Close
Faqja 24 prej 32 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 313
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Shteti mund të ishtë pronar, por atë shtëpi e përdorje ti gjithë jetën dhe zëre se ishte jotja. Qiraja ishte e vogël dhe paguhej bashkë me dritat dhe ujin, por këto lloj qirash paguhen edhe sot kur e ke shtëpinë tënde. Me sa di unë quhet taksa e tokës. Pra sot e blen shtëpinë 30 apo 40 mijë evro dhe vazhdon të paguash qira, veç ujit dhe dritave.

    Nejse, tema nuk është për shtëpitë, po për prodhimin e sotëm në Shqipëri. Se çfarë prodhon sot Shqipëria, nuk tha njeri gjë. U tha vetëm që prodhon krahë pune për shtetet e huaja, dhe kjo u quajt arritje.

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Ja nje te dhene zyrtare :

    1 milion e gjysem shqiptare qe punonin ne Shqiperi , sot punojne ne Europe !

    Se cfare prodhonin ata 1 milione e gjysem shqiptare ketu ne Shqiperi nuk jam ne gjendje me te thene !
    Ne baze te informatave per gjendjen dhe pervojave ne Shqiperine e kohes se Enverit apo komunizmit, ata "1 milione e gjysem shqiptare" me siguri shume te madhe nuk kane prodhuar me shume sasa per te mbijetuar ne varferi relativisht te madhe. Ne te kunderten, shteti shqipetar do te ishte shumfish me i zhvilluar dhe i perparuar ne te gjitha aspektet e jetes. Ose, se paku diktatori, familja e tij dhe rrethi i ngusht pushtetor dhe ideologjik do te ishin miliardera...

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Shteti mund të ishtë pronar, por atë shtëpi e përdorje ti gjithë jetën dhe zëre se ishte jotja. Qiraja ishte e vogël dhe paguhej bashkë me dritat dhe ujin, por këto lloj qirash paguhen edhe sot kur e ke shtëpinë tënde. Me sa di unë quhet taksa e tokës. Pra sot e blen shtëpinë 30 apo 40 mijë evro dhe vazhdon të paguash qira, veç ujit dhe dritave.
    "Taksa e tokes" apo tatimi vjetor mbi pronen nuk eshte qira.
    Edhe tatimi i fitimeve kapitale nga shitja e tokes apo shtepise gjithashtu nuk eshte qira. ...

    Shembull:

    Një shoqëri ndërtimi i ka shitur individit A një apartament me vlerën 5 000 000 lekë. Ky individ e shet këtë apartament pas disa vjetësh te një individ tjetër B për 6 000 000 lekë.

    Individi A do të tatohet me 10% të diferencës midis vlerës së shitjes 6 000 000 lekë dhe vlerës së blerjes 5 000 000 lekë.

    Pra 10% x (6 000 000-5 000 000) = 100 000 lekë do të jetë tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë, i cili paguhet nga individi A.
    http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=27532

    Shembull Tirana:
    -TAKSA MBI NDËRTESËN

    Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e
    ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat.
    Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e
    vërtetojnë këtë pronësi.

    I. NDËRTESA BANIMI
    Ndërtuar para 1993 – shit
    10.5 Leke/m2/vit
    Ndërtua pas 1993 – shit
    21 Leke/m2/vit

    (* p.sh. per 200m2 paguan 15-30 Euro ne vit.)

    TAKSA MBI TOKEN BUJQESORE
    Taksa mbi tokën bujqësore është një detyrim vjetor. Detyrimi vjetor i taksës ndahet në këste të barabarta. Kësti i parë paguhet brenda datës 31 Mars të vitit dhe kësti i dytë brenda datës 30 Shtator të vitit.

    Kategoria I
    4000 Lekë/ ha / vit
    VII – X
    1300 Lekë/ ha / vit

    (* 9-29 Euro ne vit per hektar)
    http://www.tirana.gov.al/common/imag...ALUAJTSHME.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 12-12-2011 më 03:37

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    ...

    Nejse, tema nuk është për shtëpitë, po për prodhimin e sotëm në Shqipëri. Se çfarë prodhon sot Shqipëria, nuk tha njeri gjë. U tha vetëm që prodhon krahë pune për shtetet e huaja, dhe kjo u quajt arritje.
    Turizem.
    Mbi 2 mio. turiste ne vit...
    dhe investimet perkatese qe jane bere dhe behen ne kete sektor.
    E pakrahasueshme me kohen e komunizmit, edhe sa i perket numrit te turisteve, kualitetit te infrastruktures dhe sherbimeve.
    Vetem kjo eshte nje arrtje qe ndoshta peshon me shume se 70% te prodhimeve shqiptare ne kohen e E. Hoxhes.

    Shqiperia gjithashtu prodhon energji elektrike, nafte, gaz natyror, peme dhe perime te ndryshme, gjera ushqimore, cement, tekstil, lende minerare, kimike, metale etj...
    Per krahasim me te sakte nevojiten statistika zyrtare te krahasueshme...

    2009
    Volumi i produkteve kryesore industriale

    Industria nxjerrëse
    -Naftë brut 260
    -Gaz natyror (mln m3N) 7.9

    Industria përpunuese
    Ind.Ushqimore e pije
    -Produkte mishi 11
    -Miell
    -Buke
    -Birre, mijë hl
    -Bezinë
    -Gazoil
    -Solar,destilat,mazut
    -Koks nafte
    -Bitum nafte

    Fab.prod.min.jo metalik

    -Çimento

    Metalurgjia

    -Çeliqe të petëzuar

    Prodh.energj.elektr.

    -En.elektrike, mln/kwh 5,230
    ....

    Struktura e eksportit sipas grupmallrave

    Ushqime pije duhan
    Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.
    Produkte kimike e plastike
    Lëkurë dhe artikuj prej lëkure
    Prodhime druri dhe letre
    Tekstile dhe këpucë
    Materiale ndërtimi dhe metale
    Makineri pajisje dhe pjesë këmbimi
    Të tjera
    ...

    Prodhimi i bimëve të arave

    Drithëra buke
    Grurë
    Misër
    Thekër
    Elb
    Tagjira
    Perime e bostan
    Patate
    Fasule
    Duhan
    Luledielli
    Sojë
    Foragjere të njoma

    Drufrutorët dhe prodhimi

    Pemë frutore
    Ullinj
    Agrume
    Pjergulla
    Vreshta
    Pjergulla Pergola dhe vreshta

    Prodhimet blegtorale

    Qumësht
    Qumësht lope
    Qumësht dele
    Qumësht dhie
    Mish peshë e gjallë
    Mish gjedhi
    Mish te imtash
    Mish derri
    Mish shpendi
    Lesh
    Vezë (mln kokrra)
    Mjaltë (ton)

    Zënie peshku

    _____________________________________

    Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri sipas qëllimit të udhëtimit
    Gjithsej 1,855,638
    Pushime 1,544,218
    Biznes 51,601
    Tranzit 80,361
    Të tjera 179,458

    Hyrjet dhe daljet në kufi të shtetasve të huaj dhe shqiptarë

    Hyrje 5,135,798
    Të huaj 1,855,638
    Shqiptarë 3,280,160
    Dalje 5,050,894
    Të huaj 1,646,534
    Shqiptarë 3,404,360

    ...
    http://www.instat.gov.al/graphics/do...fra%202010.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 12-12-2011 më 04:25

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Pajtohem me të tjerat që the, por jo me këtë. Shtëpitë ishin të vogla e të thjeshta, po të paktën e fusje kokën brenda dhe më kryesorja: ishin falas. Pavarësisht gjithë të këqijave që ka komunizmi, të paktën strehimi nuk qe dhe aq keq.

    Çështja e strehimit në kapitalizmin e sotëm nuk është ashtu siç mund ta mendosh ti. E di ti që sot në vendet perëndimore shumica e popullsisë nuk ka shtëpi, por rri në shtëpi me qira?

    Nejse, unë nuk jam as me sistemin e kaluar dhe as të sotmin, por po e ndjek temën dhe shkruaj rrallë, kur shoh se ka ndonjë gjë për të shkruar.
    Përshëndetje BATO!

    Sigurisht ke të drejtë në atë që thua dhe shëmbullin që dhashë për shtëpitë mbase mund të jetë i pavënd.Por ajo që unë dua të them dhe besoj se të gjithë e kuptojnë,është se për mua nuk ka rëndësi të themi se bëhej kaq apo aq.E rëndësishme është që ato të jenë në funksion të qytetarit dhe të shkojnë atje.Se është njësoj sikur të them unë sot që qarkullojnë miliona EURO dhe jemi mirë.Pra,mirë është që ato të mira materiale,të shkojnë tek njerzit për rritjen e mirëqënies, që kjo gjë çalon shumë.

    Me respekt

  6. #236
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin

    Me thuaj nje kryeqytet ku GRABITEN BANORET ???
    Tirana Albania...Grabiten dhe ditën dhe natën.

  7. #237
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Mos mor burre .....! Ne rast se e beson vertet kete , atehere je plotesisht i paditur dhe nuk merr vesh nga punet e kesaj bote !

    Ne rast se e thua se je antienverist , prape e ke gabim se Shqiperia eshte atdheu yne qe nuk na e fali Enveri , por na e lane te paret tane .

    Me sa lexoj ketu , asnje nuk e ka kuptuar hapesin e temes , preokupacionin , shqetesimin dhe dhimbjen e tij .

    Shqiperia eshte mbushur me qorra poltike dhe me llafazane politike qe nxjerrin vetem tinguj nga kordat e zerit dhe qe truri iu mungon totalisht !

    Me vjen vertet keq ! Nivel medioker mendimi dhe sulme te parasyeshme lexoj ..... Eshte sinqerisht e dhimbshme te konstatosh kete injorance dhe nivel kaq te ulet dieje ...... !

    Gjithe te mirat

    Jam shprehur per kohen e Enverit dhe jo per Enverin personalisht. Tema flet per Shqiperine dhe un po them pikerisht kete : Shqiperia eshte nje shtet i varfer, pra vazhdon te jete e varfer. Por nese ne do ta peshonim kohen e sotme me kohen e Enverit eshte me pak e varfer.
    Kur thashe : eshte njesoj si te krahasosh naten me diten - kam parasysh shume aspekte sociale,politike,ekonomike te vendit.

    Ky eshte mendimi im dhe s'mund te ndryshoj vetem se nuk te pelqen ty.

    Sa per ate punen e mediokritetit dhe injorances do te them nje shprehje: Kush di t'i bjeri fyellit, le ta marre ate ne dore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 12-12-2011 më 15:45
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    E di si eshte problemi? Ne Shqiperi nuk ka ekzistuar kurre baza.

    Kapitalizmi nisi te hyje ne Shqiperi ne vitet e mbreterise dhe me pas ishin komunistet qe e rrenuan ate baze fillestare kapitaliste.

    Komunistet grabiten pronen, shpronesuan pronarin, grabiten tokat, grabiten shtepite e pasurite e tundshme, burgosen dhe vrane klasen e pasur.

    Levizja e Dhjetorit beri te mundur qe Shqiperia te rinise edhe nje here rrugen kapitaliste te nisur ne vitet e mbreterise.

    Ishte qeverisja e pare demokratike shqiptare qe kreu nje sere reformash te guximshme, qe e futen Shqiperine me shume mund ne rrugen e tregut te lire kapitalist.

    Natyrisht se kjo rruge ishte dhe eshte e mundimshme, me shume sakrifica, me shume plage sociale, mirepo nuk kishte dhe as ka alternative tjeter me te mire.

    Nese Shqiperia do te kishte nisur te liberalizohej ne vitet '60, ashtu siç ndodhi me shume shtete te ish-bllokut komunist, qe te lejohej prona private, qe te lejohej biznesi privat, qe te lejohej mbajtja e nje makine etj etj, ne do te kishim ndjekur rrugen e atyre shteteve, qe kapercimin nga ekonomia e perqendruar ne ekonomine e tregut e paten me te lehte dhe me te shpejte.

    Asnje prej vendeve te ish-bllokut komunist nuk kane patur njerez me te çmendur ne krye se sa Shqiperia e Enver-Mehmet-Hysniut!

    Keshtu qe paralelizmat me vendet e ish-bllokut komunist nuk jane te vlefshme.
    Te pjesa e pare e shkrimit dhe e fundit jam 1000% dakort me ty.
    Kurse aty ku fillon shkrimi mbi Qeverin,e Demokracine e derci e verci,jane perralla me mbret,qe mendoj se shqiptaret nuk duhet te fyhen me me Thenie te tilla............aq me pak tani ne 2011,

    Misioni Katovica, garanci për trashëgiminë neokomuniste të Shqipërisë (2) Nga ASTRIT DELIA Vijon... Kam frikë së pjesa dërmuese e shqiptarëve nuk i dinë të gjitha as sot e kësaj dite 21 vjet mbas 90-tës. Nëse u shtojmë “pelegrinëve” të z. Alia edhe dërgimin në shkollat prestigjioze të bijve të diktaturës së paku gjatë 10 pesëmbëdhjetë viteve të fundit e vazhdimin e kësaj veprimtarie edhe pas ‘92-it kur pushtetin e mori “opozita” katovicase atëhere panorama e realitetit shqiptar bëhet edhe më e qartë.Falë kësaj strategjie të mirëmenduar dhe moshës të re të Dhjetoristëve dhe infiltrimin në këtë lëvizje të njerëzve të tyre që në nisje për të mos thënë se shkëndijën e parë e dhanë vetë ata, e inkriminimit të konsiderueshëm të të persekutuarve e të përndjekurve së bashku me ish-pronarët, “katovicasit” arritën në një kohë rekord të uzurponin krejt pozicionet vendimmarrëse e politike të strukturave “të reja opozitare”.

    Padyshim, në funksion të kësaj strategjie ka qenë edhe hapja e ambasadave të 2 Korrikut pesë muaj para Dhjetorit ’90-të, ku diktatori dinak Alia, pasi nuk mund të bëhej kriminel pas Çausheskut, me hapjen e ambasadave më 2 Korrik 1990, realizonte dy qëllime madhore të programit të tij. Së pari i shërbente drejtpërsëdrejti regjimit serb si bashkëkryetar i shoqatës së “miqësisë” Jugosllavi-Shqipëri me Nexhmije Hoxhën në sfumimin e jehonës që do kishte shpallja e Republikës së Kosovës dhe së dyti lehtësonte implementimin e programit të tij “Katovica” në operacionin plastik që do realizonte, duke larguar nga kryeqyteti pjesën me antikomuniste që nuk do pajtoheshin lehtë me programin e tij.Prapëseprapë, megjithë përgatitjen shumë vjeçare e mjeteve në dispozicion, nuk arritën të mbanin nën kontroll entuziazmin dhe energjitë e shqiptarëve të çliruar nga zinxhirët e rëndë të diktaturës kriminale, ku së bashku me presionin në rritje të organizmave perëndimore, uzurpatorët “katovicas” u detyruan të zbatonin disa privatizime e liri ekonomike, e padyshim emigracioni masiv, biblik i shqiptarëve i paparë që me vdekjen e Gjergj Kastriotit që natyrshëm ndikuan jo vetëm në jetën, por edhe në mentalitetin e shoqërisë shqiptare.Në këto kushte, kur jeta e shqiptarëve të dalë nga skamja ndryshoi dukshëm dhe suksesi i prekshëm i lirive ekonomike e politike i bindi shqiptarët dhe kryesisht të përndjekurit dhe të shpronësuarit se vetëm zgjerimi i këtyre lirive ju garantonte shqiptarëve realisht progresin dhe perëndimin e shumëndërruar. Zgjerimi i lirive dhe të drejtave natyrisht që nuk ju shkonte e as ju shkon për shtat as sot sundimtarëve të “rinj” katovicas dhe për këtë vunë në përdorim edhe dhunën për të shpërndarë grevën kombëtare të të përndjekurve e të shpronësuarve megjithëse me ta u solidarizua edhe lideri i studentëve të Dhjetorit ’90-të, i ndjeri Azem Hajdari. Megjithëse arritën ta shpërndanin pa shumë kosto grevën kombëtare të të persekutuarve në kuadër të “vështirësive” që kishte pushteti “demokratik” nga opozita komuniste e natyrisht me ndihmën e “mëkatarëve” të shtresës së tyre prapëseprapë progresi ekonomik i shqiptarëve respektivisht pavarësia ekonomike nuk ju garantonte sundimin afatgjatë “katovicasve”.
    2- Dështimi apo më mirë të themi organizimi i dështimit të referendumit të Kushtetutës kishte qëllim që të mos sanksiononte edhe ato pak arritje që ishin bërë në dy vitet e para të demokracisë dhe koha e vërtetoi këtë.
    3- Ngritja e sistemit të piramidave dhe grabitja e parave të shqiptarëve, veprim ky që çoi në terrorizimin dhe marrjen përveç parasë të vënë me aq mund rrugëve të perëndimit edhe të mijra jetëve të pafajshme. Në kushtet e zhvillimeve të vrullshme të pas ’90-tës, qeveritarët sundimtarë e kishin të pamundur vendosjen e masave shtrënguese për të ndaluar zhvillimin ekonomik të shqiptarëve prandaj thirren për ndihmë përvojën “ponci” dhe ngritën piramida financiarë ku për hir të së vërtetës shfrytëzuan me dinakëri injorancën mbi liritë ekonomike dhe etjen e madhe të shqiptarëve për t’u pasuruar shpejt.
    Me grabitjen financiare të realizuar nëpërmjet piramidave mashtruese në përmasa të papara ndonjëherë ku sundimtarët katovicas në bashkëpunim të hapur e të fshehtë me padronët e tyre në opozitën komuniste arritën jo vetëm tu marrin shqiptarëve kursimet dhe djersën e grumbulluar me djersë rrugëve të botës, por edhe apartamentet, të vetmen pasuri që trashëguan nga diktatura, duke e shndërruar Shqipërinë në një kaos të vërtetë ku mijra shqiptarë së bashku me kursimet e tyre humbën edhe pjesëtarët e dashur të familjeve të tyre e lëvizja studentore humbi liderin e tyre, që me gjithë dritëhijet që e kanë shoqëruar figurën e Azem Hajdarit, ai mbetet lideri i lëvizjes studentore e kryetari i parë i Partisë Demokratike. Qëndrimi i tij si kryetar i opozitës antikomuniste për tri javë dhe vrasja e tij kanë një domethënie kuptimplotë për krejt kauzën antikomuniste në Shqipërinë e post ’90-tës ku vërtetojnë deklarimin e të ndjerit Hajdari në Parlamentin Shqiptar në 1993 se të tërë ata që dinë (projektin “Katovica”) janë të destinuar të zhdukën. Fakti që u vra me konsensus, tregon se nuk ka qenë plotësisht i kontrolluar nga pushteti edhe nëse e kanë bërë një copë rrugë bashkë.Demagogjia komuniste, megjithëse mjaft e sofistikuar dhe me përvojë tashmë gjithsesi misionarët apo më saktë “të deleguarit” tek studentët nuk do guxonin që pushtetin ta dorëzonin në kushte normale tek padronët e tyre. Për këtë, në mënyrë permanente kanë ushtruar terror shtetëror ku padyshim një ndër pikat kulmore të këtij terrori është ’97-ta dhe nën terror ekstrem sundimtarët “katovicas” e kryen pjesën e parë të misionit të tyre duke e dorëzuar pushtetin drejtpërdrejt në duart e ustallarëve të tyre prej nga e morën në ’92-shin, që në kushtet e “zgjidhjes” për momentin dhe ndihmën e shtuar të opozitës “katovicase”, pushteti i tyre sundoi për 8 vjet, duke vrarë më shumë se pesë mijë shqiptarë e grabitur edhe apo pak pasuri që kishin mbetur e duke e renditur Shqipërinë si vendin më të korruptuar të planetit. Sundimtarët komunistë, së bashku me misionarët e tyre “katovicas” në opozitë dhe pushtet gjatë tërë viteve post komunizëm janë kujdesur në mënyrë të veçantë që të mos lejojnë asnjë alternativë tjetër politikë në mënyrë që të realizojnë ashtu siç e realizuan rotacionin e pushtetit, vetëm ndërmjet sundimtarëve e misionarëve edhe atëhere kur shtetit i nxirren themelet si në ’97-tën, apo kur edhe polici më i humbur i periferisë shndërrohet në gjobëvënës e grabitës si në 2005-ën. Duke pasur në konsideratë se edhe demagogjia më e arrirë e ka një fund edhe demagogjia e “katovicasve” të pas 2005 për të çrrënjosur çibanin e korrupsionin, gjë që jo vetëm ishte irreale por rezultoi demagogji e pastër e bllof i radhës pasi “nuk kishte si e hante qeni të zonë”, siç thotë populli. Në kushtet e humbjes se kauzës së dytë, pushteti “katovicas” pas 2005 të luftës kundër korrupsionit, pasi kauzën e parë të luftës kundër komunizmit e kishte varrosur në gërmadhat e ’97-tës gjë që vërtetohet më së miri në sundimin e tij të dytë ku pjesë të kabinetit domosdoshmërisht fuste elementë të spikatur të së majtës komuniste edhe atëhere kur realisht nuk i duheshin ato vota. Në mungesë të një kauze të tretë të besueshme, lideri i misionarëve “katovicas”, z. Berisha thirri për ndihmë liderin e ri Rama të formacionit të vjetër komunist, ku në kushtet e pamundësisë për të mbijetuar bashkërisht, presionit permanent të perëndimit për të demokratizuar jetën e partive politike me parimin “një antar një votë”, bënë ndryshimet kushtetuese.
    4- Ndryshimet kushtetuese të 2008 mbi institucionin e Presidentit të Republikës dhe sistemin e ri të menaxhimit të votës së qytetarëve me një KQZ jashtë juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese, pra jashtë sistemit të drejtësisë gjë që çuan në kthimin e plotë të partive politike në reparte ushtarake dhe mbytja edhe e asaj pak demokracie të brendshme që ekzistonte dhe menaxhimin e votës së qytetarëve nga “banda” bipartizane e grabitjes që po shohim çdo ditë. Shikoni zgjedhjet e fundit lokale, por kryesisht ato të bashkisë kryesore, atë të Tiranës kur numërimi i votave vazhdonte ditën e natën për mbi dy javë, deri në arritjen e konsensusit ku Rama merrte hapur 10 vota më shumë se Berisha me sejmenin e tij. Shikoni me vëmendje, të dy palët dalin të fituar. Basha shmang drejtësinë për herë të dytë e Rama vazhdon të mbetet lideri i opozitës. Për hir të së vërtetës duhet thënë se institucioni i Presidentit në dy mandatet e fundit dhe Gjykata Kushtetuese e viteve të fundit kanë treguar integritet dhe një pavarësi të admirueshme, gjë që kanë treguar me anulimin e marrëveshjes së shitjes së detit nga qeveria e tash së fundi anulimin e ligjit të çkombëtarizimit të kombit shqiptar të iniciuar po nga qeveria “shqiptare”, i kanë trembur deri në një farë mase mbartësit e projektit “Katovica” .
    Të zëvendësosh Gjykatën Kushtetuese pasi nuk arritën ta nënshtronin, me Kolegjin e Tom Ndrecës, përsa i përket ligjshmërisë së procesit zgjedhor në Shqipëri nga hetuesi i diktaturës që “rastësisht” ka punuar në Tropojë në vitet më kriminale të sistemit komunist në vitet ’70, është më shumë së tallje me vullnetin e shqiptarëve, është kriminale.
    Nëse i shtojmë kësaj, pandëshkushmërinë e krimeve shtetërore e më gjerë dhe deri në kërcënimet e hapura të ish-shefit të shtabit të ushtrisë e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga djali i kryeministrit dhe ai vetë tregojnë shumë më tepër sesa fjalët se trashëgimtarët komunist. Nuk arrijnë të sundojnë pa terrorin e mafies, që e kanë ngritur në sistem si domosdoshmëri të zëvendësimit të terrorit komunist. E thashë më lart se ndryshimet kushtetuese i kanë kthyer partitë kryesore politike në reparte ushtarake, në rastin më të mirë dhe në çeta bashibozukësh, në rastin më të keq, pasi kriteri i përzgjedhjes së kandidaturave konkurruese nga partitë politike është zëvendësuar vota aq sa është respektuar para 2008 me “preferencën” e kryetarit përkatës, duke i shndërruar fushatat përzgjedhëse me tender të hapur e të fshehtë që vetëm konkurrencë vlerash nuk mund të ketë brenda. Po ju referohem katër momenteve të rëndësishme për mua, por që mund të jenë edhe më shumë por gjithsesi me një lidhje dhe organizim funksional gjithnjë në funksion e në zbatim të projektit “Katovica” mbi ruajtjen dhe vazhdimësinë qeverisëse të falangave të komunizmit në Shqipërinë e pas ’90-tës që fatkeqësisht duhet thënë se kanë pasur sukses. Ndryshimet kushtetuese brenda një nate, pa asnjë konsulencë, asistencë apo konsultim publik, kishin vetëm një qëllim. Që të zyrtarizonte pronësinë e liderëve Berisha e Rama mbi formacionet e tyre ushtarake, tashmë duke e varrosur përfundimisht edhe atë pak demokraci të brendshme që kishte ekzistuar në formacionet e tyre politike gjithsesi anadollake. Në të tilla kushte dhe në zbatim të platformës së tyre sunduese, formacionet e tyre ushtarake nuk kanë asnjë mundësi e shans e aq më pak dëshirë të implementojnë demokracinë funksionale në Shqipëri dhe të tëra proceset zgjedhore do të jenë maskarada të radhës dhe nuk kanë si të jenë ndryshe kur për ti administruar këto procese bashkërisht kanë vendosur një hajn ordiner që ë kanë nxjerrë nga burgu si i pandehuri Ristani, pasi vetëm zotëri nuk mund të jetë e për “supervizor” po bashkërisht kanë caktuar hetuesin kriminal Ndreca të Tropojës e Sashenkën e Vlorës, shikoi vetëm emrin për ti kuptuar gjenezën.Nuk ka si të ndodhë ndryshe dhe nuk ka vërtetim më të mirë të shembjes edhe të asaj pak demokracie që është instaluar mbas ’90-tës në Shqipëri sesa pranimi dhe marrja pjesë e të ashtuquajturës opozitë në maskaradën e radhës, të quajtura zgjedhje lokale të 8 Majit me të njëjtën KQZ e Kolegj Zgjedhor që organizoi zgjedhjet e 2009, e për pasojë kasta kriminale politike organizoi vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm e plagosjen e dhjetra të tjerëve vetëm për të ruajtur kohezionin e tyre respektivisht trashëgiminë komuniste në të “majtë” e të “djathtë” të “politikës” shqiptare. Deklarata e fundit e z. Blushi, tregoi shumë më tepër se kaq kur tha se ne i çuam njerëzit për ti vrarë, e Berisha i vrau para së bashku. Nga anët tona themi që hjeksi (ai që e qet viktimën në pritë) është më i keq se dorasi. A nuk doli së fundmi qartë edhe në kabllogramet e Ambasadës Amerikane të Tiranës për Departamentin e Shtetit se kriminelë e përfaqësues të krimit të organizuar në Shqipëri ishin eksponentë të të dyja forcave në Parlamentin e Shqipërisë. Përsa kohë që projekti “Katovica” vazhdon me sukses të implementohet në Shqipëri, asgjë e mirë nuk ka për të ardhur, por gjithnjë kemi për të ndërruar një palë hajna e vrasësish me një palë tjetër, ashtu siç është bërë përgjatë 20 viteve të fundit, e natyrisht eksodi i shqiptarëve ka për të vazhduar me të njëjtin ritëm siç ka ndodhur edhe deri tani me të tëra pasojat dhe fenomenet që e shoqërojnë braktisjen masive të atdheut, fatkeqësisht shumica të rinj e të shkolluar.Në fund dua të them se për të vërtetën, puna më e lehtë dhe e pamoralshme është për të sulmuar apo denigruar opozitën. Por kjo vlen kur realisht opozita ekziston, por jo si në rastin e Shqipërisë, që nëse i referohemi një deklarimi të një diplomati të lartë të Tiranës rreth viteve 2000 se Shqipëria ka pluralizëm partiak me një parti apo thënë në shqip dy gjysma të së tërës pavarësisht sesi vetëquhen opozitë apo pushtet, realisht janë vazhdimësia komuniste e Shqipërisë me të tërë aksesorët e saj ndihmëse. Për këtë arsye është e vështirë lëvizja nga statuskuoja ekzistuese megjithëse me ndihmën e Zotit e aleatit strategjik të Shqipërisë e shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka për të qenë mision i pamundur pasi shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë i kanë energjitë dhe potencën fizike e intelektuale që shqiptarët të kenë një të ardhme krejt tjetër. Nuk duhet vetëm të besojmë e shpresojmë, por të punojmë me të tëra forcat që vazhdimësia komuniste në Shqipëri të ketë një fund.

  9. #239
    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin

    Nuk ke sjelle diçka te re, te pakten per ata qe e ndjekin politiken hap pas hapi.

    Cfare alternative tjeter me te mire ka per momentin Shqiperia?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 12-12-2011 më 17:01

  10. #240
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ne baze te informatave per gjendjen dhe pervojave ne Shqiperine e kohes se Enverit apo komunizmit, ata "1 milione e gjysem shqiptare" me siguri shume te madhe nuk kane prodhuar me shume sasa per te mbijetuar ne varferi relativisht te madhe. Ne te kunderten, shteti shqipetar do te ishte shumfish me i zhvilluar dhe i perparuar ne te gjitha aspektet e jetes. Ose, se paku diktatori, familja e tij dhe rrethi i ngusht pushtetor dhe ideologjik do te ishin miliardera...
    Ti qenke bylmez sa i takon ekonomise ! Po investimet me cfare lekesh behen ? A ke bere ndonjehere sipermarrje private vete ti apo ke qene gjithmone i punesuar ?

    Nuk te ka qelluar qe te rrish edhe pa ngrene , apo pa bere fundjava se ke kursyer per te ngritur ne kembe restorantin , apo dyqanin !

    Ti flet si pjesa dermuese e shqiptareve qe jane kthyer parazite dhe vetem konsumojne ........

    Puno , puno ndonjehere dhe nga nji cike ....

Faqja 24 prej 32 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •