Autoritetet tatimore gjermane, kërkojnë para nga belgët, të cilët kishin bërë punë të detyruar në Gjermani, gjatë Luftës së Dytë Botërore

17 - 11 -2011

Autoritetet tatimore gjermane kërkojnë që mijëra belg, që gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë bërë punë të detyruar në Gjermaninë, duhet të paguajnë taksa për pensionet e tyre.

Zyra Kombëtare Belge e Pensionit ka marrë tashmë dhjetëra ankesa nga ish-të dënuar apo të trashëgimtarëve të tyre të zemëruar.

Parlamenti gjerman në vjeshtën e vitit 2010 miratoi një ligj që thotë se tatohen me 17 përqind pensionet e të gjithë atyre që kanë bërë punë të detyruar.

Punëtorët belg të punës së detyruar të viteve '40 dhe trashëgimtarët e tyre, kanë marrë gjatë javëve të fundit një letër nga një zyrë e taksave në shtetin gjerman të Brandenburgut, duke deklaruar se ata duhet të paguajnë taksat.

(Belga / gb)