Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur qė tė mos ankohet tek UEFA pėr thirrjet raciste tė grupimit tė tifozėve Majmunėt, nė miqėsoren qė Shqipėria barazoi 0-0 me Maqedoninė.
Nė sfidėn e zhvilluar nė Prilep, njė qytet qė njihet pėr nacionalizmin dhe prirjet antishqiptare, u dėgjuan thirrje si Dhoma gazi pėr shqiptarėt, Shqiptari i vdekur ėshtė shqiptar i mirė, Vritni shqiptarėt etj. Por, pavarėsisht asaj qė ndodhi, drejtuesit e futbollit shqiptar nuk do tė ankohen nė organizmin mė tė lartė europian. Sipas tyre, ofendimet dhe thirrjet janė bėrė nga njė grupim i vogėl tifozėsh, qė shumė shpejt do tė izolohen, ndėrsa ata nuk mbėshteten nga federata e vendit fqinj.
Duke folur pėr kėtė ēėshtje, sekretari i pėrgjithshėm i FSHF-sė, Eduard Prodani, deklaroi: Edhe pse nuk i kuptonim thirrjet e tifozėve maqedonas, shumė shpejt e mėsuam se po na fyenin dhe ēfarė po thoshin. Mė tej, ai argumentoi vendimin pėr tė mos e paraqitur kėtė ēėshtje tek UEFA. Absolutisht i dėnojmė tė gjitha thirrjet nacionaliste qė u bėnė nė stadiumin e Prilepit gjatė miqėsores Maqedoni-Shqipėri. Gjithsesi, nuk do tė ankohemi tek UEFA, sepse kėto episode erdhėn nga njė grup i vogėl tifozėsh, tė cilėt shumė shpejt do tė izolohen, tha Prodani. Nuk vėrejtėm ndonjė qėndrim antishqiptar te kreu i FFM-sė, Haxhiristeski. Pėrkundrazi, ai na rezervoi njė pritje shumė tė mirė, duke konfirmuar marrėdhėnien e shkėlqyer qė ekziston mes dy institucioneve tona. Gjithashtu jam i bindur qė Federata Maqedonase nuk i mbėshtet tifozėt qė veprojnė nė kėtė mėnyrė, sepse ata pėrbėjnė njė problem pėr FMM-nė, e cila penalizohet dhe gjobitet prej njė sjelljeje tė tillė. Mund tė them se gjithēka do tė ishte e shkėlqyer dhe ndeshja do tė ishte njė miqėsore e vėrtetė nėse nuk do tė ishin bėrė ato thirrje antishqiptare. Si pėr tė konfirmuar marrėdhėnien e mirė qė ekziston ndėrmjet dy federatave, Prodani bėri tė ditur se, nė njė periudhė tė mėvonshme, pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė dhe ajo e Maqedonisė do tė luajnė sėrish njė miqėsore nė vendin tonė. Ndėrkohė, pėr sa u takon akuzave se FSHF-ja ėshtė pėrgjegjėse pėr atė qė ndodhi, pasi pranoi qė ndeshja tė luhej nė Prilep, pavarėsisht se e kishte tė qartė nacionalizmin qė ekziston nė kėtė qytet, numri 2 i federatės tha: I gjithė delegacioni shqiptar e kuptoi qė zyrtarėt shqiptarė tė Federatės Maqedonase ishin nė siklet dhe nuk ndiheshin komodė gjatė fyerjeve. Por, vendi ku luhet miqėsorja pėrcaktohet nga federata pritėse. Nė miqėsoren e zhvilluar pėrpara njė viti nė Korēė, ishte FSHF-ja ajo qė e zgjodhi stadiumin. Kėshtu qė nė kėtė rast, nuk mund tė pėrziheshim. Gjithsesi, nė kushtet aktuale do tė provojmė qė nė rast tė njė tjetėr miqėsoreje nė Maqedoni tė arrijmė njė marrėveshje, qė ndeshja tė luhet nė njė tjetėr qytet.
Por, pėr ndeshjen nė Prilep ekzistonte njė akord ndėrmjet presidentėve tė dy federatave, Duka e Haxhiristeski. Ky i fundit e kishte zgjedhur stadiumin Goce Dellcev, me qėllimin qė grupimi i tifozėve Majmunėt, pikėrisht ata qė lėshuan thirrjet antishqiptare, tė festonin 25-vjetorin e themelimit. Kjo u konfirmua nga zv.presidenti me origjinė shqiptare i FMM-sė, Qenan Idrizi. Pėr maqedonasen Lajm ai tha: Ishim nė hall tė shkonim apo jo nė Prilep. E dinim se nėse do tė udhėtonim, do tė pėrballeshim me fyerjet nacionaliste. Por, po tė mos udhėtonim, mund tė krijohej pėrshtypja pėr njė mungesė respekti ndaj FSHF-sė. Ishim shumė tė mėrzitur me atė qė pamė. I blemė njė tortė grupit Majmunėt pėr jubileun, ndėrsa ata na shanė. Tė them tė drejtėn ne jemi ankuar qė ndeshja mos tė luhej nė Prilep, por vendi i miqėsores ishte vendosur nga Duka dhe Haxhiristeski dhe nuk mund tė bėnim asgjė pėr ta ndryshuar.
Top Channel
Krijoni Kontakt