Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Anglia Propozim Shqiperise Per Azilantet

    ANGLIA PROPOZIM SHQIPERISE PER AZILANTET

    Qeverise shqiptare do t'i paraqitet se shpejti nje propozim, qe normalisht duhet ta veje ne mendime. Qeveria britanike do t'i propozoje autoriteteve te Tiranes qe ata te pranojne ne emrin e saj kandidat - refugjatet qe kerkojne azil politik ne Britanine e Madhe. Ideja e Londres eshte e thjeshte: "Te gjithe ata qe deshirojne t'u njihet statusi i azilantit ne Angli, duhet ta paraqesin kerkesen, ose te paraqiten vete personalisht ne Tirane"! Atje, ata do te priten dhe do te degjohen nga zyrtaret britanike qe merren me ceshtjet e azilit. Dhe ne rast se keta zyrtare do te pranojne kerkesen per azil, refugjati fatlumtur do te pajiset me dokumenta per te udhetuar dhe jetuar ne Britani. Ne rast te kundert, ai mund te kthehet nga ka ardhur, apo te shkoje dhe te rrije ku te doje.

    Ne kete menyre, qeveria britanike mendon se do te pakesoje dyndjen drejt saj, te atyre qindra mijera refugjateve qe cdo vit derdhen nga Afrika, Azia, apo vendet ballkanike, drejt saj. Dhe numri tyre arrin ne afro 100 000 persona ne vit, te cilet duhen strehuar, veshur, mbathur dhe paisur me ndonje para xhepi qe te mos nxiten per te vjedhur.

    Pyetja qe i vjen cdo njeriu ne mend, kur njihet me nje propozim te tille eshte e thjeshte: Perse duhet qe Shqiperia te kthehet ne nje qender te grumbullimit dhe pritjes te kandidateve per azil,ne vend te Britanise se Madhe, qe ka shume me teper mundesi ekonomike, financiare dhe logjistike se Shqiperia e varfer?! Ne gjuhen diplomatike nje iniciative e tille konsiderohet si lenia e patates se nxehte ne duart e tjetrit, ndersa ne gjuhen popullore quhet si lenia e kopilit ne dere.

    Por diplomacia shekullore britanike e ka pergjigjen gati: "Shqiperia do te marre ndihma te konsiderueshme financiare per te mbajtur ne token e saj kandidatet per azil". Pra nje pjese e fondeve qe qeveria e Londres shpenzon per mbajtjen e kandidat - refugjateve ne vendin e saj, deri sa te perfundoje procedura qe ne shume raste zgjat deri ne tre vjet, do t'i jepen qeverise shqiptare ne baze te nje marreveshjeje paraprake. Dhe duket se ne Londer jane te bindur se qeveria shqiptare do ta pranoje nje propozim te tille, duke marre parasysh kushtet ekonomike te vendit dhe nevojen dhe praktiken e qeveritareve vendas qe pranojne cdo propozim qe vjen nga Perendimi.

    Pa dyshim qe vizita e presidentit Moisiu ne Britani nuk ka te beje fare me kete ceshtje, sic eshte po ashtu e sigurt se gjate takimeve qe ai ka zhvilluar ne ministrite perkatese te Londres do te jete njohur edhe me kete ide.

    Por aspekti financiar eshte vetem njera ane e problemit. Me e rendesishme mund te jene pasojat sociale, shendetesore etj qe mund t'i krijohen shoqerise shqiptare nga vajtja atje e qindra mijera refugjateve nga vendet me te varfera te globit.

    Qe qeveria britanike e ka seriozisht kete propozim, kete e deshmon e perditshmja britanike "Sunday Telegraph", e cila njofton po ashtu se Londra do tua paraqese kete projekt edhe ministrave te rendit dhe te drejtesise te vendeve anetare te BE-se gjate takimit te tyre te rradhes me 21 mars, qe menyre qe ai te mund te paraqitet edhe si nje projekt i BE-se.

    Viron GJYMSHANA per Koha Jone

    Bruksel

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Nuk besoj ta kane seriozisht, po sikur ...??!!
    100 000 persona ne vite te kalojne nepermjet Shqiperise, dmth 3% e popullsise nuk eshte pak. Mire ata qe do pranohen
    per te shkuar ne Britani, po ata qe refuzohen kush do ti ēoje
    ne vendet e tyre?! Ku do qendrojne keta njerez?! Neper kampe?
    Po ata shqiptare qe duan te kerkojne azil per ne Britani?!;-)

    Mendoj qe nqs e kane per nji mend ja vlen ti sakrifikojme ato ndihma qe mund te na japin si shperblim dhe ti themi jo ketij
    projekti. Ju si mendoni?
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Ec aty ................... propozimi i fundit ALLA -ALBANEZCE ,,, o RONO e lexova tek gazeta shqiptare vlla, -- morem fund daje , morem fund gjona te bukura shume po degjojme,,, keto jane traplliqet me me oke qe kem lexuar ndonjehere ne jeten time. Prandaj asnje vend europian nuk po hudhet perpjete per te kundershtuar ate qeveri sepse do ta ktheka ne KAMPE RREFUGJATESH.......... EC aty .................................ca bohet merjahu ca bohet , u prish mileti ,

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    70
    o lol mua sma ni se
    une e kam marre
    ate te kuqen
    qe shkoj ku te deme merre boten

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Merre edhe fshi mbrapshtinen me ate te kuqen ,,,se eshte me e mire se gjethet e fikut...e kemi fjalen per robte qe jane ne shqiperi o fshatar me pashaporte angleze...qe te oshte bo rrezik morri me ta vra me arme te shkaterrimit ne mase..

  6. #6
    alvi
    i/e ftuar
    100000 njerez, jon i hale me pare per ekonomine, se ato do hajne ne Shqiperi, do pijne ne Shqiperi e keshtu me rradhe.
    Osh si pun turizmi i sponsorizuar nga Britania.
    Aq shume njerez duke te bere dhe pike tranziti, ti japin jete ekonomise, se ata duhen strehu, veshmbath, ushqy etj.
    Per sa i perket atyre Shqiptareve qe kerkojne azil ne Britani, le ta kerkojne ne Tirone, se mos i tako atyne azili, kot e kon te gjithe , ca nuk shpikin per te mor azil.
    Per mu osh shume ide e mire, se i jep pak jete ekonomise duke futur rreth 100000 shpenzues ne Shqiperi.

  7. #7
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    O ALVI- se paske idene fare o burazer po flet si PLAKA e ZEQOS ne maje te USA-se.. Po te ishin aq shume fitim prures ANGLIA e soj e sorollopi i tyre nuk i conin ne shqiperi ore burazer po i mbanin ne angli , 100.000 turista burazer ne vit e knoqnin angline. Por problemi eshte se ne ANGLI ato KAMPE qe ty te pelqekan tu krijokan ne Shqiperi, nuk PRANON asnje anglez ti kete AFER SHTEPISE te vet. Ketu i ka ngec Anglezve, edhe keshtu si tja bojne hajde ALBANIA- kazoni i plenave. Po ato 100.000 do te dalin perjashta e ,, po do te te takojne MOTREN tende , A NENEN, ne rruge si mendon ti do ta pelqenin ato ORE, ????????
    Hajde shnet

  8. #8
    alvi
    i/e ftuar
    O Kundra Rryme, po mire o vlla se dhe ata njerez hallexhinj jon, prit i here, se ty po tu dhimska nona ime e motra ime, po jo nona e motra e Anglezit.
    Po Anglezi c'borxh u ka atyre, apo shqiptareve qe ka majt, apo Gjermoni, apo Italioni?
    A ua pam nonat e motrat ne atyne?Pse qeka e drejte te rrine kampet ke dera e Anglezit, kurse dera jone qeka shume me e larte, dhe nuk e dum hallexhiun?
    Kemi 10 vjet qe morim, morim, morim, ho pra ta tregojm veten qe jena te zot dhe te japim, se vetem duke zgrrop ngelem si te babzit.
    Tashi na erdhi ne rradha te tregohena njerez, se kshu i cajm menderen botes, se nuk jan humanista, na ta provojm dhe ne humanizmin ne kurriz i here, se kshu shko kjo pune, ne ato maja rripa rripa here ma hiipe jere ta hipa.
    Mos harro, se te gjthe kemi qenen ne poziten e atyre hallexhive qe po flitet te priten ne Tirane.
    Sa shpejt e harrut Marsin e 91 kur rrishim te var mas direkeve te anijeve simajmuna, apo Stadiumin e Barit, apo ata qe kalojn malet me ik ne Greqi.
    Apo ne kemi te drejte e ata hallexhit e tjere nuk e paskan?
    I cik mo zemergjon o Kundra rrymes, icik mo zemergjon.
    Kur kerkon humanizem ke tjetri, duhet te jesh gati te jesh humanist dhe vete, perndryshe je i paftyre, bukeshkale, dhe hipokrit.(keto nuk i kam per ty personalisht)

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    o PLAKO - o te i*ifsha United nations , po ne jemi akoma popull qe prodhojme refugjate o daje ,,,,,,, u bome ne me majte refugjate, oooooooooooooooo burazer. thirri mendjes o plak , se po fluturo me duket. Ku ka vend per diskutim ketu. Te ishin MIREQENIE ZHVILLIM luftonin popujt e tjere te europes per ti mbajtur. Ne po ikim me skafe ku vjen muhabeti ne te presim kurdet me avione ne shqiperi. Cere po thu mer daj thirri menjes se ti paska more amerika me duket edhe te paska lone koken si ko-qe kokonuti bosh...

  10. #10
    alvi
    i/e ftuar
    Pranej pra po t jep pare Anglia qe ti mash, nuk ke per ti majt ti jo.
    Nejse thuji jo, ne dore e ke, po pastaj qahesh pse vdesin kalamojt ka uria, pastaj dhe do ndihma.
    Nji pra ndihme qe dhe te punosh te bosh dicka per ato pare qe do moresh, ne i dum ne dore e ne te rrim ul e te na ushqejn.
    Jo, s'ka mo qofte ke daja, do pare, bej dicka, ne te bejme nder, te cliruam gjysmen e kombit, kemi 10 vjet qe po te majm me buke, hajde tashi fillo dhe ti te na i kthesh keto te mira pak nga pak.
    ja ku i ke paret, maji kta rrafugjatet per i jave, a 10 dit, a muj a i vit.
    Po e fitun azilin, do vijn ne Agli, po nuk e fitun, i hypi une ne avion thot Anglezi e i coj anej nga kon ardh.
    Nderkohe, ti ke mor pare, ata po ato pare qe morin do harxhojn ne Shqiperi, me njet atje nuk dun, kshu qe dhe ti fito, dhe un fitoj.
    Un blej qetesine, ti merr pare prej meje kshu shko kjo pune o Kundra Rryme.
    Nuk ka mo, vetem te moresh, do fillosh te japesh ka icik se s'ske ka shko.
    Mua me duket goxha injeksion valute per ekonomine, qe ka nveoje per ato para, po dhe vende pune do hapen, se ata do dun perkthysa, do dun mjeke, do dun infermiere, do dun shofere, do dun kuszhinjere, po dhe ato ushqimet do i blejne nga biznesmenet vendas, po dhe ilacet, po dhe korenti, po dhe telefoni, po dhe interneti, po dhe taksite, po dhe apartamentet e keshtu me rradhe.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bollano: Vorio-Epiri tė jetė i pavarur si Kosova
    Nga forum126 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 25-01-2010, 10:38
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Historia politike e Shqipėrisė nė tre vjet
    Nga no name nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  5. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •