
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Eurostar behu serish me serioz.
Vend me te prapambetur ekonomikisht se sa Shqiperia nuk ka patur ne rajonin tone. Bullgaria e Rumania kane qene vende te ish-bllokut lindor, por ata ne ndryshim nga Shqiperia kane patur nje tradite te zhvillimit ekonomik dhe per me teper komunizmi i tyre ka qene krejt ndryshe nga komunizmi shqiptar. Enver Hoxha i quante ato vende revizoniste, pra qe nuk ndiqnin besnikerisht rrugen e Stalinit.
Ndersa Jugosllavia ka qene shume me perpara, krahasuar me te gjitha vendet e ish-bllokut lindor.
Per hir te se vertetes, zhvillimet shqiptare kane qene te jashtezakonshme, duke pare se prej nga eshte nisur.
Ne nuk kemi nje etalon per ta krahasuar me zhvillimin tone, sepse etalonet tona gjenden jashte kufinjve gjeografike te Europes. Me nivele te tilla krahasohej ekonomia shqiptare e kohes komuniste. Ndersa sot ne guxojme te krahasohemi me etalone, qe per ne dikur ishin nje enderr. Edhe nje fshat me i humburi i Kosoves ka qene dikur per shqiptarin ne Shqiperi nje cak i paarritshem.
Ne vitin 1988 paga mesatare ne Shqiperi ishte rreth 90 dollare. Ndersa une di te te them se edhe kjo nuk ka qene reale, sepse shumica e popullsise jetonte dhe punonte ne koperativa, ku paga ishte qesharake.
Krijoni Kontakt