Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-11-2011 mė 12:45
Sipas shume burimeve zyrtare, paga mesatare ne Shqiperi te te punesuarve ne sektore fitimprures, eshte 35 000 leke ne muaj. Ne euro i bie 35 000/141=248 euro ne muaj.
http://www.scan-tv.com/lajmet/vendi/...mije-leke.html
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/la...-dhe-Shteteror
Po flas per Estonine per te cilen di te dhenat me mire dhe me me saktesi:
paga mesatare zyrtare ketu eshte 780 euro ne muaj. Kjo eshte zyrtarja, ashtu sic ishte ajo me lart. Por me sa kam hulumtuar dhe me kane thene, paga mesatare ketu nuk qendron te 780 euro ne muaj sa thote qeveria, por diku te 680-700 euro ne muaj. Kuptohet qe ka disnivel te larte ne pagese, ne varesi se ku punon, cfare punon e ku eshte qyteti ku po punon. Por sidoqofte, edhe sikur te jete 700 euro, eshte ku e ku me e larte se 250 euroshi ne Tirane. Dhe paramendo qe ne Talin, kryeqyteti i Estonise, mund te gjesh apartamente me qira 40 m2, per 80-100 euro ne muaj (me mobilje gjithashtu). Pra, ne kete aspekt te pakten, eshte edhe me lire se ne Tirane, ku e di shume mire qe apartament me mobilje nen 200 euro ne muaj nuk gjen ne Tirane.
Ku ka rrog mesatare ne shqiperi 250 Euro ? Apo mesatare ne mes te rroges 2000 Euro te Saliut dhe te 130 Euro te atyre grave te shkreta qe punojne te rrobaqepsit ???? . Ku ka rroga ne Shqiperi mbi 300.000 lek te vjetra ( Ne mase ) Vetem disa kategori paguhen mbi 250 Euro, te tjeret 130- 150 Euro MAX
Revolution 1848
Pagat me te sakta ne Shqiperi jane ato qe pasqyrohen nga te punesuarit e administrates shteterore, ndersa pjesa tjeter nuk afron te dhena te sakta.
Ne Shqiperi, sektori privat ka dy lista pagesash dhe dy bilance. Njeri qe deklarohet publikisht ne organet tatimore dhe tjetri real qe mbahet nga drejtuesit e bizneseve.
Te ardhurat e atyre qe jane te punesuar ne sektorin privat jane me te medha se ato qe deklarohen.
Kjo ka qene aresyeja qe shteti ka vendosur tatimin e sheshte ne masen 10%, pikerisht per te nxitur bizneset informale qe te bejne nje deklarim sa me te sakte te pagave.
Megjithate edhe kjo mase nuk ka ndikuar sa duhet qe biznesi informal te deklaroje pagat reale, siē ndodh ne vendet perendimore.
Kjo eshte pika me e dobet e ekonomise shqiptare, sepse % e ekonomise informale eshte ende shume e larte dhe ēdo qeveri qe do te vije ne Shqiperi do te duhet te mendoje seriozisht per masa qe ulin ekonomine informale.
Ndersa propozimi socialist per vendosjen e tatimit progresiv, veēse do ta thelloje edhe me teper ekonomine infomale.
Shqiperise i duhet nje diplomaci ekonomike shume aktive, sepse siē shihet deri me sot, diplomacia shqiptare ben vetem punen e rendomte, pra ate te perfaqesimit ne kornizat e njohura nderkombetare. Diplomacia ekonomike duhet te jete nje hap i ri i diplomacise shqiptare, duke angazhuar per kete qellim stafet e larta akademike, te diplomuarit ne vendet perendimore, biznesmene etj. Cdo ambasade shqiptare ne vendet perendimore duhet te jete dhe nje agjensi biznesi.
Mundesite per terheqje investimesh te huaja jane shume-shume te medha!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-11-2011 mė 13:09
Eurostar behu pak me serioz! Ka nje ndryshim kolosal ndermjet te punesuarit ne vendet perendimore me te punesuarit ne vendin tone.
Une vete jam i punesuar ne nje biznes europian dhe qe sa kohe qe punoj, nuk kam verejtur qofte dhe njehere te vetme nje perpjekje per te fshehur nivelin e pages, per t'ju shmangur pageses se sigurimeve, perpjekjes per te mbajtur dy bilance etj.
Cdo gje eshte transparente dhe kushdo mund ti verifikoje ato me lehtesine me te madhe.
Per rrjedhoje dhe te dhenat statistikore jane shume te besueshme. Ndersa ne Shqiperi sektori privat ben cdo gje qe ka ne dore ti fshehe pagat reale, te mos paguaje sigurimet, te mbaje bilance te dyfishta etj.
Para disa kohesh shteti yne i famshem i fali bizneset qe nuk kishin paguar detyrimet tatimore! Apo fali ata qe nuk kishin paguar faturat e ujit dhe te dritave!
Ky eshte nje budallallek i llojit shqiptar, sepse nuk mund te falesh dike qe fsheh te ardhurat, duke denuar ate qe deklaron te ardhurat dhe paguan detyrimet e faturat.
Kurre nuk duhet te falen detyrimet tatimore, mospagesat e sigurimeve, mospagesat e faturave te ujit e dritave etj, por ndaj tyre duhet te veproje shteti ligjor, duke i konfiskuar pasurine e duke i nxjerre ne rruge te madhe, siē ben cdo shtet normal.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-11-2011 mė 13:18
Jo shteti publikon ato te ardhura qe deklaron biznesi privat, duke respektuar vetem kushtin e pages minimale.
Ndersa gjithkush e di se ne Shqiperi pagat e sektori privat jane krejtesisht tjera nga ato qe deklarohen.
Sikur nje muaj te vijne e te punojne inspektoret tatimore te nje vendi euorpian en Shqiperi, do te duhej te futeshin ne burgje me mijera vete, do te duhej t'u konfiskohej pasuria mijera e mijera veteve.
Per kete do te uroja qe qeverite qe do te vijne ne Shqiperi, ti kushtojne vemendjen maksimale sektorit te tatimeve dhe doganave, sepse ato jane kanceri i vendit, bashke me korrupsionin.
Per kete dhe nuk i besoj tatimit progresiv qe shpalli PS, sepse me ke do ta zbatoje ajo kete tatim? Me partizanet qe do te punesoje ne tatime dhe dogana?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-11-2011 mė 13:25
aaaaa jo po ashtu jo po keshtu. Nese qeveria bazohet mbi te ardhurat qe deklaron biznesi, a mund te na thot qeveria se sa eshte paga ne rrobaqepsit qe operojne ne shqiperi ? Po them ne rrobaqepsi se aty punojne mbi 85.000 gra. E para kjo
A mund te me thuash se rrogat e kujt jane mare per baze per ti paralelizuar dhe tejkaluar vendet e BE?
Sepse une nuk njoh asnje sektor pune ne shqiperi te asnjelloji qe ti afrohet po te njejtit sektor te huaj dhe te kete rroga te njejta dhe aq me pak me te larta
Revolution 1848
Shqiperia nuk mundet te krahasohet ne stadin aktual me asnje shtet perendimor.
Po ajo mund te krahasoje vetveten me fqinjet dhe disa vende periferike, qe kane te njejtin mentalitet.
Shqiptareve u duhet nje reforme gjigante ekonomike, e cila do te beje te mundur shnderrimin e saj ne nje vend industrial. Eshte e pamendueshme qe ende ne Shqiperi sektori bujqesor puneson gati 50% te popullsise.
Megjithate permes investimeve te medha ne infrastrukture, do te krijohen kushte per investime dhe ne zona qe sot quhen te djerra nga pikpamja ekonomike.
Zbatimi i metejshem i tatimit te sheshte ne masen 10% do te ishte nje ndihmese per nxjerrjen nga informaliteti te biznesit privat dhe per rritjen e te ardhurave. Se rrogat nuk i rrit shteti, por i rrisin politikat nxitese te shtetit dhe politikat liberale per thithjen e investimeve te huaja.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-11-2011 mė 13:41
Krijoni Kontakt