Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Polici i burgut ne grabitjen sistematike te gjimnazistit

    Korce- Polici i burgut dhe dy adoleshente, zbulohen ne grabitjen sistematike me dhune te nje gjimnazisti ne qytetin e Korces, krim i konsumuar ne vazhdimesi prej nje viti. I detyruar nga frika se mos e vrisnin, nxenesi i vitit te dyte te shkolles se mesme, "Raqi Qirinxhi", ka heshtur, derisa me ne fund ka vendosur qe t'ia tregoje policise. Rreth ores 20:00 te mbremjes se djeshme, pas nje pergjimi dhe ndjekjeje disa javore, sektori kunder krimeve te renda ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Banesa". Ne pranga rane Endri Toroveci, 32 vjec, banues ne lagjen nr. 3 te qytetit, G. K., 15 vjec, banues ne lagjen nr. 6, njekohesisht gjimnazist dhe Marjus Shkembi, 19 vjec, banues ne fshatin Dishnice, edhe ky nxenes. Si pasoje e njohjes qe kishin me efektivin prane Institutit te Ekzekutimeve te Denimeve Penale ne Drenove, dy adoleshentet kane bashkepunuar duke thurur planin nje vit me pare, duke e thirrur dhe bere presion te miturit V. K., sot 16 vjec. Sipas rrefimit te te demtuarit, qe eshte nga fshati Polene e Korces dhe qe ndjek shkollen e mesme ne qytet, te dyshuarit i ngrinin here pas here pusi duke e kercenuar me thike dhe e grabisnin me dhune. "Per realizimin e ketij operacioni jane perdorur metodat speciale te hetimit dhe u be arrestimi i tre te dyshuarve per veprat penale te "shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenie te pasurise" dhe "vjedhje me dhune'", njoftoi policia vendore, mbremjen e djeshme. Per nje periudhe te gjate kohe, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne menyre sistematike pergjate ketij viti, ata kane kanosur e kercenuar me arme te ftohte - thike gjimnazistin, duke i kerkuar dhe marre shuma te ndryshme lekesh dhe sende te tjera, si varese floriri. I mituri vinte nga nje familje me gjendje te mire ekonomike dhe duke shfrytezuar kete fakt, sa here kthehej nga fshati, te dyshuarit i ngrinin prite, duke e grabitur. Ndalimi mesohet se eshte bere ne momentin qe po kryhej nje tjeter agresion ndaj gjimnazistit. Kurse si prova materiale jane gjetur 2000 leke, te cilat i jane marre te demtuarit, nje arme e ftohte - thike, autovetura me targa KO 7454 B, ne pronesi te Endri Torovecit dhe celularet. Pas hetimeve paraprake, dosja i kaloi prokurorise me dy akuzat perkatese.

  2. #2
    Normale, c'te keqe ka qe nje polic te grabis??

    La vita non si spiega, si VIVE!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •