Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Greqia hap tenderin për kërkimin e naftës në kufirin e pretenduar në Shqipëri

    Lajm i fundit|04/01/2012 13:31
    Greqia hap tenderin për kërkimin e naftës në Shqipëri
    Shekulli

    Në vendin tonë çështja më e kontestuar nga të gjitha segmentet e shoqërisë është çështja e kufijve detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, megjithatë ky fakt nuk e ka ndaluar Greqinë që sot të shpall tenderin për kërkimin e naftës në kufijtë detar të vendit tonë.

    Në faqen zyrtare të Ministrisë greke të Energjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës, është publikuar sot zyrtarisht ftesa për ofertë për të gjitha shoqëritë e huaja që duan të bëjnë kërkime për lëndë djegëse si naftë bruto apo gaz natyror në tre pika kërkimore, mes tyre ajo pranë kufirit detar me Shqipërinë.

    Sipas komunikatës për mediat ministria greke jepte gjashtë muaj afat deri në korrik 2012 për të pranuar ofertat me të gjitha dokumentacionet e kërkuara, nga të gjitha shoqëritë e interesuara për këtë tender. Kërkimet do të bëhen në Janinë, zona në kufi me Shqipërinë, Gjiri i Patrës dhe Katakolon.

    Konkursi do të zhvillohet më datë 2 korrik 2012. Sipas ministrisë kjo periudhë gjashtë mujore është e mjaftueshme që shoqëritë ndërkombëtare të përgatisin ofertat e tyre.

    Ndërkohë që në vendin tonë është hedhur poshtë nga Gjykata marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, marrëveshje e përgatitur nga ministritë e Jashtme dhe qeveritë e dy vendeve, miratuar në Parlament dhe rrëzuar nga Presidenti.

    A. Shëmbitraku

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Greqia çel zyrtarisht tenderin për naftë në kufi me Shqipërinë

    04 Janar 2012 - 12:23 | Analiza


    Greqia çel zyrtarisht tenderin për naftë në kufi me Shqipërinë

    ATHINE - Qeveria greke ka hapur zyrtarisht tenderin ndërkombëtar për nisjen e punës për kërkimin e naftës në tre pika detare në zonën perëndimore të vendit, si gjiri i Patraikos, Katakolo dhe Janinës në kufi me Shqipërinë.

    Vlerësohet se rezervat e naftës në këto tre pika detare shkojnë deri në 250 miliardë fuçi, citon agjencia e lajmeve “Ria Novosti” ministrinë greke të mjedisit, energjisë dhe ndryshimeve klimaterike.

    Sipas kësaj ministrie, zona ku pritet të kryhen kërkimet për naftë vlerësohet pozitive dhe pritet të tërheqë interesin e investitorëve për shkak të pozicionit të saj në kufi me Shqipërinë, e cila disponon ngjashmëri në sistemin e naftës.

    Ndërkaq Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve.
    Sipas burimeve të shtypit grek, kërkimet do të bazohen në parimin e vijës së mesit, apo distancës së baraslarguar në mes të të gjitha territoreve të vendeve të interesuara për të vendosur kufijtë e zonës detare të Detit Jon.

    Kërkimet për nafte nga ana e Greqisë konsiderohen një mundësi e mirë për të nxjerrë vendin nga kriza financiare ku është zhytur.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

  3. #3
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anëtarësuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Mesa di une, kompanija qe deshiron te beje shpimet ne ate zone eshte GJERMANE.
    Kur Gjermania dhe Franca i dhane nje "RRugedalje" Ekonomike Greqise, midis disa kushteve te tjera qe i dhane asaj ishte dhe shitja e disa tokave (si dhe ishuj) greke, si tip pagimi per kredine.
    Tani, ajo qe eshte me te vertet interesante
    eshte se Greqia ishte poshte idese se shitjes se tokave te saja, qe len te dyshosh kete "KONSPIRACI": ajo mund te kete gjetur nje alternative ku si Greqia dhe Gjermania mund te dalin fitues. Kjo eshte: Ajo toke detare ekstra qe Greqia deshiron te marre nga Shqiperia, ku mund te kenaqe interesat e saja, pa derdhur asnje qindarke, dhe pa humbur asnje centimeter toke te saj. Plus kufijte e shqiperise zvogelohen, turizmi kercenohet (si nga zvogelimi i levizjes detare, dhe mundesia e ndotjes se ambientit). Prandaj, greku ka shume mundesi ti kete dhene rryshfete Personave ne strukturat me te larta shteterore shqipetare qe te bien dakord me HARTEN E RE TE KUFIJVE!!!!!!! (Shiko se kush ka per ta fitu tenderin)

    Nje fjale e urte angleze thote: BEWARE OF THE GREEKS BEARING GIFTS!!!!! (ki kujdes nga greket qe mbartin dhurata)
    Ergo cogito, ergo sum!

  4. #4
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga qerosi Lexo Postimin
    [SIZE="4"][ BEWARE OF THE GREEKS BEARING GIFTS!!!!! (ki kujdes nga greket qe mbartin dhurata)[/B]
    Ate e ka thene nje fare laokondi,personazh i virgjilit,po nejse,puna eshte qe ne keta territorin po na i marin e nuk po na japin as dhurata...
    Aq sa kam une ne dore do ta bej,do mbush nje varke me gure dhe do vozis deri atje e do i gjuaj ata punetoret e firmes,gjithashtu do mbush nje fuci me kelbaze edhe do e derdh perpara ministrise se mbrojtjes...

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Ate e ka thene nje fare laokondi,personazh i virgjilit,po nejse,puna eshte qe ne keta territorin po na i marin e nuk po na japin as dhurata...
    Aq sa kam une ne dore do ta bej,do mbush nje varke me gure dhe do vozis deri atje e do i gjuaj ata punetoret e firmes,gjithashtu do mbush nje fuci me kelbaze edhe do e derdh perpara ministrise se mbrojtjes...
    Do vi dhe unë, gjej një varkë më të madhe dhe fuçitë bëji dy.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ja dhe patriotizmi i saliut qe
    mezi po pret tja shesi detin dhe naften nen te grekut,,,,

    po ti ishte kyeminister shqipetare

    do i shkruante nje note proteste greqise
    se nuk ka te drejte te kerkoje ne ujerat midis dy vendeve ose nderkombetare,

    pa marreveshje me shqiperine

    dhe aq me teper ne pjesen shqipetare
    te hape tender greku

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ky lajm sikur bie ne vesh te shurdher per shqiptaret....te keqen e kemi brenda ne...Nese zbulohet nafte ne ato pika, i bie qe ato do te thithin dhe naften tone se zonat naftembajtese shtrihen horizontalisht ne toke, si puna e ujit qe po hapi fqinji nje pus, ta merr gjithe ujin.

    Por shqiptareve nuk u interson kjo. Shqiptareve u intereson se ca i tha sala edi, e ca i tha fatosi ilirit. Shqiptaret vdesin per fatosin, salen, edin e ilirin, e sidomos po t'ua shash, por po t'ua marresh naften, t'ua lerosh arat e gjerat te tjera te thone babe e te hapin deren...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    he se opozita e ka fajin ,SALA eshte patriot ,n q se nuk beson pyet kosovaret

  9. #9
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anëtarësuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    Greqia na thith naften, ne i biem maces me luge....Hajde c'vete!
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    S'e kane fajin ata jo..fajin e kemi ne qe kemi ne mesin tone idiote qe edhe greket, lypesit e Evropes luajne me ta....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •