Close
Faqja 20 prej 32 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 313
  1. #191
    kryeministri bufi doli e tha,ne kemi edhe 4 dite buke thate,keta kuqot na derdellisin per ekonomine e ushtrine ketu,e na shiten dhe patriota bile...puhhhh c'mostra mbane kjo toke.

  2. #192
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Ky pra eshte ndryshimi midis tifozeve te personave me tifozet e Atdheut !

    Tifozet e personave mbeshtesin me verberi dhe patetizem personat te cileve iu dedikohen (si ne kohen e fiseve) !

    Tifozet e Atdheut mbeshtesin te miren e Atdheut dhe per rrjedhim mbeshtetja e personave varet nga e mira qe ata i sjellin vendit ! (Ky eshte qytetrimi i sotem europian )
    Ky pra eshte ndryshimi midis tifozeve te personave me tifozet e Atdheut !
    *Atdheu mbi të gjitha. Personat shkojnë e vinë- atdheun është i përjetshëm. Ta mbani vath në vesh këtë! Personat edhe gabojnë- atdheu është i pagabueshëm.

    Tifozet e personave mbeshtesin me verberi dhe patetizem personat te cileve iu dedikohen (si ne kohen e fiseve) !
    *Unë këta i kam quajtur dhe vazhdoj t’i quaj militantë fanatikë partiakë e idhujtar, të cilët për këtë militantizmin e tyre janë në gjendje ta përkrahin edhe krimin. Nuk e di nëse e dinë ata këtë, apo nuk e dinë...nuk e di nëse e dinë se kështu bëhen bashkëkriminelë!

    Tifozet e Atdheut mbeshtesin te miren e Atdheut dhe per rrjedhim mbeshtetja e personave varet nga e mira qe ata i sjellin vendit ! (Ky eshte qytetrimi i sotem europian )
    ... prandaj e kam thënë tjetër është atdheu e tjetër individi, sado që kanë lidhshmëri. Dhe individët e tillë dinë edhe të shajnë dhe mundohen me cdo kusht të fshehin fakte dhe të trillojë edhe shumë të paqena. Po as unë dhe askush nuk është fajtor nëse jep një fakt p.sh. se në vitet e 50-60 mbillej pambuk dhe kishte rendimente të mira; nëse ishe tharë Këneta ei Maliqit, nëse bëhej bonifikimi i tokave, nëse sigurohej buka në vend, nëse ndërtohej vendi me forca të veta, nëse ( që nuk kanë të sosur )... dhe pafajësia jonë edhe më e madhe është se ne nuk jemi fajtor pse kjo ka ngjarë në kohën e Enverit. Dhe tash militantët fanatikë të ndonjë partie të sotme nuk merren me temën, por vërdallisen poshtë e lart duke iu ikur fakteve e duke u marrë me dytësinë ( me atë më të parëndësishmen ). Dhe nuk do të të kuptojë edhe nëse për të njëqindten herë i drejtohesh: “O krijesë njeri, përgjigju në pyetje për atë që pyetesh dhe mos u vërdallis, sepse unë që di se krijohej dicka aso kohe di edhe koston e cdo artikulli, prandaj mos më trego sa harxhonte një traktror, por sill tabela krahasimtare të prodhimit të asaj dhe të kësaj kohe. Mësohuni të flsin se edhe kjo është kulturë”!

    Por këta fanatikë janë shumë të padrejtë, këta të shajnë edhe nëse flet për të sotmen. Ta zëmë do të shahesh nëse rastësisht thua se e gjithë ajo që kishin krijuar populli me mund e me djersë, me forcë krahu për dekada urdhërio dikush që gjithcka të shkatërrohej e të digjej, sepse do të fillojmë nga zeroja,sepse do të na ndihmojnë të huajt; ose nëse përmend 97-ën, nëse rastësisht të rrëshqet fjala e thua se në këtë kohë dikush pati urdhëruar që të bombardohej Jugu, a nëse përmend rastësisht ndonjë Gërdec dhe pse jam unë a të tjerët fajtorë që kjo ka ngjarë në kohën e udhëheqjes së dikujt ( të them të drejtën po frikësohem t’ia përmend emrin e tij, sepse militantët nuk kryhen, e ku durohen pastaj ), fakt të cilin edhe këta e dinë.

