Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Ore, e keni marre mundimin te lexoni artikullin me lart apo po diskutoni pa e patur idene se cfare ofrohet ne kete rast? Ku e lexoni me lart qe Anglia do mbaje 100000 veta me pare ne Shqiperi?!

    "Te gjithe ata qe deshirojne t'u njihet statusi i azilantit ne Angli, duhet ta paraqesin kerkesen, ose te paraqiten vete personalisht ne Tirane"! Atje, ata do te priten dhe do te degjohen nga zyrtaret britanike qe merren me ceshtjet e azilit. Dhe ne rast se keta zyrtare do te pranojne kerkesen per azil, refugjati fatlumtur do te pajiset me dokumenta per te udhetuar dhe jetuar ne Britani. Ne rast te kundert, ai mund te kthehet nga ka ardhur, apo te shkoje dhe te rrije ku te doje.
    Pak a shume, shteti britanik kerkon te uli numrin e problemeve shoqerore ne Angli qe sjellin refugjatet e pakontrolluar, duke ngritur nje proces te tille qe pikenisjen e ka mu ne burimin e problemeve, vendet nga vine rrefugjatet. Ne kete kuader, shteti britanik kerkon bashkepunimin e qeverise shqiptare.

    Ideja eshte qe cdo shqiptar qe ka prova bindese per te kerkuar azil politik ne Angli, te mos marri udhen ilegale drejt Britanise, por te beje nje kerkese urte e bute ne Tirane. Duke qene se jane ne Tirane, britaniket e kane me te lehte verifikimin e te dhenave. Ne angli ky verifikim eshte i pamundur dhe gati te gjithe ata qe aplikojne per azil politik, e fitojne ate jo se e meritojne, por se nuk ka mundesi verifikimi.

    A eshte kjo sipermarrje me interes?

    Kjo sipermarrje do te kete njefare efekti pozitiv ne kontrollin dhe rregullimin e levizjes se njerezve drejt Anglise, por nuk do te kete efektin e plote qe presin anglezet. Serrisht do te kete njerez qe do te zgjedhin rrugen e jashteligjshme. Ajo qe qeveria britanike ka bere eshte mospranimi i kerkesave per azil te refugjateve brenda territorit te saj, por vetem permes ketyre qendrave ne vendet problematike. Pra, ai refugjati i jashteligjshem qe arrin ne Londer nuk ka te drejte te kerkoje azil, por ai pensionisti ne Tirane e ka kete te drejte.

    Persa i perket efektit mbi ekonomine shqiptare, ai do te jete zero me xhufke. Asnje shtet nuk te mban me leke qe te mos shkosh si refugjat ne vendin e tyre. Efekti i vetem pozitiv eshte rritja e bashkepunimit midis dy qeverive qe mund te jete pikenisje per projekte te tjera bashkepunimi te ndersjellte ne te ardhmen.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    alvi
    i/e ftuar
    O Albo, kush tha qe do jepen leke qe te mos i shkosh refugjat.
    Ekonmia perfiton nemenyre indirekte, nga punesimet, dhe nga paret qe do harxhojne ata qe do kalojne tranzit.
    Shifrat nuk i di po dhe ne mos qofshin 100000 por 10000 prap perfitim do kesh se i berxoll do e hajn ata, po dhe me i hotel do flen, po dhe i kaush me fara do e pertypin, po dhe i film do e shofin kshu qe prap me qarin je, kto jan 10000 veta qe nuk i kishe me pare. Si pune turizem nga halli.

  3. #13
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Alvi behet fjale VETEM per refugjatet SHQIPETARE e asnje tjeter. Eshte jashte llogjike qe shqiperia te kryeje punen e anglise. Gazeta "koha jone" se ka kap si duket MIRE idene angleze. Kjo ide mund te shtrihet ne rang europe, pra ne europe s'do te kete me zyra ku te priten dhe sistemohen refugjatet.
    Ato do te jene ne "vendet problematike", si shqiperia, maroku, turqia, etj.
    Ne vija te trasha IDEJA angleze eshte kjo; Shqiperia (dhe vende te tjera) eshte jo vetem vend qe "eksporton" refugjate-shtetas te saj, por gjithashtu eshte PORTE per kalim refugjatesh te tjere; kurde, bullgare, moldave, kineze, e plot te tjere, ngaqe ka kushte te pershtatshme per kete (italia vetem 60KM). Pikerisht keta refugjate te huaj do te kthehen nga italia, ne piken e hyrjes se tyre, po te ken hyre nga shqiperia, ne shqiperi, po te ken hyre nga malta, ne malte, po te kene hyre nga tunizia, ne tunizi.
    Kjo pra eshte e gjitha.
    Pra s'do te kete 100 000 persona sepse jo te gjithe refugjatet hyjne ne komunitetin europjan nga shqiperia, VETEM ata qe do te hyjne nga ajo (kuptohet keta jane ata qe ne itali do deklarojne hyrjen nga shqiperia).
    Ketyre do tu thuhet qe "fjetorja" dhe zyrat jane ne shqiperi, pra letrat behen atje.
    Pra siē shihet Anglia pa miratimin Italian te planit, nuk mund te bej asnje gje per "te huajt", ndersa kandidatet shqiptare dihet qe do te flene ne shtepite e tyre.

    Nuk di sa i qarte isha.

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Te Dielen ne lajmet e megjesit te sky news, gazetari po lexonte titujt e artikujve te gazetave te dites, edhe nder te tjera....

    ...ngeci ne nje fjali...."Albaina will be safe country for refuges...", dicka e tille. Une harova se cila gazete do ta kishte artikullin keshtu qe nuk e di saktesisht se per cfare behet fjale, por vura re se gazetari kur e lexoi ia beri..."what, what...Albania safe country....hahaha"

    Me c'kam degjuar, behet vertet fjale per kalim te ceshtjes se refugjateve, jo vetem shqiptare (ndoshat hic fare shqiptare, pasi ata nuk mund te kerkojne azil ne vend te tyre) ndoshta nga Lindja e Mesme, qe jane me teper problematike ne Britani.

    Perse eshte e pamundur?

    Nuk ju kujtohet se kete rol pati luajtur Jugosllavia e para luftes, me kampet e veta ne Beograd, te investuara nga OKB-ja, prej ku kane ikur shume shqiptare ne amerike, ndermjet te cileve edhe Aleksander Kondo.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 11-03-2003 mė 20:15

  5. #15
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nga lufta ne Irak priten mijera Kurde e Irakiane te emigrojne ne europe, rruga mund te jete nepermjet shqiperise, prandaj Anglia shpejtohet te marre masa. Keta, ajo mendon, ti ngulite ne shqiperi, per aq kohe sa te jete e mundur kthimi tyre mbrapsht. Prandaj u thirr Presidenti shqiptar me urgjence.
    Sido te jete, mendoj qe Shqiperia s'duhet ta pranoje oferten angleze, per ēfaredolloj ēmimi te ofruar.
    Alvi ne nuk fitojme ne asnje gje, as ekonomikisht. Kriza ekonomike ne shqiperi nuk eshte si e botes "mungese shitje", por krejt tjeter "mungese prodhimi".
    Duke qene se pothuaj ēdo gje importohet me ēmime tregu europian, fuqia blerese vendase nuk mjafton.
    Ato perfitimet qe ti nxjerr, nga e njejta njejta llogjike i kthehen perseri tregun perendimor, vendit origjines mallit importuar dhe aspak banorve te shqiperise. Refugjatet nuk jane turiste, te prishin pare per qejf.
    Ato llogjikimet morale nuk hyjne fare ne pune, ne nuk mund te krahasohemi me te zite e ēfaredo nuance ose te verdhet qofte. Nje pike e bardhe nuk e nxin nje kove me te bardhe.
    Ndersa nje pike e zeze PO!
    Kjo eshte dhe aresyeja fondamentale qe europianet s'duan refugjate, ata s'jane te bardhe.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Nje rruge te tille te ngjashme ndoqi dhe ndjek edhe Gjermania per azilkerkusit qe nga viti '94 e ketej me duket.
    Cdokush qe kerkonte azil ne gjermani dhe kishte hyre atje nga vende te ashtuquajtura te sigurta i mohoej automatikisht e drejta azilit ( sipas llogjikes Polonia, Cekia jane vende te sigurta pse nuk qendruat atje kur paske vetem arsye politike )
    Si duket shqiptaret ose dhe kurdet a pakistanezet e paskan bo balte tu thone erdha direkt nga Shqiperia dhe sdi se si !!!
    Persa i perket ndihmave ato regullohen ne permjet mareveshjeve bilaterale AL-GBR ose AL-BE qe mund te jene financiare ose politike ose te dyja bashke, qe mund te jene te njehereshme apo te vazhdueshme ( skema ka plot )
    Mu per nji gjo me vje me qesh, se imagjinoj sikur te jepen ndihma ne para dhe sa kan per te vjedh Tosi me shoke. " drejtor emigracioni " do jet pune e lakmume si ajo e doganave.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  7. #17
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Ore burazera o ALVO edhe ato qe mbeshtesin kete DELL POLITIKE ANGLEZE( kur erdha ne fillim ne angli dikush me tha.. politika angleze ka pushtu boten e boni me fol anglisht edhe jo me ja fut shqiperise mo). Problemi ne angli eshte se:
    1- Ekonomia eshte per toke.
    2- Tregu i shtepiave eshte ne MAX. aq sa nje apartament ne londer vetem me 1 dhome kushton deri ne 200.000 paund do te thote rreth 300.000 EURO. sepse ka shume pak shtepia pasi 1-20 veta ne LONDER eshte EMIGRANT, edhe ato kane zone shptepiat me QIRA , edhe askush nuk pranon te shese, edhe ANGLEZEVE u ka ardhe shpirti ne maje te HUNDES me strehimin e AZIL KERKUESVE.
    3- Mendohej te HAPESHIN QENDRA PRITJEJE( kampe rrefugjatesh )
    U mendua te hapeshin disa kampe rreth e rrotull anglise. Por kjo hasi ne nje kundershtim te PLOTE nga POPULLSIA. Ti do te thuash pse sepse ato "kishin per te harxhuar para" ishin "turista". Jo u burazer sepse ato sjellin hajdutllikun, krimin, e gjera te tjera .. me kupto jo te gjithe. Pra deri me sot asnje QENDER NUK U HAP NE ANGLI.
    4- BLER shume shpejt ka zgjedhjet edhe premtimi i tij ishte qe ne SHTATOR do te PERGJYSMOJE ASIL KERKUESIT NE ANGLI...edhe ai duhet te beje nje gje te tille, edhe mendon te fitoje edhe zgjedhjet ne ANGLI. Pra zoteri nese ai zgjidh problemin e rrefugjateve edhe vjen me nje ZGJIDHJE " KAMPI RREFUGJATEVE NE SHQIPERI", atehere ai eshte ENGJEL per ANGLEZET, edhe ato ne shqiperi e kane ne BY-THE.
    4- Nga te tille rrefugjate nuk perfiton askush ,, edhe mos i ngaterro me KOSOVARET, pasi do te jene KURDE te shperngulur nga lufta,, por me e rendesishmja cka ANGLEZET u ruhen edhe prandaj kjo mund te jete qellimi kryesor: ANTARE TE AL-QAEDES,,, ose TURQ KRIMINELA...OSE ANTARE TE GARDES te IRAKUT,, qe duke perfituar nga vala RREFUGJATEVE do te infiltrohen edhe do te SHKOJNE ne angli edhe KERKOJNE AZIL... Pra ndal o BEG se ka HENDEG...

    Po ana tjeter .
    Ato te vijne ne shqiperi ty. Cfare pune mendon ti se do te mund te bejne ne shqiperi ato ? Ku ka pune ne shqiperi ? PINGULI edhe LAD COMI nuk po bejne mo pallate qe ti morin kinez edhe ti bojne pallatet.
    Pastaj ato jane njerez do te dalin icike me bo i dore plazh , edhe do te kete konfrontime sociale,, pastaj KALLASHI ne shqiperi ben akoma ligjin ,,,,.

    Pastaj nuk e kuptoj SHQIPERIA nuk eshte shtet i sigurte per SHTETASIT e vet si mund te jete e sigurte per te HUAJT..
    Nese te intereson ka nje WEB site te Home office qe thote qe te HUAJT(anglezet ) te sigurte jane vetem ne TIRANE, durres edhe te evitojne levizjet pas ores 10 te darkes.

    Po ku i dihet nga "GJENERALI i BUNKERAVE" MOISIU, edhe BURGAXHIU NANO ,, cfare nuk pritet .

  8. #18
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Ne qofte se eshte e vertet nje gje e tille!!Mendoj se nuk duhet te pranohet nga qeverija Shqiptare.
    Shqiperija nuk mund te kthehet ne nje "nevojtore"ku gjithe EUROPA te sjelli RRIKUPERAT e saje.
    Mendij se kjo do ti sjelli me shume dem ekonomise se sa ndihme.
    Une..... jam kundra kesaj.
    Shqiprija duhet mbajtur e paster dhe te rruhet nga -llojet e sorollopet- qe EUROPA mundohet tja dergoje .

  9. #19
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Dje e lexova vete artikullin mbi propozimin nga disa MP ne parlament.
    Ky ne rradhe te pare eshte tentim per te perhapur zhurma mes refugjateve brenda dhe jashte Anglie sikur kane per ti cuar ne Shqiperi (qe normalisht quhet "vendi me i varfer ne Europe" ne artikull) per te ulur numrin akoma te stermadh te refugjateve qe futen ne Angli per c'do jave.
    Ata qe jane ne Angli e dine se zhurma te tilla dalin c'do jave per ceshtjen e azilanteve. (para 2 javesh thane ne televizor se do ti cojne ne Rusi.)
    Si plan praktik eshte virtualisht i parealizueshem dhe nuk ka qellim tjeter pervec perhapjes se zhurmave qe shpesh jane faktori kryesor i nisjes se emigranteve drejt Anglise.

    Per Shqiperine eshte nje gjest ofendues, po kur ka patur rendesi kjo...

  10. #20
    alvi
    i/e ftuar
    Sa mire do te ishte te kishte dhe Gjermania, Italia, Anglia, Greqia kete qendrim e mendim.
    Te ruhet e paster, nga llojet e sorollopet qe Lindja mundohet ti dergoje, si psh, kta Shqiptaret, apo kta rrumunet, apo kta boshnjaket, apo kta bullgaret etj.
    Ca boni mer se lat nom.
    Po pse me per borxh ta pat Gjermoni ty qe te majti me buk qe ka 1990?
    Apo Italioni?
    Apo Anglezi e Francezi?
    Kur vje puna qe ta bojm vete ate sakrifice qe u kerkuam Frances, Gjermanise, Italise, Anglise etj, nuk jemi gati, se na vikan te huajt ne Shqiperi.
    Knej ca nuk i themi Anglezve, Italionve etj, jo racista, jo nuk na dun, etj, etj, knej per vete sillemi njesoj.
    Turp, Shqiptari se ka pas naihere zakon ti mylli deren hallxhiut, dhe per hallexhinj behet fjale, se per qef nuk vje njeri ne Shqiperi jo.
    ME keni zhgenjyer shume me kete shprehje te rracizmit qe po tregoni si dhe hipokrizine per te mos bere ate qe keni 10 vjet qe bota ben per ju.
    Turp!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bollano: Vorio-Epiri tė jetė i pavarur si Kosova
    Nga forum126 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 10:38
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Historia politike e Shqipėrisė nė tre vjet
    Nga no name nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •