Vdekja e volejbollistit, arrestohen dy mjekė
DURRES- Me vendim tė Gjykatės sė Durrėsit janė arrestuar sot dy mjekė tė cilėt dyshohen se kanė mjekuar gabimisht volejbollistin durrsak, Juxhin Guza. Sipas policisė janė arrestuar mjekėt, Dalip Ēela, kirurg dhe mjeku reanimator, Nuri Qyra, pasi dyshohet se si pasojė e mjekimit tė tyre tė gabuar ka gjetur vdekjen volejbollisti durrsak, Juxhin Guza.
Volejbollisti kishte mbėrritur ne spital, pasi ishte qėlluar disa herė me thikė nė hyrjen e pallatit ku jetonte. Vetėm pak kohė mė parė nėpėrmjet njė interviste pėr gazetėn Panorama, e ėma e Juxhinit, Irma Guza akuzoi mjekėt se nuk kishin bėrė sa duhet pėr tė shpėtuar djalin e saj.
Sipas saj, pas disa orėsh nė spital, ajo e priste tė birin t’i kthehej nė shtėpi, sepse mjekėt vetė i kishin konfirmuar se ai ishte jashtė rrezikut pėr jetėn.
Njė shumė prej 30 mijė eurosh ka vėnė nė dispozicion Policia e Durrėsit pėr ēdo informator mbi autorėt e krimit ndaj volejbollistit Juxhin Guza. Me gjithė shoqėrimet nė polici tė tė dyshuarve, nuk ka asnjė person tė vėnė nė pranga pėr krimin qė tronditi tė gjithė qytetarėt durrsakė e mė gjerė.
Panorama
Krijoni Kontakt