Si e komentoni vrasjen me gure ne fene Islame , e cila zbatohet akoma deri me tani ne disa vende te botes, sigurisht te bazuara ne hadithe te cilat disa shtete i marrin per baze dhe i zbatojne , kurse disa te tjere jo.
Vrasja me gure Nė fenė islame
Kurani, shkrimi i shenjtė i fesė islame, nuk e parashikon si dėnim vrasjen me gurė. Sipas disa rrėfimeve tė trashėguara (hadith-i) thuhet se profeti Muhamed ka urdhėruar vrasjen me gurė pėr ēifutėt qė kishin shkelur kurorėn, duke u bazuar tek torah-ja (LiP 22,22), gjithashtu nė mė se njė rast ai ka vendosur tė dėnohet shkelėsja e kurorės me vrasje me gurė ndėrsa shkelėsi i kurorės duke e fshikulluar dhe dėbuar. Njė varg i kuranit, i cili thuhet se pėrcaktonte vrasjen me gurė pėr shkelėsit e kurorės, nuk ėshtė pėrfshirė nė versionin standart tė kuranit(ata pretendojne se vargu eshte ngrene nga nje cjap , prandaj dhe nuk mundi te perfshihej ne Kuran)
Nė bazė tė kėsaj vrasja me gurė vlerėsohet nga shari’a si dėnim hadd. Sipas saj ajo mund tė jepet vetėm pėr marrėdhėnien seksuale ndėrmjet dy personave, tė cilėt janė ose kanė qenė tė martuar me tė tjerė (shih zina-n). Dėnimi mund tė jepet nė bazė tė deponimit (pranimit tė fajit) ose tė dėshmimit e pakta tė katėr dėshmitarėve meshkuj, kur ata pretendojnė se kanė qenė tė pranishėm direkt gjatė aktit seksual. Meqenėse sipas tė drejtės islamike dėshmimet e grave kanė shumė mė pak peshė se ato tė burrave dhe pėrveē kėsaj ato duhen vėrtetuar nga dy burra, gratė paditen dhe dėnohen me vdekje me anė tė vrasjes me gurė pėr shkelje kurore shumė mė shpesh se burrat.
Teologu i Azhar-it al-Xhaziri (1882–1942) e ka pėrshkruar ekzekutimin korrekt tė vrasjes me gurė si mė poshtė:
„Vrasja me gurė bėhet me gurė mesatarė, as me tė vegjėl (vuajtja do tė zgjaste nė kėtė rast shumė), as me copė shkėmbinjsh (nė kėtė mėnyrė nuk do tė arrihej torturimi i synuar), por me gurė qė zė pėllėmba e dorės; tė kihet kujdes qė tė mos goditet (i dėnuari) nė fytyrė sepse profeti e ka ndaluar kėtė (sipas njė hadith-i)... gjatė ekzekutimit shkelėsi i kurorės nuk duhet lidhur ose vėnė nė pranga; as nuk duhet hapur pėr tė gropė nė tokė. Pėr shkelėset femra mund tė hapet njė gropė deri nė gjoks. Gjatė ekzekutimit asaj nuk lejohet t'i zbulohen pjesėt intime tė trupit. Prandaj asaj i duhet lidhur fort veshja qė tė mos i zbulohet trupi.“
Afganistani
Nė distriktin Dasht-e-Arēi tė provincės Kunduz u ekzekutuan publikisht nė gusht 2010 me vrasje me gurė njė ēift i pamartuar, 28-vjeēari Abdul Kajom dhe 20-vjeēarja Sedeka.
Irani
Neni § 83 i kodit penal iranian pėrcakton dėnimin me vdekje me anė tė vrasjes me gurė nė rast shkeljeje kurore. Tė dėnuarit pėr ekzekutim fundosen deri nė gjunjė nė tokė dhe mbulohen krejtėsisht me njė copė tė patejdukshme. Gurėt nuk lejohet tė jenė mė tė mėdhenj se dora qė i mban nė mėnyrė qė vdekja e tė dėnuarit ose e tė dėnuares tė zgjasė. Njė gjyqtar mbikqyr minimumin e distancės deri tek i dėnuari. Nė rast pranimi tė fajit nga ana e tė dėnuarit i lejohet atij qė tė hedhė i pari gurin. Kur i akuzuari dėnohet nė bazė tė dėshmimit tė dėshmitarėve, e hedhin ata tė parėt gurin.
