Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59

    Rrahet brutalisht nga policia serbe shqiptari në Medvegjë

    Rrahet brutalisht nga policia serbe shqiptari ne Medvegje

    Gërbac-Medvegjë,19 Nëntor (medvegja.net)



    22: 50 : Një i afërm i tij, në kushte anonimiteti, ka sqaruar rastin për medvegja.net. Sipas tij pas refuzimit të Sokolit , pasi që ishte i sëmurë, për t’iu ofruar ndihmë për shuarjen e zjarrit që ishte ndezur në Vllasë, njëri nga policët kishte filluar ta fyente duke i thënë se shqiptarët atij ia kishin vrarë dikë nga familjarët. Më pas ka pasuar edhe sulmi fizik ku Sokoli është rrahur brutalisht duke u goditur disa herë edhe me pjesën e prapme të armës, thonë familjarët për medvegja.net.

    ________________________

    22:00 : Sokol Ismajli nga fshati Gërbac i komunës së Medvegjës, është lënduar pasi që, në shtëpinë e tij, një polic e ka goditur me armë, thotë kryetari I bashkësisë lokale, Faik Hajdari, transmeton FoNet.

    Sokoli fillimisht është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Medvegjë, prej nga më pas është dërguar në spitalin e Leskocit.
    Mjekët kujdestar kishin parë të drejtë që ai të dërgohet në qendrën Emergjente të Leskocit.

    Sipas Hajdarit, dy policë kishin shkuar në shtëpinë e Sokolit dhe kishin kërkuar nga ai që të shkoj për të fikur një zjarr në fshat. Sokoli kishte refuzuar duke thënë se nuk mundet të shkoj pasi që është i sëmur, pas së cilës, siç është thënë, është goditur disa herë nga një polic.
    Ngjarjen e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës, Sllobodan Drashkoviq, por ai nuk ka mundur të flas për detalet.

    Drashkoviq sonte ka vizituar familjen e Sokolit, ndërsa ka thënë se pret nga policia që të zbardhin rastin.
    Nga Drejtoria Policore e Leskocit është thënë se në Medvegjë është dërguar një ekip i cili duhet ta hetoj rastin.

    ________________________

    Sot rreth ores 13 në fshatin Grbavc të komunës së Medvegjës është sulmuar brutalsiht nga policia, familja e Sokol Ismajlit.Gjatë këtij aksioni është rrahur brutalisht Sokoli gjendja e të cilit është në rrezik,bashkëshortja e tij Rabisha , dhe fëmijët e tij, ka bërë të ditur kryetari i Bashkëisë Lolake të fshatit Tupallë.


    Në vendin e ngjarjes ka dalur nënryetari i komunës së Medvegjës Florim Sahiti.

    Familjes Ismajli iu është dhënë ndima mjekësore ,ndërkaq Sokoli është dërguar për në spitalin e Lesovcit.
    Shkaqet e rrahjes së tërë familjes Ismajli nga fshati Gërbavc ende nuk dihen , ndërkq ky rast ka future edhe më shum panikë në mesin e qyetarëve shqiptarë të këtij rajoni.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59

    Sokol Ismajli i lenduar nga policia Serbe ne Medvegje



    Nuk u kursyen as femijt e ti ,te cilet jan nen moshen 11 vjeqare

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Te shkoje te ankohet ne Prishtine te politikanet qe hane gullasha serbe, apo ne Tirane ku politikanet shqiptare hane sallam e pleskavica serbe.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Qe besa nuk ka kujt ti ankohet,po te ndodhte nje rast i till ndonje sllavi (serb) ne Kosove.Edhe Keshilli i Sigurimit do te mbante mbledhje te jashtezakonshme.Kurse per keto te shqiptareve ne ,,Serbi'' mediat shqiptare nuk dhene fare hapesir.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po qeveria e shqiperise,,,,qeveria kosoves dhe partite politike shqipetare ne mal te zi dhe maqedoni,,,bujanovce medvegje


    pse nuk flasin per keto raste,,,

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Tupalla2 Lexo Postimin
    Qe besa nuk ka kujt ti ankohet,po te ndodhte nje rast i till ndonje sllavi (serb) ne Kosove.Edhe Keshilli i Sigurimit do te mbante mbledhje te jashtezakonshme.Kurse per keto te shqiptareve ne ,,Serbi'' mediat shqiptare nuk dhene fare hapesir.
    Pse duhet te japin gje mediat shqiptare? Per te prishe vellazerin me serbet qe kane politikanet shqiptare?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    po qeveria e shqiperise,,,,qeveria kosoves dhe partite politike shqipetare ne mal te zi dhe maqedoni,,,bujanovce medvegje


    pse nuk flasin per keto raste,,,

    Partit politike shqiptare ne Medvegje kan fol,por zeri i tyre eshte tejet u ulet .

    Fehmi Beha – Kryetar i Degës së PVD-së në Medvegjë, ka deklaruar se “ky rast është dëshmia më e mirë se shteti tentoi që me metoda të ndryshme të çrrënjos farën shqiptare nga këto troje por disi nuk arriti, tani po përdorë metodën më çnjerëzore dhunën përmes së cilës tenton të detyrojë shqiptarët që të lënë vatrat e tyre , ndaj kjo duhet ndaluar urgjentisht dhe ky rast si dhe të gjitha rastet e tjera të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme në mënyrë që mos të përsëriten kurrë më” .

    Në një komunikat për medija të Unionit Demokratik Shqiptar në Medvegjë ndër të tjera thuhet ,, Unioni Demokratik Shqiptar ( UDSH ) – Dega ne Medvegje , rrahjen fizike te policit ndaj Sokol Ismajlit dhe familjes se tij ne Gerbac ne shtepine dhe pronen e tij e denon ashper dhe kerkon nga organet policore dhe te drejtesise qe polici i inkriminuar te marr denimin e merituar, konform ligjeve ne fuqi” thuhet në komunikata e nënshkruar nga kryetari Rexhep Abazi e të cilën e transmeton medvegja.net



    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Pse duhet te japin gje mediat shqiptare? Per te prishe vellazerin me serbet qe kane politikanet shqiptare?
    Per ta senzibilizuar me shume opinionin kombetar dhe nderkombetar me problemet me te cilat ballafaqohet nje pjes e kombit shqiptar.

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Tupalla2 Lexo Postimin

    Per ta senzibilizuar me shume opinionin kombetar dhe nderkombetar me problemet me te cilat ballafaqohet nje pjes e kombit shqiptar.
    Po ti nuk e di qe kjo media eshte pjese dhe vegel e politikaneve shqiptare?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po ti nuk e di qe kjo media eshte pjese dhe vegel e politikaneve shqiptare?
    E di Edvin,pikrisht per ate po them se medijat nuk i japin rendesi gjerave qe kan te bejn me kombin,sidomos ato te Kosoves.

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Tupalla2 Lexo Postimin
    E di Edvin,pikrisht per ate po them se medijat nuk i japin rendesi gjerave qe kan te bejn me kombin,sidomos ato te Kosoves.
    Mire qe kemi internetin, dhe me ane te tij arrijme te shperndajme lajme e te informojme shqiptaret.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •