Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Libra të rinj "Martirët e Shqipërisë...Stak Mark Mirdita..."nga dr. Muhamet Pirraku

    Dr. Muhamet Pirraku


    MARTIRËT E SHQIPËRISË ETNIKE
    NGA DERË E STAK MARK MIRDITËS
    NË KUJTESËN HISTORIKE TË POPULLIT



    Informatë për dashamirësit e librit historiografik kombëtar

    Libri ka 434 faqe, kurse për ilustrim ka 53 foto të personaliteteve - dëshmorëve të kombit dhe të objekteve historike. Libri është mostër se si duhet shkruar historia jonë.

    * “Në jetë je i detyruar të shkelësh shumë rrugë, por nga njëra nuk guxon të largohesh, kurrë! Ajo është rruga e shqip¬tarisë që na vie nga Skënderbeu te Hasan Prishtina...!”

    Në vazhdim po shpalosim rezymenë e librit në gjuhën shqipe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 09-11-2011 më 14:06
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    kërkoj ndjesë për vonesën

    Kërkoj ndjesë nga ju lexues, miq të forumit, se kam pasur probleme teknike. Pasi e postova pjesën sipër, më doli kjo gjendje në kompjuter.
    Vallë ka qenë gabimi te unë apo te faqja e forumit, këtë nuk e di.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    Kopertina e librit

    Ju bëj të ditur se libri del në shitje nga e shtuna e ardhme.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4

    Rezymeja në gjuhën shqipe

    Stak Mark Mirdita


    Me këtë punë kërkimore pata për qëllim t’i vë themelet për ndriçimin e jetës, të veprimtarisë dhe të sakrificës patriotike sublime paraadmejashariane të dëshmorëve të Shqipërisë Etnike nga Dera fisnike e Stak Mark Mirditës së Prishtinës 1. Madhështia shqi¬ptare e kësaj familjeje qëndron edhe në faktin se, nipat e Stakes, ndonëse të persekutuar nga push¬tuesi serbo-jugosllav titoist, nuk e lëshuan hullinë pat¬ri¬otike të të Madhit Stak Mark Mirdita, ruajtën nderin e gja¬shtë martirëve të gjakut të vet dhe të Mbrojtjes Ko¬m¬bëtare të Kosovës, të derdhur për njësinë unike poli¬tike e shte¬tërore të Shqipërisë deri aty ku shumica e popullsisë bukës i thotë bukë e ujit i thotë ujë.

    Ngritja ekonomike, shoqërore dhe politike e Stak Mark Mirditës nga një person i pa plëng, deri në shka¬llën e personaliteteve më rëndësi të madhe ekonomike, sociale, shoqërore dhe politike të Prish¬ti¬nës, është një ndodhje historike të themi fenome¬nale. I ati i Stakes, Marku, zbriti në Shkodër pikërisht nga fshati Blinisht i Shkorretit të Mirditës dhe këtu usht¬roi zejen e “pushkar-it” (armëtarit). Në Shkodër u ma¬r¬tua me shkodrano-mirditoren e quajtur Dile dhe së bashku erdhën në Gjakovë, ku Marku do ta ushtrojë zejen e “Pushkarit”. Sa dimë deri sot, bashkëshortët Mark dhe Dile Shkorreti patën tre fëmijë: Mihillin (nuk u trashëgua), Minën (u trashëgua) Stakun, the¬meluesi i vëllazërisë së sotme Staka të Prishtinës, i lindur në Gjakovë, rreth vitit 1869. Pas vdekjes së pri¬n¬¬dërve, Stak Mark Shkorreti, i gjetur midis të katër rrugëve, aty rreth vitit 1889, e la Gjakovën dhe u vendos, i vetëm, në Prishtinë, si zejtar “kujunxhi” (argjendar). Në vitin vijues, u martua me Marie Frrok Dushin nga Gjakova, morën një banesë dhe një dyqan me qira dhe me shpejtësi do të zënë vend midis shtresës shoqërore më të pasur e më fisnike të Prish¬tinës.

    Gjeni i mençurisë së malësorit mirditor, shoqë¬ruar me virtytin human të bamirësit dorëlirë për ska¬m¬norë e të pamundur, e rritën Stakun në shëmbëll¬tyrë të parisë së vendit, tashti më i njohur si Usta Staka, Stak Kujunxhia, Stak Mirdita dhe Stak Gjakova. Qysh në periudhën e ngritjes, që bie në dekadën e fundit të administrimit osman në Shqipëri, Usta Staku bënte pjesë në lagjen e donatorëve më kryesorë të Vakëfit të Prishtinës. Këso kohe nisi të merrej edhe me çështje politike osmane e kombëtare shqip¬tare, shumë i afërt me Xhemajl be Sylejman Pashën, i njohur më vonë si Xhemajl be Prishtina, me Haxhí Myfti Mustafanë, (paraardhës i Shyqyri Ramadan Begut të famshëm), me Haxhí Xhemajl Agushin. Këto marrë¬dh묬¬nie të ngushta miqësore e politike kombë¬tare shqiptare do të kulti¬vohen e lartësohen në vijimësi deri në shkallën e gatish¬mërisë për sakrificë të përbashkët dhe pa çmim për shqiptarësinë e Prishtinës dhe për lirinë e kombit shqi¬p¬tar të njësuar, të bashkuar me dinjitet.

    Ndonëse nuk ka shkuar në shkollë të rregullt, zejtari Stak Mark Mirdita, si autodidakt, që në rini, mësoi shkrim-leximin shqip. Të dhënat thonë qartë se “pranë defterëve të hesapeve” për dyqane mbante edhe libra fetarë dhe historiografikë në gjuhen shqipe, të cilët, në periudhën osmane, silleshin ilegalisht, pa shu¬më pengesa, përmes kishës katolike dhe shërbimeve diplomatike austro-hungareze dhe italiane. Për rëndësinë shoqërore e politike të Stak Mirditës në fund të administrimit osman në trojet shqiptare, flasin edhe dy të dhëna të prekshme: Ishte bartës i dy deko¬ra¬tave të larta nga dy perandorët më të fuqishëm të kohës që sunduan edhe me pjesën më të madhe të Ballkanit, të Sulltan Abdylhamidit dhe të Franc Jozefit.

    Nga të dhënat konsullore serbe mund të shihet qartë se Stak Mark Mirdita, në prag të Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare nën udhëheqjen e Hasan be Prishtinës (5 maj-18 gusht 1912), ishte njëra ndër lidhjet e hershme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me shërbimin konsullor austro-hungarez në Prishtinë. Të rikujtojmë këtu vetëm disa informata të Dr. Millan. Ç. Millojeviq, konsull në Prishtinë, drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, më 4 maj 1912, i cili, midis të tjerash, do të precizojë: “Se Austro-Hungaria po bënë propagandë midis shqiptarëve, kjo është jashtë çdo dyshimi. Konsullata e ka pasur për nderë ta informoj Ministrinë për organizimin e fundit në Rrethin e Pejës dhe për ndikimin e priftërinjve katolikë tek pushteti dhe midis shqiptarëve të dalluar. Ndikimi austriak do të jetë gjithnjë e më i madh, meqë përmes njerëzve të vet po shpërndan armë. Në vetë Prishtinën njëfarë Stak Llatini (ka ardhur nga Gjakova) po u jep shqiptarëve armë dhe botërisht dihet se është Njeri i Austrisë...”

    Me pushtimin serb të Kosovës, nga mesi i tetorit të vitit 1912, Prishtina do të përballet me sulmet fron¬tale gjenocidiale dhe etnocidiale të pushtuesit serb për zhdukjen e çdo gjëje shqiptare dhe të shqiptarësisë së Prishtinës e më gjerë. Një pjesë e parisë shqiptare u pushkatua, një pjesë u ndoq në Anadoll e disa perso¬na¬litete të shquara të rrethit të Xhemajl be Prishtinës Hasan be Prishtinës, Hoxha Kadri Prishtinës e të tjerë kaluan në viset e Shqipërisë londineze, për të vepruar politikisht dhe ushtarakisht për të ardhmen e lirë të Kosovës së bashkuar me pjesën bregdetare të Shqipërisë Etnike, tashti të njohur si “Principata e Shqipërisë”.

    Plasja e Luftës së Parë Botërore filli¬misht solli pak shpresa se rrethanat në Evropë do të ndryshonin edhe për fatin e kombit shqiptar. Mirëpo, nuk vonoi dhe u pa se pushtuesit e rinj austro-hungarezë dhe bullgarë i ndanë zonat e interesit edhe në tokat shqiptare, të cilat Konferenca e Londrës, më 1913, ua ndau Malit të Zi dhe Serbisë. Të thuash më shumë se gjysma e Kosovës së sotme u bë pre e Bullgarisë, një pushtues edhe më barbar se ai serb. Ushtria bullgare e arrestoi edhe Usta Stak Mark Mirditën, me akuzë se po vepronte politikisht kundër interesave bullgare për çka do të pushkatohej. Do të lirohet pas dy javësh nga burgu i rëndë, pasi jetën e Stakut e pagoi me florinj paria shqiptare e Prishtinës nga komandanti bullgar i Pri¬sh¬tinës.

    Fundi i Luftës së Parë botërore solli vetëm konfirmim të robërisë për pjesën më të madhe të kom¬bit shqiptar. Nga ripushtimi serbo-jugosllav i Koso¬vës, përkatësisht nga fundi i tetorit të vitit 1918, në pjesën më të madhe të viseve shqiptare u vu në jetë e gjithë përvoja gjenocidiale e etnocidiale serbe kundër qenies shqip¬tare. Prishtina, në këtë drejtim, ishte më e sulmuara dhe më e rrezikuara, për faktin se zhdukja e shqipta¬rësisë së Prishtinës konside¬rohej si filli i fitores serbe për dealbanizimin dhe serbizimin e Kosovës.

    Për ta përballuar këtë dhunë në pritje të ndonjë kthese politike evropiane e botërore më të mirë edhe për shqiptarët, do të rekrutohen aktivistë politikë ko¬m¬bëtarë të gatshëm për sakrifica pa çmim për ruajtjen e ekzistencës shqiptare, si gjetkë në Kosovë, edhe në Prishtinë, përmes organizimit politik legal në Organi¬zatën “Xhemijet” (Bashkimi) të themeluar nga Nexhib be Draga, kurse ilegalisht si veprimtar i “Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës”, i njohur në te¬rren si “Komiteti i Kosovës”, i themeluar në Shkodër, nën kryesinë e Hoxhë Kadri Prishtinës. Nisur edhe nga lidhjet për veprim politik me personalitetet më të shquara të Prishtinës e më gjerë, të Kosovës, dhe bazuar në rezultatet e veprimit konkret, Usta Stak Mark Mirdita, i takonte lagjes së veprimtar¬ë¬ve të “Xhemijetit” dhe të “Komitetit të Koso¬vës”, që mund të konsiderohen apostuj të shqip¬tarisë së Prishtinës dhe të Kosovës në përgjithësi.

    Në vitin e parë të robërisë jugosllave në Koso¬vë mori flakë Lëvizja e rezistencës shqiptare antiku¬go¬sllave, e njohur si “Lëvizja Kaçake”, e cila zbatonte programin politik e luftarak të “Komitetit të Koso¬vës”. Ka të dhëna të sigurta se Usta Stak “Llatini”, në pjesën e parë të viteve të ’20-ta të shekullit XX, po ndiqej nga pushteti policor i Jugosllavisë dhe po mbahej nën vështrim të vazhdu¬eshëm - si armik i serbëve, në lidhje të ngushtë me Lëvizjen e Armatosur - “Kaçake të Kosovës”. Vërtet, dihej saktë se Stak Kujunxhia e ndihmoi kryekaçakun e Prishtinës, Ibush Agë Vuçitërnën dhe më së një herë, shkoi në qendrën e Lëvizjes, në Drenicë, dhe kontaktoi personalisht edhe koman¬dantët e çetave: Azem Bejtën dhe Çorr Ilazin, të cilëve u dha para për municion dhe armë.

    Në fillim të periudhës së robërisë jugosllave Usta Stak Mirdita, i cili përpos gjuhës amëtare e fliste edhe gjuhën turke e serbe, e mësoi edhe shkrim-leximin cirilik dhe do ta gjejmë lexues të përhershëm të shtypit qendror serb: “Politika”, “Pravda”, “Vreme” etj. Kështu vepronin shumica e personaliteteve nga rrethi i jetës dhe i veprimtarisë politike të Stakut, i cili ishte i parapaguar në organin “Hak” të “Xhemijetit” dhe e përcolli me kujdes edhe shtypin legal dhe ilegal socialist dhe komunist në gjuhën serbe, si “Socija¬listiçka Zora” të Shkupit dhe “Proleter”, organ i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugoslla¬visë.

    Midis dy luftërave botërore, rrethi më i ngushtë i bashkëveprimtarëve të Stak Mirditës, ishin personalitete që u dëshmuan apostuj të shqiptariz¬mës, si Nazim Gafurri famëmadh dhe Mustafa Abiti, besniku i shqiptarisë. Së këndejmi, Usta Staka ishte i adhuruari më i fisshëm i Sheh Mehmet Sezait, juristit islam më të famshëm në kohën e tij, mësues hirplotë i patriotizmës shqiptare në vitet nën robërinë jugosllave në Prishtinë dhe rrethinë. Stak Mirdita në të gjitha zgjedhjet komunale, krahinore e parlamentare gjatë robërisë jugosllave, votoi përk¬rah bartësve të aktivi¬tetit politik shqiptar legal dhe ilegal: Nazim Gafurrit, Shyqyri Ramadan Beut, Haxhí Xhemajl Agushit, Mustafa Abitit etj.

    Vërtet, Usta Stak Kujunxhia ishte një si vëllam me Shyqyri Ramadan Beun, fabrikantin e parë të Prishtinës, bamirësin kombëtar më të devotshëm që njohu Prishtina e pjesës së parë të shekullit XX, drejtues i Vakëfit të Prish¬ti¬nës. Staka ishe bashkë¬me¬n¬¬dim¬tar politik dhe krah veprues më Haxhí Xhemajl Agushin, qysh në periudhën osma¬ne, kurse tashti, nën robërinë jugosllave, edhe me të bijtë e tij: Mustafa Agushin, bamirës e urtak i dinjitetshëm dhe Iljaz Agushin, politikan i përmasa¬ve gjithëshqip¬tare në kohën e tij.

    Me fjalë të tjera, gjatë periudhës së robërisë jugos¬llave Usta Stak Mirdita i përkiste sofrës së parisë shqiptare të Prishtinës dhe po të guxonim të bënim një renditje të familjeve me rëndësi gjithëkombë¬tare për Prishtinën e kësaj periudhe, Dera e Stak Mark Mirditës mund të konsiderohej si e treta, pas asaj të Shyqyri Ramadan Beut dhe të Haxhí Xhemajl Agushit.
    Fuqia ekonomike dhe shoqërore e Derës së Stak Mirditës në periudhën e robërisë jugosllave matej me faktin se Staku ishte njëri ndër donatorët e mëdhenj të Vakëfit të Prishtinës, institucion ky që mba¬rështonte jetën arsimore e kulturore të popullsisë shqiptare myslimane dhe përkujde¬sej për skamnorët e të pamundurit për jetë. Pos kësaj, ishte shumë human, shumë i dhimbshëm ndaj të varfrit dhe të pamundurit. Në këtë pikë nuk bënte dallim midis njerëzve me fe e me kombësi të ndryshme, kurse në vigjilje të “Netë¬ve të Mëdha” fetare islame (qira, bajrame, katragjeqe, etj) e hapte listën në furrat, dyqanet dhe në kafenetë më kryesore të Prishtinës, ku nevojtarët, skam¬norët, shko¬nin e merrnin gjëra ushqi¬more të nevojshme për shpenzimet normale të një familjeje mesatare për “festën”. Pasi kalonte “festa”, Usta Staku i shikonte listat për shënimin e vlerës së mallit të shpërndarë dhe i paguante paratë. Kjo ishte një traditë e hershme në Prishtinë, por tashti e zbatonin me përkushtim Dera e Shyqyri Begut dhe e Haxhí Xhemajl Agushit.

    Jashtë Prishtinës Usta Stak Mirdita kishte miq të sprovuar në betejat politike për ruajtjen e subs¬tancës biologjike shqiptare në viset historike të Shqipërisë Etnike. Të rikuj¬to¬jmë faktet se Stak Mirdita me veshjen, me qëndrimin, me muhabetin, me uljen këmbë¬kryq, me mënyrën e përdorimit të duhanit e të “burrnotit”, ishte plotësisht i natyralizuar në mjedisin e parisë shqiptare myslimane, pa e mohuar qenien e tij fetare katolike, pa shfaqur ndjenjën e indiferencës së minoritarit fetar në mjedi¬set ku jetoi e ku veproi. Shkurt, në mjedisin shqiptar islam, boshnjak e turk, Stak Mark Mirdita kurrë nuk është ndjerë as minoritar as i huaj.

    Dëshmori i kombit, Stak Mark Mirdita është apostulli i asaj që mund të quhet shqiptari në kishën katolike të Prishtinës. Vërtet, si të gjithë patriotët shqi¬p¬tarë, Stakun e brente në zemër serbizimi zyrtar i mbiemrave të shqiptarëve, duke ua shtuar “vić” e “iç”. Kështu Stak Marku do të quhet, me dhunë zyrtare, “Staka Marković”, e si “Marković” do të regjistro¬hen edhe pasardhësit, të bijtë dhe nipat. Madje, disa prif¬të¬rinj kroatomëdhenj, emrin e krishterë kalendarik dhe trajtat të themi historike shqiptare të emrave ndër shqiptarët katolikë i sllavizonin. Kjo e godiste rëndë urtakun Stak Mirdita, i cili reagonte me guxim e pa hezitim. Kësh¬tu, nga fundi i dhjetëvjetëshit të parë të robërisë jugo¬sllave, Usta Staka, duke pasur edhe mbështetjen politike e materiale të parisë islame, u hodh në përp¬je¬kje me dinjitet për shqiptarizimin e kishës katolike të Prishtinës, ndonëse numri i besimtarëve katolikë shqiptarë ishte minimal dhe i papërfillshëm. Realisht, përpos familjes së Stak Mark Mirditës, që po shtohej bereqetshëm, në Prishtinë, këso kohe, jetoi një furrtar, por nuk ka lënë trashëgimtarë dhe ishin edhe dy furrtarë, jorezidentë, njëri nga Zymi e tjetri nga Peja. Frekuentuesit e kishës katolike të Prishtinës tashti ishin kryesisht nëpunës, mësues e ushtarakë kroatë dhe sllovenë.

    Megjithatë, në vitin 1928 Usta Stak Mirdita mori iniciativën për ndërtimin e kishës katolike të Prishtinës, në vendin ku sot është Sheshi “Zahir Pajaziti”. Donatori kryesor për ngritjen e saj, zyrta¬risht konsiderohej Usta Staka, por ndërtimin e kishës katolike e ndihmuan fuqimisht paria myslimane e Prishtinës dhe e gjithandej Kosovës historike, si dhe tregtarët hebrenj të Prishtinës, që ishin miq të Stakes dhe të qenies shqiptare të Prishtinës. Shumë krerë shqiptarë islamë, për t’iu shmangur persekutimeve të push¬tetit, kontributet për ngritjen e kishës katolike shqip¬ta¬re i regjistronin në emër Stak Mark Mirditës, ndërkaq në hyrje të kishës, mbi derë, me kërkesë të donatorëve të mbrojtur me këmbëngulje nga Stak Mirdita u vu mbishkrimi: “Kisha e Shën Andonit” e nën këtë teksti kroatisht: “Crkva Svetoga Antuna”.
    Sipas burimeve policore jugosllave, në vitin 1929 Ferat be Draga i hyri riorganizimit ilegal të degëve të “Komitetit të Kosovës” në mjediset shqip¬ta¬re nën administrimin jugos¬llav. Në këtë organizim do të përfshihen personalitetet shqiptare të cilët në vitet e ’30-ta të shek. XX, do të bëhen pengesë kryesore kundër “Reformës Agrare” dhe shpërnguljes së shqipta¬rëve në Turqi, me qëllim të serbizimit të tokave shqi¬p¬tare. Tashti Usta Staka i forcoi lidhjet informative me Konsullatën e Shqipërisë në Shkup, nga e cila in¬fo¬r¬mohej Tirana Zyrtare për gjendjen e shqiptarëve nën robërinë jugosllave. Lidhje besnike e Stakes në Tiranë ishte zyrtari i lartë i Mbretit Zog, Rrok Berisha, me të cilin Staka pati korres¬po¬n¬¬dencë konfidenciale të rregullt.

    Patrioti Stak Mirdita e urrente fuqimisht pu¬sh¬tuesin jugosllav dhe sovranin Aleksandër Kara¬gjor¬gjeviq II dhe këtë nuk mund ta maskonte, ndaj kjo e solli në përballjen e egër me xhandarmërinë dhe gjy¬që¬sinë jugosllave. Veçanërisht nga viti 1934, Staku ishte nën vëzhgim permanent të xhandar¬më¬risë. Dyqanet dhe shtëpia e tij, me pretekste të ndryshme, kinse si trafikant i “duhanit kaçak”, do të jenë cak i kontrollimeve të shpeshta, natën e ditën. E tërë kjo vetëm për t’ia vështirësuar jetën tërë familjes së Stakes, e cila po shtohej e po pasurohej në vijimësi.

    Nga viti 1937, pushteti jugosllav, mbështetur në “Marrëve¬shjen Jugosllavi-Turqi”, për shpërnguljen e 400 mijë shqiptarëve në Anadoll shtoi trysninë politike, ekonomike e kultu¬rore veçanërisht për shpërnguljen e shqiptarëve isla¬më me ndikim në popull. Tashti Prishtina do të goditet me të gjitha masat etnocidiale kundër shqipta¬rësisë historike të saj, për të lehtësuar serbizimin e plotë të qytetit.

    Urtaku Stak Mirdita, më 1938, më tepër për efekte politike kombëtare shqiptare, shkoi në përfaqë¬sinë e Turqisë në Shkup dhe ushtroi kërkesën për “vesikat” - të shpërngulej në Turqi me tërë familjen, ku do ta vazhdonte zejen e “Kujun¬xhisë”! Alibi për këtë kërkesë kishte dokumentet gjyqësore dhe dhunën që po i bëhej me ndjekjet policore dhe faktin se në Turqi tashti i kishin shkuar myshterinjtë dhe në Prish¬tinë më nuk mund të jetonte. Stakes pushteti jugosllav dhe turk ia preferonin shpërnguljen në Austri, por ky do të përgjigjej se: “Unë jam i detyruar të shkojë atje ku i kam klientët e jo në një vend ku nuk mund të sigurojë kafshatën e gojës për familjen...!”

    Luftaraku i pathyeshëm për shqiptarë¬sinë e Prishtinës e gjetkë të tokave shqiptare nën robërinë jugosllave, Staku, nga viti1940, do të përjetojë shumë konflikte edhe me ipeshkvin e Shkupit-Prizrenit, Dr. Smilan Franjo Çekada, kroat i Bosnjës, kroatomadh i dalluar, i cili preferonte kroatizimin e emrave personal te shqiptarëve katolikë. Stak Mirdita, aty rreth vitit 1942, me guxim do ta qortojë Dr. Çekadën:“Turp, je kaq vjet ipeshkëv në tokën shqiptare dhe nuk e ke mësuar gjuhën shqipe... !?!” Madje do thot në fytyrë se “...Nëse nuk tregon simpati për shqiptarët nuk je as besimtar i mirë, ngase Ti je ipeshkëv i shqiptarëve, këtu, e jo i kroatëve...!?!” Ipeshkvi Dr. Smilan Çakada do të flasë publikisht kundër Stak Mirditës dhe do të kërkoj shkishërimin e Stakes nga kisha katolike. Kjo kërkesë nuk do të realizohet falë mbrojtjes së Stakut nga kleriku slloven i rangut më të lartë, Monsinjor Janez Gnidavec, dashamir i shqiptarëve dhe mik i devotshëm i Stak Mark Mirditës nga vitet 1924.

    Veprimtari i çështjes shqiptare, Stak Marku, edhe tashti ishte njëri ndër krerët e rrallë të Kosovës i cili merrte libra shqip fetarë e historiografikë nga përfaqësuesi i Shqipërisë në Shkup dhe nga konsulli i Turqisë në Sofje dhe i shpërndante ato për lexim. Për të gjitha këto pushteti jugosllav do të vihet në lëvizje për shkatërrimin e fuqisë ekonomike, poli¬tike e shoqërore të Stak Mark Mirditës. Më në fund, më 1939, xhandarmë¬ria organizoi vrasjen e djalit të madh të tij, pikërisht Mark Stak Mirditën, i cili kishte kohë që e drejtonte ekonominë e Derës së Stak Mark Mirditës.

    Persekutimet politike, eko¬no¬mi¬ke e policore jugosllave ndaj Stak Mark Mirditës janë nga më të ndryshmet, por një pjesë syresh do të shpalosen gjatë pasqyrimit të biografive edhe të pesë dëshmorëve të tjerë të Shqipërisë Etnike nga Gjaku i madhorit të kombit shqiptar, Stak Mark Mirditës.

    Marrëdhëniet e Stak Mirditës me anëtarët e fa¬¬miljes ishin tipike patriarkale të malësive shqipta¬re. Para familjes Staku mbante distancë me gruan, ndaj rejave tregohej i paanshëm, ndaj nipave e mbesave rrezatonte dashuri të fisnikëruar me drejtësi, ndaj dje¬m¬ve brenda oborrit sillej si sovran i pacenueshëm në sedër, kurse në çarshi me djemtë sillej me butësi dhe me korrektësi, njësoj si me kallfët e me myshterinjtë në dyqan dhe si me esnafët dhe bashkëmendim¬tarët politikë në kafene. Në katër sy i qortonte djemtë e nipat, por nuk kërkonte që ata t’i bëheshin rob i dëshirave të tija prindërore. Një mësim ua përsëriste djemve, nipave dhe moshatarëve të tyre, me të cilët shoqëroheshin ata: Në jetë je i detyruar të shkelësh shumë rrugë, por nga njëra nuk guxon të largohesh, kurrë! Ajo është rruga e shqip¬tarisë që na vie nga Skënderbeu te Hasan Prishtina...!”

    Veprimtari i Çështjes shqiptare, Stak Mark Mirdita ishte njëri ndër krerët popullor të Prishtinës dhe të Kosovës, i cili tërë pasjen dhe gjakun i kishte vu në shërbim të ruajtjes së qenies shqiptare të Prishtinës dhe të tokave shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia, në pritje të ndonjë kthese historike me karakter ndërkombëtar që do ta ndryshonte pozitën shoqërore e politike të shqiptarëve të robëruar e të persekutuar me masat etnocidiale e gjenocidiale serbo-sllave. Sipas analizave ushtarake jugosllave në mjediset shqiptare, në vijimësi, mbretëronte opinioni politik gjithëshqiptar: “Le të vi¬jë edhe dreqi i mall¬kuar, do të jetë më mirë se kësh¬tu...!”; “Le të dalë ku të dalë vetëm le të hiqet qafet ky pushtet i urryer…!”; “More edhe dreqi i zi le të vijë, vetëm kjo e keqe le të na hiqet qafësh...!”
    Ndaj, sulmi i makinerisë ushtarake nazifashi¬ste kundër Jugosllavisë Versajase, më 6 prill 1941, do të përjetohet si mundësi për çlirimin nga robëria sllave dhe greke, për zgjidhjen e çështjes shqi¬p¬tare menjëherë dhe drejtësisht, por jo duke pritur Lirinë mollë të qëruar në pjatë nga të huajt, por duke i vërë në shërbim të Lirisë dhe të ribashkimit të Shqipërisë të gjithë pasjen dhe qenien ekzis¬te¬n¬¬ciale shqiptare.

    Realisht, veprimtari veteran i çështjes shqip¬ta¬re në një periudhë prej rreth dyzet vjet, vazhdi¬misht në linja të para të luftës me para e me fjalë për lirinë e kombit shqiptar, Stak Mirdita, qysh në fill të largi¬mit të ushtrisë dhe të policisë së pushtuesit jugosllav nga pjesa më e madhe e tokave shqiptare etnike dhe historike, iu shugurua kërkesës politike kombëtare jetësore shqiptare të përfaqësuar nga Iljaz Agushi për vendosjen e administratës shtetërore shqip në Prefek¬turën e Prishtinës, njësi kjo administrative në ”Tokat e Lirue¬me” të “Mbretnis së Shqipnis”, si dhe konsoli¬di¬min e mekanizmave të shërbimit policor e ushtarak, për të garantuar paqe për zhvillimin e ekonomisë dhe të shoqërisë shqiptare në përgjithësi.
    Tashti luftëtari paraardhës i sakrificës sublime parademjashariane, Usta Stak Mirdita, nuk pati se çka të ndryshojë nga strategjia e tij politike e luftarake që e shkeli gjatë shekullit të jetës: “Mall e shpirt - Për Shqipërinë e Lirinë e merituar dhe jo të falur!”, e si e gjithë paria shqiptare patriotike e dëshmuar, edhe Staku do t’u afrohet strukturave legale politike, policore e ushtarake, jo për të siguruar pasuri e jetë zotërie, sepse ato i kishte fituar me punë dhe i kishte ruajtur me guxim e sakrificë pa çmim, por për të ndihmuar kërkesat politike shqiptare legale të përfaqësuara nga Apos¬tulli i Shqipërisë Etnike, Iljaz Agushi, kundër ndarjes së tokave shqiptare midis aleatëve nazifashist italian, gjerman e bullgar, qartë për ribashkimin e tokave shqiptare, qoftë edhe nën kurorën e “Mbretërisë Italiane”, si fazë kalimtare drejt pavarësisë së Shqipë¬risë së ribashkuar në fund të ndeshjes botërore të përgjakur.

    Me të dhëna të pakontestueshme mund të konstatohet se Stak Mark Mirdita nga fundi i vitit 1941, u vu në shërbim të plotë të ministrit për Punë Botore të Mbretërisë Shqiptare, Iljaz Agushit, për ngritjen dhe fuqizimin e “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”, tashti duke pasur përkrah Xhemajl be Sylejman pashë - Prishtinën, baballëku i Iljaz Agushit, një Leonid i Shqipërisë nga mesi i tetorit 1912 në Merdar e Përpallac, kundër ushtrisë serbe pushtuese të Kosovës, si dhe Shyqyri Ramadan Begun, gjithashtu dhëndër i Sylejman pashë - Prishtinës.
    Kreu popullor Stak Mark Mirita, ndonëse ishte kryefamiljar i të vetmes familje shqiptare katolike rezidente e Prishtinës, në saje të autoritetit që gëzonte midis popullsisë dhe krerëve popullorë myslimanë të Prishtinës, kishte tagër të fliste për kërkesën më patriotike për momentin historik të pjesës islame të kombit shqiptar, sepse ishte i akomoduar midis krerëve e ulemasë Islame të Prishtinës, e që do të reflektohet si shembull për veprim të ngjashëm në të gjitha trojet shqiptare të “Lirueme”, të cilat tashti quheshin me një emër të vetëm - “Kosovë”.

    Ja një fragment nga një dokument që fliste për një ngjarje nga mesi i majit 1942: “Paria dhe populli i Prishtinës si dhe Kleri të përfaqësuem nga Z.Shyqri Beg Ramadani, kryetar i Vakëfit, Xhemajl Beg Prishtina, Sheh Mehmet Sezai, ish myfti i Prishtinës, Jahja Ademi, Haxhì Xhemal Ymeri, Vehbi Rexhepi, Stak Marku, Sadik Rushiti, Mustafa Abidini, Hyrshid Hebili, Mahmut Shabani, Jashar Haliti, Mustafa Jakupi, Jahja Eshrefi, Iljaz Shyqriu, Hafiz Ejupi dhe Hasan Zyberi, spontanisht u mblodhën në selinë e Bashkisë nën kryesinë e titullarit të saj dhe njizanit kërkuen që të aplikohen tej e përtej gjith ligjet shqiptare dhe “mexhlis ulema në veti nuk duem por me kamngulje kërkojmë bashkim me qendrën e Tiranës në të gjitha aktivitetet e jetës shoqnore, politike e shpinore, tue u hjekun nji herë e mirë çdo gjurmë e ish regjimit jugosllav”.

    Krahas personaliteteve të përmendura, Pri¬sh¬¬ti¬¬na pati edhe dhjetëra tregtarë, zejtarë e rentierë, të cilët nuk kursyen pasurinë as mundin për të siguruar tërësinë e Shqipërisë Etnike dhe mbi shtatëdhjetë syresh ranë dëshmorë në Altarin e Shqipërisë. Por, duhet të konstatojmë pa hamendje se, nga e tërë paria e Prishtinës, përpjekjet për ruajtjen e shqiptarësisë së Prishtinës në periudhën e robërisë jugosllave dhe për tërësinë e Shqipërisë Etnike gjatë Luftës së Dytë Bo¬të¬rore më së shtrenjti i pagoi Stak Mark Mirdita, duke i lënë në altarin e Lirisë së Shqipërisë, pos vetes, tre djem e dy nipa, të gjithë të martirizuar nga komunistët serbë.

    Për hir të realitetit historik, duhet të kon¬s¬ta¬tojmë faktin se falë këshillave dhe ndikimit të tre¬shes shqiptare me vlera të mëdha njerëzore: Shyqyri Ramadan Begut, Stak Mark Mirditës dhe Mustafa Agushit, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Prishtinë nuk ndodhen plaçkitje, vrasje, dhunime as zezonë tjetër ndaj serbëve prishtinas. Shyqyri Begu, Stak Mirdita dhe Mustafa Agushi ishin përcjellësit më besnikë të porosive politike të Iljaz Agushit: “Të mos bëhet zullum ndaj serbëve qofshin ata qytetarë apo raja (çifçinj), sepse edhe ata në një të ardhme kanë për të qenë shtetas të Shqipërisë që po rilind e bashkuar...!”
    Këto tri personalitete të Prishtinës: Shyqyriu, Staku e Mustafa gjatë Luftës së Dytë Botë¬ro¬re ishin përçuesit besnikë të kërkesës së Ilaz Agushit që ndaj komunistëve shqiptarë të Prishtinës të mos ushtrohej dhunë qytetare e policore - denoncime, bojkotime, arrestime e internime, por të kërkohej prej tyre që Luftën ta lidhnin “pas qerres së Anglisë, e jo të Rusisë...!”

    Këtu e do momenti të vihet në pah fakti se përnjëherë pas vendosjes së adminis¬tra¬tës shqip në Prefekturën e Prishtinës, patriotit Stak Mirditës sikur iu plotësua një kusht për ta shpënë përpara porosinë e Atë Shtjefën Gjeçovit: “Duhet të jemi luftëtarë kujdestarë kundër tendencës së kroatizimit të shqiptarëve katolik përmes kishës, sidomos në Janjevë, në Ferizaj, në vise të Novobërdës e të Karadakut...!” Veprimtari i shqiptarizmës Stak Mirdita në Janjevë, kishte një shtëpizë dhe atje shkonte për pushime verore dhe pushime të fundjavës për të qenë i pranishëm edhe në Lutjet e së Dieles. Tashti, roli i Stakes në rikthimin në shqiptari të shqiptarëve katolikë të Janjevës është shumë i madh.

    Përvoja jetësore dhe kujtesa historike ofronin dëshmi se liria e atdheut dhe e kombit nuk mund të fitohej as të sigurohej pa ushtarë të stërvitur ushta¬rakisht, ndërkaq karakteri fisnik i Usta Stakut nuk i lejonte të ftonte të tjerët që t’i rekrutonin djalërinë në radhët e policisë e të ushtrisë së rregullt të “Mbretë¬risë Shqiptare”, por shpirti liridashës e urdhë¬roi të printe, të bëhej edhe udhërrëfyes për të tjerët. Me bekimin e tij, djali i dytë, Luzi u rekrutua në policinë doganore të quajtur “Financë”, kurse nipi, Rrok Mark Stak Mirdita, pa i mbushur 17 vjet, u rekrutua ushtar në njësitë speciale të sigurisë së qytetarëve, në Kuesturë.

    Para se të ecnim më tutje në ndriçimin e historisë së Derës së Stak Mark Mirditës, ka nevojë të qartësojmë pozicionet zyrtare të qeverive shqiptare ndaj konfliktit botërore, për faktin se Stak Mark Mirdita, konsidero¬hej dorë e Qeverisë së Tiranës në Prishtinë. Realisht, qeveritë e “Mbretëri¬së Shqiptare” gjatë tërë kohës së Luftës së Dytë Botërore do të përpiqen që ta bashkonin dhe ta forconin unitetin e kombit shqiptar dhe ta faktorizonin shtetin e Shqipë¬risë së ribashkuar, por duke e mbajtur asnjërës, neutral ndaj blloqeve ndërluftuese.

    Këto fakte i pasqyrojnë dy dokumentet e fundit të kabinetit Qeveritar Eqrem Libohova - Iljaz Agushi. Në thirrjen e kryeministrit Libohova, më 9 shtator 1943, drejtuar kombit shqiptar, theksohej: “Unë dhe bashkëpunë¬torët e mi qemë të bindur se, në përleshjen njerëzore që po zhvillohet, Shqipë¬ria nuk mund të lozte asnjë rol”, andaj qënd¬ru¬am neutralë ndaj blloqeve ndërluftuese, me qëllim që, në momentin e duhur, “me një zë të vetëm të mbrojmë të drejtat” tona legjitim¬e. Në vazhdim ftonte “të gjithë sa kanë gjak shqiptari qysh prej Prishtine në Konispol dhe qysh prej Ulqini në Tetovë, të shtrëngohen rreth Flamurit” kombëtar, sepse “shpëtimi i ynë qëndron në bashkim, rregull dhe dishiplinë!”

    Ndërkaq, në Vendimin e Qeverisë së “Mbretë¬risë së Shqipërisë”, të 11 shtatorit 1943, konstato¬hej: “Sot, Këshilli Ministror në Mbledhjen e jashtëzakonshme, nën kryesinë e Shkelqeses Iljaz Agushi, Nen-Kryeministër e Zav. Kryeministër, shqyrtoi gjendjen e Shqipnisë me kapitullimin e ushtrisë italiane e me arritjen në tokën t’onë të ushtrive gjermane.Mbasi u konstatue njoftimi se ushtritë gjermane vijnë në tokën shqiptare si mike vetëm për nevojë të luftës; Mbasi u konstatue se Reich-u i Madh Gjerman e shikon me simpati nji Shqipni indeve¬ndente me kufijë që i caktojnë gjuha e gjaku dhe asht e vendue me e mbrojtë; Këshilli Ministruer njizanit Vendosi: Shpallet pamvarësija e plotë Shqiptare; Qeverija merr të gjitha pushtetet sovrane deri sa të zgjidhet Asambleja e re; Krijohen Ministrija e P. të Jashtme dhe Mini¬s¬trija e Mbrojtjes kombëtare; Rior¬gani¬zimi i fuqive t’armatosuna shqiptare do të fillojë me njëherë; Rregulli botuer do të mbahet me çdo kusht”.

    Këtu, krejt shkurtimisht, duhet të saktësojmë faktet se derisa Blloku nazifashist – Gjarmani-Itali-Japoni, me Paktin Trepalësh (27 shtator 1940), premtonin një Rend të Ri Botëror, i cili do të korrigjonte, përnjëherë, padrejtësitë për kombet e robëruara dhe të copëtuara nga imperializmi ruso-anglo-frëng nga mesi i sheku¬llit XIX, Blloku Antifashist- SHBA-Angli- Rusi, me Kartën e Atlantikut (14 gusht 1941), Konferencën e Londrës (24 shtator 1942), Konferencën e Moskës (tetor 1943), Konferencën e Teheranit (28 nëntor- 1 dhjetor 1943), dhe Konferencën e Jaltës (11 shkurt 1945), u siguronte “shteteve” dhe “kombeve” antifashiste të drejtën legjitime mbi territoret e fituara me traktatet ndërkom¬bë¬tare të para Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të thoshte se Lufta Antifa¬shiste nuk premtonte liri për pjesën absolute të kombit shqiptar nën robërinë jugosllave e greke.

    Dokumentet e qeverisë Libohova-Agushi, që u sollën më lart janë dëshmia më e mirë se lidershipi politik, shtetëror dhe ushtarak shqiptar, i viteve të Luftës së Dytë Botërore nën administrimin fashist italian, ndoqi një rrugë të shënuar me përpjekje dhe sakrifica sublime për të ndikuar në rrjedhat e historisë së dhunshme edhe për interesa të kombit shqiptar një dhe të pandarë. Kjo politikë kombëtare do të kulti¬vo¬het edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore nën administrimin nazist gjerman të tokave shqiptare.

    Që shqiptarët jashtë Shqipërisë Londineze të dëshmonin para botës nazifashiste dhe antifashiste se janë gjallë, dhe se duan lirinë e kombit të bashkuar, me drejtësi dhe me dinjitet njerëzor, më 14 shtator 1943, në Prizren u mblodh Këshilli Nismëtar i Organizatës politiko ushtarake shqiptare “Lidhja e Dytë e Prizrenit”. Kuvendi Themelues i “Lidhjes” i zhvilloi punimet nga data 16-21 shtator 1943. Në këtë kuvend Prefekturën e Prishtinës e përfaqësuan: Shyqyri Ramadan Beu, dy vëllezërit e Iljaz Agushit - Mustafa dhe Jusufi (i diplomuar në filozofi), Usta Stak Mark Mirdita, Hajrullah Lebib Begu, Mehmet Shaban Pasha, Sylejman Ashkiu e të tjerë.

    Derisa Jusuf Agushi do ta përfaqësojë Prefek¬tu¬rën e Prishtinës në “Komitetin Qend¬ruer të Lidhjes”, Shyqyri Beu do të zgjidhet kryetar i “Komi¬tetit Qarkuer të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për Prefe¬k¬turën e Prishti¬nës”, Mustafa Agushi, si ekonomist i shquar, do të emërohet arkëtar kurse Stak Mark Mir¬dita, ndër më të moshuarit nga radhët e veprimtarëve të “Komitetit Qarkuer të Prefe¬k¬tu¬rës së Prishtinës”, luajti rolin e këshilltarit dhe të ndihmësit të Shyqyri Beut.

    Këtu e vlen të themi qartë se Shyqyri Beu, Mus¬tafa Agushi dhe Stak Mirdita ishin, realisht, vlerat morale të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe donatorët kryesorë të aktiviteteve të “Komitetit Qarkuer të Lidh¬jes së Prizrenit për Prefekturën e Prishtinës”, i cili e organizoi dhe e drejtoi “Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës” deri në mesin e nëntorit 1944.

    Patrioti Stak Mark Mirdita do të bashkë¬punojë ngushtësisht me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Xhafer Devën, dhe me Shashivar Alinë (i biri i myderrizit Mulla Ali Banjska, të famshëm të Mitrovicës), Komandant i “Shtabit të Përgjithshëm të Mbro¬jtjes Kombëtare të Kosovës” (SHPM¬KK). Stak Mirdita në vijimësi ishte i përkushtuar ndaj “Mbroj¬tjes Kombëtare të Kosovës”, dhe përkrah Shyqyri Beut, ishte anëtar i SHPMKK-së, nën komandën e të cilit i kishte dy djemtë: Luzin, nëntoger, dhe Mikelin, aspirant, kurse nipi, që mbante emrin e gjyshit për së gjalli, Stak Mark Stak Mirdita, tashti ishte në radhët trupave SS “Skanderbeg”, gjithashtu me gradë ushtarake.

    Tashti është me rëndësi ta konstatojmë një veprim patriotik të Stak Mark Mirditës, i cili, sapo u vendos administrata gjermane në Prishtinë, mori një hap të guximshëm për të evituar rrezikun eventual të kroatizimit të kishës katolike të Prishtinës dhe për ta ndërprerë përfundimisht rrje¬dhën e procesit të kroatizimit të katolikëve shqiptarë në Janjevë, që ishte parë me simpati nga fashi, karabinieria dhe ushtarakët itali¬a¬në. Por, gjithsesi, edhe për të shfaqur ndje¬nja miradije shqiptare për të mirën që kombit shqiptar i solli shpartallimi i Jugosllavisë me grushtin gjerman, dhe së fundi edhe si problema¬tizim ndërko¬m¬bëtar të Çështjes Shqiptare që priste një zgji¬dhje të drejtë, Usta Stak Kujunxhia e hoqi mbishkri¬min kroat në kishën kato¬like “Kisha e Shën Andoni” të Prishtinës dhe, në vend të tekstit kroatisht “Crkva Svetoga Antuna”, e shkroi tekstin gjermani¬sht: “Sankt Anton-Kirche“.

    Kjo e goditi rëndi ipeshkvin kroat, Dr. Smilan Çekada, i cili, i hidhëruar nga heqja e mbishkrimit kroatisht, do ta qortojë Stakun me cinizëm: “Nuk është kisha dyqan Yt, privat, t’ia ndërrosh destinimin sipas lëvër¬disë...!?!” Stak Mirdita do t’i përgjigjet Dr. Çekadës, flakë për flakë: ”Jo, Hirësi, nuk është pronë imja, por jam hisedar me vëllezërit e vendit, e mysafiri, si çdo kund, edhe këtu është i përkohshëm...!”

    Dr. Çekada ishte ipeshkëv i Ipeshkvisë së Shkupit-Prizrenit edhe në vitet e para të Jugosllavisë Avnojiste, madje pati opinione që thoshin se përpjekjet në viji¬më¬si të Stak Mark Mirditës për ndërtimin dhe shqiptarizimin e Kishës Katolike të Prishtinës, si edhe përpjekjet e Stakut për ndër¬prerjen e procesit të kroatizimit të shqiptarëve katoli¬kë të Janjevës, ishte njëra ndër akuzat e fshe¬hta, të pafalshme të komunistëve jugosllavë që solli Derën e Stak Mark Mirditës buzë shfarosjes më të përgjakshme që njohu shqiptaria e Prishtinës në fill të Nëntorit të Përgjakur ’44.

    Kujtesa e popullit dhe burimet historiografike për mënyrat e martirizimit të Martirëve të Nëntorit të Përgjakur 1944 në Prishtinë, në Kosovë dhe gjetkë në tokat shqiptare, është me plot pamje e rrëfime rrëqethëse: martirizim me armë zjarri, duke qëlluar viktimat me shumë plumba fillimisht ne gjymtyrët e trupit, duke filluar nga këmbët, gjunjët, duart, me intervale kohore, e tani në ballë e në zemër; martirizim - duke i therë me bajonetë, prapë duke filluar nga gjymtyrët e së fundi në zemër ose në zverk; martirizim- me thikë, fillimisht duke ia prerë veshët, hundën, penisin, testikujt, gjuhën duke ia nxjerrë sytë, duke u bërë “xhepa” nën brinjë, kryqe e yje pesëcepësh, me tehe te mprehta, në trup, në fytyrë e në gjoks; mar¬tipizim - duke i detyruar të hapnin varrin kolektiv, një gropë të thellë për t’i hedhur viktimat, të zhve¬shur, për t’i përvëluar me ujë valë e duke shtënë me breshër plumbash nga armët automatike ndaj atyre që tentonin të dilnin nga gropa, për t’i mbuluar me dhe, të vdeku¬rit dhe të plagosurit e gjallë; martirizim - duke i therë me bajoneta në ambiente të mbylla të quajtura “Bur¬gje të OZN-as”, nën orgjinë e valles “Shiri kollo...!”, të përcjellë me daulle, zurna e vegla të tjera muzikore, deri në ekstazë të vrastarëve sadistë, të cilët në dorën e majtë mbanin shishen me “shlivovicë” e në të djathtën thikën e përgjakët; martirizim -duke u ngulur gozhda nën thonj, në hundë e në veshë dhe, si përfundim, duke i goditur në kokë me çekan; martirizim - me tor¬tura deri në alivanosje, hedhjen e benzinës dhe kallje për së gjalli: martirizim - me pushkatim publik para popullit dhe me prani të gjykatësit, por duke ua hum¬bur kufomat përjetësisht, zakonisht me zjarr; martiri¬zim me uri e të ftohtë, duke ua kallur kufomat në furra të gëlqeres; martirizim - me varje në çengele me kokë tatëpjetë, duke i therë me zhig të skuqur në organet më të ndjeshme, deri në zemër; martirizim - me ngufatje me tym dhe kallje; martirizim -me tortura fizike deri në ekzaltim të kriminelëve dhe hedhje të gjallë në bunarë të ujit të pijshëm; martirizim- me tortura ndër më barbaret dhe hedhja në xherizet (base¬net) e nevojtoreve!?!

    Ka edhe shumë mënyra të tjera të martirizimit të patriotëve shqiptarë nga fillimi i Nëntorit të Përgjakur 1944 deri me thyerjen e rezistencës së armatosur të Organizatës së NDSH-së, në vitin 1951, të zbatuara në burgjet e “OZN-as” në Skënderaj, Drenas, Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Preshevë, Shkup, Gostivar, Tetovë, Prizren, Rahavec, Gjakovë, Pejë, Burim (ish-Istog), Tregu i Ri (Novi Pazar), Plavë, Guci, Ulqin, Tivar e gjetkë. Sipas kuj¬te¬sës historike të qytetarëve të Prishtinës, martiri¬zimi i dëshmorit të kombit, Stak Mark Mirdita, ishte spe¬ci¬fik, së paku për fatin e martirëve të Prishtinës.

    Të ecim gjurmëve të gjakut shqiptar nga mesi i nëntorit 1944, kur nisi tërheqja e usht¬ri¬së gjermane nga Kosova, që pati për pasojë thyerjen e “Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”. Si edhe veprimtarët e tjerë kombëtar të Prishtinës, edhe Stak Mark Mirdita e shpërndau familjen gjashtëmbëdhjet- anëta¬rëshë. Një pjesë i dërgoi në Janjevë, e gjetkë, kurse vetë me grua dhe një nip jomadhor, Pashkun, u ndal në shtëpi për t’i pritur e për t’i përballuar zhvillimet e përgjakshme.

    Bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij, Xhafer Deva dhe Shashivar Alia, e lutën Stakun ta merrte me vete djalin, Mikelin, dhe të shkonte me ta, me aeroplan, për në Austri, ku do ta vazhdonin aktivitetin për çlirimin e Kosovës, por Stak Mark Mirdita ishte i prerë. Ishte i drejtë dhe nuk kursente as mikun për ta qortuar, kur ishte në pyetje liria e atdheut: “Një jetë ia kam kushtuar jetës shqiptare të Prishtinës e të Kosovës, e edhe djemtë i kam rritur për Kosovën. Nëse e ka thanë Zoti, kësaj toke do t’ia fali edhe gjakun tim e të pasardhësve të mi. Kurrë nuk kam vepruar me dy mendje për dinjitetin kombëtar dhe lirinë e popullit tim. Do të shkoj deri në fund...!”

    Në natën e 18/19 nëntorit (të ditës së premte për në të shtunën) 1944, në Prishtinë hynë ushtarët bullgarë, albanofobë barbar, tepër të panjerëzi. Ata, nga qytetarët serbë u pritën si “çlirimtarë...”!?! Serbët, në pritje të forcave partizane serbe, u vunë në shërbim të bullgarëve kundër qenies shqiptare të Prishtinës. Nga mesi i natës së 18/19 serbët e Prishtinës, të cilët me shumicë ishin “shki¬jemagjup”, të organizuar në orgji pijane¬cësh të mbroj¬tur nga afër prej ushtarëve bullgarë, shkonin derë me derë të qytetarëve dhe të parisë shqiptare, ua rrihnin dyert e oborrit me hunj dhe u thërrisnin se “...përfun¬doi Liria për shqiptarët...”!?! Shkijet, të maskuar, i shkuan edhe Stak Markut në derë të oborrit, ia rrahën derën barbarisht dhe i thërritën: “ O Stako, doshla je sloboda, nema vishe Shipnije...!” (O Stak, erdhi liria nuk ka më Shqipëri...)!?! Staka, si një trim i dëshmuar, ua njohu zërin, se ishin serbë të mëhallës, mori fenerin dhe u doli në sokak, dhe i qortoi shqiptarisht: “Sram neka vas bude...!” (Marre ju qoftë...)! Serbët u tërhoqën më tutje duke i rrahur dyert e tjera, shoqëruar me thërritje: “...Doshlla je sloboda, nema vise Shipnije...!”

    Veterani i përpjekjeve për lirinë e kombit shqiptar u kthye në shtëpi me gjak të ngrirë në fytyrë. Arriti t’i qahej gruas: “Plakë, nuk janë punët mirë...!?!” dhe u thellua në mendime për t’u munduar të parashihte fundin e tragjedisë shqiptare të Kosovës. Në asnjë moment nuk iu ankua gruas, as nipit, veçantë për fatin tragjik që e parandjente për familjen e tij, por nuk mund të mos qahej për fatin e shqiptarisë së Shqipërisë Etnike, që po katandisej para makinerisë ushtarake e politike të aleatëve antifashistë kominter¬nistë.

    Para mëngjesit të 19 nëntorit në Prishtinë hynë edhe njësitë partizane nga drejtimi i Llapit, me të cilat ishte edhe “Batalioni Meto Bajraktari” nën komandën e Mustafa Hoxhë Nishevcit, kurse nga drejtimi i Fushë-Kosovës hynë forcat partizane të Drenicës Jugore me komandantin Bajram Tahir Berisha, kushëri i parë i Rifat Berishës, nënkryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar për Kosovë - Metohi”. Të nesërmen, e shtunë, më 19 nëntor 1944, në qendër të Prishtinës, mu para bujtinës “Skanderbeg” të Malush Kosovës, “çlirimtarët” thirrën një “Miting”.

    Aty, në “binë”, para popullit inxorën edhe Stak Mark Mirditën dhe Shyqyri Ramadan Begun, të cilin nga shtëpia e morën partizanët rreth orës njëmbëdhjetë dhe e sollën, sa për ta qetësuar popullin e frikësuar nga partizanët “çlirimtarë”!?! Më nuk e lëshuan të kthehej në familje dhe pas torturave më mizore ia humbën edhe varrin, si edhe Mustafa Agushit nga mëngjesi i 19 nëntorit 1944. Në “binë” do të sillën edhe dhjetëra personalitete nga paria shqiptare e Prishtinë, të cilët më vonë, në vijimësi, do të arrestohen, do të torturohen dhe do të pushkatohen, duke ua humbur edhe kufomat.

    Pas mitingut, ku folën komunistët shkije e shqi¬p¬tarë, të Prishtinës, Stak Mark Mirdita erdhi në shtëpi i bërë vrer. Meqë në bashkëshorten, Marinë, kishte një bashkëluf¬të¬tare jetësore, i tha:” Oj grue, mori! Ka ardh pushka me tojë, kanë ardhë të malit...,do lahperica...nuk është shtet i organizuar...”!?! Të nesërmen (20 nëntor 1944), rreth orës 10, në shtëpinë e Stakes u futën tre ushtarë serbë të armatosur. I thanë së e kërkojnë në OZN-a Bora Moraçiq dhe Çeda Topalloviq.

    Të dyt, Moraçiq dhe Topalloviq, ishin prishtinas. E dërguan në OZN-a para tytave të armëve dhe pa asnjë “uverturë” xhelatët e shqiptarisë së Pri¬sh¬tinës së Nëntorit të Përgjakur 1944, Bora dhe Çeda, i urdhëruan: “Stak, shko me këto roje e të na i sjellësh tri teneqe lira...!” Stak Mirdita, një burrë që, sa i përket frikës, nuk i bënte syri verr e me përgjigje të gatshme në majë të gjuhës, ua ktheu me ironi: “Jam argjendar dhe jam marrë me antikë, stoli, e të tjera, e sa për tri teneqe lira, nuk jam sarafi i haznës së mbretit...!”

    Shefat e OZN-as partizane serbe nuk hoqën dorë nga kërkesa e tyre dhe i urdhëruan tre partizanët ta përcillnin për në dyqan për t’i sjellë lirat e kërkuara. Staku e kishte kuptuar qartë se ku do të përfundojë, ai dhe pasuria e tij, ndaj nuk shihte të arsyeshme të bënte ndonjë përpjekje për ta ruajtur pasurinë me vlerë që kishte në dyqan. Nga kasaforta e nxori një kuti me stoli të shtrenjta dhe i tuboi nja dy kilogram stoli prej ari që i kishte në dyqan dhe para rojës së armatosur i solli në OZN-a. Xhelatët mizorë, serbët Bora Moraçiq dhe Çeda Topalloviq, kishin planifikuar jo vetëm grabitjen e pasurisë së tundshme, por edhe shfarosjen e pjellës shqiptare të Stak Mark Miridës, ia gjuajtën përtokë arin dhe stolitë e sjella dhe i urdhë¬ru¬an: “I duam teneqet me ari...!”

    E lëshuan të vinte në shtëpi duarthatë. Ishte i rraskapitur nga torturat psikike. Për 75 vjet jetë nuk kishte përjetuar pushtet më të poshtër, më antishqiptar, më grabitqar, si edhe ai bullgar i Luftës së Parë Botërore. I foli gruas dhe nipit për të gjitha që kishte parë e përjetuar dhe u konstatoi se: “Të keqes nuk i dihet fundi, se kemi punë me armiq të përbe¬tuar...!” Të nesërmen, më 21 nëntor 1944, e hënë, rreth orës tetë të mëngjesit, tre ushtarë serbë, të armatosur hynë në shtëpinë e Stak Mirditës dhe e nxorën me dhunë nga shtëpia. Martiri i Kombit, me një stoicizëm që ua shtinte frikën ushtarëve të armikut shekullor të shqiptarë¬sisë së Prishtinës e të Kosovës në përgjithësi, në vend të lamtumirës i tha gruas, Nënëmadhe Marisë: “Plakë, unë më nuk do të kthe¬hem, jam në duar të gabelëve...!”

    Nënëmadhe Maria, grua shumë fisnike, në përcjellje të nipit, Pashkut, rreth pesëmbëdhjetë vjeç, bëri shumë përpjekje për t’i dërguar diçka nga ushqi¬mi dhe veshmbathjet, si dhe për të mësuar diçka për fatin e Stakes. E kërkuan në Burgun Qendror, por roja ushtarake nuk i lejoi të afroheshin as afër derës. Nënë Maria do të përpiqej të shkonte te kryetari i Këshillit Antifashist të Komunës së Prishtinës, Mustafa Abiti, një burrë me virtyte shqiptare, ish-bashkëmendimtar politik e shok i Nazim Gafurrit dhe i Stak Mirditës në vitet e ’20-ta. Komuna ishte afër burgut. Meqë roja nuk ua mundësoi të shkonin në zyrën e kryetarit, me insistimin e Nënëmadhe Marisë, doli në derë kryetari Mustafa Abiti. Sapo Maria i tregoi për arrestimin e Stakes, Mustafa, një shqiptar shumë i sinqertë, i trishtuar, kukati: “E paskan marrë çika Stakun...!?!” I indinjuar, më nuk kuptohej se çka fliste.

    Sipas asaj që rodhi më vonë nga një komisar oznas serb, Stak Mark Mirdita, me qëllim që të shfajësonte djemtë dhe shokët për kontributin që kishin dhënë në ”Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës”, çdo gjë e kishte marrë mbi vete, si organizues e donator i ”Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës”, se kishte qenë veprimtar i “Partisë Shqiptare Kombë¬tare Fashiste”, se ishte organizues dhe udhëheqës i “Komitetin Qarkuer të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Prefekturën e Prishtinës”, se kishte vepruar ku¬ndër tendencave për kroatizi¬min e shqiptarëve nga disa priftërinj kroatë, se nuk kishte kursyer asgjë nga vetja për ruajtjen e epërsisë shqiptare të Prishtinës etj. Ishte deklaruar edhe si antikomunist i përbetuar dhe ndaj atyre që e morën në pyetje, shfaqi urrejtje të pafund!

    Nga oznasë dhe komunistë shqiptarë, më vo¬në, u pëshpërit për mënyrën e martiri¬zi¬mit të Stak Mark Mirtitës. Fillimisht ishte torturuar me sadizëm deri në ekzaltim të “çlirimtarëve serbë” të Prishtinës. Meqë natën mbretëronte “ora ushtarake” që lejonte të vritej secili shqiptar që mund të gjendej në rrugë, Staka do të sillet në furrën e bukëpjekësit serb, Sava Vitkoviq, në rrugën e sotme “Iljaz Agushi”.

    Ishte nata e 23/24 nëntorit 1944. Godina në kat e asaj furre është edhe sot, pikërisht ndërtesa ku gjendet “Barna¬torja e Bujqë¬sisë”. Lokali i sotëm i kësaj barnatoreje ka qenë lokali i “Furrës së Sava Vitkoviqit”. Sadistët serbë e skuqën furrën më shumë sesa për të pjekur bukë dhe të gjallë e futën në furrë martirin e kombit shqiptar, Stak Mark Mirditën.
    Në kujtesën historike të Prishtinës martirizimi i Usta Stakut për shqip¬tarinë dhe shqiptarësinë e Prishtinës konside¬ro¬het si një mbytje e pa përjetuar ndonjëherë në Prish¬tinë. Ndonjë shembull i tillë i ekzekutimin të njeriut mund të gjendej vetëm në dënimet e heretikëve nga kisha, në mesjetë.

    Masakrimi i Mustafa Agushit, i Shyqyri Begut dhe i Stak Mark Mirditës në tri-katër ditët e para “të pushtetit popullor” - kriminal ushtarak serb në Prish¬tinë, do të shërbejë si promovim për krimin e njohur si “Nëntori i Përgjakur ’44”, e që do të pasojë edhe gjatë dhjetorit të atij viti dhe janarit e shkurtit të vitit 1945, për martirizimin në Prishtinë të mbi shtatë¬dhjetë personaliteteve shqiptare - veprimtarë të Mbro¬j¬tjes Kombëtare të Kosovës si pjesë e pandashme e Shqipërisë Etnike, të cilët vepruan në Prishtinë nga prilli i vitit 1941, midis të të cilëve: Rrok Mark Stak Mirditën, Stak Mark Mirditën, Mark Stak Mirditën, Mikel Stak Mirditën, Stak Mark Stak Mirditën dhe Luz Stak Mark Mirditën.

    Pasqyrimi i mësipërm për jetën dhe veprim¬tarinë e gjithanshme të Stak Mark Mirditës është kuadër i mjaftueshëm për të njohur mjedisin familjar dhe shoqërore në të cilin u lindën, u rritën, u burrëruan dhe bënë emër në shërbim të shqiptarisë dhe të shqiptarësisë së Prishtinës e të Kosovës në përgjithësi edhe pesë Dëshmorët e Shqipërisë Etnike nga Derë e Stak Mark Mirditës së Prishtinës.

    Dëshmori i parë nga Derë e Stak Mirditës është Rrok Mark Stak Mirdita (1926-1943), i cili qysh në bankat e shkollës u tregua i papajtueshëm me bashkënxënësit serbë antishqiptarë në përgji¬thë¬si. Ishte i shëndetshëm, i shkathët dhe aspironte militan¬tizëm ushtarak. Në moshën 16 vjeç, në fund të vitit 1942, do të inkuadrohet në njësinë e policisë speciale të rendit pranë “Kuesturës së Prefekturës së Prishtinës”. Në pranverën e vitit 1943, mori pjesë në një ekspeditë ndëshkimore kundër çetnikëve e komu¬nis¬tëve në fshatin Suhadoll të Lypianit.

    Për këtë fakt, komunistët serbë, për t’i dhënë një grusht tronditës njërit ndër krerëve të shqiptarizmës së Prishtinës, Stak Mark Mirditës, organizuan vrasjen e Rrokut, kurse për atentator gjetën oficerin i tij në ”Kuesturë”, prishtinasin Ismail Mavriqi. Vrasja u kurdis si një “vrasje aksidentale” në një kafene. Dësh¬mo¬¬ri Rrok Mark Mirdita do të varroset me nderime të larta ushtarake, çfarë meritonte një dëshmor i Shqipërisë Etnike.

    I ati i Rrokut, Mark Stak Mirdita (1903-1944) - argjendar, veprimtar i çështjes kombëtare në fërkemet e t’et, Stak Mirditës. Ishte në konflikt të përhershëm me pushtetin jugosllav midis dy luftërave botërore. Dy herë u krye atentat kundër tij, por guximi bëri t’i qeshte fati. Atentatorët serbë u ndanë të dëmtuar. U dënua me burg, më 1939, kurse në vitin 1940 u internua në Ivanicë të Serbisë.

    Gjatë Luftës së Dytë Botërore mori mbikëqyr¬jen e ekonomisë fami¬ljare 17-anëtarësh të Stak Mark Mirditës. Kishte gruan dhe shtatë fëmijë (pesë djemë e dy vajza). T’atin, dy vëllezër dhe dy djem më të rritur i la t’u shërbenin përpjekjeve për tërësinë e Shqipërisë. Ishte njëri ndër donatorët e mëdhenj të ”Mbro¬j¬tjen Kombëtare të Kosovës” dhe ndër shqiptarët e parë që u vu në themele të “Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare Antijugosllave”.

    Mark Stak Mir¬¬dita e shqeu flamurin jugosllav të ngritur nga partizanët në Bashkinë e Janjevës, më 17 nëntor 1944. Në vend të tij e vendosi Flamurin Kombëtar Shqiptar dhe mori pjesë në ndeshjen e parë të “Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare” kundër forcave partizane jugosllave në Grykën e Zhabicës, në hyrje të Janjevës. Vazhdoi luftën nën komandën e ”Shtabit Suprem të Kosovës”, të Adem Selim Gllavicës, deri më 12 dhjetor 1944, kur u kap në Janjevë, i plagosur dhe i sëmurë rëndë. U martirizua në burgun e Prishtinës dhe e pushkatuan njëkohësisht me vëllanë, Mikelin, dhe me djalin, Stakun, në natën e 23/24 dhjetorit, në vigjilje të Krishtlindjeve të vitit 1944.

    I vëllai i Markut, dëshmori Mikel Stak Mirdita (1916-1944), në vitet e 30-ta të shek. XX, punoi tregtar dhe aksionar i firmës çeke “Bato”, e specializuar për prodhimin e këpucëve. Në ushtrinë jugosllave mori gradën “narednik”, kurse në periudhën e administrimit italian fashist, nga vera e viti 1941, u mor me tregti dhe hoteli¬e¬ri në Gjilan. Ra në konflikt me italianët dhe u burgos. Në periudhën gjermane iu bashkua “Ushtrisë së Shtetit Shqiptar” me gradën “aspirant”. Pas disa muajve të qëndrimit në Frontin e Prapashticës, u soll në komandën e Prishtinës me gradën “nëntoger”. Nuk ishte i martuar. E arrestuan në Janjevë, në shtëpi, duke i shërbyer vëllait të plagosur, Markut, dhe e pushkatuan së bashku me të vëllanë dhe nipin, Stak Mark Stak Mirditën, në natën e 23/24 dhjetorit, në vigjilje të Natës së Krishtlindjeve të vitit 1944.

    Dëshmori i Shqipërisë Etnike, Stak Mark Stak Mirdita (1923-1944) e trashëgoi zejen e gjyshit, argjendar dhe u skalit në një filigra¬nist të shquar, specialist në përpunimin e savatit, specialitet ky kaukazian. Nga mesi i vitit 1944, kur u shtrua thirrja e burrërisë për t’i dalë zot Atdheut, u mobilizua SS. Pas demobilizimit u ndal në Prizren, derisa mësoi se OZN-a ia kishte arrestuar gjyshin, Stak Mirditën, dhe nuk dinte asgjë për fatin e t’et dhe të xhaxhallarëve.
    U kthye në shtëpi për t’u kujdesur për gratë dhe fëmijët. Nuk ishte i martuar. E arrestuan dhe e torturuan për të mësuar lidhjet me t’atin në mal. Pas kapjes së Markut dhe të Mikelit, i bashkuan në Burgun Qëndror të OZN-as dhe i pushkatuan që të tre, në natën e 23/24 dhjetorit, në vigjilje të Natës së Krishtlindjeve të vitit 1944.

    Dëshmori i gjashtë i Shqipërisë Etnike nga Derë e Stak Mark Mirditës ishte Luz Stak Mark Mirdita (1912-1945). Në vitet e 30-ta ishte mjeshtër ortar dhe dashamirë i madh i futbollit, donator i skuadrës shqiptare të zejtarëve - “Merhamet”. Nga viti 1942, në periudhën e administrimit italian fashist, ishte komandant i financave kufitare në Doganën e Glloboderit, me gradën “nëntoger” dhe oficer i ushtrisë shqiptare në periudhën e administrimit nazist gjerman. Do të shoqërohej me ushta¬rakët Ismet Teli dhe kapitenin Kondura, i cili vinte nga Shqipëria e Jugut, me orientim politik antifashist.

    Pas fitores partizane Kondura u bë komandant i “Komandës së Vendit në Prizren”. Ai e mori Luzin në mbrojtje, afër vetes. Nga fundi i shkurtit të vitit 1945, pa dijen e Kondurës, OZN-a e arrestoi dhe e solli në Burgun e Prishtinës. Ushtaraku Luz Mirdita ishte i martuar dhe kishte dy djem. Hetimet ndaj tij i udhëheqi Shefi i OZN-as, Çeda Topalloviq. Luzi mbajti qëndrim mospërfillës dhe përbu¬zës ndaj Topalloviqit, i cili do t’i betohej Luzit “...se ka për ta shfarosur farën e Stakes...!”

    Në qershor ‘45, Luzin e nxorën para gjyqit ushtarak dhe e dënuan me vdekje – pushkatim! Shkalla e dytë, në Beograd, ia zbriti dënimin në 20 vjet burg, por në natën e parë që i arriti vendimi, OZN-a serbe e pushkatoi dhe ia zhduku kufomën.

    Fakti se gjashtë meshkuj të Derës së Stak Mark Mirditës së Prishtinës do të likuidohen pa gjyq nga komunistët serbë të Prishtinës, e të cilët për 55 vjet në vijim u dëshmuan albanofobë, është dëshmia më e prekshme që fletë për rëndësinë historike të Stak Mark Mirditës, të bijve dhe të nipave të tij për çliri¬min e Kosovës dhe të tokave të tjera shqiptare nën robërinë jugosllave dhe për ribashkimin e Shqipërisë Etnike në përgjithësi.

    Nënëmadhe Marie Mirdita, ndonëse në moshë, shtihej më e fortë se guri. Për t’u dhënë zemër rejave - Suzanit dhe Helenes, pesë nipave: Pashkut (1929), Skënderit (1934), Kolës (1937), Gjovalinit (1939-1998) dhe Viktorit (1941) si dhe dy mbesave - Marisë (1939) dhe Viktorisë (1942), më 1954, e nxori para pasardhësve, nipa e mbesa, një të vërtetë të hidhur, por krenare: “Para 65 vjete, ishte vetëm Staku, pa shtëpi e plëng. U bëmë dy, bëmë shtëpi e u bëmë dikushi. Erdhën fëmijët, rejat nipat e mbesat. Njeriu jeton për fytyrë, për njerëzi. I tillë ishte Staku dhe në atë udhë i nxori djem e nipa. Zoti i mëshiroftë se jetuan me dinjitet e krenari. Sot jam më e fortë se kur e nisëm jetën me Stakun, prapë e kam shtëpinë plot, Ju pastë Nëna...!”

    Dhjetë anëtarët pasardhës së Derës së Stak Mark Mirditës, me mbiemrin “Markoviq” – dhunë serbe e përtëritur, vazhdonin të jetonin në tri dhomat e katit përdhes të shtëpisë atërore ku u lindën. Në pesë dhomat e katit të epërm, qysh nga 21 nëntori 1944, banonin ushtarakë oznasë.

    Kjo ishte dhunë që nuk mund t’i shmangej, sepse tashti më ishin shkretuar të gjitha familjet e personaliteteve shqiptare kombëtare të Prishtinës, u ishte konfiskuar e tërë pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme, e veçanërisht ishte para fikjes shqiptarësia e Derës së Ramadan Shyqyri Beut, e Derës së Haxhí Xhemail Agushit dhe e Derës së Xhemail be Prishtinës, tashti kryesisht turkofonë në familje si dhunë serbe e përligjur.

    Në Derën e Stak Mark Mirditës, së paku frymonte shqiptarësia historike, e kjo ishte një ngu¬shë¬llim për Nënëmadhe Marinë. Ajo, e mbështetur fuqimisht nga reja e madhe, Suzana, gruaja e dëshmorit Mark Stak Mirditës, nipat dhe mbesat që i kishte pranë vetës, pasardhës të Mark Stak Markut, do t’i dërgojë në shkollën shqipe. Këtë e konsideronte si Amanet të Burrit, të djemve dhe të nipave - dëshmorëve të kombit!

    Më 19 mars 1946, i ashtuquajturi “Gjyqi Popu¬llor i Rrethit të Prishtinës”, në kryesinë e Radovan Bullajiqit, e zyrtarizoi konfiskimin e pasurisë së patundshme, të truallit dhe të shtëpisë së “armikut të popullit Stak Markoviq”. Në doku¬ment, midis të tjerash thuhet: “nga pasuria e tundshme nuk ka pasur mundësi të konfiskohet diçka”!?! Kjo nuk ishte e vërtetë, sepse e tërë pasuria në dyqane dhe katin e sipërm të shtëpisë (koleksionet e armëve: kobure, pushkë, shpata të veshura me argjend dhe korale si dhe koleksioni i çibukëve) u morën qysh më 20 dhe 21 nëntor 1944, e tash gjenden në Muzeumin e Beogradit. Në Vendimin e Gjyqit, megji¬tha¬të, u konstatua: “Familjes dhjetë anëtarësh të të padi¬turit i lihen në përdorim të përkohshëm tri dhoma në përdhesin e ndërtesës së konfiskuar”.

    Nënëmadhe Maria kurrë nuk do të pranojë që pasardhësit e gjash¬të dëshmorëve të Shqipërisë Etnike nga Nëntori i Për¬gjakur 1944 të quheshin “Markoviq”!? Nga fundi i viteve të dyzeta, Nënëmadhe Maria për mbiemër të nipave dhe të mbesave do ta preferojë emrin e gjyshit të tyre, Stak. Me këtë mënyrë donte të përjetësonte emrin e burrit, shqiptar i famshëm në kohën dhe në mjedisin ku jetoi dhe veproi.

    Mirëpo, zyrtarizimi i legjitimitetit për bartjen e mbiemrit “Stak” të pinjollëve të Derës së Stak Mark Mirditës zgjati deri më 31 janar 1956, kur Sekreta¬riati i Punëve të Brendshme të Kosovës e pranoi kërkesën e Nënëmadhe Mari Frrok Markut, “amvise nga Prishtina” që t’i legjitimohej mbiemri “Staka”, të cilin do ta përdornin: reja Suzana, nipat: Pashk, Skënder, Kola dhe mbesat Maria dhe Viktoria.

    Ndonëse pushtuesi serbo-jugosllav, siç kemi konstatuar më herët, ishte i betuar për ta shfarosur farën e Stak Mark Mirditës, fati e vulosi faktin që gjaku i kryeheroit Stak Mark Mirdita të mbijetojë dhe të ngadhënjejë mbi dhunën mizore serbe. Një pasqyrë faktike të kësaj fitoreje pasqyron: Trungu gjenealogjik i Dëshmorëve të Shqipërisë Etnike të Derës së Stak Mark Mirditës (1869- 2009).

    Megjithatë dhuna gjenocidiale serbe antishqi¬p¬tare ka rezultuar me faktin që një pjesë e pasardhësve të Dëshmorëve të Shqipërisë Etnike nga Derë e Stak Mark Mirditës të jetojë e të krijojë familje në Kosovë, ku ardhmërinë shqiptare e kanë të sigurt, kurse pjesa që jeton në Zelandën e Re dhe në Australi me kohë ka filluar ta përjetojë fatin e pasardhësve të Dëshmorëve të Nëntorit të Përgjakur 1944 të Prishtinës e të të gjitha trojeve etnike shqiptare, të cilët më dhunë u ndoqën në Azi (Turqi), në vende të ndryshme të Evropës, të Australisë e të Amerikë, të cilët, me kohë, përmes martesave me të “huaj”, e nga ndikimi i shkollimit dhe i nevojave njerëzore për një jetë sa më normale, - ardhmënia e qenies shqiptare pashmang¬shëm do t’u rrezikohet. Ky është një fat historik, që e kanë përjetuar të gjithë popujt e robëruar në mbarë rruzullin tokësor.

    ..............................................

    Me fjalën ”Derë” në kujtesën etno-historike shqiptare cilësohet një familje me autoritet të pranuar në vendlindje e në rrethinë. Familje e fisme, e dëshmuar me urtësi e bamirësi, e që ka dhënë luftëtarë prijatarë të dëshmuar në përpjekjet e gjithanshme për çlirimin nga pushtuesit e Shqipërisë dhe për lirinë dhe ribashkimin e saj.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    klikoni mbi tufëzat e poshtëshuanra dhe shkarkojeni shkrimin.
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 09-11-2011 më 18:00 Arsyeja: Ja edhe shkrimi në word
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    Mos harroni: Nga nesër mund ta blini librin!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •