Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Ligjet e ashpra të kanunit që vrasin ëndrrat e femrave shqiptare

    Nga Mark Xholi
    Femra shqiptare "skllave" e dëshirës për ekzistencën!

    Rrëfime rrëqethëse për fatin e atyre vajzave të Krahinës së Dukagjinit të cilat bien ndesh me ligjet drakonike të Kanunit që ia mohon femrës shqiptare të drejtat e jetës së saj të lirë.

    Të ngujohesh, të vdesësh dhe të humbasësh jetën, të verbohesh apo të mos kesh mundësi të shkollohesh si bashkëmoshatarët e tu, të jetosh në izolim dhe me frikën e panikun ndaj vdekjes, të përjetosh ankth dhe të mos gjendet dikush pranë për të thënë, të hash ushqimin dhe të ndjesh neveri ndaj tij, të luftosh me vehten dhe mundimin, të heqësh zitë e ullirit dhe të jetosh e dërrmuar dhe e brengosur gjithë jetën, të ecësh dhe të bësh të njëjtën rrugë çdo ditë, e cila përfshin aksin "dhomë-kuzhinë-dhomë", të jetosh ferrin e Dantes dhe të mos dish të tregosh vuajtjet e mëdha që heq, të fillojnë goja të mbyllet nga halli e mërzia, të qash dhe të fshish lotët nga frika se po të shikon dikush, të gjendesh përballë gacës dhe të përdorësh mashën për orë të tëra, e për një çast të mendosh se e mira është të qëllosh vehten me të, të vjen të vjedhtë nga gjithçka, urren çdo gjë e çdokënd, qoftë edhe pa arsye, kjo është jeta jote, nuk e ke zgjedhur ti, por ajo të ka rënë për hise ty! Kësi përjetimesh gjenden në mozaikun e heshtur të atyre femrave, të cilat nga ligjet e Kanunit të Lekës mësohet të jenë bërë viktima të pafajshme. Faji nuk njeh përmasa, e pafajshmja as nuk njihet! Shteti nuk mund të organizojë dhe të bëjë diçka më tepër, ndërsa femra vazhdon të ndihet si në kohë të lashta, e diskriminuar dhe e dhunuar, me të drejta të kufizuara. Absurdi është se ligjet e shtetit shqiptar dhe ligjet ndërkombëtare i njohin të drejta të barabarta njerëzve, qoftë femrave apo meshkujve, e nga ana tjetër funksionimi i ligjeve të Kanunit famëkeq ia mohon femrës shqiptare këto të drejta, në çdo aspekt të jetës së saj.

    Babai vret vajzën për të mbrojtur nderin e familjes!

    Në këtë reportazh të përgatitur nga prof. dr. & publicisti Mark Xholi dhe me regji të Fran Shtjefnit, sjellim përpara lexuesit të gazetës sonë një pjesë të dhimbjes së përjetuar nga ato femra dhe gra të penalizuara nga ligjet e mbrapshta të Kanunit. Së bashku me grupin e xhirimit kemi vizituar disa vende në veri të vendit, ku edhe kanuni njeh përmasa zbatimi dhe praktikimi më të mëdha, ku kemi intervistuar dhe bashkëbiseduar me njerëz të këtyre zonave, që patën kurajon të na tregonin se sa shumë gra dhe femra kanë vdekur, janë ngujuar dhe vazhdojnë të jenë të tilla, se sa vajza të reja kanë zgjedhur rrugën e emigrimit për t'i ikur vdekjes së thirrur nga babai apo vëllai, apo edhe nga hasmi. Një banorë i Shalës, K. tregon se si një vajzë nga ky fshat është vrarë brutalisht nga babai i saj. Vajza do të vritej nën vëzhgimin e të gjithë njerëzve të fisit, të cilët do të duartrokitnin aktin e bërë nga babai-prind, i cili dërgon nderin e familjes në vendin e vet. Ngjarja e ka zanafillën që pasi vajza martohet me një nga djemtë e zonës dhe pas ndjekjes së ritualeve tradicionale të lidhjes së krushqisë mes familjeve, ndodh që dhëndri pas martesës bën me dije se vajza të cilën kishte marrë për grua nuk ishte e virgjër. Menjëherë babai i saj merr përsipër, që vajza e tij të mos vritej nga burri, por nga vetë familja e saj. Dhe babai së pari kërkon falje tek familja e dhëndrit, ndërkohë së dyti thërret gjithë pleqninë e fiseve që të bëhen pjesë për vendosjen e nderit të familjes së tij, duke vrarë vajzën e tij në mes të fshatit. Duke mësuar më tej për ngjarjen e ndodhur, menjëherë kalojmë tek viktimat e tjera femra nga kanuni dhe nuk kemi të ndalur duke dëgjuar dhe duke reflektuar me vehten tonë, se si ka mundësi, sot në shek. XXI në një pjesë të Europës të ndodhin gjëra të tilla, veçse ndotëse dhe të paimagjinueshme për shoqërinë?!

    I vëllai vret dhëndrin, i humb çdo gjurmë të jetës motrës së vet

    Ngjarja tjetër lidhet me zonën e Bogës në Dukagjin, ku kryetar i familjes, pas vdekjes së të atit është djali i madh, i cili është 30 vjeç. Para 5 vitesh, vajza e kësaj familjeje M., asokohe 20 vjeç kërkon të vazhdojë studimet në një universitet. Ajo pengohet nga i vëllai V. asokohe 25 vjeç, me arsyetimin e mjaftueshmërisë së nxënies deri në shkollën e mesme dhe me panevojshmërinë e vazhdimit të studimeve të larta si shkak edhe i imoralitetit që ka brenda auditoreve të arsimit të lartë. Më në fund, vajza nga mërzia merr guximin e madh, të cilin pak e aspak femra të këtyre zonave mund ta merrnin përsipër, arratisjen. Ajo arratiset, ikën nga shtëpia! Dikush i kishte premtuar fejesën dhe emigrimin, ku atje ku do të shkonte mund të vazhdonte studimet e saja, për të cilat ajo aq shumë dëshironte. Ajo ndjek këtë rrugë, në momentin që po bëhet gati të nis jetën e re, vëllai i saj V. kishte informacionet e duhura. Një ditë përpara nisjes së tyre nga aeroporti i Tiranës, ai vret të fejuarin e motrës së tij, dhëndrin e ardhshëm të shtëpisë dhe sjell motrën në krahinën e Bogës. Që nga ajo ditë, nuk dihet fati i vajzës së shkretë. Disa thonë se është e mbyllur në shtëpi, ca thonë e ka vrarë i vëllai, ka edhe zëra se ajo është mbytur vetë në pusin e shtëpisë, siç ka edhe prej të paktëve që pëshpërisin se i vëllai e ka nisur në emigracion tek disa të afërm për të humbur gjurmë dhe për të vendosur heshtjen në këtë zonë, kësisoj duke ruajtur edhe nderin e moralin e familjes. Sigurisht, ngjarje të tilla përveç tronditjes që mbajnë me vete, janë të ditura nga të gjithë ne shqiptarët, por kur shkon dhe i prekën vetë hallet dhe vuajtjet e tyre mbinjerëzore, emocioni dhe ndjenja e pafuqisë tënde për të frenuar ndodhi të tilla janë të pashmangshme.

    Bashkohesh edhe ti me mjerimin, e bashkë me të gjen pikëllimin!

    Fenomene të tilla janë të trajtuara gjatë në libra, analiza e opinione, reportazhe dhe emisione të ndryshme televizive. Nga këto ligje kanunore kemi mjaft gjakderdhje, por në reportazhin tonë kemi vendosur profilin e femrës, vajzës, gruas përballë kësaj shënjestre antinjerëzore, e cila ka pikëlluar dhe dëmtuar individë të ndryshëm. Edith Durtham mes të tjerash për Kanunin dhe ligjet e tij është shprehur: "Lekë Dukagjini duhet të ketë pasur një personalitet imponues që ka ndikuar kaq shumë te njerëzit, aq sa shprehja "Kështu ka thënë Leka", ka më tepër forcë detyruese se sa të Dhjetë Porositë e Biblës, mësimet e Islamit e të Krishterimit, Ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t'i nënshtroheshin Kanunit të Lekës… Fama e tij midis fiseve që ende ruajnë emrin e tij, ia ka kaluar edhe famës së Skënderbeut." Kjo tregon se Kanuni ka qenë dhe vazhdon të jetë i pamëshirshëm ndaj atyre që shkelin ligjet e shkruara prej tij. Në ligjin 31, tek libri i tretë në kapitullin për Martesën, Kanuni thotë shprehimisht se vajza edhe nëse është e vetme, pra pa prindër, nuk ka asnjë të drejtë të mendojë për fejesën dhe martesën. Për martesën e një vajze kanë të drejtë të merren vëllezërit dhe kushërinjtë e saj. Ajo nuk ka asnjë tagër për të marrë pjesë dhe për të ndërhyrë në lidhjen e krushqive. Fatin e saj do ta zgjedhin të tjerët për të, ajo nuk ka asnjë të drejtë të merret me këtë gjë. Gjithashtu, po në këtë kapitull, por në pikën 40 thuhet se "fejesa dhe martesa duhen bërë me shkusi", pasi nuse pa shkusi nuk bëhet kush, se bie ndesh me ligjet kanunore. Mes të tjerash në Kanun thuhet se vajza duhet të ndjekë fénë e saj dhe se nuk lejohen lidhje krushqie me fé të ndryshme. Kjo tregon se sa absurde dhe të padrejta, por edhe paragjykuese e racionale na paraqiten këto ligje, që jo vetëm nuk i qëndrojnë kohëve të sotme, por mbi të gjitha sjellin dëme duke nisur nga konflikti e duke përfunduar deri tek problemet e ekzistencës jetike.

    Nesër do të lexoni: Që prej viteve '90, pra për rreth 20 vjet, në Shqipëri numërohen rreth 5200 vrasje si pasojë e mentalitetit të vrasjeve kanunore për nderin dhe marrjen e gjakut.

    http://www.botasot.info/def.php?category=29&id=144099
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    me kan mu bo djal i mir ky ximi abidini rob i allahut e mos me na e shti ne hun islamnin hiq n kit tem.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    po kanuni eshte projektuaqr nga turqit dhe ne kohen e turqis apo jo. tani turqit e futen kanuni per te shtyr vllavrasjen nderjet shqiptareve. u mendu u mendu turku e tha, pse te le ushtaret e mi une me keta kur ata e vrasin vet njeri-tjetrin.
    kush flet per enderrat e femrave, nje islamik, qe jo ja vret po se le as te haj buk pa i dhen leje burri

  4. #4
    Hajduti thote kapeni hajdutin
    Revolution 1848

  5. #5
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kush eshte hajduti, Mark Xholi apo Fran Shtjefni ???


    Ximi Abedini, vetem ka sjelle artikullin e gazetes Bota Sot, kopjo/ngjit. Per momentin asnje koment i tij rreth temes. Ku eshte hipokrizia e tij ne kete rast ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #6
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Kanuni eshte si cdo ligj qe ka mbi zotruar ne bot
    kjo nuk eshte vetem shqiptare ne cdo vend te botes ka ekzistuar
    Partizoni

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Cfaj ka Kanuni ore rob të trashë. E ja e hoqët cfarë do vendosni pastaj ? Islamin ? Biblën ? Po hajde ti fusim një të lexuar dhe atyre librave të shofim se cfarë thonë nga justifikimi i skllavërisë e deri tek shpërfytyrimi i femrës.

    Kanuni duhet të shndrrohet në një institucion kombëtar e para punës, por para se të ndodhi kjo, duhet që ato zona të kenë një shkollë, një strukturë ligjore në vend, dhe një këshill lokal që në harmoni me ligjet e zakonet shqiptare si dhe me ligjet bashkohore të shërbej si mediator dhe gjykatës për këto gjëra.

    Vrasjet e sipërpërmendura nuk kanë të bëjnë ABSOLUTISHT asgjë me Kanunin, ku gjykatësi i vërtetë është prekursori i asaj që sot quajmë "forensic science in criminology". Ato sipër ju tek vllait apo babës me vra vajzën janë si ai shkrimi i Ambasadorit Danez tek përshkruan kokëshkretët shqiptarë që i teket me u fut me të kuqe në semafor e nuk i bën përshtypje kur marin jetë njerëzish. Nuk ka absolutisht të bëj kjo me Kanunin që sot nuk figuron si institucion, përvec se ata atje zorr se kanë njohurinë e duhur për të.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Kjo ceshtja e kanunit, qe nuk hyn ne kategorine e nje problemi dosido, por nje fatkeqesie te pamase, i ka fillesat DHE mbaresat me kohen e Sulltan Pekmezit aty nga shek.XV periudhe kohore ne te cilen ende jetojne keta "bashkombasit" tane. Me falni, edhe njehere, ku m.tin eshte Shteti?

  9. #9
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ximi keto endrrat femres shqiptare a ja vrasin me gure a pa gure?

    Askund ne bote nuk eshte respektuar femra shqiptare se ku eshte zbatuar kanuni, sepse kanuni ka krijuar meshkuj ne kuptimin e plote te fjales e jo hermafrodita apo dylbera me shallvare, e nje femer ndihet e respektuar dhe e lumtur vetem kur e ka babe, vella, te dashur etj etj nje mashkull te vertete, se me hermafrodita apo dylbera a beson qe e humb edhe gjinine e vet, del nga gjinia e kjo eshte fatkeqesia me e madhe per nje femer ximche.

    P.S. A eshte e vertete qe ne Arabi i lene te gjitha shitoret hapur kur shkojne per me honger buke se askush nuk vjedh, se i prehet dora? Flm per pergjigjen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 17-11-2011 më 07:12

  10. #10
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Edhe tjera here lexone kanunin me mire para se te vini ketu me fol dokrra. Sigurisht se per nder e ka vra dhe mire ja ka ba se ca po na duhet nje shoqeri amorale e pandershme e mbushur me tupa e tupesha, me berrlloga qe me te ndyre e kane gojen se WC-te publike.

    Asnje njeri normal nuk do te jetoje ne nje shoqeri qe nuk ka etike dhe rregulla jetese, por vepron si kafsha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 17-11-2011 më 08:27

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •