Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Themistokli Germenji- edhe njė Rilindas i harruar me rastin e 94 vjetorit te vrasjes

    Askush nuk ėshtė kujtuar pėr Rilindasit dhe askush nuk u kushton vėmėndjen e duhur pėr tė respektuar themeluesit dhe kontribuesve kryesorė nė pavarėsinė dhe stabilitetin e shtetit shqiptar, qė pas 1912, askush as nga Qarku, Prefektura dhe Bashkia e Korces nuk dergoi njė tufė me lule nė monumentin e tij; askush nga media, politikanėt, ministria e kulturės, nuk ka njė njeri qė tė kujtojė, tė flasė e tė ngacmojė kujtesėn gjithashtu tė fjetur tė shqiptarėve tė sotėm tė hutuar gjithsesi nga anarkia dhe konfuzioni social, ekonomik, rendja pas fitimit e parasė, harresės pas qejfeve tė vogla e pas librave tė absurdit tė botuar pas viteve `90, nė kontrast me fqinjėt tė cilėt edhe pse mosbesonjės ndaj shqiptarėve vazhdojnė tė respektojnė e tė nderojnė heronjtė e tyre megjithė vėshtirsitė e njėllojta ekonomiko-finaciarebotėrore tė cilat kanė prekur ata, ne dhe gjithė botėn. Njė nga rilindėsit e harruar qė ėshtė vrarė me pushkatim nė Selanik mė 9 nėntor 1917, pra kėtė muaj e 94 vite mė parė ėshtė atdhetari i flaktė, rilindasi fisnik, Themistokli Gėrmenji i cili ruhet nė kujtesėn historike tė Shqipėrisė si drejtuesi kryesor i republikės sė Korcės nėn protektoratin francez tė krijuar nga viti 1916-1918, njė republikė apo krahinė e cila sė bashku me krahinėn autonome tė Mirditės ishin dy pishtarėt e parė qė ruajtėn tė paprekur pavarėsinė e fituar mė 28 nėntor 1912, nė ato vite tė luftės sė parė botėrore ku tė gjithė ballkanasit ishin kundėr tė gjithė ballkanasve, e sidomos kundėr shqiptarėve.
    Atdhetari Themistokli Germenji lindi ne janar 1871 nė Korcėn e patriotėve e rilindasve, dhe vdiq i pushkatuar nė Selanik me 9 nentor 1917, ishte nje nga rilindėsit qe luftoi per pavaresine e Shqipėrisė duke u sakrifikuar pėr tė. Historia e tij dihet, por sic e kemi zakon ne shqiptarėt harrojmė aq shpejt sa pastaj kur kujtohemi themi e kush ka qėnė ky atdhetar i flaktė, e cfarė ka bėrė pėr Shqipėrinė, e psėrse paska luftuar ky, kot? Dyshime tė tilla nga nihilistė qė gjėnden qosheve dhe kafeneve tė qyteteve tona shqiptare tė kohės sė tranzicionit shqiptar, duke rrokullisur ndonjė gotė, duke vėnė nė dyshim cdo gjė e duke u marrė me thashetheme, kanė shaktuar sė bashku me skepticizmin dhe mosbesimin pėr tė ardhmen edisinformimin e zakonshėm tė mediave tė cilat harrojnė tė kujtojnė heronjtė, rilindėsit atdhetarėt, por duke vendosur nė vend tė tyre ca kaposhė mediash televizive qė botojnė dhe libra mediokre dhe disa miss-e kėngėtare, artiste tė mbaruara fare, kanė shkaktura jo pak konfuzion , debate tė panevojshme dhe njė mungesė nacionalizmi tė frishėm, aq sa Aleanca Kombatare na duket opsioni mė i mirė pėr tė bashkuar thėrrimet e atdhetarizmit tė shpėrndarė kudo nė ajrin e ndotur tė qyteteve shqiptare, nė lumenjtė, liqenet e detrat qė lagin Shqipėrinė e vogėl ashtu si dhe nė tokėn e bekuar tė Shqipėrisė por tė ndotur e dėmtuar nga amoraliteti i shoqėrisė tashmė tė zvetėnuar shqiptare.
    Nė kėtė terren aspak mirėdashės pėr heronjtė e pėrbaltur, ashtu dhe Rilindasi ynė i nderuar Themistokli Gėrmenji megjithė veprėn e tij madhėshtore nė dobi tė lirisė dhe pavarėsisė sė Shqipėrisė, nuk do tė ngjallė ndonjė interes nė kėtė mjedis sa tė kotė aq dhe nihilist shqiptar, pavarėsisht nga vendi qė zen ė historinė e Shqipėrisė, pėrkujtimi i 94 vite pas vrasjes makabre tė tij nė Selanik, le tė jetė njė Requiem pėr shpirtin e tij liridashės dhe atdhedashės pėr Shqipėrinė dhe shqipėtarėt. U pushkatua nga njė skuadėr pushkatimi franceze, por para pushkatimit Themistokli Gėrmenji i kėrkoi komandantit tė skuadrės sė pushkatimit tre gjera: " -Te me pushkatoni me gjoksin para dhe jo ne shpine. - skuadres se pushkatimit t'i jap une vete urdherin per zjarr, -te mos m'i lidhni syte ".
    Korca Heroike, kryeqendra e juglindjes dhe vatra kryesore pėr liri e pavarėsi e Shqipėrisė sė Jugut u themelua pas pushtimit dhe sundimit tė perandorit bullgar Boriz nė vitin 853. Ai formoi nė kėtė zonė njėsinė administrative tė emėrtuar “Kutmicevicė”, qė nė shqip do tė thotė “Tokė e porsa pushtuar”. Forcat bullgare qėndruan nė zonėn tonė deri nė vitin 1018, vit kur u larguan nė shtetet e tjera tė Ballkanit pėr tė vazhduar pushtimet. Fjala “Korēė”, nė sllavisht do tė thotė “Dardhė e egėr” (ose Goricė). Kėtė emėr qytetit tonė ia vunė bullgarėt para vitit 1018. Edhe sot nė disa gjuhė tė ndryshme, emri i qytetit tonė shqiptohet nė formėn “Coritza” (Kóriza), fakt ky qė e vėrteton mjaft mirė kėtė hiptotezė.
    (http://ėėė.bashkiakorce.gov.al/site/...aid=342&cid=51) Nga regjistri i Korēės e i Pėrmetit i kryer nė vitin 1431-1432 fill mbas pushtimit osman del se krahina e Korēės u pėrfshi nė njė vilajet me qendėr nė Korēė, tė cilėn turqit e quajtėn “Gjorixhe”. Vetė Korēa figuron si kėshtjellė e banuar me 26 shtėpi. Ka histori tė shumta por popėrmendim kėtu njė ngjarje kryesore pėr historinė e Korēės: Shpalljen e Krahinės Autonome mė 10 Dhjetor 1916 dhe Formimin e Republikės Shqiptare tė Korēės. Historia e shpalljes se Republikės autonome tė Korcės ėshtė e gjatė por shkurtimisht thuhet se filloi me ndermjetesine e Raul Vinet, njė francez instaluar prej kohėsh ne Manastir, qe ishte martuar me njė korcare. Themistokliu ishte i mendimit qe Korēa te shpetonte nga zgjedha greke dhe ne tė ardhmėn Konferenca e Paqes tė mos ta gjente atė te okupuar prej tyre. Francezet nuk e priten keq atė. Me 8 dhjetor 1916, Themistokliu (sė bashku me Sali Butkėn), me njė fuqi te armatosur prej 2-300 vetash, hyri naten ne Korce. Njė ditė me pare francezet debuan nga Korēa gjithė mbeturinat venizeliste dhe se bashku me kėta, internuan ne Selanik disa nga eksponentet e propagandės greke, si Efrem Gjinin, dr.Llambi Dardhen, Kostaq Nacen, dr.Harisiadhin e tjerė. Me 9 dhjetor u biseduan dhe hollesite pėr organizimin e administratės shqiptare qe do tė themelohej ne Korce. U vendos qe te shpallej njė Republike Shqiptare e Korces, njė keshill qeveritar me 12 persona, njė gjykatore, drejtori e financave, organe policore dhe te xhandarmerise, drejtoria e arsimit, zyra botėrore e tjerė.Frymėzuesi i kėsaj ishte Themistokli Gėrmenji, burrė shteti e diplomat, i cili u zgjodh prefekti i policisė tė Korēės. Nė kėtė komision, qė mori pėrsipėr barrėn e kujdesjes pėr vendin dhe u paraqit pėrpara kolonelit, bėnin pjesė katėrmbėdhjetė vetė, shtatė tė krishterė dhe shtatė myslimanė, u nisėn pėr nė prefekturė.Ata ishin : Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini. Aty i priti koloneli, Dekoen dhe oficerė tė tjerė francezė, veshur me uniforma ushtarake dhe me grada. Dr. Haki Mborja i drejtohet komandantit francez e i tregon qėllimin e ardhjes sė tyre. Komandanti i priti me buzėqeshje, duke thėnė, se duhet bėrė protokoll. U bė protokolli. Kur populli ishin mbledhur pėrpara prefektures me 10.12.1916, Keshilli qeveritar me ne krye Themistokline erdhi nė Prefekture. Aty njė toge ushtaresh franceze i priti me nderime te posacme dhe me pas kolonel Dekueni (Decoin) dhe Themistokliu dolen ne ballkonin e prefektures duke mbajtur qe te dy nga njė fjalim te shkurter. Midis brohoritjeve te popullit u ngrit flamuri kombėtar dhe u shpall Republika Shqiptare e Korces. Keshilli qeveritar kishte funksione te fuqise ekzekutive dhe te asaj legjislative dhe ishte organi suprem i Republikės. Kryesine e Kėshillit e mbanin me radhe pėr njė muaj rresht ēdo anėtar i saj dhe ky, pėr atė kohe, zinte vendin e Kryetarit te Republikės. Themistokliu u emerua prefekt i policise, ndėrkohė qe njė francez perfaqesonte komanden franceze dhe kryente detyrat e njė prefekti civil. Gjuha zyrtare ishte gjuha shqipe. Koloneli Dekuen u tregua njė shqiptarofil i nxehte dhe nuk kurseu asgjė pėr te ndihmuar mbarėvajtjen e Republikės. Hinterlandi i kėsaj republike ishte shumė i ngushtė. Sali Butka qėndronte ne Melcan e ne Boboshtice. Francezet bene c'ėshtė e mundur pėr ta bindur atė tė vinte ne Korce e te bashkėpunonte me ta. Derguan ne Melcan njė delegacion shqiptar bashke me njė major francez, te cilėt e keshilluan te dorezohej por gjenerali Sali nuk e pranoi, megjitheqe ngritja e flamurit ne Korce Saline e kishte kėnaqur. Ai e gjente ne interes te Republikės qėndrimin e tij jashtė valles dhe e quante si njė sigurim me te mirė pėr poziten e Themistokliut, i cili pėr ēdo eventualitet kishte njė vend ku te mbeshtetej.
    Sipas protokollit tė 10 dhjetorit, qyteti i Korēės, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin njė krahinė “autonome”, qė do tė administrohej nga shqiptarėt, nėn mbrojtjen e autoriteteve franceze. Krahina do tė administrohej nga njė kėshill administrativ, i pėrbėrė prej katėrmbėdhjetė vetash, i cili do tė kishte edhe xhandarmėri pėr tė mbajtur rregullin. Gjuha zyrtare nė kėrkesa, ankesa e kontrata, do tė ishte shqipja dhe flamuri i Krahinės “autonome”, ai shqiptar, me njė shirit tė trengjyrėshit francez. Si u bėnė kėto biseda, tė cilat u pėrkthyen nga dr. Noke, protokolli u firmos nga tė dyja palėt. Pastaj, Themistokliu doli nė ballkon dhe ngriti flamurin. Ushtria franceze i rrinte pėr nder flamurit, kurse populli thėrriste me gėzim : - Rroftė Shqipėria !
    Krahina “autonome” e Korēės, pati rėndėsi tė madhe dhe ishte sukses i shėnuar, i forcave patriotike shqiptare. Ajo, megjithėse pati autonomi tė kufizuar, arriti tė sigurojė mjaft tė drejta pėr popullin, tė krijojė kushte qetėsie dhe zhvillimi ekonomik, si dhe tė paralizojė veprimtarinė shoviniste greke, nė Shqipėrinė e Jugut.
    Por gjatė vitit 1917 edhe Qeveria venizeliste ishte forcuar. Ushtria e saj ishte shtuar dhe kishte filluar te peshonte rėndė, prandaj Venizelua kishte filluar te loste intrigat e tij kundra Republikės, te cilėn e kishte hale ne sy dhe e shihte si njė pengesė serioze pėr realizimin e aspiratave te tij mbi Korcen. Ai e dinte se tėrė kėto suksese te Republikės se Korces i detyroheshin personit te Themistokliut. Sureteja franceze (sigurimi) administrohej nga vellezeria Galvani. Kėta filluan intrigat kundėr Themistokliut duke shfrytezuar merine dhe pakenaaqesine qe kishin kundėr tij disa persona me influence ne Korce. Ky grup i te pakenaqurve kryesohej nga bejleret e Dishnices. Kėta organizuan disa mbledhje te fshehta, ku edhe u pergatit njė peticion kundėr Themistokliut i cili akuzohesh si njeri qe mbante marrėveshje te fshehta me kundershtarin. Komploti u pergatit si duhet.Mbasi u muar si duket edhe pėlqimi i gjeneral Sarailit, ne tetor 1917, njė mbrėmje, njė kamion solli disa oficere te sigurmit nga Follorina ne Korce te cilėt u drejtuan pėr ne shtepine e Themistokliut dhe e ftuan kėtė pėr ne Selanik, ku gjoja e thirrte gjeneral Saraili. Themistokliu kishte kohe te fshihej te arratisej e tė mos u dorezohej atyre qe kishin ardhur ta arrestonin, por duke e ditur vehten e tij te pafajshem e duke patur besim ne drejtesine franceze, u dorezua menjehere dhe u nis bashke me ta pėr ne Selanik. Atje, brenda tri katėr ditėve u nxuar para gjyqit ushtarak. Aty u akuzua pėr aktivitetin qe kishte zhvilluar ne favor te sherbimit informativ austro-bullgar kur ndodhej ne Pogradec, para marreveshjes mee francezet. Themistokliu nuk e mohoi kėtė aktivitet. Ai insistoi duke thėnė se pas marreveshjes kish vepruar besnikerisht dhe si njė aleat i vėrtetė me francezet dhe kerkoi qe tė mos merrej parasyssh veprimtaria e tij para marreveshjes. Gjykata ushtarake nuk i mori parasysh justifikimet dhe e deklaroi fajtor pėr aktivitetin e tij te meparshem duke e denuar me vdekje. Mbasi dėnimi u aprovua nga gjeneral Saraili, i cili ushtronte te drejtėn e Presidentit te Republikės Franceze, Themistokliu u pushkatua ne Selanik padrejtesisht dhe tradhetisht. Populli i Korces dhe veēanėrisht shoket e Themistokliut ishin te shqetėsuar pėr fatin e tij. Ne mėngjes kur pritnin ndonjė lajm mbi fatin e tij, pane qe shetitnin nėpėr rrugėt e qytetit patrulla te shumta franceze, te cilat kishin vėnė nėpėr dritaret mitraloza. Ne orėn 9 te asaj ditė, u thirren nga ana e gjeneralit francez pjestaret e Kėshillit Qeveritar. Gjeneral Sali ishte njė person i ashper e gjysmeanormal, mbasi kishte humbur ne lufte pesė djem. Pra, me brutalitetin e tij qe e karakterizonte i njoftoi kėshillit qeveritar pushkatimin e Themistokliut dhe i kercenoi kėta, se nė rast te ndonjė manifestimi, kishin pėr t'u marrė masa te rrepta. Gjithashtu i porositi qe te keshillonin popullin te mbante gjakftohtesine dhe te qėndronte i urte. Sigurisht nuk ngjau asgjė.
    Ai u ekzekutua padrejtėsisht nė Selanik tė Greqisė mė 9 Nėntor 1917 me vendim tė njė gjykate ushtarake franceze. Nė atė kohė u miratua “Protokolli i Republikės sė Korēės”, I cili pati vetėm njė vit jetė, por edhe me kaq pak kohė kjo periudhė do tė linte gjurmė tė mėdha nė jetėn e kazasė sė Korēės. Me vrasjen e Themistokliut kish ndryshuar edhe qėndrimi politik i Frances. Qe atė ditė u shpall mosekzistenca e Republikės se Korces. Emri i Republikės u nderrua ne emrin kazave-qeveritare e Korces. Keshilli qeveritar u suprimua dhe mori emrin e Kėshillit te Paresise (Conseil del notables). Ky keshill u formua nga persona te tjerė me konservatore. Kompetencat e kėshillit u kufizuan krejt.
    Por mė 16 shkurt 1918, 1 vit pas vrasjes sė Themistokli Gėrmenjit mė 7 nėntor 1917, protokolli abrogohet. Lufta ballkanike dhe “Lufta e Madhe” pėrfundon nė vitin 1918. Mė 20 Maj 1920, Parisi vendosi qė trupat franceze tė lėnė kazanė e Korēės deri nė 28 maj kur filloi tėrheqja e tyre. Republika “autonome” e Korēės, megjithė sukseset qė pati, nuk jetoi gjatė. Qė kur u krijua, u prit nė mėnyrė armiqėsore dhe tė ashpėr nga shovinistėt grekė dhe qeveria italiane. (http://sq.wikipedia.org/wiki/Krahina...r%C3%A7%C3%ABs) (http://www.albasoul.com/vjeter/modul...ticle&sid=1286)
    Nė 24 Maj 1920 u mbajt nė fshatin Kapshticė protokolli greko-shqiptar i njohur si protokolli i Kapshticės, i cili nė atė kohė siguroi kufijtė e Korēės dhe detyroi tė mbante larg forcat shoviniste greke. Po kėtė muaj populli dhe qeveria e Korēės u bashkua me atė tė Tiranės duke zyrtarizuar kėshtu bashkimin e Korēės me Shqipėrinė (http://www.peshkupauje.com/comment/223627) .
    Me 1998, Republika Franceze vendosi tė njohe pafajėsinė e Themistokli Germenjit dhe Ambasadori Francez ne Tiranė, Krismant vendosi njė tufė me lule mbi varrin e tij nė Korēė. Kaq pėr tė kujtuar njė aleat tė ndershėm, por edhe njė nga Shqiptaret e pakte qė diti tė nxjerre nga turbullirat e luftės botėrore dhe nga pretendimet fqinje, tė paprekur qytetin e tij. Pėr Republikėn Autonome tė Korces ka shkruar me vėrtetėsi funksionari kolonjar Sejfi Vllamasi.
    I pėrjetshėm qoftė kujtimi I tij.

  2. #2
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    623
    Rrofsh njeqind vjet Pirro!!!
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •