-
Dilema e njeriut modern
Botime tė reja: Dilema e njeriut modern
Kėto ditė doli nė dritė libri me titull:
Dilema e njeriut modern,
kurse titulli i origjinalit ėshtė:
Contemporary man and the social problem & Goal of life
Autorėt:
Muhammed Bakir el-Sadr & Murteza Mutahhari
Botues:
Libraria Dielli
Pėrktheu dhe redaktoi:
Numan Mustafa
Pėrpunimi kompjuterik:
Admir Sherifi
Shtypi:
Grafomat,
Kėrēovė.
Botimi i parė:
Korrik, 2011
Libri Dilema e njeriut modern e autorėve Muhahammed Bakir el-Sadr dhe Murteza Mutahhari ėshtė njė rrugėtim filozofik pėr ta zbuluar mėsimin mė ideal pėr njeriun, i cili do tė krijonte njė harmoni ndėrmjet jetės sė tij shoqėrore nė njėrėn anė dhe asaj individuale e shpirtėrore, nė anėn tjetėr.
Libri qė pėrbėhet nga dy pjesė ėshtė botimi i parė nė formė tė shtypur i Librarisė Dielli (www.dielli.net), e njohur deri tani pėr botimin e librave nė formė elektronike.
Nė pjesėn e parė tė veprės, dijetari Muhammed Bakir el-Sadr bėn njė analizė tė mrekullueshme tė problemeve mė qenėsore tė shoqėrisė njerėzore dhe pas njė pėrshkrimi tė kapitalizmit dhe komunizmit, ia paraqet lexuesit metodėn qė Islami ia ofron njerėzimit pėr zgjidhjen e problemit shoqėror, duke bėrė gjatė kėtij procesi edhe njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė egos njerėzore dhe tė konceptit tė lirisė sipas Islamit.
Kurse, nė pjesėn e dytė, dijetari, Murteza Mutahhari e trajton njėrėn nga ēėshtjet mė tė thella qė e ka preokupuar mendjen e njeriut qė nga fillimi i ekzistencės sė tij: Ēėshtė qėllimi i jetės?
Nė rrugėtimin e tij ideor nga materialja drejt shpirtėrores, autori arrin nė pėrfundime qė kanė pėr tė hapur para lexuesit horizonte tė reja tė dijes dhe tė perceptimit nė lidhje me ekzistencėn.
Kush janė autorėt e librit,
Muhamed Bakir el-Sadėr
dhe Murteza Mutahhari?
1. Muhamed Bakir el-Sadr lindi mė 1 mars 1935 nė Kazimije, Irak, ndrroi jetė mė 9 prill 1980 nė Bagdad.
Ka qenė njė dijetar i madh, dėshmojnė veprat e tij, mbi 50 libra, nė shumė lėmi, si filozofi, drejtėsi, histori, ekonomi, logjikė, teologji, letėrsi...
2. Murteza Mutahhari lindi me 3 shkurt 1920, ndrroi jetė me 1 maj 1979. Ka qenė ndėr njerėzit mė me ndikim, plotė frymėzim nė Republikėn Islamike tė Iranit.
Pranohet ndėr dijetarėt mė tė shquar, ka shkruar, ka botuar, mbi 70 vepra tė cilat nė gjithė botėn lexohen, qarkullojnė, frymėzojnė....
Muhamed Bakir el-Sadėr dhe Murteza Mutahhari jo vetėm qė janė dijetarė nė nivel botėrorė, por ata qė tė dy janė shehidė, dėshmorė...
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt