ANGLIA PROPOZIM SHQIPERISE PER AZILANTET
Qeverise shqiptare do t'i paraqitet se shpejti nje propozim, qe normalisht duhet ta veje ne mendime. Qeveria britanike do t'i propozoje autoriteteve te Tiranes qe ata te pranojne ne emrin e saj kandidat - refugjatet qe kerkojne azil politik ne Britanine e Madhe. Ideja e Londres eshte e thjeshte: "Te gjithe ata qe deshirojne t'u njihet statusi i azilantit ne Angli, duhet ta paraqesin kerkesen, ose te paraqiten vete personalisht ne Tirane"! Atje, ata do te priten dhe do te degjohen nga zyrtaret britanike qe merren me ceshtjet e azilit. Dhe ne rast se keta zyrtare do te pranojne kerkesen per azil, refugjati fatlumtur do te pajiset me dokumenta per te udhetuar dhe jetuar ne Britani. Ne rast te kundert, ai mund te kthehet nga ka ardhur, apo te shkoje dhe te rrije ku te doje.
Ne kete menyre, qeveria britanike mendon se do te pakesoje dyndjen drejt saj, te atyre qindra mijera refugjateve qe cdo vit derdhen nga Afrika, Azia, apo vendet ballkanike, drejt saj. Dhe numri tyre arrin ne afro 100 000 persona ne vit, te cilet duhen strehuar, veshur, mbathur dhe paisur me ndonje para xhepi qe te mos nxiten per te vjedhur.
Pyetja qe i vjen cdo njeriu ne mend, kur njihet me nje propozim te tille eshte e thjeshte: Perse duhet qe Shqiperia te kthehet ne nje qender te grumbullimit dhe pritjes te kandidateve per azil,ne vend te Britanise se Madhe, qe ka shume me teper mundesi ekonomike, financiare dhe logjistike se Shqiperia e varfer?! Ne gjuhen diplomatike nje iniciative e tille konsiderohet si lenia e patates se nxehte ne duart e tjetrit, ndersa ne gjuhen popullore quhet si lenia e kopilit ne dere.
Por diplomacia shekullore britanike e ka pergjigjen gati: "Shqiperia do te marre ndihma te konsiderueshme financiare per te mbajtur ne token e saj kandidatet per azil". Pra nje pjese e fondeve qe qeveria e Londres shpenzon per mbajtjen e kandidat - refugjateve ne vendin e saj, deri sa te perfundoje procedura qe ne shume raste zgjat deri ne tre vjet, do t'i jepen qeverise shqiptare ne baze te nje marreveshjeje paraprake. Dhe duket se ne Londer jane te bindur se qeveria shqiptare do ta pranoje nje propozim te tille, duke marre parasysh kushtet ekonomike te vendit dhe nevojen dhe praktiken e qeveritareve vendas qe pranojne cdo propozim qe vjen nga Perendimi.
Pa dyshim qe vizita e presidentit Moisiu ne Britani nuk ka te beje fare me kete ceshtje, sic eshte po ashtu e sigurt se gjate takimeve qe ai ka zhvilluar ne ministrite perkatese te Londres do te jete njohur edhe me kete ide.
Por aspekti financiar eshte vetem njera ane e problemit. Me e rendesishme mund te jene pasojat sociale, shendetesore etj qe mund t'i krijohen shoqerise shqiptare nga vajtja atje e qindra mijera refugjateve nga vendet me te varfera te globit.
Qe qeveria britanike e ka seriozisht kete propozim, kete e deshmon e perditshmja britanike "Sunday Telegraph", e cila njofton po ashtu se Londra do tua paraqese kete projekt edhe ministrave te rendit dhe te drejtesise te vendeve anetare te BE-se gjate takimit te tyre te rradhes me 21 mars, qe menyre qe ai te mund te paraqitet edhe si nje projekt i BE-se.
Viron GJYMSHANA per Koha Jone
Bruksel
Krijoni Kontakt