    Përfundimisht:
    Aman përgjigjuni vetëm për atë që pyeteni. Tema është shumë e qartë , pra, përmbajuni temës!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #193
    Ostalgia ose nostalgjia e nje pjese te gjermaneve per jeten ne ish-DDR.

    Propaganda e DDR (ish-Republika Demokratike Gjermane)

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-12-2011 më 18:10

  4. #194

  5. #195

  6. #196
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Tregu eshte ai qe percakton se kush mund te jetoje e kush do te perfundoje ne hekurishte.

    Kjo eshte absolutisht e sakte.
    Mjerisht, ky konstatim per shqiptaret dhe Shqiperine perfundimin e sheh ne hekurishte.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    D.m.th. sipas teje e gjithe ajo ngrehine ekonomike e ngritur gjate regjimit komunist, majftonte vetem nje ndryshim ne teknologji dhe mund te vazhdonte prodhimin!?

    Teresisht absurde!

    Sipas gjykimit tend, kjo eshte e njejte sikur atyre autobuzave te Shkodres t'ju vendosej nga shteti nje motor Mercedesi dhe ata vetvetiu do te beheshin autobuza modern.

    E pamundur!

    Ekonomia shqiptare gjate regjimit komunist ishte ndertuar kryekeput ne sherbim te atij sistemi dhe ne fund te diktatures provoi Ramiz Alia qe te zbatonte vetadministrimin jugosllav, mirepo ai solli nje korrupsion dhe nje grabitje te hatashme nga drejtuesit e ndermarrjeve.

    Shpertheu nje blerje masive permes nje komisioni prej 3 vetesh, qe te blihej direkt ne treg dhe thuajse te gjithe blene vetem autovetura italiane Fiat 131 e 132.

    E vetmja rruge e vendosjes se ekonomise se keqndertuar shqiptare ka qene terapia shok, sepse ajo bente te mundur futjen e asaj pjese te ekonomise qe mund te shpetohej ne rrugen e tregut.

    Ajo qe mund te kthehej u kthye dhe ajo qe nuk kthehej dot perfundoi ne hekurishte, ashtu siç perfunduan ne hekurishte te gjitha ngrehinat pseudoindustriale te te gjithe Europes Lindore. Kur jane bashkuar gjermanet, thuajse e gjithe industria e DDR eshte derguar per hekurishte, bile ka patur ndermarrje te medha industriale qe jane shitur per 1DM, vetem qe te nxitej dikush qe ti shkaterronte, per te ndertuar nje industri moderne apo per te investuar diçka fitimprurese.

    Tregu eshte ai qe percakton se kush mund te jetoje e kush do te perfundoje ne hekurishte.
    Sipas meje ende shume shqiptare ushqejne nje nostalgji per shtetin pronar, mirepo eshte provuar se shteti pronar ka sjelle vetem deshtim. Shteti mund te behet bashkepronar ne disa sektore strategjike, mirepo edhe kjo duhet te reduktohet vazhdimisht duke çuar drejt zhveshjes totale te shtetit nga prona.

    Terapia shok e zhveshi shteti nga prona dhe sipas meje kjo strategji luajti nje rol shume te madh ne transformimin e shpejte te ekonomise shume te prapambetur shqiptare ne nje ekonomi te lire te tregut, i cili ka qene dhe do te mbetet çelesi i vetem i suksesit.

    Tregu percakton se a duhet te prodhohen gozhde apo duhet te importohen, tregu percakton se a duhet te prodhohen traktore te Mehmet Shehut apo duhet te importohen, tregu percakton se a ka leverdi te mbillen patate apo te importohen etj.

    Une kam qene i bindur se pjesa me e madhe e te ashtuquajtures ekonomi shqiptare do te shkonte drejt falimentimit total.

    Personalisht ruaj per Pashkon kujtimin me te mire, per guximin qe ndermori duke e orientuar politiken shqiptare, drejt zbatimit te terapise shok.

    Ndersa sot kur tregu ka triumfuar ne Shqiperi, eshte ne doren dhe mendjen e kapitalit te brendshem dhe te jashtem, qe te percaktoje se çfare mund te prodhohet ne Shqiperi dhe se eshte krejtesisht banale qe te mundohesh te besh krahasimin ne mes dy ekonomive krejtesisht te kunderta.

    Veç kesaj asnje parti politike ne Shqiperi nuk ka kurrfare nostalgjie per ate qe prodhonim asokohe dhe kjo eshte nje shenje e mire per shqiptaret.

    Gabimi me i madh qe kane bere shqiptaret eshte çeshtja e prones. Ajo i duhej kthyer pronarit legjitim! Ndersa me hekurishtet sovjeto-kineze eshte vepruar shume drejt.
    Ke te Drejte DYDRINAS,
    Ashtu eshte ne fakt,te gjithe ne lindje shkateruan teknologjine e tyre dhe e shiten per 1 DM,duhet te jete ndonje film me metrazh te shkurter ky?
    O Djale e si eshte puna,ne shqiperi u Shkaterua BAZA,cdo gje,u be nje Shtet pa Shtylle kurizore.....po eshte e kote te vazhdojme deri sa thua qe Shkaterimi ishte i drejte,nje logjike qe te le pa mend!
    Ashtu shkateroi dhe Polaku,Ceku,Rumuni,Bullgari,Maqedonsi,Serbi,i mori te gjitha hekurishtet i coi per skrap,dhe i tha Perendimit,hajde se i shkateruam ne......ato Sovjeto_kinezet......
    Nejse,ne fund,KE te DREJTE.?

  8. #198
    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin

    E di si eshte problemi? Ne Shqiperi nuk ka ekzistuar kurre baza.

    Kapitalizmi nisi te hyje ne Shqiperi ne vitet e mbreterise dhe me pas ishin komunistet qe e rrenuan ate baze fillestare kapitaliste.

    Komunistet grabiten pronen, shpronesuan pronarin, grabiten tokat, grabiten shtepite e pasurite e tundshme, burgosen dhe vrane klasen e pasur.

    Levizja e Dhjetorit beri te mundur qe Shqiperia te rinise edhe nje here rrugen kapitaliste te nisur ne vitet e mbreterise.

    Ishte qeverisja e pare demokratike shqiptare qe kreu nje sere reformash te guximshme, qe e futen Shqiperine me shume mund ne rrugen e tregut te lire kapitalist.

    Natyrisht se kjo rruge ishte dhe eshte e mundimshme, me shume sakrifica, me shume plage sociale, mirepo nuk kishte dhe as ka alternative tjeter me te mire.

    Nese Shqiperia do te kishte nisur te liberalizohej ne vitet '60, ashtu siç ndodhi me shume shtete te ish-bllokut komunist, qe te lejohej prona private, qe te lejohej biznesi privat, qe te lejohej mbajtja e nje makine etj etj, ne do te kishim ndjekur rrugen e atyre shteteve, qe kapercimin nga ekonomia e perqendruar ne ekonomine e tregut e paten me te lehte dhe me te shpejte.

    Asnje prej vendeve te ish-bllokut komunist nuk kane patur njerez me te çmendur ne krye se sa Shqiperia e Enver-Mehmet-Hysniut!

    Keshtu qe paralelizmat me vendet e ish-bllokut komunist nuk jane te vlefshme.

  9. #199
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    *Atdheu mbi të gjitha. Personat shkojnë e vinë- atdheun është i përjetshëm. Ta mbani vath në vesh këtë! Personat edhe gabojnë- atdheu është i pagabueshëm.

    *Unë këta i kam quajtur dhe vazhdoj t’i quaj militantë fanatikë partiakë e idhujtar, të cilët për këtë militantizmin e tyre janë në gjendje ta përkrahin edhe krimin. Nuk e di nëse e dinë ata këtë, apo nuk e dinë...nuk e di nëse e dinë se kështu bëhen bashkëkriminelë!

    ... prandaj e kam thënë tjetër është atdheu e tjetër individi, sado që kanë lidhshmëri. Dhe individët e tillë dinë edhe të shajnë dhe mundohen me cdo kusht të fshehin fakte dhe të trillojë edhe shumë të paqena. Po as unë dhe askush nuk është fajtor nëse jep një fakt p.sh. se në vitet e 50-60 mbillej pambuk dhe kishte rendimente të mira; nëse ishe tharë Këneta ei Maliqit, nëse bëhej bonifikimi i tokave, nëse sigurohej buka në vend, nëse ndërtohej vendi me forca të veta, nëse ( që nuk kanë të sosur )... dhe pafajësia jonë edhe më e madhe është se ne nuk jemi fajtor pse kjo ka ngjarë në kohën e Enverit. Dhe tash militantët fanatikë të ndonjë partie të sotme nuk merren me temën, por vërdallisen poshtë e lart duke iu ikur fakteve e duke u marrë me dytësinë ( me atë më të parëndësishmen ). Dhe nuk do të të kuptojë edhe nëse për të njëqindten herë i drejtohesh: “O krijesë njeri, përgjigju në pyetje për atë që pyetesh dhe mos u vërdallis, sepse unë që di se krijohej dicka aso kohe di edhe koston e cdo artikulli, prandaj mos më trego sa harxhonte një traktror, por sill tabela krahasimtare të prodhimit të asaj dhe të kësaj kohe. Mësohuni të flsin se edhe kjo është kulturë”!

    Por këta fanatikë janë shumë të padrejtë, këta të shajnë edhe nëse flet për të sotmen. Ta zëmë do të shahesh nëse rastësisht thua se e gjithë ajo që kishin krijuar populli me mund e me djersë, me forcë krahu për dekada urdhërio dikush që gjithcka të shkatërrohej e të digjej, sepse do të fillojmë nga zeroja,sepse do të na ndihmojnë të huajt; ose nëse përmend 97-ën, nëse rastësisht të rrëshqet fjala e thua se në këtë kohë dikush pati urdhëruar që të bombardohej Jugu, a nëse përmend rastësisht ndonjë Gërdec dhe pse jam unë a të tjerët fajtorë që kjo ka ngjarë në kohën e udhëheqjes së dikujt ( të them të drejtën po frikësohem t’ia përmend emrin e tij, sepse militantët nuk kryhen, e ku durohen pastaj ), fakt të cilin edhe këta e dinë.

    Përfundimisht:
    Aman përgjigjuni vetëm për atë që pyeteni. Tema është shumë e qartë , pra, përmbajuni temës!
    Edhe ne kohen e Titos, Kosova ka qene vend "prodhues" dhe prodhimet e saj jane shitur anekend Jugosllavise dhe ne shtetet perendimore.

    Cfare ka "prodhuar" Kosova asokohe dhe çfare prodhon ajo sot?

    Apo jo projekti21_dk? Po munde mohoje.

    Ishim "me mire" ne kohe te Titos, sepse prodhonim akumulatore, plumb, zink, kallaj, linjit, autopjese, mobilje, rroba, kepuce, materiale ndertimore, ilaçe, lengje etj dhe mbillnim duhan pa hesap, panxhar, patate, miser, grure, peme, rrush, dredheza, boronica etj.

    Kishim ara e livadhe, kishim dyqane e pazare, kishim mallra prej fundit te botes, nuk na mungonte as kafja e as duhani, kur kishim qejf shkonim ne Greqi, Bullgari, Poloni, Gjermani, SHBA e Australi etj.

    Cfare i ndodhi mor Kosoves qe ju ndal "prodhimi", qe ju prene pemet e vreshtat, qe ju mbeten djerre arat e livadhet, qe e lane ekonomine socialiste te shkaterrohet e sot nuk po prodhojme me si dikur?

    Danimarka s'po e ndal bre prodhimin kurre! As Gjermania, as Franca, as Amerika! PO me ne çka u be? Danimarka ne nje vit po prodhon drithe sa per 3 vite!

    Injoranta dhe keqdashes! Njerez te mjere! Keto jeni ju!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-12-2011 më 06:34

  10. #200
    Injoranta dhe keqdashes e MATRAPAZ e Provokatore! Njerez te mjere! Keto jeni ju!

    Keta jane ata qe e dojn Shqiperine shume,prej bithes se foteles/kolltukut nga europa e amerika,e nga ato patriota te zjarrte enveruca,me pompa karburantesh e motele e hotele ne kosove e shqipni...maskarenj njerez te ulet shpirtkalbun!

Faqja 20 prej 32 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •