Në Tiranë, ndotja e ajrit, 3-4 herë më e lartë se BE
Zona “21 Dhjetori”, ndotja e ajrit, 10 herë më e lartë se normat evropiane
Periferia e Tiranës, 2 herë më e lartë se normat e BE
500 vdekje në vit nga ndotja e ajrit në Tiranë
1.400 pacientë shtohen brenda vitit nga ndotja e Tiranës
"Situata është emergjente dhe duhen marrë masa konkrete”, ka theksuar eksperti i OBSH-së Mital Trzyzanaëski. Pasi janë bërë matjet në çdo cep të qytetit, OBSH-ja kërkon nga pushteti lokal dhe ai qendror për të marrë masat për të shpëtuar nga një katastrofë ekologjike, të cilën jemi të detyruar ta jetojmë çdo ditë.
Nga raporti i kësaj organizate, bëhet e ditur se në Tiranë, ka edhe një shtim të sëmundjeve dhe vdekjeve nga zemra dhe mushkëritë. Studiuesit besojnë se jeta e banorëve të Tiranës shkurtohet dy vjet vetëm prej ndotjes, dhe çdo vit shtohen mbi 1 mijë e 400 pacientë me kancer më shumë. Po sipas këtij studimi, mbi 80 për qind e automjeteve kanë motor diezel që nxjerrin squfur. Kjo ndotje ndikon më tepër tek të moshuarit, dhe fëmijët e vegjël.
Një tjetër tregues që ndikon tek cilësia e ajrit që thithin qytetarët, është edhe mosmbledhja në kohë e mbeturinave urbane, e cila është një kompetencë e bashkisë, e cila e ka lënë pak pas dore kryeqytetin. Por, nëse këtij fakti i shtojmë edhe djegien e këtyre mbeturinave, në disa zona të Tiranës, atëherë vërtet mund të themi që shëndeti i banorëve të kryeqytetit është i rrezikuar.
Newsit
Krijoni Kontakt