hidrocentralet, nuk ka asnjë vend që ka më shumë potenciale në zhvillim, sesa vendi im.

    Ne kemi licencuar 1600 megavat në energji ere, 3200 megavat janë nën studim. Po negociojmë me kompani amerikane për energjinë gjeotermike dhe Izraeli ka kompani të gjeotermikës ndër më të mëdhatë në botë. Ato do të jenë shumë të mirëpritura. Po punojmë për energjinë e erës. Ju siguroj se do të marrim çdo vendim, do të nxjerrim çdo rregull, për të inkurajuar, për të stimuluar prodhimin e energjisë së rinovueshme në vend, sepse kemi nevojë që Shqipëria të bëhet një superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon.

    Ne po dyfishojmë të gjitha rrjetet e konjeksionit me fqinjët, e dyfishuam me Malin e Zi, janë licencuar kabllo nënujore për lidhjen me Italinë, e kemi dyfishuar me Kosovën, së shpejti do të fillojmë ta dyfishojmë me Maqedoninë. Kështu, duke prodhuar në Shqipëri, ju keni mundësi të aksesoni një treg të madh. Të qenit përballë Italisë, që është tregu më gllabërues i energjisë në Europë, ju keni të siguruar eksportin. Dhe me certifikatat e gjelbra, Bashkimi Europian paguan shumë më shumë për investimet në energji të rinovueshme. Kushdo që konsideron investimin në energji të rinovueshme, unë i kërkoj ta konsideroj Shqipërinë, që është një Norvegji e vogël në Ballkan.

    Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Kur fluturoni sipër vendin tim, gjëja e parë që të vjen në mendje është Zvicra pranë detit. Por, kur zbrisni, zbuloni se ka shumë për t’u bërë. Ndaj, jeni të ftuar të vini të investoni në turizëm. Ne kemi plazhe të jashtëzakonshme. Bregdeti ynë është më i mrekullueshmi që kam parë ndonjëherë. Adriatiku është më ranori, Joni është shkëmbor, me ujëra madhështore. 92 për qind i të gjithë bregdetit tonë duhet zhvilluar dhe ai po pret. Projekti ynë është: së pari resortet turistike, zonat rezidenciale. Ne kemi nevojë për zonat rezidenciale, sepse duam ta kthejmë kombin nga deti. Dhe kjo po funksionon. Gjithashtu, ka zona që po i ofrohen kompanive për të investuar në resorte turistike dhe në rast se toka është publike, investitori do ta marr atë për 1 euro, për 99 vjet, në rast se është private, duhet të kalojë nëpër procedurat private. Ne po ndërtojmë infrastrukturë shumë të mirë në zonat bregdetare. Tani po punojmë edhe drejt zonave malore. Malet tanë janë të virgjër, me peizazhet më të mrekullueshme. Ne po ndërtojmë një sistem të ri fiskal. Çdo investim turistik në malet tona, do të përjashtohet nga taksat për një periudhë 8 vjeçare. Ky është zotimi ynë.

    Shqipëria ka tregun e punës më të mirë në Europë: të ri, dinamik, të mirëedukuar, shumë më mirë se në Kinë apo ndokund tjetër.

    Shqipëria është një vend shumë i pasur në minerale. Ka rezerva botërore në krom, nikel, hekur-nikel, bakër dhe shumë kompani po punojnë në vendin tim.

    Dje, Zëvendës Kryeministri Lieberman më njoftoi se qeveria izraelite ka vendosur të hapë ambasadën vitin tjetër, në Tiranë. Ky është një zhvillim shumë i madh në marrëdhëniet tona miqësore. Ju do të gjeni atje një mbështete të madhe. Vetë unë, më shumë se një të tretën e ditës, përkushtohem të asistoj bizneset me të gjithë stafin tim, për t’ju lehtësuar punën, për t’i mbështetur. Por, duke pasur gjithashtu një ambasador izraelit dhe të punosh më të, padyshim, do të hapet një perspektivë krejtësisht e ndryshme në marrëdhëniet tona.

    Kryeministri Netanyahu më premtoi se do të vizitojë së shpejti Shqipërinë dhe do të shoqërohet nga shumë prej jush, në mënyrë që të inkurajojë investimet tuaja në vendin tim.

    Jam i vetëdijshëm se në Shqipëri, rruga ende nuk është një bulevard, por ju siguroj se ne po punojmë shumë për ta përmirësuar sa më shumë që mundemi. Tani jemi në kohë krize europiane e botërore, ishte dhe është një krizë e vështirë, por vendi im nuk ra në recesion. Përse? Unë besoj për shkak të taksave të ulëta, besoj për shkak të investimeve të shumta. Ne po investojmë. Ne rinovuam të gjithë infrastrukturën, investuam përgjatë dy viteve 10 për qind të GDP-së në infrastrukturë. Së shpejti, shqiptarët dhe të huajt do të arrijnë në Tiranë, nga çdo kënd i vendit, duke kursyer të paktën 60 për qind të kohës.

    Ne renditeshim shumë poshtë në indeksin e penetrimit të ICT, 4.8 për qind. Por epoka dixhitale ishte një nga qëllimet tona kryesore dhe vitin e kaluar, ne arritëm 50 për qind. Padyshim, në këto dy vite do të ketë zhvillime të reja të mëdha dhe do të kalojmë mbi mesataren europiane, në tërësi. Ne u sigurojmë qytetarëve akses falas në internet në qindra e qindra zyra postare. Të gjitha përpjekjet tona përsa i përket epokës dixhitale janë të orientuara drejt biznesit. Ne duam t’ju sigurojmë lehtësitë më të mira dhe së shpejti do të instalojmë një sistem gjurmimi, për të gjurmuar çdo hap në dokumentet tuaja në procedurat burokratike. Kjo do ta rrisë transparencën, do të ushtrojë presion të madh mbi burokracinë, që të qëndrojë para jush në mënyrë transparente.

    Ekonomia jonë po rritet. Në 6 vjet eksportet tona u trefishuan. Në katër vite, investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur, sipas UNCTAD, me 316 për qind. Por potencialet janë për një rritje të paktën prej 900 për qind. Ndaj ju ftoj të merrni seriozisht në konsideratë investimin në vendin tim.

    Faleminderit shumë.”

    Kryeministria

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takohet në Tel Aviv me Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, zotin Ron Huldai

    Në ditën e tretë të vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tel Aviv-it, zotin Ron Huldai.
    Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që takohej me kryetarin e Bashkisë të një prej qyteteve më të bukura dhe më të zhvilluara të botës.

    Gjatë këtij takimi, Kryeministri Berisha bëri një panoramë të reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra dhe të realizuara me sukses nga qeveria shqiptare, në sajë të të cilave, ekonomia shqiptare, por edhe shumë fusha të tjera po zhvillohen me ritme të shpejta. Në këtë kontekst, kryeministri u ndal dhe foli gjerësisht për masat e marra për sa i përket uljes së barrës fiskale, zvogëlimin në maksimum të pengesave burokratike, krijimit të një klime tërheqëse për investimet e huaja, të cilat po shtohen nga dita në ditë, shtimit të eksporteve, zbatimit të suksesshëm të projekteve të rëndësishme infrastrukturore, etj.

    Duke shprehur dëshirën për të shkëmbyer eksperiencën me bashkinë e një qyteti të zhvilluar si Tel Aviv-i, Kryeministri Berisha u shpreh se Kryetari i Bashkisë së Tiranës po adapton standarde të larta për sa i përket zhvillimit të një klime miqësore ndaj biznesit dhe përthithjes së investimeve të huaja në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

    Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Tel Aviv-it, duke uruar për zgjedhjen e zotit Lulzim Basha në detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës. Ftesës së Kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë, si dhe për të zhvilluar bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, zoti Ron Huldai iu përgjigj se ishte një kënaqësi shkëmbimi i vizitave, në kuadër të një bashkëpunimi të frytshëm mes dy qyteteve. “Do të jem i gëzuar të vij në Shqipëri dhe të pres Kryetarin e Bashkisë së Tiranës këtu, dhe të fillojmë një bashkëpunim frytdhënës midis Tel Aviv-it dhe Tiranës.” – u shpreh zoti Huldai.
    Kryetari i Bashkisë së Tel Aviv-it zoti Ron Huldai i dha Kryeministri Berisha në shenjë simbolike Pasaportën e qytetit të Tel Aviv-it.

    Kryeministri Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tel Aviv-it, zoti Ron Huldai zhvilluan homazhe pranë memorialit të ngritur në kujtim të ish kryeministrit të vrarë Jitzhak Rabin. Kryeministri Berisha vendosi një kurorë me lule pranë këtij memoriali.

    Kryeministria
    22/11/2011
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha i adresohet me një fjalë Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, në Jerusalem

    Gjatë vizitës në Jerusalem, Kryeministri Berisha iu drejtua sot, me një fjalë Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, një organizatë ku bëjnë pjesë ish diplomatë izraelitë. Takimi, i iniciuar për nder të vizitës së Kryeministrit, pati si temë “Të drejtët mes kombeve - Historia e miqësisë së Shqipërisë me hebrenjtë dhe shtetin hebre”. Në fjalën e tij, Kryeministri u fokusua në marrëdhëniet mes dy kombeve e vendeve ndër kohëra dhe zhvillimin e tyre. Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri Berisha pati një bashkëbisedim me anëtarët e Këshillit. Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:

    “Jam i gëzuar që jam këtu dhe shfrytëzoj rastin për t’ju falënderuar që më ftuat të flas mbi marrëdhëniet e dy vendeve, e dy kombeve tona, por gjithashtu, shfrytëzoj rastin për të falënderuar Kryeministrin Beniamin Netanjahu që më ftoi për të bërë këtë vizitë dhe për përkushtimin e tij të madh për të fuqizuar lidhjet miqësore dhe marrëdhëniet midis dy vendeve dhe kombeve tona.

    Shqiptarët dhe izraelitët kanë shumë gjëra të përbashkëta, si dhe dallime midis tyre. Ata kanë të përbashkët faktin që janë ndoshta ndër kombet më të vjetra në këtë planet. Historia ndaj të dyve ka qenë një njerkë e ashpër, e padrejtë, por Zoti i ndihmoi. Ndërkohë që shumë kombe zhdukeshin, kombet tona mbijetuan. Ne duhet të jemi mirënjohës ndaj Zotit.

    Izraelitët, gjatë historisë, kanë humbur territoret e tyre. Shqiptarët kanë humbur më shumë se 2/3-at e territorit të tyre. Izraelitët janë përballur me barbarizmin më të tmerrshëm të kohërave moderne, holokaustin. Por, gjithashtu, shqiptarët iu nënshtruan spastrimit nga racizmi, platforma zyrtare asgjësimi, nga fqinjë që erdhën nga larg dhe u bënë fqinjët tanë gjatë shekujve dhe mijëvjeçarëve. Si një vend që ka mbijetuar, kombi izraelit, pasi fitoi lirinë, tregoi një energji të jashtëzakonshme për të ndërtuar të ardhmen. Popujt tanë meritojnë të ardhmen më të ndritur. Unë mendoj lirinë dhe asnjë komb nuk ka arritur të bëjë më shumë se sa keni bërë ju. Në shumë aspekte, sakrificat e të parëve tuaj u bënë një forcë e vërtetë që ju ka shtyrë drejt të ardhmes. Historia jonë nuk ishte ajo e holokaustit, por ishte një nga historitë më të vështira. I referohem një periudhe që ka ndodhur jo shumë kohë më parë në historinë tonë, që ishte diktatura komuniste. Të dashur miq, unë kam lexuar shumë, kam parë shumë mbi të keqen, por nuk kam parë kurrë një vend të përballet me një luftë, me atë çfarë ka përballur vendi im nga diktatura komuniste, si u shkatërruam.

    Kam vizituar vendin tuaj si President i Shqipërisë në vitin 1996. Në atë kohë, ministri juaj i Arsimit më tha: “Zoti Berisha, unë dëgjoja Radio Tiranën dhe zhgënjehesha e shkurajohesha shumë, sepse kishte një propagandë kundër Izraelit dhe popullit izraelit. Ndërkohë shqiptarët bënë atë që bënë në luftën e dytë botërore.” Është e vërtetë. Regjimi komunist bëri propagandën më të keqe kundër kombit izraelit dhe Izraelit. Nuk përdori fjalët që nazistët përdorën kundër Izraelit, por përsa i përket ideologjisë së urrejtjes, ishte pothuajse e njëjta. Por ju siguroj se shqiptarët ruajtën në zemrat dhe mendjet e tyre, qëndruan në anën tuaj, gjatë luftës së dytë botërore.

    Marrëdhëniet tona në histori nuk janë aq të pasura, por kurdo që janë takuar kombet tona, janë takuar si kombe mike. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj holokaustit nuk është rastësor. Kohë pas kohe, valë njerëzish që shpërnguleshin, që vinin nga vendet europiane gjetën strehë dhe jetuan në paqe dhe harmoni me shqiptarët. Gjatë kohërave, historianët thonë se ka pasur fshatra të hebrenjve, një prani të vërtetë të tyre në Shqipëri. Më vonë, është e sigurt, hebrenj sefardikë erdhën nga Spanja, hebrenj romanë erdhën nga Selaniku dhe nuk është regjistruar asnjë aksident midis shqiptarëve dhe hebrenjve, ashtu sikurse nuk ka asnjë incident të regjistruar, i bazuar në besimin fetar, në vendin tim. Ne jemi një komb me një tolerancë fetare të shkëlqyeshme.

    Të qenit një komb i vjetër ndoshta na ka mësuar disa mësime. Por, gjithashtu, në rrugën e gjatë, duhet të ruash moralin, kur je i varfër në mjete të tjera. Kjo ndodhi me shqiptarët. Ndaj, kur në kryeqytetin e vendit më të zhvilluar të Europës asokohe, regjimet, por jo vetëm regjimet, gjithashtu bashkëpunuesit, të cilët nuk ishin politikanë, pranuan dhe aplikuan gjuetinë kundrejt hebrenjve, vetëm sepse ata ishin hebrenj, pavarësisht kontributit të tyre të jashtëzakonshëm për zhvillimin, mendimin, shkencën, historinë e tyre, kjo nuk ndodhi në fshatrat më të largëta të Europës, që ishin fshatrat në Shqipëri, nuk ndodhi në qytetet e vendit tim, të kombit tim. Në fakt, kjo ishte e papranueshme, gjithashtu, nga autoritetet zyrtare shqiptare të asaj kohe. Ndaj, ky është një kapitull i shkëlqyer i marrëdhënieve midis dy kombeve tona. Kam lexuar diku se Winston Churchill donte të zhvendoste në Shqipëri, për arsye sigurie, një numër të madh hebrenjsh. Ndoshta, ai e la atë ide. Por hebrenjtë erdhën dhe erdhën në siguri dhe u larguan në siguri.

    Pa një marrëdhënie të pasur dhe intensive, ne kemi një trashëgimi pozitive dhe premtuese për marrëdhënie të shkëlqyera në të ardhmen. Sapo vendi u hap, ne trashëguam një vend krejtësisht të shkatërruar. Hebrenjtë që po largoheshin nga Shqipëria ikën për në Izrael dhe disa prej tyre për në Shtetet e Bashkuara. Të gjithë ata ishin ambasadorët më të mirë të kombit tim, të vendit tim, kudo që shkuan. Ne jemi shumë krenar për ta dhe shumë mirënjohës ndaj tyre.

    Një nga vendet e para që vështruam për të mësuar dhe për të forcuar lidhjet dhe marrëdhëniet, ishte Izraeli. Keni të drejtë zoti Govrin, ne u përpoqëm të mësojmë, të përfitojmë nga eksperienca juaj e madhe në edukim dhe kulturë, por, gjithashtu, filluam një bashkëpunim frytdhënës në të gjitha fushat e tjera.

    Kam ardhur këtu dy herë si President i vendit tim. Një herë erdha për të nderuar Kryeministrin Yitzhak Rabin dhe më vonë, kam ardhur në një vizitë zyrtare. Kam gjetur mbështetje dhe ndihmë nga vendi juaj. Jam këtu, gjithashtu, për të shtyrë marrëdhëniet tona mike, por tani ka një ndryshim. Jam këtu thellësisht i bindur se vendi im mund t’i ofrojë investitorëve izraelitë, mundësi dhe potenciale të mëdha. Gjithashtu, jam këtu thellësisht i bindur se qeveria izraelite po bën më të mirën për të mbështetur progresin dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe ishte një lajm shumë i madh për mua, kur dje, gjatë darkës, Zëvendës Kryeministri Lieberman më njoftoi se vitin tjetër ministria e tij ka vendosur të hapë ambasadën e Izraelit në Shqipëri. Dua të falënderoj shumë qeverinë izraelite për këtë vendim, ambasadorin Cohen dhe paraardhësin e tij. Ata ishin njerëz të mëdhenj dhe ofruan një kontribut të madh në marrëdhëniet tona miqësore. Shumë faleminderit të dyve.

    Shqipëria beson se zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë arritur në një fazë të re, që është shumë pozitive që Izraeli ka pranuar dhe po mbështet zgjidhjen për dy shtete. Kështu, ne mbështesim zgjidhjen për dy shtete. Por, gjithashtu, ashtu siç mund ta keni dëgjuar, ne nuk do ta mbështesim kërkesën për anëtarësim në OKB të autoriteteve palestinezeve, sepse ne besojmë se rrugët e shkurtra nuk ndihmojnë në këtë proces, si dhe zgjidhja duhet të përfshijë sigurinë e plotë të të dy vendeve e dy kombeve.

    Ne, gjithashtu, besojmë se komuniteti ndërkombëtar ka rolin dhe zërin e vet. Ne jemi të kënaqur që qeveria e Izraelit mbështeti deklaratën e kuartetit, gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Unë mendoj se për palestinezët, gjithashtu, është në interesin e tyre më të mirë të mbështesin kuartetin. Deklaratë, e cila kishte shumë elementë, si një udhërrëfyes, për t’i ndjekur, ndërsa rrugët e shkurtra janë kundër produktive.

    Ne ndoqëm me shqetësim të madh zhvillimet në Teheran. Një Iran nuklear është me siguri një kërcënim i madh ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë. Ka një burrë sot, me aq sa di unë, në këtë planet, që përdor pothuajse të njëjtën gjuhë që përdornin nazistët 70 vjet më parë kundër popullit izraelit. Dhe ky është Ahmedinaxhadi. Askush nuk mund të thotë se ai nuk po thotë atë që mendon, sikundër edhe raporti i fundit i Agjencisë Atomike të OKB-së ka indikacione të qarta se ata po punojnë për prodhimin e armëve atomike. Në të njëjtën kohë, Irani refuzon të pranojë një monitorim, nga monitoruesit ndërkombëtarë, të fasiliteteve të tij.

    Ndaj, ne, padyshim, besojmë se Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të vendosë mbi të gjitha, hapat dhe masat që e parandalojnë Iranin të bëhet një fuqi nukleare, të parandalojnë Iranin të shndërrohet një kërcënim i madh për të gjithë rajonin, sigurisht, për Izraelin, për të cilin ka shprehur pikëpamjet për ta fshirë si komb e si vend për shkak të urrejtjes, racizmit dhe psikologjisë.

    Zonja dhe zotërinj,

    Qëllimi im kryesor në këtë vizitë është të punoj me qeverinë izraelite për të çuar bashkëpunimin ekonomik dhe në të gjitha fushat në nivelin e marrëdhënieve politike, të cilat janë të shkëlqyera. Ne po përpiqemi ta kthejmë Shqipërinë në një vend shumë miqësor për investitorët e huaj. Jam i gëzuar që disa kompani izraelite po tregojnë interes të madh për të punuar në Shqipëri. Ashtu si Izraeli, vendi im është i vogël në hartë, por, duke parë në brendësi të tij, është një vend me potenciale të jashtëzakonshme. Ne mund të bëhemi dhe do të bëhemi një superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon. Ne jemi një vend i pasur në ujëra, do të ndërtojmë më shumë se 443 hidrocentrale, një nga më të mirët do të ndërtohet nga Telemenia. Kompani të tjera izraelite janë mëse të mirëpritura të marrin pjesë në këtë rrugë të gjelbër të zhvillimit të vendit tim. Ne po licencojmë parqe eolike, po japim licenca për energjinë gjeotermike, energjinë diellore. Shqipëria deri më tani është vendi me barrën më të ulët fiskale në Europë dhe do të mbetet i tillë. Unë besoj në taksat e ulëta. Një nga tre mësimet që kam marrë nga një prej personaliteteve më të admirueshëm të botës, Ronald Reagan, ishte taksa të ulëta. Në politikë unë kam ardhur nga fusha e mjekësisë dhe më duhej të mësoja. Reagan shkruante se paraja në llogaritë e individëve privatë është më e vlefshme, sesa në llogaritë e qeverisë. Kështu, në atë kohë vendosa taksat më të ulëta dhe vendi arriti një rritje dy shifrore. Pasi erdha në pushtet, vendosa sërish barrën më të ulët fiskale dhe vendi im, pavarësisht krizës shumë të rëndë ekonomike, nuk ra në recension, pësoi rritje ekonomike vjetore. Prandaj do të isha shumë i lumtur të shihja investitorët izraelitë të investojnë në Shqipëri, në fushën e energjisë, në turizëm, në manifakturë, në sektorin e minierave. Vendi im është plotë mundësi dhe unë mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të forcuar dhe konsoliduar marrëdhëniet tona miqësore.

    Shumë faleminderit për vëmendjen tuaj.”

    Kryeministria

  5. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takon Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu

    Në ditën e dytë të vizitës ë tij në Izrael, Kryeministri Berisha u takua me Kryeministrin izraelit, zotin Benjamin Netanyahu.

    Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Netanyahu e falënderoi Kryeministrin Berisha për qëndrimin konsistent të qeverisë shqiptare në shërbim të paqes e stabilitetit në rajon. Në takim u vlerësua miqësia midis të dy popujve, e cila më shumë se kurrë doli në pah gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptaret nuk i dorëzuan hebrenjtë e Shqipërisë dhe ata që gjetën strehë aty, por i mbrojtën ata duke vënë edhe jetën e familjeve të tyre në rrezik.

    Kryeministri Berisha e falënderoi Kryeministrin Netanyahu për ftesën dhe pritjen e ngrohtë e miqësore, si edhe për vendosmërinë e palëkundur që Kryeministri Berisha gjeti në të gjitha takimet me personalitetet më të larta të shtetit të Izraelit, për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira politike midis të dy qeverive dhe vendeve, si edhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

    Më tej, të dy Kryeministrat diskutuan për reformat e qeverive respektive dhe zhvillimet në të gjitha fushat, si në Shqipëri ashtu edhe në Izrael. Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin Netayahu me arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare në fushën e reduktimit të barrës fiskale ndaj biznesit dhe të një qeverisjeje të vogël e pa barriera burokratike, veprat e mëdha të infrastrukturës rrugore, në fushën e energjetikës, reformat e rëndësishme ekonomike e fiskale, arritjet në fushën e arsimit etj.. Kryeministri Netanyahu shprehu vlerësimin e tij të lartë për transformimin e Shqipërisë nga një ndër vendet më të varfra, me të ardhura rreth 204 dollarë për frymë, në një vend me të ardhura të mesme të larta dhe suksesin e politikave të privatizimit.

    Kryeministri Netanyahu i shprehu Kryeministrin Berisha dëshirën dhe angazhimin e plotë të qeverisë Izraelite dhe shtetit të Izraelit për të bashkëpunuar ngushtësisht me qeverinë shqiptare me projekte konkrete në të gjitha fushat, por, “në veçanti, presim me padurim të bashkëpunojmë ngushtësisht, duke inkurajuar projekte investimesh izraelite në Shqipëri, në fushën e turizmit, por edhe në atë të teknologjisë e shkencës ”– u shpreh Kryeministri Netanyahu. Në takim u evidentuan fusha të tjera, ku u rikonfirmua vullneti për projekte konkrete të bashkëpunimit si ajo e arsimit dhe kërkimit akademik, teknologjisë së informacionit, bujqësisë, përfshi projektet e ullirit dhe arrorëve, sistemit të ujitjes dhe shfrytëzimit të ujërave, ndërtimi i veprave të prodhimit të energjisë hidrike e të rinovueshme, në fushën e minierave etj..

    Kryeministri Netanyahu e siguroi Kryeministrin Berisha se qeveria e Izraelit do të inkurajoje sektorin privat të biznesit të suksesshëm izraelit të vijë të investojë në Shqipëri, duke shfrytëzuar klimën jashtëzakonisht të favorshme të krijuar nga qeveria shqiptare për biznes e investime. Po ashtu, të dy Kryeministrat ranë dakord për shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës mes të dy vendeve në fushat me interes reciprok.

    Më tej, të dy Kryeministrat diskutuan gjerësisht për zhvillimet në rajon e më gjerë.

    Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjelle Kryeministrit Netanyahu ftesën për të vizituar Shqipërinë. Kryeministri Netanyahu ju përgjigj kësaj ftese se priste me padurim të vizitonte Shqipërinë.

    Për nder të Kryeministrit Berisha dhe delegacionit që e shoqëronte, Kryeministri Netanyahu shtroi një darke, e cila kaloi në një atmosferë shumë të ngrohte e miqësore.

    Kryeministria
    22/11/2011
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takohet në Jeruzalem me Kryetarin e Knesset, zotin Reuven Rivlin


    Gjatë vizitës së tij zyrtare në Jeruzalem, Kryeministri Berisha u prit gjithashtu në një takim nga Kryetari i Knesset (Parlamentit), zoti Reuven Rivlin.

    Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen dhe duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë të Kryeministrit në Izrael, kryetari i Parlamentit i shprehu atij mirënjohjen më të thellë për atë çfarë Shqipëria dhe populli i saj kanë bërë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të shpëtuar hebrenjtë.

    Gjithashtu, zoti Reuven Rivlin vlerësoi kontributin e Kryeministrit Berisha në krye të qeverisë shqiptare për reformat e rëndësishme të cilat kane transformuar Shqipërinë. Ai u shpreh se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe se “në Izrael e vlerësojnë atë që Kryeministri Berisha ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj edhe presim që Shqipëria t’i bashkohet së shpejti Bashkimit Evropian”.

    Në takim u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe u rikonfirmua vullneti i tyre për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy parlamenteve, por edhe për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin ekonomik e të gjithanshëm në të gjitha fushat, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve.

    Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e falënderoi Kryetarin Rivlin për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe ndau me të kënaqësinë për lajmin e mirë të vendimit të marre nga pala izraelite, për hapjen e ambasadës së Izraelit në Tiranë.

    Kryeministri Berisha theksoi se e shkuara jonë është një moment shumë frymëzues, e cila na shtyn të forcojmë edhe me tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me Izraelin. “Ne, - u shpreh Kryeministri, - jemi shumë të lumtur për potencialet e shumta të dy vendeve për bashkëpunim dhe vullnetin e palëkundur të tyre për t’i zhvilluar marrëdhëniet në të gjitha fushat”.

    Më tej, Kryeministri e njohu zotin Rivlin me reformat e thella e të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, të cilat kanë bërë të mundur një zhvillim të shpejtë e të qëndrueshëm ekonomik dhe krijimin e klimës më të favorshme për biznes e investime. Kryeministri e njohu kryetarin e Parlamentit edhe mbi potencialet e Shqipërisë në fushën e energjisë, mineraleve, turizmit, tregtisë, investimeve, ujërave, ujësjellësve, infrastrukturës, etj.

    Në takim, dy personalitetet diskutuan edhe rreth zhvillimeve në rajon. Kryeministri Berisha theksoi se ndryshimet që po ndodhin në rajonin e Afrikës së Veriut konsiderohen si zhvillime pozitive. Më tej, Kryeministri u shpreh se stabiliteti afatgjatë është i lidhur ngushtë me demokratizimin e vendeve të këtij rajoni. “Shqipëria vlerëson mbështetjen që qeveria izraelite i bëri deklaratës së Kuartetit (SHBA, Rusi, BE dhe OKB) si një udhërrëfyes me hapa konkrete që çojnë drejtë paqes, si dhe uron që edhe pala palestineze të bëj të njëjtën gjë”, tha Kryeministri.

    Kryeministri Berisha e ftoi Kryetarin e Parlamentit, zotin Rivlin, të vizitojë Shqipërinë, ftesë të cilën ai e pranoi me shumë kënaqësi.

    Kryeministria
    21/11/2011
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha takon Ministrin e Energjisë, Ujit dhe Burimeve natyrore të Izraelit, zotin Uzi Landau

    Kryeministri Berisha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare treditore, në Izrael, zhvilloi paraditen e sotme, një takim me Ministrin e Energjisë, Ujit dhe Burimeve natyrore, zotin Uzi Landau.

    Ministri i Energjisë Landau shprehu kënaqësinë që priste Kryeministrin shqiptar, në një takim, i cili do t'i shërbejë forcimit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, veçarisht në fushën ekonomike. Zoti Landau i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen më të thellë ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar për mbrojtjen dhe strehimin që ata u ofruan hebrenjve të Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i shpëtuar nga terrori nazist.

    Duke falënderuar për pritjen e ngrohtë e miqësore, Kryeministri Berisha u shpreh se qëllimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe kombeve dhe zgjerimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat. Kryeministri Berisha e njohu zotin Landau me potencialet e jashtëzakonshme që Shqipëria ofron në sektorë si ai i energjisë, infrastrukturës, turizmit, bujqësisë, etj.

    Në këtë kontekst, Kryeministri u shpreh se Shqipëria, si një vend i pasur me burime ujore, mirëpret investimeve të huaja në këtë fushë, si për prodhimin e energjisë hidrike, ashtu edhe për sistemet e përpunimit të ujërave apo të ujitjes për qëllime të bujqësisë, etj. Kryeministri u shpreh se rreth 443 HEC pritet të ndërtohen në Shqipëri dhe se qeveria shqiptare do të mirëpresë investitorët izraelitë për të marrë pjesë dhe për të ndërtuar në Shqipëri historitë e tyre të suksesit, në fushën e prodhimit të energjisë, por edhe në fusha të tjera. Kryeministri u shpreh se Shqiperia ofron gjithashtu potenciale të mëdha për investime në sektorin e infrastrukturës, turizmit, industrisë minerale etj, të cilat nga dita në ditë po tërheqin gjithnjë e më shumë investitorë të huaj.

    Nga ana e tij, Ministri i Energjisë Landau, pasi u njoh me potencialet e ofruara nga Shqipëria në fusha të ndryshme, rikonfirmoi dëshirën dhe interesin e investitoreve izraelite për investime në vendin tonë, si dhe gadishmërinë e palës izraelite dhe ndërmarrjeve publike e private të Izraelit, për të shkëmbyer eksperiencën e tyre me specialistët shqiptarë në këtë fushë, si dhe për t'i drejtuar investimet e tyre në Shqipëri. "Izraeli ofron një eksperiencë të pasur në sektorin e menaxhimit të ujërave dhe kanalizimeve, infrastrukturës, etj, eksperiencë, të cilën jemi të gatshëm ta ndajmë me kënaqësi me koleget shqiptarë", – u shpreh ministri Landau.

    Kryeministri Berisha u shpreh se kompanitë izraelite dhe përvoja e tyre e gjerë në fushën energjetike janë të mirëpritura në Shqipëri dhe se e njëjta ftesë i bëhet ekspertizës në fushën e energjisë gjeotermike, diellore dhe të erës, si dhe praktikave më të mira në fushën e ujitjes, për të cilat Shqipëria paraqet interes të veçantë.

    Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për të nxitur dhe thelluar bashkëpunimin, në të ardhmen, në të gjitha këto fusha. Kryeministri Berisha e ftoi Ministrin e Energjisë, Ujit dhe Burimeve natyrore Uzi Landau të vizitojë Shqipërinë dhe nga ana e tij, Ministri izraelit u përgjigj se do të vizitojë këtë vend mik me shumë kënaqësi.

    Kryeministria
    21/11/2011

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Izraelit z. Avigdor Lieberman shtron një darkë mirëseardhjeje për nder të Kryeministrit Berisha

    Me rastin e vizitës së Kryeministrit Berisha në Izrael, Zv/Kryeministri dhe ministri izraelit i Punëve të Jashtme z. Avigdor Lieberman shtroi një darkë mirëseardhjeje për nder të tij dhe delegacionit që e shoqëronte, e cila kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore.

    Gjatë darkës u vlerësua vizita e Kryeministrit Berisha si një kontribut i rëndësishëm në zgjerimin e marrëdhënieve shumë të mira dhe bashkëpunimit midis dy qeverive e vendeve.

    Zv/Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit z. Avigdor Lieberman i dha Kryeministrit Berisha lajmin e mirë se së shpejti Izraeli do të hapë ambasadën e tij në Tiranë.

    Kryeministria
    21/11/2011

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha informon në mbledhjen e Këshillit të Ministrave lidhur me vizitën e zhvilluar në Izrael

    Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u zhvillua sot, mbledhja e radhës së Këshillit të Ministrave, gjatë së cilës Kryeministri bëri një ekspoze të vizitës zyrtare të zhvilluar në Izrael, me ftesë të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

    Kryeministri shprehu mirënjohjen dhe falenderimet për personalitetet më të larta izraelite, për mikpritjen që ata i rezervuan delegacionit shqiptar dhe angazhimin e dëshmuar për thelluar dhe konsoliduar bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve.

    Duke e vlerësuar këtë vizitë shumë të frytshme, në fjalën e tij, kryeministri Berisha u shpreh:

    Në këtë mbledhje dëshiroj të bëj një ekspoze lidhur me vizitën në Izrael. Mbrëmë u ktheva nga një vizitë tre ditore në këtë vend mik dhe shfrytëzoj rastin për të shprehur falenderimet e mija më të përzemërta mikpritësve të mi në Izrael, Presidentit Shimon Peres, mik i shquar i Shqipërisë, Kryeministri Benjamin Netanyahu, mik i shquar i Shqipërisë, Kryetarit të Parlamentit, Zëvendës/kryeministrave Liberman dhe Meridor, ministrit Landau, Kryetarit të Bashkisë të Tel Aviv-it dhe të gjithë zyrtarëve që unë takova.

    Mund të them se pata një vizitë intensive, e cila u karakterizua nga një frymë thellësisht miqësore dhe një gatishmëri e madhe për një bashkëpunim të gjithanshëm midis dy vendeve tona.

    Kryeministri Netanjaho më garantoi mua se qeveria e tij dhe ai personalisht do të inkurajojë, do të mbështesë një bashkëpunim të gjithanshëm midis Shqipërisë dhe Izraelit në fushën ekonomike, turizmit, bujqësisë, teknologjisë së lartë, infrastrukturës, energjisë, ujërave, pra nxitjes dhe inkurajimit të investitorëve izraelitë për të investuar në Shqipëri, duke i ofruar atyre të gjitha mekanizmat e mundshme mbështetëse të shtetit të Izraelit.

    Mendoj se ekziston një kuadër ligjor shumë i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve, i cili duhet të plotësohet me shpejtësi në të gjitha mangësitë e tij. Një interes i veçantë u dëshmua për bashkëpunimin në fushën e energjisë. Kompanitë izraelitë janë ndër më të mirat, më të mëdhatë, në energjinë e rinovueshme, gjeotermike, diellore, eolike, por ato janë kompani me fuqi të madhe ndërtuese dhe shumë të interesuara për të marrë pjesë në koncesionet për HEC, në Shqipëri.

    Një interesim të veçantë paraqet bashkëpunimi në fushën e turizmit, bashkëpunimi në sektorin e menaxhimit të ujërave. Izraeli është vendi që mund të ketë praktikën më të avancuar në botë për trajtimin e ujërave në tërësi, në ekonomizimin e tyre, në shfrytëzimin re tyre. Ne ramë dakord të bashkëpunojmë ngushtë në fushën e arsimit, në botën akademike midis universiteteve tona dhe universiteteve të Izraelit. Mendoj se Shqipëria ka përfituar dhe do të vazhdojë të përfitojë shumë më tepër në fushën e bujqësisë. Izraeli ka tokën bujqësore ndër më prodhueset në botë dhe e ka arritur këtë në sajë të teknologjisë së lartë. Ky vullnet i kryeministrit Netanjaho dhe qeverisë së tij, Zëvendëskryeministrave Lieberman dhe Meridor, ministrave të qeveris, përbën një premisë shumë të madhe për konkretizimin, zhvillimin e mëtejshëm dhe konsolidimin e marrëdhënieve të gjithanshme me këtë vend. Marrëdhëniet e dy kombeve nuk kanë qene intensive në të kaluarën, por kanë qenë gjatë të gjitha kohërave, marrëdhënie pozitive. Ndikojnë këtu edhe ngjashmëritë. Unë theksova në fjalën time në Këshillin për Çështjet e Jashtme, ku pata një audiencë të shkëlqyer, se të dy kombet janë ndër më të vjetërit e këtij planeti, kanë historinë e tyre të dhimbjeve dhe vuajtjeve shumë të mëdha. Nuk them se janë kombe të zgjedhura nga Zoti, por të bekuara prej Tij sepse kanë mbijetuar. Shqiptarët nuk kanë përjetuar Holokaust, por ka patur programe shfarosje ndaj tyre. Holokausti përbën dramën më të madhe, përbën faqen më tragjike të historisë së qytetërimit modern. Në këtë moment theksova se kur në kryeqytetet e botës bëhej gjahu etnik ndaj çifutëve, në fshatrat dhe në qytetet e Shqipërisë, ata mbroheshin dhe me jetën e mikpritësve dhe ky është një moment i ngulitur thellë në mirënjohjen e kombit izraelit, por gjithashtu dhe një trashëgimi shumë e rëndësishme në marrëdhëniet tona të ardhshme, në marrëdhëniet e shkëlqyera të kombeve dhe vendeve tona.

    Një takim shumë të rëndësishëm pata me biznesin. Në një forum me biznesin të organizuar në Tel Aviv direkt nga Presidenti i Dhomave të Tregtisë së Izraelit, pata rastin të bëj një ekspoze të të gjitha potencialeve të Shqipërisë, të vizionit të zhvillimit të këtij vendi, ti njoh miqtë dhe të ftuarit me vendosmërinë e kësaj qeverie për zhvillim jeshil të qëndrueshëm, për shndërrimin e Shqipërisë në një superfuqi të vogël të energjisë së rinovueshme në rajon, për potencialet e saj të jashtëzakonshme, ti njoh me vendosmërinë e kësaj qeverie për të sjelle Shqipërinë në moshën dixhitale, ti njoh ata me projektet e mëdha kombëtare të pyllëzimit me dru frutorë, ti njoh me pasuritë e mëdha të përmasave botërore minerare, të nëntokës shqiptare dhe mbi të gjitha me bukuritë mahnitëse turistike, potencialet e pakrahasueshme turistike që ka Shqipëria në krahasim me ndonjë vend tjetër. Mund tu them se kompanitë izraelite që punojnë në Shqipëri dhe që kanë fituar koncesione shumë të rëndësishme në fushën e HEC-ve ishin dhe avokatët më të mirë të potencialeve të Shqipërisë në Izrael. Interesi për të investuar në Shqipëri ishte shumë i madh dhe kam kënaqësinë ti informoj shqiptarët se jehona pozitive e reformave të Shqipërisë ishte shumë e madhe dhe se ishte kjo jehonë, që qëndronte pas këtij interesi të madh të investitorëve izraelitë për të investuar në vendin tonë.

    Mendoj se reformat i kanë dhënë këtij vendi pasaportën e shkëlqyer të biznesit, për të cilën kishte nevojë jetike siç kanë nevojë qytetarët shqiptarë për pasaportën biometrike. Fakti që Shqipëria trefishon eksportet në harkun kohor 6 vjeçar, fakti që Shqipëria mbi trefishon investimet e huaja në harkun kohor 4 vjeçar, fakti që Shqipëria mbetet ndër vendet e pakta në botë, në të cilin liria ekonomike vitin e kaluar u rrit me 16%, fakti që Shqipëria ruan rritjen ekonomike duke mbajtur sistemin me barrën e taksave më të ultën në Evropë dhe ndër më të ulëtat në botë. Të gjitha këto kanë patur një rezonim të fuqishëm në biznesin ndërkombëtar, rezonim që unë pata rastin në një hark kohor të shkurtër nga shtatori, deri tani ta prek, ta ndjej, ta shoh, në New York, në metropolin e botës, në Oslo, në Tel Aviv dhe kudo.

    Natyrisht dua të theksoj këtu se vizitat kanë qëllimin për vendosjen e marrëdhënieve më miqësore, përcaktimin e horizonteve të reja të këtyre marrëdhënieve, por nuk ka asnjë mëdyshje se rruga më sigurtë për konsolidimin e marrëdhënieve miqësore midis vendeve është rruga e nxitjes dhe shumëfishimit të bashkëpunimit ekonomik.

    Në Tel Aviv unë u prita nga Kryetari i Bashkisë së Tel Aviv-it, të cilit unë dua ti shpreh falenderimet më të përzemërta për pritjen e ngrohë që më rezervoi. Tel Avivi është shndërruar tani në një prej qyteteve më të zhvilluara dhe ku jetohet më mirë në botë. Gjeta një gatishmëri të plotë tek Kryetari i Bashkisë për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranë dhe unë mendoj se Bashkia e Tiranës mund të mësojë shumë gjëra. Unë gjeta aty, një nga qytetet më të gjelbëruara që kam parë deri më sot, me gjelbërimin më intensiv, me një urbanistikë të shkëlqyer, me një plazh shumë të bukur.

    Gjatë qëndrimit në Tel Aviv vendosa një kurorë me lule, në vendin ku ra ish-kryeministri i vendit Jitzhak Rabin. Vizitën time e mbylla me atë që mund të quhet “më e ëmbla në fund” dhe ata ishin bashkatdhetarët tanë shqiptaro-hebrenj, një komunitet i shkëlqyer, ambasadorë të vërtetë të Shqipërisë dhe jo vetëm në Izrael, por absolutisht kudo që janë dhe me nje dashuri të madhe për vendin bëjnë gjithçka për të promovuar Shqipërinë dhe potencialet e saj.

    Natyrisht po shkove në Jeruzalem nuk mundesh kurrë të mos gjesh, të mos ndash një kohë për të vizituar apo për të bërë siç mund ta quajmë ndryshe një vizitë shpirtërore. Është djepi ku kanë lindur besimet më të mëdha të njerëzimit. Pata një orë kohë, por ndër më intensive të jetës sime, një inkursion në besimet e mëdha që nga themelet e tyre. U jam shumë mirënjohës mikpritësve pasi u hapën të gjitha vendet e mistereve dhe sekreteve te shenjta. Pata rastin të prek edhe Gurin më të shenjtë apo gjënë më të shenjtë të botës së krishterë, Gurin ku është shtrirë trupi i Jezusit pas Kryqëzimit. Natyrisht ai ishte i mbuluar nga dy pllaka mermeri, por është vendi më i shenjtë i botës së Krishterë. Pashë një thesar të veçantë, Kryqin që besohej shumë se është pjesë e Kryqit të Kryqëzimit të Jezusit, por edhe krahun e balsamosur e Shën Madalenës, si dhe shumë relike të tjera. Sikundër, u ngjita dhe në kodrën e Zionit, aty ku është Kryqëzuar Krishti vetë. Vizitova Xhaminë e Omerit, i cili nuk u fut në Kishën e Varrimit të Shenjtë për të mos bërë që ajo të shndërrohej në Xhami, por u ndal dhe u lut aty. Ishte një portë madhështore. Këto janë jashtë qytetit. Brenda në qytet ishte Muri i Lotëve dhe unë sipas traditës së vizitorëve, vendosa një letër me tre urime, krejtësisht të brendshme private. Formulova tre kërkesa, jo një. Jam gjetur njëherë në një vend të shenjtë në vitin ’92, ku më pyeti Udhëheqësi shpirtëror i atij vendi se çfarë do i kërkoja Zotit. Unë, atëherë i bëra kërkesat e mija dhe deri tani vetëm mirënjohje kam. Në qytet vizitova dhe Gurin më themelor të Judaizmit, 5 mijë vjeçar. Ai quhet Guri themeltar. Karshi ishte Xhamia ku Pejgameri, Profeti erdhi një nate, u hapën 7 qiejt dhe u ngjit në qiell me lutjen e Zotit. Ky ishte Jeruzalemi shpirtëror dhe unë nuk mund ta lija pa ju shprehur mirënjohjen atyre që më bënë të mundur ta vizitoj për të tretën herë, djepin e besimeve të mëdha të njeriut dhe njerëzimit.

    Ndaj dhe do ta mbyll me një mirënjohje shumë të thellë për kryeministrin Benjamin Netanyahu për ftesën që më bërë dhe pritjen shumë miqësore dhe të përzemërt që më rezervoi, për zëvendësat e tij Lieberman dhe Meridor, Presidentin Shimon Peres dhe Kryetarin e Parlamentit, ministrin Landau, ministrin e Turizmit, si dhe Kryetarin e Këshillit për marrëdhëniet me jashtë, Presidentin e Dhomave të Tregtisë së Izraelit, Kryetarin e Shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri, Kryetarin e Bashkisë së Izraelit dhe të gjithë mikpritësit e mi. Kam shumë kënaqësi ti informoj shqiptarët se qeveria e Izraelit ka vendosur të hapë vitin e ardhshëm ambasadën e Izraelit në Shqipëri. Nga dhjetëra e dhjetëra kërkesa që ka patur, kanë përzgjedhur Shqipërinë dhe se kryeministri Netanjaho më premtoi se do të vijë në krye të një delegacioni të gjerë në Shqipëri, në kohën më të parë. Po kështu dëshirë për të vizituar Shqipërinë shprehën dhe do të vijnë Presidenti Peres, Kryetari i Parlamentit, ministrat mendoj se vizita ishte një vizitë shumë e frytshme.

    Kryeministria
    23/11/2011

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte interesant, se si te gjithe japin mendime ne keto tema, pa lexuar e u njohur me pare me ate qe eshte diskutuar e arritur gjate kesaj vizite. Nuk do te ishte me mire te njiheshit me te gjitha takimet e vizitat e kryeministrit, prononcimet e paleve, para se te jepnit nje mendim?

    Vizita e kryeministrit shqiptar ne Izrael, eshte nje vizite historike. Eshte hera e pare mos gaboj, qe kryeministri shqiptar ben nje vizite zyrtare ne Izrael. Aspekti tjeter i vizites historike te kryeministrit shqiptar eshte pritja qe iu rezervua atij nga pala izraelite. Pala izraelite ka treguar nje interes te jashtezakonshem per kryeministrin shqiptar, ku ai ka arritur te beje takime me te gjithe kreret e institucioneve ne Izrael. Ky nuk eshte nje nderim qe i behet kryeministrit Berisha personalisht, por eshte nje nderim qe i behet gjithe popullit shqiptar qe ai kryeminister perfaqeson.

    Misioni i Berishes ne Izrael eshte nje dhe i vetem. Si te afroje investitoret izraelite ne ekonomine shqiptare. Izraeli dhe Shqiperia kane shume gjera te perbashketa, persa i perket pozites se tyre por edhe numrit te popullsise. Te dyja vendet jane vende te vegjel si ne siperfaqe e ne popullsi, por me nje potencial te madh. Shqiperia ka shume se c'mund te perfitoje nga Izraeli, sidomos ne fushen e bujqesise, turizmit, energjitikes dhe teknologjise. Deri me sot maredheniet midis dy vendeve mund te karakterizoheshin si "maredhenie te miqesise se mire ne distance". Misioni i Berishes ishte kthimi i kesaj miqesie ne nje bashkepunim te gjithanshem ekonomik mes dy vendeve.

    Vendimi i Izraelit per te hapur se shpejti nje amabasade ne Tirane, eshte nje hap pozitiv qe deshmon se pala izraelite e mirepret ftesen e qeverise shqiptare per rritjen e bashkepunimit mes tyre ne te gjitha fushat.

    Pragmatizmi i kryeministrit Berisha duhet pershendetur. Ai i qendroi larg ceshtjeve politike qe shqetesojne te dy vendet, pasi keto jane ceshtje qe nuk te japin buke. Interesi ekonomik triumfon mbi interesat e tjera politike.

    Albo

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •