Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Emision që ia vlen të shikohet

    PËR SHKAK TË MADHËSISË, EMISIONI ËSHTË NDARË NË KATËR PJESË


    Siç e thashë në postimin e sipërm, po e mbaj premtimin dhe për ju sigurova emisionin e tërë. Emisioni si tërësi quhet i suksesshëm. Adnani tha gjëra që s’i kishim dëgjuar ndonjëherë, prandaj mund të shërbejë edhe si një dokumentar i mirë.

    Nëse edhe libri ka këto fakte, gjë që nuk dyshoj do të quhet gjithashtu një libër që meriton të lexohet.

    Prapë jam i mendimit që, para se ta botojë këtë libër t’i hedh një sy e ta rishikojë, ndërsa gjithsesi ( prapë sipas mendimit tim ), punën e bombave dhe punën e mustaqeve të legjendarit le ta heq fare ose le ta modifikojë disi ndryshe, sepse kuptimin që u jep ky i vret keq figurat për të cilët flet.



    Adnan Merovci në Oxygen show 1
    http://www.youtube.com/watch?v=1PJ1k7hk8qY

    Adnan Merovci në Oxygen show 2
    http://www.youtube.com/watch?v=H98XV...eature=related

    Adnan Merovci në Oxygen show 3
    http://www.youtube.com/watch?v=hy_cq...eature=related

    Adnan Merovci në Oxygen show 4
    http://www.youtube.com/watch?v=0JRehh-q0-M

    shikim të këndshëm!
    Te faleminers mik. Une i kqyra te gjitha pjest. Kish perdor pak politik veq mir i kish thane do gjana, sidomos per Ibrahim Rugoven. Ka ba mir qi i ka hjek do dilema. Simbas qisaj qi e lexova n qoftse e kom kuptue mir aj dikun tha: te dy kam qen veprimtar edhe Legjendari Adem Jashari edhe Ibrahim Rugova. Na bani me dije se paskan nejt bashk po s paskan pas biseda per akcjone.

    Mik qishtu kan me dal tana gjanat n shesh.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #12

    Populli i di të gjitha

    Citim Postuar më parë nga muharrembajrami Lexo Postimin
    Te faleminers mik. Une i kqyra te gjitha pjest. Kish perdor pak politik veq mir i kish thane do gjana, sidomos per Ibrahim Rugoven. Ka ba mir qi i ka hjek do dilema. Simbas qisaj qi e lexova n qoftse e kom kuptue mir aj dikun tha: te dy kam qen veprimtar edhe Legjendari Adem Jashari edhe Ibrahim Rugova. Na bani me dije se paskan nejt bashk po s paskan pas biseda per akcjone.

    Mik qishtu kan me dal tana gjanat n shesh.
    Besoj i nderuari Muharrem se kështu do të ngjasë. Kam frikë se po u sheshuan të gjitha, ndoshat dikush do të skuqet!

    Ja një përgjigje e huazuar nga tema tjetër me plot pasaktësi:

    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    E tera qe ju ka mbetur eshte te "mburreni"me dy bombat e Hashimit drejtuar shqiptareve qe udhetonin per Rambuje dhe Paris.Keshtu eshte kur nuk keni heroizma tjere dhe na e sillni si teme kete "heroizem".


    E verteta eshte keshtu: Delegacionet shqiptare kane qene te siguruara per udhetimin e tyre nga misioni mbikeqyres KDOM i asaj kohe,kete e ka ditur edhe Hashimi edhe cdonjeri qe ka udhetuar per Rambuje,tjerat jane perralla me mbret.
    E dyta ,Hashimi e ka ditur se me serbet sdo takohet neper aeroporte dhe askund tjeter perveq ne tavolinen e konferences se Rambujese.
    E treta ,Kush e punesoi Adnan Merovcin udheheqes te post telekomit te Kosoves pas luftes,kesaj duhet ti pergjigjet Merovci(pa konkurs eshte punesuar nga qeveria e perkohshme),kjo ishte shperblim per largimin nga Rugova e Merovcit.

    Dhe e fundit me kryesorja ,pse nuk u kthyen keta"patriot" pas konferences se Rambujese dhe Parisit ne Kosove ,qe ta ndajne fatin e njejte me popullin te cilit i takonin,por shkuan neper hotelet e Tiranes.
    Keto jane pyetje qe duhet tu jap pergjigje Merovci,e jo ta shet by.then e vet per nje shume parash.

    Ne Kosove ka ndodhur gjenocid e debillet e forumit na sjellin tema se si nje njeri ka kercenuar udheheqesit e popullit shqiptar me bomba ne aeroporte austriake.Kjo eshte debillizem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-11-2011 më 19:59
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #13

    shkrim i huazuar nga tema tjetër

    Postuar më parë nga fattlumi

    E tera qe ju ka mbetur eshte te "mburreni"me dy bombat e Hashimit drejtuar shqiptareve qe udhetonin per Rambuje dhe Paris.Keshtu eshte kur nuk keni heroizma tjere dhe na e sillni si teme kete "heroizem".

    E verteta eshte keshtu: Delegacionet shqiptare kane qene te siguruara per udhetimin e tyre nga misioni mbikeqyres KDOM i asaj kohe,kete e ka ditur edhe Hashimi edhe cdonjeri qe ka udhetuar per Rambuje,tjerat jane perralla me mbret.

    E dyta ,Hashimi e ka ditur se me serbet sdo takohet neper aeroporte dhe askund tjeter perveq ne tavolinen e konferences se Rambujese.

    E treta ,Kush e punesoi Adnan Merovcin udheheqes te post telekomit te Kosoves pas luftes,kesaj duhet ti pergjigjet Merovci(pa konkurs eshte punesuar nga qeveria e perkohshme),kjo ishte shperblim per largimin nga Rugova e Merovcit.

    Dhe e fundit me kryesorja, pse nuk u kthyen keta"patriot" pas konferences se Rambujese dhe Parisit ne Kosove, qe ta ndajne fatin e njejte me popullin te cilit i takonin, por shkuan neper hotelet e Tiranes.

    Keto jane pyetje qe duhet tu jap pergjigje Merovci, e jo ta shet by.then e vet per nje shume parash.

    Ne Kosove ka ndodhur gjenocid e debillet e forumit na sjellin tema se si nje njeri ka kercenuar udheheqesit e popullit shqiptar me bomba ne aeroporte austriake. Kjo eshte debillizem.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #14
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Ja fotografia per te cilen u be fjale...

    .................................................. .....................
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #15

    je edhe një shkrim i mëhershëm

    ADNAN MEROVCI PËR RUGOVËN


    Nga Halit Bogaj


    Mbrëmë në Televizionin’’Klan Kosova’’, Adnan Merovci për herë të parë vendosi që të fliste pak më tepër për opinionin e gjërë përkitazi me vitet e kalura pranë Presidentit Rugova. Vërtet ishte kënaqësi e madhe që ta dëgjonim njeriun më të afërt të Dr. Rugovës i cili i qëndroi besnik për një kohë të gjatë, duke u lidhur ngushtë me rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut.


    Në pyetjet e shumta që ia bënte Baton Haxhiu, Adnan Merovci përgjigjej me sinqeritet të madh, pa ekuivoke, me çiltërsi, me krenari që kishte qenë afër Presidentit tonë madhështor dhe me transparencë të drejtëpërdrejtë gjatë të gjitha pyetjeve të shtruara.Adnani fliste dhe përgjigjej ashtu siç duhej por ky tjetri vazhdonte, siç thotë populli ynë’’Ne vetë pyesim, vetë përgjigjemi’’, duke menduar se i dimë të gjitha!Në pyetjet e disahershme të Baton Haxhiut, se Rugova ka thënë ‘’Se UÇK-ja është krijesë serbe’’, Adnan Merovci përgjigjej dhe e demantonte një thënie të tillë të shtrembëruar dhe jashtë kontekstit të saj të dikurshëm, por ky tjetri, prapëseprapë, e vazhdonte avazin e mëparshëm, edhepse Adnani i tregonte se Rugova, për shkak të Bashkësisë ndërkombëtare, nuk mund t’i pranonte Grupet e armatosura, por duke ia bërë asaj të ditur , se nga zullumi i madh serb, një ditë do të ndodhte edhe ajo. Më vonë mësojmë se në njëfarë mënyre edhe ai u kishte thënë luftëtarëve të lirisë’’Ju vazhdoni me tuajen, ne po vazhdojmë me tonen’’.Se a kishte Rugova lidhje me luftën dhe Adem Jasharin, tregonte Merovci sa mundej, duke thënë’’Se unë isha ai i cili kisha kontakte me Adem Jasharin, e gjithashtu edhe Fehmi Agani me përfaqësuesit e tjerë të UÇK-së’’. Prandaj këtu nuk duhet ndonjë filosofi e madhe për ta kuptuar më hollësisht rrjedhën e ngjarjeve dhe raportet mes dy palëve kur dihej se sa të afërt ishin këta dy me Presidentin!


    Por ajo që na bënte përshtypje të paharruara nga kjo bisedë e fuqishme dhe shumë e dobishme për të gjithë ne, ishin edhe të dhënat dhe njohuritë e reja përkitazi me përpjekjet e Presidentit tonë historik në drejtim të çlirimit dhe Pavarësisë së vendit tonë.Në vazhdim na emociononin fjalët e Merovcit kur e thoshte një realitet të pakontestuar se Dr.Rugova me autoritetin e tij të krijuar në botë kishte bërë që çështja e Kosovës të shkonte aq larg dhe të shtrohej në tavolinat më të rëndësishme të kacelarive botërore, ashtu siç ndodhi me të vërtetë.Mes tjerash na habiste edhe fakti se pikërisht Greqia kishte qenë ajo që e kishte pranuar Dr.Rugovën me nderimet më të larta shtetërore dhe në nivelin e një Presidenti të një vendi të pavarur, prandaj edhe mund ta kuptojmë se si e ka ndjerë veten Millosheviqi në ato çaste kur miku i tij më i mirë/Micotakisi/, ia kishte bërë pritjen aq të nderuar Presidentit të vendit tonë.Sigurisht se do ta ketë pasur shumë vështirë.


    Në pyetjen ‘’Se çka mendonte Rugova për kundërshtarët e tij’’, Merovci përgjigjej se Presidenti nuk merrej asnjëherë me atë se çka thonin të tjerët por e vazhdonte rrugën e tij të ndritur dhe shpresëdhënëse për këtë popull.Gënjeshtrat, shantazhet, përçmimet, etiketimet dhe marifetllëqet e tjera të ngjashme ndaj Presidentit, nuk kishin të ndalur por prapëseprapë ai ecte vetëm në një drejtim të caktuar nga i cili nuk kishte të ndalur, duke qëndruar si një Lis i pamposhtur shekullor, i cili e kishte përkrahjen e palëkundur të popullit të tij të dashur të cilin e solli në rrugë të mbarë. Meritat e shumta që ia çmonte mbarë bota, për fat të keq, nuk dinin apo nuk donin t’ia çmonin disa narcisoidë të pakorigjuar, të cilët , me veprimet e veta destruktive, edhe sot kanë mbetur si të mjerë dhe për gjynah. Dhe duke vazhduar që ta shajnë Rugovën edhe përsëvdekuri, ata vdesin edhe më tepër për së gjalli, duke u bërë edhe më të irituar për të gjithë neve /pjesën tjetër, e cila më duket se nuk është e vogël/, të cilët ia kemi ditur vlerën epokale dhe njerëzore Presidentit tonë historik, i cili kishte përkrahje aq të madhe nga burrështetasit më të mëdhenj në botë, disa nga të cilët derdhën lot me rastin e varrimit të tij, kurse Klintoni u tregoi edhe atyre në Palamentin tonë se kush ishte miku i tij i ngushtë, i cili në një rast i kishte kërkuar atij/Klintonit/ që ta shpëtonte Kosovën tonë të shtrenjtë..


    Përveç tjerash Merovci na tregonte edhe për hezitimin e Rugovës për mbajtjen dhe themelimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë’’Se Lidhjen e Prizrenit kishte kush ta mbronte, kurse Parlamentin tonë do ta shpartallonte Serbia me tërë aparatin e vetë represiv’’. Por edhe kur e mbajti, pati zëra të tillë nihilistë që nuk e përkrahën duke thënë’’Se Rugova e formoi Kuvendin para hundëve të Serbisë’’ së cilës thënie i përgjigjet sentenca popullore’’Hyp se t’vrava, zbrit se t’vrava’’, përkatësisht nga ne ka edhe të tillë që kurrë nuk kënaqen, nga shkaqet vetëm për ata të njohura.


    Pra kishte edhe zëra të shterrur që konferencat për shtyp të Dr. Rugovës i quanin ‘’Xhuma politike’’, duke mos e ditur kurrë rëndësinë e tyre të vërtetë, me të cilat ai përherë dhe për çdo javë e mbante popullin unik dhe i jepte shpresa të përhershme për ditë më të mira të cilat do të vinin në një qershor të bukur për këtë vend të okupuar me shekuj nga një okupator i egër dhe i pashpirtë i cili akoma jeton me shpresat e kthimit në këtë vend!!!Kishte pra edhe të tillë që edhe pas kthimit triumfal të Dr.Rugovës në atdhe, përkatësisht pas çlirimit të vendit tonë dhe hyrjes së NATO-s, pa fije turpi e shkruanin në ‘’Në kohën ditore’’titullin e rrejshëm’’Kthimi i humbësit’’, duke gënjyer se Rugovën në Han të Elezit dhe në shtëpinë e tij në Velani nuk e kishin pritur më shumë se 200 vetë, derisa në të dy vendet e theksuara ishin mbledhir me mijra njerëz për ta pritur idhullin e tyre të shtrenjtë, fjalët e të cilit ishin bërë realitet, kur thoshte :’’Se Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe Protektorat ndërkombëtar’’, me të cilin qeshnin laikët dhe pesimistët e papërmirësuar.


    Dhe në fund duhet theksuar se Adnan Merovci kishte merita të mëdha dhe besnikëri të paparë që nuk u nda kurrë nga Presidenti, deri në ditën kur ania arriti në breg.

    burimi kliko këtu


    .................................................. .................................................. ..........................


    për këtë shkrim, nga burimi gjendet edhe ky koment:

    koment Qazimi 28-01-2010, 11:52pm

    Z. Bogaj, pajtohem me shkrim-komentin tuaj, por jo edhe ne fjalin e fundit, "se Adnan Merovci, nuk u nda kurrë nga Presidenti, deri në ditën kur ania arriti në breg", kurse e verteta eshte se edhe ky iu nda ne ditet me te veshtira pere Rugoven dhe le te mbetet ne ndergjegjejen e tije se perse u nda dhe ate pa e paralajmruar presidentin. Sigurisht se une mendoj nga kercenimi i Thaqisteve, pore edhe se ne kete kohe presidenca ballafaqohej me krize financiare. Pra nuk i paguhej Adnan Merovcit qe te punonte te presidenti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 22-11-2011 më 19:16
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #16

    Interesimi për të shikuar emisionin...

    Oksygen show, në të cilin mysafir ishte Adnan Merovci, sipas statistikës në faqen time në youtube, "filizat" ka qenë i madh. Prin pjesa e tretë me 550 vizita.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #17
    prin pjesa e tretë me 701 klikime
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #18
    O FORUM ista ju kisha lutur qe mos e merrni ne shkrime Legjenden Adem Jasharin me asnje ,,,se ky eshte ne histori ne veti me gjithe familjen dhe ta shtin ni thes me te tjeret nuk ja vlen per asnje qmim ju kisha lutu,,,se te gjithe jemi shqiptare kur merret ne goje dhe ne shkrime ADEM JASHARI duhet ti perkulem para varrit dhe te flasim pakze e jo shuem se ne histori te njerzimit nuk ka ndodhure deri me tani e as qe ka me ndodhe qe nje del dhe e sakrifikon gjithe familjen pe rkete toke............e kete e ka ber vetem Familja Jashari e Komandantit Legjendar Adem Jashari

  9. #19
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    ADNAN MEROVCI PËR RUGOVËN


    Nga Halit Bogaj


    Mbrëmë në Televizionin’’Klan Kosova’’, Adnan Merovci për herë të parë vendosi që të fliste pak më tepër për opinionin e gjërë përkitazi me vitet e kalura pranë Presidentit Rugova. Vërtet ishte kënaqësi e madhe që ta dëgjonim njeriun më të afërt të Dr. Rugovës i cili i qëndroi besnik për një kohë të gjatë, duke u lidhur ngushtë me rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut.


    Në pyetjet e shumta që ia bënte Baton Haxhiu, Adnan Merovci përgjigjej me sinqeritet të madh, pa ekuivoke, me çiltërsi, me krenari që kishte qenë afër Presidentit tonë madhështor dhe me transparencë të drejtëpërdrejtë gjatë të gjitha pyetjeve të shtruara.Adnani fliste dhe përgjigjej ashtu siç duhej por ky tjetri vazhdonte, siç thotë populli ynë’’Ne vetë pyesim, vetë përgjigjemi’’, duke menduar se i dimë të gjitha!Në pyetjet e disahershme të Baton Haxhiut, se Rugova ka thënë ‘’Se UÇK-ja është krijesë serbe’’, Adnan Merovci përgjigjej dhe e demantonte një thënie të tillë të shtrembëruar dhe jashtë kontekstit të saj të dikurshëm, por ky tjetri, prapëseprapë, e vazhdonte avazin e mëparshëm, edhepse Adnani i tregonte se Rugova, për shkak të Bashkësisë ndërkombëtare, nuk mund t’i pranonte Grupet e armatosura, por duke ia bërë asaj të ditur , se nga zullumi i madh serb, një ditë do të ndodhte edhe ajo. Më vonë mësojmë se në njëfarë mënyre edhe ai u kishte thënë luftëtarëve të lirisë’’Ju vazhdoni me tuajen, ne po vazhdojmë me tonen’’.Se a kishte Rugova lidhje me luftën dhe Adem Jasharin, tregonte Merovci sa mundej, duke thënë’’Se unë isha ai i cili kisha kontakte me Adem Jasharin, e gjithashtu edhe Fehmi Agani me përfaqësuesit e tjerë të UÇK-së’’. Prandaj këtu nuk duhet ndonjë filosofi e madhe për ta kuptuar më hollësisht rrjedhën e ngjarjeve dhe raportet mes dy palëve kur dihej se sa të afërt ishin këta dy me Presidentin!


    Por ajo që na bënte përshtypje të paharruara nga kjo bisedë e fuqishme dhe shumë e dobishme për të gjithë ne, ishin edhe të dhënat dhe njohuritë e reja përkitazi me përpjekjet e Presidentit tonë historik në drejtim të çlirimit dhe Pavarësisë së vendit tonë.Në vazhdim na emociononin fjalët e Merovcit kur e thoshte një realitet të pakontestuar se Dr.Rugova me autoritetin e tij të krijuar në botë kishte bërë që çështja e Kosovës të shkonte aq larg dhe të shtrohej në tavolinat më të rëndësishme të kacelarive botërore, ashtu siç ndodhi me të vërtetë.Mes tjerash na habiste edhe fakti se pikërisht Greqia kishte qenë ajo që e kishte pranuar Dr.Rugovën me nderimet më të larta shtetërore dhe në nivelin e një Presidenti të një vendi të pavarur, prandaj edhe mund ta kuptojmë se si e ka ndjerë veten Millosheviqi në ato çaste kur miku i tij më i mirë/Micotakisi/, ia kishte bërë pritjen aq të nderuar Presidentit të vendit tonë.Sigurisht se do ta ketë pasur shumë vështirë.


    Në pyetjen ‘’Se çka mendonte Rugova për kundërshtarët e tij’’, Merovci përgjigjej se Presidenti nuk merrej asnjëherë me atë se çka thonin të tjerët por e vazhdonte rrugën e tij të ndritur dhe shpresëdhënëse për këtë popull.Gënjeshtrat, shantazhet, përçmimet, etiketimet dhe marifetllëqet e tjera të ngjashme ndaj Presidentit, nuk kishin të ndalur por prapëseprapë ai ecte vetëm në një drejtim të caktuar nga i cili nuk kishte të ndalur, duke qëndruar si një Lis i pamposhtur shekullor, i cili e kishte përkrahjen e palëkundur të popullit të tij të dashur të cilin e solli në rrugë të mbarë. Meritat e shumta që ia çmonte mbarë bota, për fat të keq, nuk dinin apo nuk donin t’ia çmonin disa narcisoidë të pakorigjuar, të cilët , me veprimet e veta destruktive, edhe sot kanë mbetur si të mjerë dhe për gjynah. Dhe duke vazhduar që ta shajnë Rugovën edhe përsëvdekuri, ata vdesin edhe më tepër për së gjalli, duke u bërë edhe më të irituar për të gjithë neve /pjesën tjetër, e cila më duket se nuk është e vogël/, të cilët ia kemi ditur vlerën epokale dhe njerëzore Presidentit tonë historik, i cili kishte përkrahje aq të madhe nga burrështetasit më të mëdhenj në botë, disa nga të cilët derdhën lot me rastin e varrimit të tij, kurse Klintoni u tregoi edhe atyre në Palamentin tonë se kush ishte miku i tij i ngushtë, i cili në një rast i kishte kërkuar atij/Klintonit/ që ta shpëtonte Kosovën tonë të shtrenjtë..


    Përveç tjerash Merovci na tregonte edhe për hezitimin e Rugovës për mbajtjen dhe themelimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë’’Se Lidhjen e Prizrenit kishte kush ta mbronte, kurse Parlamentin tonë do ta shpartallonte Serbia me tërë aparatin e vetë represiv’’. Por edhe kur e mbajti, pati zëra të tillë nihilistë që nuk e përkrahën duke thënë’’Se Rugova e formoi Kuvendin para hundëve të Serbisë’’ së cilës thënie i përgjigjet sentenca popullore’’Hyp se t’vrava, zbrit se t’vrava’’, përkatësisht nga ne ka edhe të tillë që kurrë nuk kënaqen, nga shkaqet vetëm për ata të njohura.


    Pra kishte edhe zëra të shterrur që konferencat për shtyp të Dr. Rugovës i quanin ‘’Xhuma politike’’, duke mos e ditur kurrë rëndësinë e tyre të vërtetë, me të cilat ai përherë dhe për çdo javë e mbante popullin unik dhe i jepte shpresa të përhershme për ditë më të mira të cilat do të vinin në një qershor të bukur për këtë vend të okupuar me shekuj nga një okupator i egër dhe i pashpirtë i cili akoma jeton me shpresat e kthimit në këtë vend!!!Kishte pra edhe të tillë që edhe pas kthimit triumfal të Dr.Rugovës në atdhe, përkatësisht pas çlirimit të vendit tonë dhe hyrjes së NATO-s, pa fije turpi e shkruanin në ‘’Në kohën ditore’’titullin e rrejshëm’’Kthimi i humbësit’’, duke gënjyer se Rugovën në Han të Elezit dhe në shtëpinë e tij në Velani nuk e kishin pritur më shumë se 200 vetë, derisa në të dy vendet e theksuara ishin mbledhir me mijra njerëz për ta pritur idhullin e tyre të shtrenjtë, fjalët e të cilit ishin bërë realitet, kur thoshte :’’Se Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe Protektorat ndërkombëtar’’, me të cilin qeshnin laikët dhe pesimistët e papërmirësuar.


    Dhe në fund duhet theksuar se Adnan Merovci kishte merita të mëdha dhe besnikëri të paparë që nuk u nda kurrë nga Presidenti, deri në ditën kur ania arriti në breg.

    burimi kliko këtu


    .................................................. .................................................. ..........................


    për këtë shkrim, nga burimi gjendet edhe ky koment:

    koment Qazimi 28-01-2010, 11:52pm

    Z. Bogaj, pajtohem me shkrim-komentin tuaj, por jo edhe ne fjalin e fundit, "se Adnan Merovci, nuk u nda kurrë nga Presidenti, deri në ditën kur ania arriti në breg", kurse e verteta eshte se edhe ky iu nda ne ditet me te veshtira pere Rugoven dhe le te mbetet ne ndergjegjejen e tije se perse u nda dhe ate pa e paralajmruar presidentin. Sigurisht se une mendoj nga kercenimi i Thaqisteve, pore edhe se ne kete kohe presidenca ballafaqohej me krize financiare. Pra nuk i paguhej Adnan Merovcit qe te punonte te presidenti.
    po qfar burrnije kan Doberlluka bre. Kta me kane me shit kumpira ban, se jau ban toka kumpirat fort.

  10. #20
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Eshte e vertete se kishte thene edhe shume gjera te tjera Adnan Merovci,pore ne shqipetaret duhet te mesohemi njehere e pergjithemone ,ti duame njeresit sa jane gjalle .
    jo valla u met t deknive me ju marr lakmi se t gjallt na e qiten faqen e zez.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •