
Postuar më parë nga
Alti Elezi
Te pjesa e pare e shkrimit dhe e fundit jam 1000% dakort me ty.
Kurse aty ku fillon shkrimi mbi Qeverin,e Demokracine e derci e verci,jane perralla me mbret,qe mendoj se shqiptaret nuk duhet te fyhen me me Thenie te tilla............aq me pak tani ne 2011,
Misioni Katovica, garanci për trashëgiminë neokomuniste të Shqipërisë (2) Nga ASTRIT DELIA Vijon... Kam frikë së pjesa dërmuese e shqiptarëve nuk i dinë të gjitha as sot e kësaj dite 21 vjet mbas 90-tës. Nëse u shtojmë “pelegrinëve” të z. Alia edhe dërgimin në shkollat prestigjioze të bijve të diktaturës së paku gjatë 10 pesëmbëdhjetë viteve të fundit e vazhdimin e kësaj veprimtarie edhe pas ‘92-it kur pushtetin e mori “opozita” katovicase atëhere panorama e realitetit shqiptar bëhet edhe më e qartë.Falë kësaj strategjie të mirëmenduar dhe moshës të re të Dhjetoristëve dhe infiltrimin në këtë lëvizje të njerëzve të tyre që në nisje për të mos thënë se shkëndijën e parë e dhanë vetë ata, e inkriminimit të konsiderueshëm të të persekutuarve e të përndjekurve së bashku me ish-pronarët, “katovicasit” arritën në një kohë rekord të uzurponin krejt pozicionet vendimmarrëse e politike të strukturave “të reja opozitare”.
Padyshim, në funksion të kësaj strategjie ka qenë edhe hapja e ambasadave të 2 Korrikut pesë muaj para Dhjetorit ’90-të, ku diktatori dinak Alia, pasi nuk mund të bëhej kriminel pas Çausheskut, me hapjen e ambasadave më 2 Korrik 1990, realizonte dy qëllime madhore të programit të tij. Së pari i shërbente drejtpërsëdrejti regjimit serb si bashkëkryetar i shoqatës së “miqësisë” Jugosllavi-Shqipëri me Nexhmije Hoxhën në sfumimin e jehonës që do kishte shpallja e Republikës së Kosovës dhe së dyti lehtësonte implementimin e programit të tij “Katovica” në operacionin plastik që do realizonte, duke larguar nga kryeqyteti pjesën me antikomuniste që nuk do pajtoheshin lehtë me programin e tij.Prapëseprapë, megjithë përgatitjen shumë vjeçare e mjeteve në dispozicion, nuk arritën të mbanin nën kontroll entuziazmin dhe energjitë e shqiptarëve të çliruar nga zinxhirët e rëndë të diktaturës kriminale, ku së bashku me presionin në rritje të organizmave perëndimore, uzurpatorët “katovicas” u detyruan të zbatonin disa privatizime e liri ekonomike, e padyshim emigracioni masiv, biblik i shqiptarëve i paparë që me vdekjen e Gjergj Kastriotit që natyrshëm ndikuan jo vetëm në jetën, por edhe në mentalitetin e shoqërisë shqiptare.Në këto kushte, kur jeta e shqiptarëve të dalë nga skamja ndryshoi dukshëm dhe suksesi i prekshëm i lirive ekonomike e politike i bindi shqiptarët dhe kryesisht të përndjekurit dhe të shpronësuarit se vetëm zgjerimi i këtyre lirive ju garantonte shqiptarëve realisht progresin dhe perëndimin e shumëndërruar. Zgjerimi i lirive dhe të drejtave natyrisht që nuk ju shkonte e as ju shkon për shtat as sot sundimtarëve të “rinj” katovicas dhe për këtë vunë në përdorim edhe dhunën për të shpërndarë grevën kombëtare të të përndjekurve e të shpronësuarve megjithëse me ta u solidarizua edhe lideri i studentëve të Dhjetorit ’90-të, i ndjeri Azem Hajdari. Megjithëse arritën ta shpërndanin pa shumë kosto grevën kombëtare të të persekutuarve në kuadër të “vështirësive” që kishte pushteti “demokratik” nga opozita komuniste e natyrisht me ndihmën e “mëkatarëve” të shtresës së tyre prapëseprapë progresi ekonomik i shqiptarëve respektivisht pavarësia ekonomike nuk ju garantonte sundimin afatgjatë “katovicasve”.
2- Dështimi apo më mirë të themi organizimi i dështimit të referendumit të Kushtetutës kishte qëllim që të mos sanksiononte edhe ato pak arritje që ishin bërë në dy vitet e para të demokracisë dhe koha e vërtetoi këtë.
3- Ngritja e sistemit të piramidave dhe grabitja e parave të shqiptarëve, veprim ky që çoi në terrorizimin dhe marrjen përveç parasë të vënë me aq mund rrugëve të perëndimit edhe të mijra jetëve të pafajshme. Në kushtet e zhvillimeve të vrullshme të pas ’90-tës, qeveritarët sundimtarë e kishin të pamundur vendosjen e masave shtrënguese për të ndaluar zhvillimin ekonomik të shqiptarëve prandaj thirren për ndihmë përvojën “ponci” dhe ngritën piramida financiarë ku për hir të së vërtetës shfrytëzuan me dinakëri injorancën mbi liritë ekonomike dhe etjen e madhe të shqiptarëve për t’u pasuruar shpejt.
Me grabitjen financiare të realizuar nëpërmjet piramidave mashtruese në përmasa të papara ndonjëherë ku sundimtarët katovicas në bashkëpunim të hapur e të fshehtë me padronët e tyre në opozitën komuniste arritën jo vetëm tu marrin shqiptarëve kursimet dhe djersën e grumbulluar me djersë rrugëve të botës, por edhe apartamentet, të vetmen pasuri që trashëguan nga diktatura, duke e shndërruar Shqipërinë në një kaos të vërtetë ku mijra shqiptarë së bashku me kursimet e tyre humbën edhe pjesëtarët e dashur të familjeve të tyre e lëvizja studentore humbi liderin e tyre, që me gjithë dritëhijet që e kanë shoqëruar figurën e Azem Hajdarit, ai mbetet lideri i lëvizjes studentore e kryetari i parë i Partisë Demokratike. Qëndrimi i tij si kryetar i opozitës antikomuniste për tri javë dhe vrasja e tij kanë një domethënie kuptimplotë për krejt kauzën antikomuniste në Shqipërinë e post ’90-tës ku vërtetojnë deklarimin e të ndjerit Hajdari në Parlamentin Shqiptar në 1993 se të tërë ata që dinë (projektin “Katovica”) janë të destinuar të zhdukën. Fakti që u vra me konsensus, tregon se nuk ka qenë plotësisht i kontrolluar nga pushteti edhe nëse e kanë bërë një copë rrugë bashkë.Demagogjia komuniste, megjithëse mjaft e sofistikuar dhe me përvojë tashmë gjithsesi misionarët apo më saktë “të deleguarit” tek studentët nuk do guxonin që pushtetin ta dorëzonin në kushte normale tek padronët e tyre. Për këtë, në mënyrë permanente kanë ushtruar terror shtetëror ku padyshim një ndër pikat kulmore të këtij terrori është ’97-ta dhe nën terror ekstrem sundimtarët “katovicas” e kryen pjesën e parë të misionit të tyre duke e dorëzuar pushtetin drejtpërdrejt në duart e ustallarëve të tyre prej nga e morën në ’92-shin, që në kushtet e “zgjidhjes” për momentin dhe ndihmën e shtuar të opozitës “katovicase”, pushteti i tyre sundoi për 8 vjet, duke vrarë më shumë se pesë mijë shqiptarë e grabitur edhe apo pak pasuri që kishin mbetur e duke e renditur Shqipërinë si vendin më të korruptuar të planetit. Sundimtarët komunistë, së bashku me misionarët e tyre “katovicas” në opozitë dhe pushtet gjatë tërë viteve post komunizëm janë kujdesur në mënyrë të veçantë që të mos lejojnë asnjë alternativë tjetër politikë në mënyrë që të realizojnë ashtu siç e realizuan rotacionin e pushtetit, vetëm ndërmjet sundimtarëve e misionarëve edhe atëhere kur shtetit i nxirren themelet si në ’97-tën, apo kur edhe polici më i humbur i periferisë shndërrohet në gjobëvënës e grabitës si në 2005-ën. Duke pasur në konsideratë se edhe demagogjia më e arrirë e ka një fund edhe demagogjia e “katovicasve” të pas 2005 për të çrrënjosur çibanin e korrupsionin, gjë që jo vetëm ishte irreale por rezultoi demagogji e pastër e bllof i radhës pasi “nuk kishte si e hante qeni të zonë”, siç thotë populli. Në kushtet e humbjes se kauzës së dytë, pushteti “katovicas” pas 2005 të luftës kundër korrupsionit, pasi kauzën e parë të luftës kundër komunizmit e kishte varrosur në gërmadhat e ’97-tës gjë që vërtetohet më së miri në sundimin e tij të dytë ku pjesë të kabinetit domosdoshmërisht fuste elementë të spikatur të së majtës komuniste edhe atëhere kur realisht nuk i duheshin ato vota. Në mungesë të një kauze të tretë të besueshme, lideri i misionarëve “katovicas”, z. Berisha thirri për ndihmë liderin e ri Rama të formacionit të vjetër komunist, ku në kushtet e pamundësisë për të mbijetuar bashkërisht, presionit permanent të perëndimit për të demokratizuar jetën e partive politike me parimin “një antar një votë”, bënë ndryshimet kushtetuese.
4- Ndryshimet kushtetuese të 2008 mbi institucionin e Presidentit të Republikës dhe sistemin e ri të menaxhimit të votës së qytetarëve me një KQZ jashtë juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese, pra jashtë sistemit të drejtësisë gjë që çuan në kthimin e plotë të partive politike në reparte ushtarake dhe mbytja edhe e asaj pak demokracie të brendshme që ekzistonte dhe menaxhimin e votës së qytetarëve nga “banda” bipartizane e grabitjes që po shohim çdo ditë. Shikoni zgjedhjet e fundit lokale, por kryesisht ato të bashkisë kryesore, atë të Tiranës kur numërimi i votave vazhdonte ditën e natën për mbi dy javë, deri në arritjen e konsensusit ku Rama merrte hapur 10 vota më shumë se Berisha me sejmenin e tij. Shikoni me vëmendje, të dy palët dalin të fituar. Basha shmang drejtësinë për herë të dytë e Rama vazhdon të mbetet lideri i opozitës. Për hir të së vërtetës duhet thënë se institucioni i Presidentit në dy mandatet e fundit dhe Gjykata Kushtetuese e viteve të fundit kanë treguar integritet dhe një pavarësi të admirueshme, gjë që kanë treguar me anulimin e marrëveshjes së shitjes së detit nga qeveria e tash së fundi anulimin e ligjit të çkombëtarizimit të kombit shqiptar të iniciuar po nga qeveria “shqiptare”, i kanë trembur deri në një farë mase mbartësit e projektit “Katovica” .
Të zëvendësosh Gjykatën Kushtetuese pasi nuk arritën ta nënshtronin, me Kolegjin e Tom Ndrecës, përsa i përket ligjshmërisë së procesit zgjedhor në Shqipëri nga hetuesi i diktaturës që “rastësisht” ka punuar në Tropojë në vitet më kriminale të sistemit komunist në vitet ’70, është më shumë së tallje me vullnetin e shqiptarëve, është kriminale.
Nëse i shtojmë kësaj, pandëshkushmërinë e krimeve shtetërore e më gjerë dhe deri në kërcënimet e hapura të ish-shefit të shtabit të ushtrisë e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga djali i kryeministrit dhe ai vetë tregojnë shumë më tepër sesa fjalët se trashëgimtarët komunist. Nuk arrijnë të sundojnë pa terrorin e mafies, që e kanë ngritur në sistem si domosdoshmëri të zëvendësimit të terrorit komunist. E thashë më lart se ndryshimet kushtetuese i kanë kthyer partitë kryesore politike në reparte ushtarake, në rastin më të mirë dhe në çeta bashibozukësh, në rastin më të keq, pasi kriteri i përzgjedhjes së kandidaturave konkurruese nga partitë politike është zëvendësuar vota aq sa është respektuar para 2008 me “preferencën” e kryetarit përkatës, duke i shndërruar fushatat përzgjedhëse me tender të hapur e të fshehtë që vetëm konkurrencë vlerash nuk mund të ketë brenda. Po ju referohem katër momenteve të rëndësishme për mua, por që mund të jenë edhe më shumë por gjithsesi me një lidhje dhe organizim funksional gjithnjë në funksion e në zbatim të projektit “Katovica” mbi ruajtjen dhe vazhdimësinë qeverisëse të falangave të komunizmit në Shqipërinë e pas ’90-tës që fatkeqësisht duhet thënë se kanë pasur sukses. Ndryshimet kushtetuese brenda një nate, pa asnjë konsulencë, asistencë apo konsultim publik, kishin vetëm një qëllim. Që të zyrtarizonte pronësinë e liderëve Berisha e Rama mbi formacionet e tyre ushtarake, tashmë duke e varrosur përfundimisht edhe atë pak demokraci të brendshme që kishte ekzistuar në formacionet e tyre politike gjithsesi anadollake. Në të tilla kushte dhe në zbatim të platformës së tyre sunduese, formacionet e tyre ushtarake nuk kanë asnjë mundësi e shans e aq më pak dëshirë të implementojnë demokracinë funksionale në Shqipëri dhe të tëra proceset zgjedhore do të jenë maskarada të radhës dhe nuk kanë si të jenë ndryshe kur për ti administruar këto procese bashkërisht kanë vendosur një hajn ordiner që ë kanë nxjerrë nga burgu si i pandehuri Ristani, pasi vetëm zotëri nuk mund të jetë e për “supervizor” po bashkërisht kanë caktuar hetuesin kriminal Ndreca të Tropojës e Sashenkën e Vlorës, shikoi vetëm emrin për ti kuptuar gjenezën.Nuk ka si të ndodhë ndryshe dhe nuk ka vërtetim më të mirë të shembjes edhe të asaj pak demokracie që është instaluar mbas ’90-tës në Shqipëri sesa pranimi dhe marrja pjesë e të ashtuquajturës opozitë në maskaradën e radhës, të quajtura zgjedhje lokale të 8 Majit me të njëjtën KQZ e Kolegj Zgjedhor që organizoi zgjedhjet e 2009, e për pasojë kasta kriminale politike organizoi vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm e plagosjen e dhjetra të tjerëve vetëm për të ruajtur kohezionin e tyre respektivisht trashëgiminë komuniste në të “majtë” e të “djathtë” të “politikës” shqiptare. Deklarata e fundit e z. Blushi, tregoi shumë më tepër se kaq kur tha se ne i çuam njerëzit për ti vrarë, e Berisha i vrau para së bashku. Nga anët tona themi që hjeksi (ai që e qet viktimën në pritë) është më i keq se dorasi. A nuk doli së fundmi qartë edhe në kabllogramet e Ambasadës Amerikane të Tiranës për Departamentin e Shtetit se kriminelë e përfaqësues të krimit të organizuar në Shqipëri ishin eksponentë të të dyja forcave në Parlamentin e Shqipërisë. Përsa kohë që projekti “Katovica” vazhdon me sukses të implementohet në Shqipëri, asgjë e mirë nuk ka për të ardhur, por gjithnjë kemi për të ndërruar një palë hajna e vrasësish me një palë tjetër, ashtu siç është bërë përgjatë 20 viteve të fundit, e natyrisht eksodi i shqiptarëve ka për të vazhduar me të njëjtin ritëm siç ka ndodhur edhe deri tani me të tëra pasojat dhe fenomenet që e shoqërojnë braktisjen masive të atdheut, fatkeqësisht shumica të rinj e të shkolluar.Në fund dua të them se për të vërtetën, puna më e lehtë dhe e pamoralshme është për të sulmuar apo denigruar opozitën. Por kjo vlen kur realisht opozita ekziston, por jo si në rastin e Shqipërisë, që nëse i referohemi një deklarimi të një diplomati të lartë të Tiranës rreth viteve 2000 se Shqipëria ka pluralizëm partiak me një parti apo thënë në shqip dy gjysma të së tërës pavarësisht sesi vetëquhen opozitë apo pushtet, realisht janë vazhdimësia komuniste e Shqipërisë me të tërë aksesorët e saj ndihmëse. Për këtë arsye është e vështirë lëvizja nga statuskuoja ekzistuese megjithëse me ndihmën e Zotit e aleatit strategjik të Shqipërisë e shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk ka për të qenë mision i pamundur pasi shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë i kanë energjitë dhe potencën fizike e intelektuale që shqiptarët të kenë një të ardhme krejt tjetër. Nuk duhet vetëm të besojmë e shpresojmë, por të punojmë me të tëra forcat që vazhdimësia komuniste në Shqipëri të ketë një fund.
Krijoni Kontakt