A veprojne njerzit ne perputhje me besimin e tyre qe kane ??
dhe nese kjo eshte e vertete ... a duhet qe te shqyrtojme besimin si themelin dhe arsyet baze te veprimeve njerezore ?!
Dhe cili besim do ishte me i perkryeri qe per pasoje veprimet te ishin me te drejtat?

"Supozimi"
Le te qendrojme per nje moment larg cdo dogme fetare dhe te supozojme qe nuk kemi njohur asnjehere asnje teori apo paragjykim fetar,
Le te supozojme se jemi ne nje moshe feminore dhe nuk jemi te indikuar nga asnje praktike fetare ...

Cilin botkuptim do te perqafonit si me te arsyeshmin, ne lidhje me ekzistencen , realitetin,...paraekzistencen dhe pas ketij realiteti...?!
pra cfare logjike do perdornit per te kuptuar realitetin dhe lidhjet e tua me kete realitet.

"Krahasimi"
Dhe a mund te beni krahasimin e ndikimit fetar nga familja , grupi shoqeror apo trysnia e propagandes fetare qe mund te keni qene ne ndikim, me "Supozimin" me lart?
Nqs e keni bere kete krahasim! ... A mendoni se jane te njejte?!
ose:

1)A mendoni se feja perforcoi ate "besim" qe ju kishit kur ishit femije?
2)A mendoni se feja ndryshoi deri diku ate "besim" qe ju kishit kur ishit femije?
3)A mendoni se feja jo vetem qe e ndryshoi besimin fillestar por ishte krejt e kunderta e besimit fillestar ?
4)A mendoni se as keshtu e as ashtu nuk e keni gjetur te verteten?