
Postuar më parë nga
daniieli
Gjatë qëndrimit në Izrael, kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar takime të shumta me krerët e lartët të shtetit të këtij vendi.
E marte 22 Nëntore 2011 12:07
Gjatë gjithë takimeve është diskutuar për marrëdhëniet midis dy vendeve, por Kosova as që është përmendur nga kryeministri i Shqipërisë, duke qenë se Izraeli ende nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit të ri.
Në vijim të takimeve, Berisha zhvilloi një takim me homologun e tij hebre, Benjamin Netanjahu , ku është përmendur miqësia midis dy popujve dhe ruajtja e hebrenjve nga Nazizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në takim, u diskutua për reformat e qeverive respektive dhe zhvillimet në të gjitha fushat si në Shqipëri ashtu edhe në Izrael. Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin Netanjahu me arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare në fushën reduktimit të barrës fiskale ndaj biznesit dhe të një qeverisjeje të vogël e pa barriera burokratike, veprat e mëdha të infrastrukturës rrugore, në fushën e energjetikes, reformat e rëndësishme ekonomike e fiskale, arritjet në fushën e arsimit etj
Kryeministri Netanyahu i shprehu Kryeministrit Berisha dëshirën dhe angazhimin e plotë të qeverisë Izraelite dhe shtetit të Izraelit për të bashkëpunuar ngushtësisht me qeverinë shqiptare me projekte konkrete në të gjitha fushat.
“Në veçanti, presim me padurim të bashkëpunojmë ngushtësisht, duke inkurajuar projekte investimesh izraelite në Shqipëri, në fushën e turizmit, por edhe në atë të teknologjisë e shkencës ” u shpreh Netanyahu. Në takim u evidentuan fusha të tjera, ku u rikonfirmua vullneti për projekte konkrete të bashkëpunimit si ajo e arsimit dhe kërkimit akademik, teknologjisë së informacionit, bujqësisë, përfshi projektet e ullirit dhe arrorëve, sistemit të ujitjes dhe shfrytëzimit të ujërave, ndërtimi i veprave të prodhimit të energjisë hidrike e të rinovueshme, në fushën e minierave etj.
Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjelle Kryeministrit Netanyahu ftesën për të vizituar Shqipërinë. Kryeministri Netanyahu ju përgjigj kësaj ftese se priste me padurim të vizitonte Shqipërinë./Start/
Krijoni Kontakt