Aktualisht (dhjetor 2010) janė nė Iran 11 persona tė dėnuar pėr t'u vrarė me gurė, ndėr ta 7 gra. Nė Iran ėshtė nė fuqi prej fundit tė vitit 2002 njė moratorium pėr vrasjet me gurė. Iniciativa e atėhershme e parlamentit iranian pėr heqjen e ligjit tė vrasjes me gurė u bllokua nga kėshilli i rojeve tė kushtetutės. Nė shkurt 2003 kreu i drejtėsisė, ajatollah Mahmud Hashemi Shahrudi premtoi se vrasja me gurė do tė hiqej si formė ekzekutimi. Por kjo kishte vetėm karakter propozues pasi kodi penal deri mė sot ende nuk ėshtė reformuar.
Prej vitit 2002 sipas tė dhėnave tė Amnesty International janė zbatuar nė Iran e pakta shtatė vrasje me gurė. Nė vitin 2002 u vranė me gurė e pakta dy persona, nė 2006 u vranė me gurė njė burrė dhe njė grua. Mė 5 korrik 2007 u vra me gurė Xhafar Kiani nė Aghēe-kand, njė fshat afėr Takestanit dhe nė dhjetor 2008 u vranė dy meshkuj me gurė. Sipas burimeve tė tjera thuhet tė jenė vrarė gjashtė meshkuj dhe njė femėr. Njė pjesė e krerėve tė shtetit iranian kanė planifikuar prej vitit 2008 qė tė heqin ligjin e vrasjes me gurė.
Nė korrik 2010 dy tė rinj iranianė iu drejtuan opinionit publik ndėrkombėtar nė mėnyrė qė tė pengonin vrasjen me gurė qė i kanosej tė ėmės sė tyre Sakineh Mohammadi Ashtiani. Deri mė sot nuk e ka anulluar vendimin asnjė gjykatė.Sipas tė dhėnave tė zėdhėnėses sė komitetit ndėrkombėtar kundra vrasjeve me gurė, nė nėntor 2010 autoritetet iraniane kanė hapur zyrtarisht rrugėn pėr ekzekutimin e Ashtiani-t (jo detyrimisht me vrasje me gurė).Pas ndėrhyrjeve diplomatike ndėrkombėtare, ndėr tė tjara nga ana e ministrit tė jashtėm francez, agjencia shtetėrore iraniane e shtypit hodhi poshtė mė 3 nėntor 2010 „lajmet e medias perėndimore“ duke deklaruar se Ashtiani ėshtė aktualisht „shėndoshė“.
Nė korrik 2010 organizata ndėrkombėtare joqeveritare avaaz.org mblodhi nė internet nėnshkrime pėr njė peticion kundra vrasjes me gurė; ai ėshtė nėnshkruar (deri nė gusht 2010) prej mė se 551.000 vetėve.
Nigeria
Nė Nigeri u liruan edhe si pasojė e presionit ndėrkombėtar Safiya Hussaini dhe Amina Lawal, tė cilat ishin dėnuar mė 2001 dhe 2002 nga gjyqet e sharia-s me vdekje me vrasje me gurė.
Somalia
Mė 27 tetor 2008 forcat islamiste al-shabaab, tė cilat kishin vėnė nėn kontrollin e tyre si pasojė e luftės civile nė Somali pjesė tė mėdha tė vendit duke futur nė fuqi sharia-n, vranė me gurė nė qytetin jugor somalez port Kismaajo 13-vjeēaren Aisha Ibrahim Duhulow. Kjo vajzė kishte pohuar se ishte pėrdhunuar nga tre meshkuj duke u dėnuar si pasojė mė pas pėr shkelje kurore. Njė rast tjetėr ndodhi mė 6 nėntor 2009. Nė qytetin port Merka nė jug tė Mogadishu-t u dėnuan me vdekje me vrasje me gurė njė burrė 33-vjeēar dhe shoqja e tij pėr shkak tė shkeljes sė kurorės. Vendimi pėr burrin u ekzekutua ndėrsa pėr gruan pritet sė pari lindja.
si merren vendimet nga Juristet islamike , ne baze te sunetit apo..
juristėt mbėshteten vetėm nė autoritetin e Sunnetit, duke pėrcaktuar gurėzimin si ndėshkim tė ligjshėm. Disa juristė, goditjes me kamxhik personit tė pamartuar, i shtojnė edhe internimin njė vjeēar. Ndėrkaq, ka juristė islamė, tė cilėt refuzojnė ta pranojnė ndėshkimin me gurėzim, meqenėse njė gjė e tillė, thonė ata, nuk ėshtė pėrmendur dhe as nuk ėshtė pėrcaktuar me Kur’an. Ata insistojnė, qė t’i nėnshtrohemi dispozitave kur’anore, tė cilat nuk bėjnė dallim nė dėnimin ndėrmjet personit tė martuar dhe personit tė pamartuar.
por ka edhe shume qe i zbatojne dispozitat e Sunetit;
http://www.youtube.com/watch?v=Nr2wM...layer_embedded
Krijoni Kontakt