Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Nuk arrijnë ta bëjnë si Ingrid Gjoni, u shkatërron parukerinë!

    Lifestyle|19/11/2011 10:13
    Shekulli
    “Dua të bëhem si Ingrid Gjoni…”, shkatërron parukerinë
    Ingrid Gjoni

    Elona Demollari


    Të imitosh pamjen e një personazhi televiziv, është një dukuri që e hasim përditë. Shumë të rinj dhe të reja në Shqipëri imitimet i bëjnë me stilin e veshjeve apo me stilin e flokëve. E normalisht, ata që kanë më tepër para, mund t’i drejtohen operacioneve plastike. Arsyet që i shtyjnë të bëjnë këtë, janë nga më të ndryshmet e që fillojnë që nga dëshirat personale deri dhe tek “detyrimet” që i bëjnë të dashurit e zemrës.


    “Ose do të bëhesh si kjo, ose do ndahemi”

    Një histori e ngjashme ka ndodhur dhe në Tiranë, jo në sallën e operacioneve kirurgjikale, por në një sallon të njohur parukerie. Na tregojnë se ngjarja ndodhi rreth dy muaj më parë. Informacioni i parë ishte që një salloni bukurie i ishin thyer xhamat copë e çikë, ndërkohë që ajo që u mor vesh më pas ishte vërtet për t’u habitur.

    Jo rrallë parukieret tregojnë se ka nga ato vajza apo gra që pasi shohin një spektakël apo një emision, gdhihen në mëngjes me mendimin për të qenë si ato, kështu që edhe nuk habiten me shprehjet: “E pe filankën mbrëmë në filan tv. Dua të m’i presësh flokët tamam si ajo dhe në të njëjtën ngjyrë”. Dhe nuk ka rëndësi nëse është e realizueshme apo jo. Në parukerinë “me xhama të thyer” rrëfejnë se ndodhi po e njëjta gjë. Një vajzë rreth të njëzetave, ka mbërritur në sallonin e mirënjohur të parukerisë me kërkesën e veçantë: “Dua të më bëni si Ingrid Gjoni…”. Një gjë e tillë edhe është marrë përsipër nga parukieret e sallonit. Pas disa orësh pune për ta shndërruar të renë në një “Ingrid Gjoni të dytë”, më në fund ajo ka dalë para pasqyrës. Por… ulërima dhe lot. E zhgënjyer në maksimumin e mundshëm, vajza është shprehur se ishte si mos më keq, se pamja që i kishin dhënë nuk kishte gjëkundi ngjashmëri me Ingrid Gjoni dhe si rrjedhojë ajo nuk kishte si të ishte e kënaqur. Mes replikash mësohet se nga ana e punonjëseve të sallonit i është thënë se meqë nuk i kishte pëlqyer puna e tyre, nuk mund të bënin më shumë se sa të largohej pa paguar asgjë për gjithë mundin e tyre. Por kaq nuk ka mjaftuar. E zhgënjyer, vajza që donte të ishte si Ingridi, është shprehur se përveçse kishte humbur orë të tëra të pavlera, tashmë nuk do të kishte guximin që t’i dilte përpara të dashurit, të cilit i kishte premtuar se në daljen nga parukeria do të ishte një Ingrid e vërtetë. Pas kësaj, e vetmja gjë që mund të thuhet, është se i dashuri i vajzës ishte vërtet i zhgënjyer. Bashkë me shokët e tij, në hakmarrje të faktit që s’mundi të kishte një të dashur si Ingrid Gjoni, ata thyen xhamat e parukerisë…

    Bëhu si Xhesika Alba, ndryshe do të ndahemi

    Të bëhesh si Xhesika Alba. Ka shumë të rinj që duan pamjen e yjeve të Hollivudit. Dhe ka nga ata që duan të jenë 100 për qind si yjet e Hollivudit. Një gjë e tillë i ka ndodhur një kinezeje 21-vjeçare, e cila ka vendosur t’i nënshtrohet një sërë operacionesh kirurgjikale në mënyrë që t’i përngjajë aktores së mirënjohur. Një gjë e tillë rezulton të jetë një përpjekje e saj për të rifituar ish-të dashurin 28-vjeçar, i fiksuar pas aktores së Hollivudit, deri në pikën që ka mbushur çdo cep të apartamentit me fotot e saj. Vajza 21-vjeçare tregon se i dashuri i ka thënë se duhet t’i ngjajë tërësisht aktores dhe të vishet e sillet si ajo në mënyrë që të fitojë dashurinë e tij. Mësohet se fiksimi i të riut shkonte deri në pikën që dhurata e fundit për të dashurën ishte një paruke bjonde, ashtu si flokët e Xhesika Albës.


    50 operacione për t’i ngjarë Nefertitit

    Nefertiti, mbretëresha egjiptiane, ka qenë një nga gratë më tërheqëse të antikitetit. Por edhe një fiksim personal i një zonjë angleze, Nileen Namita, e cila është e bindur se është rimishërimi i gruas së faraonit Akhenaton. Si rrjedhojë, 24 vjet më parë ajo vendosi të bënte ndërhyrje kirurgjikale për t’u bërë si Nefertiti. Ajo i është nënshtruar 5e operacioneve dhe nuk ka pyetur fare për shpenzimet: 200 mijë stërlina, të barazvlefshme me 230 mijë euro, për t’u bërë një skulpturë e gjallë egjiptiane. Kirurgët kanë rimodeluar fytyrën e nënës së tre fëmijëve duke e operuar 6 herë vetëm në hundë. Ndër të tjera gruaja i është nënshtruar seancave të lifting në vetulla, 6 në fytyrë, dy ndërhyrjeve në buzë, 5 në sy dhe dhjetëra operacione të vogla të tjera. Një restaurim i plotë për të rikrijuar përsëri “Bukurinë e Nilit”. Për të realizuar këtë, Namita sakrifikoi edhe shkollën e së bijës, e cila ishte me rezultate shumë të larta.


    “Kërcim dashurie”

    Humbi famën pas ndërhyrjes në hundë

    Që operacionet plastike nuk rezultojnë gjithnjë të suksesshme, këtë e dinë të gjithë, por të të bëjë më të bukur, e megjithatë të të bëjë të humbësh karrierën, një gjë e tillë është e rrallë. Por i ka ndodhur Xhenifer Greit, aktores që në vitet ’90 fitoi një famë me filmin “Kërcim dashurie” (Origjinali “Dirty Dancing”). Ylli i vitit 1987, kohë në të cilin doli edhe filmi, vendosi pak kohë më pas që të bënte një ndërhyrje në hundë. Por, kur doli nga salla e operacionit, as miqtë e ngushtë nuk e njohën dot. “Hyra si një njeri i famshëm dhe dola si një e panjohur”, u shpreh më pas Xhenifer Grei. Një gjë e tillë ndikoi negativisht edhe në karrierën e saj. Tashmë “Bejbi” duhet të fillonte gjithçka nga fillimi, madje mendoi edhe të ndryshonte emrin për të rifilluar karrierën. E megjithatë më pas hoqi dorë. Që prej viteve ’90 ajo ka luajtur vetëm disa role jo të rëndësishme, ndërkohë që vjet fitoi në kompeticionin e 11-të “Dancing with the stars”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    denim me vdekje bobo si te kisha gja ndodhur i kisha zhduk te cmendurit brenda 6 mujsh nga shqiperia
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ka perparu Shqiperia, tani nuk e hane mo thate. O i duan te dashurat si personazhet e njohura te artit, ose ndryshe tym e flake e bejne vendin.

  4. #4
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    hahahaha.
    edhe une e lashe te dashuren sepse i thoja te behej si beyonce, por ishte e bardhe...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Fajin e kane dhe parukieret qe kujtojne se kane aftesi cudiberese dhe marrin persiper gjera te tilla. Duhet te marresh parasysh dhe deshtimin. Nuk luhet me ndjenjat e leket e klientit, lol.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Paska qene parukiere amatore .

    Ata qenkan tregu te urte vetem xhamat paskan thy, te ishte ndonje tjeter do i kishte vene dinamitin parukeris
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    funny one kjo hhahahaha
    ajd emendje ajde
    Partizoni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •