Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 53
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Pink nuk eshte e vertete qe tere kosovaret jane pro berishes. Thacistat jane kunder tij dhe me PS.
    lol


    cdo person me pese pare men ne kry duhet te jet kunder cdo politikani shqipfoles (shqipni, kosov, maqedoni)

    kuptohet pervec ALBIN KURTIT
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    pse kujdeset serbia per serbet ne kosov qe asht gati me kall luft me naton per 100000 serb

    pse kujdeset greku per greket jo ekzistent ne shqipni e maqedoni

    pse kujdeset maqedni me ni komun maqedone te pshurrt

    pse kujdeset bullgari per ni grusht gollobordas

    pse kujdeset turku per do "shqiptar" sheherli qe vec i thojn vedit turq


    e shqipnia nuk u dashka me u kujdes per shqiptart e kosoves?

    asht marre te thuhet ky llaf po hajt pranej jena na te coptum ne 5 shtete se se kush shef vec botht e veta
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Po de, por tek Berisha ne pergjithesi kane me shume besim kosovaret se tek nje degjenerate, i paskrupullt, kriminel, i paedukate sic eshte Edi Rama !
    shum kosovar kishin shum besim ne ke bac enveri e hala kan. rrehen shum me fjal patriotike dikur te enverit e tash te sales.

    se po te vrejsh veprimtarin e sales pabesit e tij na kurriz te kosoves jan shum ma te mdhaja se te edit si person (qe pervec ati celist te bregoviqit spo me shkon ne menje tjeter sen) e per degjenerat e i paedukat ja merr edi
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #24
    Kur bëhen vizita diplomatike midis dy shteteve, duhet të kihet parasysh se gjithmonë bëhen duke pasur një agjendë të mirëpërcaktuar që më parë, dhe se Diplomacia ka edhe ajo ato rregullat e saj.

    Nëse Berisha me anë të vizitës së tij në Izrael, ka pasur agjendën e tij të bisedimeve, dhe i ka qëndruar strikt, nuk ka gjë antishqiptare në këtë mes nëse nuk ka bërë lobbing për Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës edhe pse është pjesë e Shqipërisë së madhe sa i përket trojeve shqiptare, ajo tashmë është shtet i pavarur, ka një ministri të sajën dhe trup diplomatik përgjegjës për politikat dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë rast, Republika e Kosovës duhet ta tregojë veten në arenën ndërkombëtare që e ka merituar atë pavarësi, dhe ta kërkojë me diplomaci njohjen e saj, nga vende të cilat iu leverdis t'i ketë edhe partner strategjik, marrë parasysh mbështetjen e cilave superfuqi kanë.

    Kur politikanët e saj, u treguan të gatshmëm të ndryshojnë Historinë për tekat e turkut, siç u tha që u bë për çështje diplomatike sepse iu leverdis miqësia me turkun, atëherë le të tregohen të gatshëm që të bindin vetë Izraelin të njohë pavarësinë e saj.
    Mos u nisni nga transmetime (DEFORIMIME) "lajmesh" me qëllime dashakeqe përçarëse mes shqiptarëve...

    P.S : Lëre mackushen simpatike në punë të vet, sepse nuk është ai...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 23-11-2011 më 11:57

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Saliu ka fol per Kosoven ,si mer ska fol..e ngatrroj me Shqiprin fjalen Kosov madje kure u pershendet me Jehutatat u tha,ejani .. mire se vini ne Arvani.

  6. #26
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Teme normale ku mund te flasim si njerez.
    Nga fotot qe pashe, mikepritja qe i bene Berishes eshte per tu vleresuar. Lajm i mire kjo vizite per ne si shqiptar. Rendesi ka qe shteti Shqiptar po ben takime me shtete te fuqishme si Izraeli. Kjo eshte dicka pozitive.

  7. #27
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Bindi lexo pak me mire ate qe kam thene dhe tani te jem e sinqerte ne kohen e tanishme nuk besoj qe Shqiperia eshte ndonje faktor per ecjen e Kosoves perpara ne njohje dhe shume pak mund ta ndihmoje ne kete ceshtje. Tek PD sigurisht qe vullneti ekziston, por nuk varet shume nga ta!

    P.S. Shpresoj qe do te nderhyjne moderatoret tek keto sharjet dhe machot e rreme virtual!
    Nuk e kisha per ate pse Berisha nuk kerkoj njohjen e Kosoves nga Izraeli!!Kjo pse nuk e kerkoj vetem se verteton faktin se jemi nje popull inferior qe nuk perbene ndonje faktore te rendsishem gjeo-politike,prandaj dhe politiken qe e bejme me homologet tane eshte tejet serviliste!!
    Ajo pse te citova me larte eshte fakti se Kosovaret akoma e koncetojne politiken si nje kult ku individi dhe partia eshte gjithçka ,ne kete kontest Berishen nga nje shumice ne Kosove e konsiderojne si "baba i kombit",ndersa nuk e dijne qe ky tipi perveç retotikes qe perdore dhe manise per te qene ne qender te vemendjes eshte njeri bosh qe nuk mund tu pergjigjet Shqiptareve dhe interesave gjithshqiptare!!....

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Amani more po ky Saliu eshte idjot i teri.
    Shkon te izraelitet dhe shan palestinezet, shan iranianet naziste.
    Ky eshte turpi kombit more nje idjot diktator i currufjepsur, hajdut, i pabese, injorant, primitiv.
    Do na sillka investime nga izraeli ky?
    Po 7 vjet ca investimesh ka sjelle vec atyre te serbeve.
    Albania Uber Alles

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Sqarim i zëdhënëses së Kryeministrit lidhur me artikuj të botuar në disa prej gazetave të përditshme në vend

    Sot, disa gazeta të përditshme në Tiranë kanë publikuar një lajm ku, sipas tyre, Kryeministri Berisha ka deklaruar në Jeruzalem se procesi i paqes është sabotuar nga palestinezët.

    Zëdhënësja e Kryeministrit sqaron se ky është një lajm kryekëput i pavërtetë. Kryeministri Berisha në asnjë rast dhe asnjëherë nuk është shprehur për sabotim nga pala palestineze të procesit të paqes, por ka theksuar dhe thekson se Shqipëria mbështet si zgjidhje të vetme zgjidhjen e dy shteteve të pavarura.

    Shqipëria nuk mbështet rezolutën e paraqitur në OKB nga Autoriteti Palestinez për anëtarësimin e Palestinës në këtë organizatë, pasi mendon se kjo rezolutë nuk ndihmon në procesin e negociatave midis dy vendeve, proces jetik ky për një zgjidhje të qëndrueshme të problemit më të ndërlikuar të kohës.

    Çdo interpretim tjetër i deklaratave të Kryeministrit Berisha është tërësisht i pavërtetë.

    Kryeministria
    22/11/2011

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Shoqata e miqësisë Shqipëri-Izrael i jep Kryeministrit Berisha titullin anëtar nderi

    Gjatë qëndrimit në Tel Aviv, Kryeministri Berisha pati një takim të ngrohtë e mbresëlënës me anëtarët e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael. Një moment i veçantë i takimit për Kryeministrin Berisha ishte dhënia e titullit anëtar nderi i kësaj Shoqate, me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e miqësisë e bashkëpunimit midis shtetit të Izraelit dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit të Izraelit.”.

    Kryeministri Berisha u shprehu mirënjohjen për përfaqësimin që ata i kanë bërë Shqipërisë në këto 20 vjet, duke u shndërruar në ambasadorët më të mirë të saj në këtë vend. Kryeministri i ftoi të intensifikonin përpjekjet për të orientuar biznesin izraelit të investojë në Shqipëri.

    Duke i falënderuar përzemërsisht për titullin e akorduar, Kryeministri u uroi 28 nëntorin, ditën e pavarësisë, duke e ftuar Shoqatën e tyre të përfaqësohet në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë, vitin e ardhshëm.

    Në përshëndetjen e tij, Kryeministri u shpreh:

    “Së pari, dëshiroj t’ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe me shumë mirënjohje që gjatë këtyre 20 viteve që jetoni këtu keni qenë ambasadorë të shkëlqyer të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë vend dhe komb mik. Por dua të falënderoj edhe të gjithë qytetarët shqiptaro-hebrenj që u larguan nga Shqipëria pas hapjes së vendit dhe sot, kudo që janë në SHBA e vende të tjera, kanë po këto ndjenja të zjarrta që keni ju për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe janë avokatë të shkëlqyer, ambasadorë të mrekullueshëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

    Unë jam këtu në një vizitë zyrtare dhe e mbyll me ju këtë vizitë, - e ëmbla në fund – dhe dua t’ju them se kam pasur një vizitë të shkëlqyer. Kam ardhur këtu me qëllim më të vendosur për të përcaktuar një program intensiv bashkëpunimi me qeverinë e Izraelit, që të intensifikojmë në mënyrë të gjithanshme marrëdhëniet miqësore midis dy kombeve e vendeve tona. Kam diskutuar këtu me Presidentin Shimon Perez, me Kryeministrin Netanyahu, të cilët i njoh prej shumë e shumë vitesh dhe këto nuk ishin takimet e mia të para me ta, me Zëvendës Kryeministrat Liberman dhe Meridor, ministrin e Infrastrukturës dhe Ujërave Landau, ministrin e Turizmit, Kryetarin e Parlamentit dhe sot kam pasur një forum shumë të rëndësishëm biznesi. Këto dy ditë kemi studiuar dhe kemi përcaktuar fushat e mënyrat, me të cilat ne duhet të nxisim bashkëpunimin intensiv midis dy vendeve tona. E vërteta është se sot, Shqipëria u ofron potenciale shumë të mëdha investitorëve izraelitë në të gjitha fushat. Disa prej tyre kanë filluar të punojnë në fusha të rëndësishme, si të energjisë, ushqimit, agrobiznesit, peshkimit etj.. Por, siç e dini, potencialet e këtij vendi janë të jashtëzakonshme. Unë dua t’ju ftoj të bëni gjithçka që miqtë tuja izraelitë që merren me biznes e afarizëm t’i adresoni për në Shqipëri, t’i orientoni të vijnë në Shqipëri dhe ju siguroj se do të bëhet gjithçka që ata të kenë sukses në biznesin e tyre.

    Kryeministri më premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri, me një delegacion të fuqishëm biznesmenësh, më garantoi se qeveria e tij do të bëje gjithçka për të nxitur, inkurajuar e mbështetur investimet izraelite në Shqipëri. Ministri i Turizmit, gjithashtu, më tha se do të vijë e të studiojë të gjitha mundësitë e shkëmbimeve turistike dhe investimeve në këtë fushë. Po kështu, ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Zëvendës Kryeministri Meridor dhe Zëvendës Kryeministri Liberman dhen Kryetari i Parlamentit.

    Lajmi më i gëzuar është se vitin e ardhshëm do të ketë një ambasadë të Izraelit në Tiranë dhe ky përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Sigurisht, ky është një vendim politik, i cili merret në respekt të plotë të kombit shqiptar, por edhe të potencialeve reale që ofron sot, Shqipëria.

    Edhe një herë ju falënderoj shumë për titullin dhe ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që dy vendet e dy kombet tona të jenë gjithnjë e më afër e në bashkëpunim gjithnjë e më të madh. Ne kemi një histori jo intensive në shkëmbime në të shkuarën, por e kemi simbolike të shkëlqyer. Sa herë që janë takuar kombet tona, janë takuar si miq dhe kjo është e vërteta. Të dy kombet kanë vuajtur, por në vitet e lirisë, Izraeli ka faktuar se ç’mund të bëjnë hebrenjtë e lirë. Këto 20 vite lirie, e vërteta është se shqiptarët kanë faktuar më shumë se të gjithë të tjerët se ç’mund të bëjnë ata, kur janë të lirë.

    Edhe një herë përshëndes secilin nga ju, përshëndes të gjithë ata që nuk kanë mundur të jenë sot, këtu, përshëndes të gjithë shqiptaro-hebrenjtë që janë larguar nga Shqipëria dhe që mbajnë me vete një dashuri të qytetarëve të përgjegjshëm ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Edhe një herë dua t’ju uroj nga zemra festën e pavarësisë, ju uroj gëzime në familjet tuaja, uroj që 100 vjetorin ta bëjmë me afrim shumë më të madh e bashkëpunim shumë më të ngushtë midis Shqipërisë e Izraelit. Shoqata juaj duhet të përfaqësohet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ngjarja më e madhe në historinë e kombit shqiptar dhe shqiptarëve, ngjarja që bëri të mundur të gjitha ngjarjet e tjera që sot, ne shqiptarëve na bëjnë të lirë, na bëjnë krenarë. Ndaj edhe një herë urimet më të përzemërta për ditën e flamurit. Gëzuar të gjithëve!”

    Kryeministria
    23/11/2011

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •