Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623

    Në vitin 1912 Shkupi ka qenë me 80 për qind shqiptarë

    Dokumente të ndryshme statistikore japin të dhëna interesante për përbërjen e popullsisë në Shkup. Sipas një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ) të Italisë, në vitin 1912 Shkupi kishte 50 mijë banorë, prej të cilëve 40 mijë ishin shqiptarë, katër mijë bullgarë dhe 150 serbë dhe të tjerë. Historiani Skënder Hasani, i cili e ka gjetur këtë dokument gjatë studimit nëpër arkivat e ndryshme thotë se ky dokument tregon qartë se Shkupi ka pas shumicë absolute shqiptare. “Menjëherë pas okupimit të Shkupit nga serbët në vitin 1912, serbët menjëherë kanë nisur jetësimin e projektit të tyre ku përmes reformës agrare kanë sjellë kolonë nga ‘shumadia’ dhe brendia e Serbisë dhe mes dy luftërave botërore ndjeshëm e kanë ndryshuar strukturën e popullsisë, por deri në vitet 1943 – 1944, Shkupi sërish ka qenë i dominuar nga shqiptarët”, thotë Hasani Sipas të njëjtit dokument gjatë luftës së dytë botërore Shkupi ka pësuar një ngritje të madhe të popullsie, gjegjësisht në Shkup dhe rrethinë kishin ardhur mbi 40 mijë kolonë. Në dokumentin e MPJ-së italiane thuhet se në vitin 1943 – 1944 Shkupi numëronte 87 mijë banorë, prej të cilëve 33 mijë ishin shqiptarë. “Edhe pse ishin sjellë kolona të ndryshme, Shkupi në atë periudhë sërish dominohej nga shqiptarët. Dihet fort mirë se në periudhën e pas luftës së dytë botërore u shfrytëzua momenti i depërtimit të shqiptarëve, gjegjësisht marrëveshja jugosllavo - turke për ti shpërngulur shqiptarët nga trojet etnike dhe një masë e madhe e shqiptarëve të Shkupit, sidomos rrethinës u shpërngulën në Turqi”, thotë Hasani, duke shtuar se më pas është shfrytëzuar edhe tërmeti i Shkupit i vitit 1963. Hasani sqaron se pas kësaj tragjedie natyrore në Shkup u sollën maqedonas nga Egjeu dhe sllavë nga Evropa lindorë të cilët ngritën në mënyre enorme popullatën sllave në Shkup dhe nga këto politika shqiptarët janë dëmtuar në masë të madhe në përbërjen e popullsisë. “Faktografia historike dhe statistikore tregon se deri në vitin 1963 Shkupi ka pas shumicë shqiptare. Pas kësaj tragjedie, nëpërmjet projekteve të ndryshme, shqiptarët nga shumicë absolute bëhen pakicë në Shkup”, thekson Hasani. Ai sqaron se Shkupi që nga Iliria e deri në fund të perandorisë osmane ka qenë me shumicë absolute shqiptare. “Gjatë periudhave të ndryshme kohore me plane dhe projekte të caktuara sllavët janë munduar ta thyejnë këtë nyjë të shqiptarëve në Shkup që ti realizojnë projektet e caktuara serbe e më vonë maqedonase që të mos lidhen shqiptarët me kontinuitetin historik dhe të shkatërrohet mbamendja historike”, thotë Hasani.

    Dokumenti i MPJ-së italiane me të dhëna statistikore do të botohet së shpejti në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht.



    http://lajmpress.com/lajme/11634.html
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  2. #2
    Ky eshte nje realitet mjaft i hidhur nga populli sllav maqedon te cilet nuk e pranojn nje fakt te

    tille.Me vjen mire qe kjo e vertete vjen nga Sipas një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ) të Italisë, në vitin 1912 Shkupi kishte 50 mijë banorë, prej të cilëve 40 mijë ishin shqiptarë, katër mijë bullgarë dhe 150 serbë..

    Shpresojme qe dhe ne vitet e ardhshme ne Shkup e te gjithe maqedonine te dominoj

    popullsia Shqiptare..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Tashme ajo politike e ndjek nga Maqedonsit me pseudo heronjte neper Shkup duke i ngrit ka nje strategji me te fshehte se teorite e konspiracionit,,,,,,,,,,,,,,,,,

  4. #4
    Dokumente të ndryshme statistikore japin të dhëna interesante për përbërjen e popullsisë në Shkup. Sipas një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ) të Italisë, në vitin 1912 Shkupi kishte 50 mijë banorë, prej të cilëve 40 mijë ishin shqiptarë, katër mijë bullgarë dhe 150 serbë dhe të tjerë.


    Po turq nuk kishte fare Shkupi?
    Perralla italiane.
    Shkupi(ose Ushkup) kishte te pakten 5 mije turq dhe 2 mije gabel ne ato vite apo i kane futur tek shqiptaret pipinot..... .
    Paqe!
    Paqe!

  5. #5
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Kjo statistike eshte e vertete , sepse Shkupi si Kryeqytet i Maqedonise, rreth e perqarke edhe sote e kesaj dite ,eshte i rrethuare kryesishte me popullate shqipetare . Prej Tetove dhe deri ne Saraj afer Shkupit ,jane 100% popullate shqipetare.

    Per fate te keqe shqipetaret jane perqndruare me se shumti ne rrethinat rurrale ,sepse shqipetaret jane marre me buqesi dhe blektori, kurse ne mbrendine e qytetit te Shkupit kane jetuare shqipetare te cilet jane marre me tregti .

    Ne vitet 1912 , njekohesishte edhe ne Tetove ka pasur nje numer te vogel banore shqipetare ,per arsye se pjesa me e madhe e popullates shqipetare eshte perqendruare ne rrethina rurrale dhe ne malesi . Me ndryshimin e kohes ne Tetove aktualishte jetojne shumica shqipetare qe kane ardhur te gjithe nga malesia dhe fshatrat rreth e perqarke.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 19-11-2011 më 21:55

  6. #6
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin

    Po turq nuk kishte fare Shkupi?
    Perralla italiane.
    Shkupi(ose Ushkup) kishte te pakten 5 mije turq dhe 2 mije gabel ne ato vite apo i kane futur tek shqiptaret pipinot..... .
    Paqe!
    Te gjithe ata te cilet e kane quajtur veten si turqe, ishin dembelat e Stambollit , basmaxhijte , samarxhijte ,nallexhijte ,nalbanet berberxhijte etj.etj.

    Nuk ka pasur turqi ne Shkupe ne mbarimin e vitit 1912, Pakica turke eshte perhapur me se shumti ne kohen e komunizmit , sepse edhe nje numer shume i madhe i shqipetareve deklaroheshin me identitet turqe, sepse kishin nje privilegj perparesi si pakice para sistemit ne kohen e komunizmit.

    Ne Tetove te gjithe te ashtuquajturit turqe jane shqipetaret te cilet ne kohen e komunizmit , ishin te regjistruare si turqe per arsye te interesave privilegjeve para sistemit komuniste .

    Ne Gostivare ,ishte dhe eshte e njejta situate , ne shume raste ka shqipetare qe flasin turqishte ,per arsye se si turqe ata mendojne se jane me te priveligjiare para pakicave te tjera ne Maqedoni.

  7. #7
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin

    Po turq nuk kishte fare Shkupi?
    Perralla italiane.
    Shkupi(ose Ushkup) kishte te pakten 5 mije turq dhe 2 mije gabel ne ato vite apo i kane futur tek shqiptaret pipinot..... .
    Paqe!
    Po çka din ti per Shkup pash Zotin...
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  8. #8
    pershendetje Gameness!
    Negativia ne kete mes eshte mungesa e nje versioni shqip per popullaten e Shkupit.
    Ja c'gjeta ne NET.
    http://history-of-macedonia.com/word...orary-sources/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kryqi i Paqes : 20-11-2011 më 16:48
    Paqe!

  9. #9
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    ...dhe ti, Kryq-kastravec i Perçarjes, pretendon te debatoj me ty, kur, ti kastravec, i merr burimet e tua ne nje webfaqe ne te cilen, tematika e par e renditur nder kapelen e "kategorive" eshte PROPAGANDA SHQIPTARE? Kastravec?!!!!!!!!!

    shporru!


    Categories

    Albanian Propaganda
    Alexander the Great
    Ancient Historians
    ancient macedonian cities
    ancient macedonian ethnicity
    Ancient Macedonian History
    Ancient Macedonian Kings
    Ancient Macedonian Religion
    Archaeology
    Articles
    Biographies
    bulgarmak
    Byzantine writers
    Cyprus
    Cyril and Methodius
    deca begaltsi
    Diaspora
    documents
    E-mails from readers
    Encyclopaedia
    Epirus
    Falsified ancient texts
    FAQ on Macedonian Issue
    FYROM Human Rights
    FYROM news
    FYROM Propaganda
    General News
    Genetics
    Greece
    Greek Revolution 1821
    Hellenic language
    Ilinden
    Language
    Linguistics
    Macedonian Culture
    Macedonian news
    Macedonian Symbols
    maps
    Medieval Macedonian History
    Modern Historians
    Modern Macedonian History
    newspapers
    politics
    Religious Discrimination
    rosetta stone
    Skopjan Propaganda
    skopje
    Technology
    Thessalonike & Other Macedonian Cities
    thrace
    turkey
    Videos
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  10. #10
    Pershendetje Gameness!
    Le te merremi me faktet dhe jo me propaganden, faktet jane kokeforta e mposhtin propaganden.
    Te lutem leri epitetet!
    Paqe!
    Paqe!

  11. #11
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin
    Pershendetje Gameness!
    Le te merremi me faktet dhe jo me propaganden, faktet jane kokeforta e mposhtin propaganden.
    Te lutem leri epitetet!
    Paqe!
    e paske koken e fort ti...
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •