Kjo eshte e njejta gje, nese eshte prodhim i mendjes se shqipeve.
Ne fakt keta(me perjashtim te njerit??) nuk jane antishqiptar me vullnet per ta demtuar vendin e tyre, por rezultati i injorances se tyre na pjelle antishqiptarizem. Kete mund ta them per disa gjera edhe per Enverin(ose me mire do t'ishte te them per Ramizin, sepse ky ishte ne pushtet ne kohen e krizes se madhe per gjera elementare), se ka nenvleresuar psh veshtiresite me te cilat perballoheshin qytetaret. Nuk ankohet asnjeri se nuk kishte luks.. makin apo ku di une. Prandaj lirisht mund te them se edhe partia nene ka bere vepra injorante.. me rezultat antishqiptare(kjo me kushton shume ta them, por mendoj se eshte e vertet).
Per shume veprime edhe nese qellimi fillestar nuk eshte negativ dhe domosdoshmerisht anti.. rezultati perfundimtar mund te jete i tille. Kjo lidhet drejteperdrejte me aftesite e lidershipit, me largepamesine e tyre qe te paramendoje epilogun e mundshem te zgjedhjeve te bera dhe te prioriteteve, te shohin pertej gardhit.
Ndryshimi nga dje, ne lidership, qendron se keta te sodit jane qe ne fillim antishqiptar.. shihet edhe nga marsi. Te shitur definitivisht.. ca te greku ca te serbi. Ndryshe eshte i pashpjegueshem kaosi qe mbreteron ne tere hapesirat tona. Epoke e gomereve.. qe pallin pa pushim, i vetmi prodhim shqip.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Kjo shkon gjithmone ne dem te shtetit exsportues.
Lum ato vende qe do ta ken fatin ta shfrytezojne kete tru madheshtor.Procesi i importimit te ketij truri shqiptar ka filluar, e do te pershpejtohet ne vitet ne vazhdim.
Perserite sa te duash por kjo s'eshte e vertet. Une jam njeri nga ata qe nuk po e kuptoj kete gje.E perseris, kapitali me i madh i Shqiperise, jane burimet njerezore. Dhe kjo eshte e vertete jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e Maqedoni. Fatkeqesisht, shume pak shqiptare arrijne ta kuptojne kete gje.
Burimi njerezor eshte vetem potencial, mundesi qe mund te shenderrohet ne kapital, mirepo per kete na nevojitet hiq me shume se truri, jo ai qe po exportojme jashte, por tru i vertet. Shembull mund ta marrim Kinen. Kjo Kina edhe para 30 viteve kishte burime njerezore me te medhat ne planet, mirepo ishte e pashfrytezuar, ju mungonte guri shkrepes, truri. Ne Kine shkrepi.. dhe tani kemi nje superfuqi.
Tregojne se ne Kosove nje amerikan ka mbetur pa mend kur ka pare nje fshatar qe mbante per litari lopen tere kohen derisa kjo kullotej diku ne ndonje livadh dhe ju ka thene percjellesve te vet shqiptar, me sarkazem, se te paren pune qe do ta beje kur te kthehet ne USA do te jete ta provoje kete lloj aktiviteti profitabil, qe s'ka pare ndonjeher ne jete. Nje tru qe ruan nje lop nuk mund ta quajme tru njeri, sepse hym ne gjynah me lopen. Natyrisht ky eshte rast extrem por ketu pari sillet performanca aktuale e trurit te shqiptarit.
E di qe me zemer te plaste po e thu kete.. sepse e imagjinon te vertet, por as kjo s'eshte e vertet. Kosova me shume ka votues se sa banor.. eshte kthy 30 vjet mbrapa me popullsi, e njejta gje mendoj ndodh ne Shqiperi. E tere kjo pa hyre fare ne Evrope.. imagjinone diten kur do hyme..Edhe ujrat e lumenjve nje dite do te thahen. Ajo qe nuk do te shterroje kurre, eshte resursi njerezor, shqiptaret.
Shqiptaret jane ne asimilim te shpejte.. dhe kafshate krejtesisht e lehte per grekun e per serbin.
Therrat e bari i keq jane gjera qe nuk humbin kurre.. e bere shqiptarin hith te eger.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Ky pra eshte ndryshimi midis tifozeve te personave me tifozet e Atdheut !
Tifozet e personave mbeshtesin me verberi dhe patetizem personat te cileve iu dedikohen (si ne kohen e fiseve) !
Tifozet e Atdheut mbeshtesin te miren e Atdheut dhe per rrjedhim mbeshtetja e personave varet nga e mira qe ata i sjellin vendit ! (Ky eshte qytetrimi i sotem europian )
o Jahuuuu,Mos e personalizo as me qypa e as me KACO ok beby!
Dhe si shkrim e ke komplet,out.
E di qe jeton ketej nga Perendimi,por se kuptoj se cfare teknologjie dashke?
Po shoh qe shume nga ju vuan nga Sindroma "pashko".ti prishim njeher,se do na i sjelle Talani,me Omerikanin te reja.
Ne fakt dhe Italia dhe Gjermania,e mori teknologjine tek pema e Vitit te Ri,jo mer JAhu jo,kur shkuam njeher ne Manhajm,ne nje shtypshkronje,makineria kishte qe ne kohen e ismail Qemalit,ne 1929,dhe ishte akoma ne pune,ku cdo 5 vjet rigjenerohej me teknologji te re.
Ku eshte Fabrika e Llampave,qe u be se fundemi,per ate kohe ishte Moderne Per Ballkanin?
Ku jane ato ......
Fabrika Tullash,
Miniera,
Fabrika Letre,
kombinate druri......ect
Gjeje shoku teknologjine gjeje,shko blije se nuk po i qethet njeriu se sa do te blesh e ku do ta blesh,leri mashtirmet e bukes 3 dite apo kater,hapi syte te pakten mos rri peng i se shkuares,pra shko geje ate teknologji dhe verua qypave qe jane akoma ne gjume ne 2011.
Po pse ti kujton se Laveri nuk bente kosto,aq bente mer JAHUUUUU,se gjithe leket miliona USD ne vit,qe fitonte nga TRAFIQET,pagunte ca Skllever,ku blinte vetem grure qe mos te vdisnin si qente,ja pra mer JAHUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU qe qenka goxha llogari.
Dhe nuk i plaste fare Enverit,se kush ngjallej,vdiste,hante apo nuk hante buke,dhe ne fund tema seshte kjo.
Dhe ajde bej replike parpe dhe gjej prap ndonje PERALLE,kur nuk ke argumenta MER JAHU!
Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 10-12-2011 më 14:19
D.m.th. sipas teje e gjithe ajo ngrehine ekonomike e ngritur gjate regjimit komunist, majftonte vetem nje ndryshim ne teknologji dhe mund te vazhdonte prodhimin!?
Teresisht absurde!
Sipas gjykimit tend, kjo eshte e njejte sikur atyre autobuzave te Shkodres t'ju vendosej nga shteti nje motor Mercedesi dhe ata vetvetiu do te beheshin autobuza modern.
E pamundur!
Ekonomia shqiptare gjate regjimit komunist ishte ndertuar kryekeput ne sherbim te atij sistemi dhe ne fund te diktatures provoi Ramiz Alia qe te zbatonte vetadministrimin jugosllav, mirepo ai solli nje korrupsion dhe nje grabitje te hatashme nga drejtuesit e ndermarrjeve.
Shpertheu nje blerje masive permes nje komisioni prej 3 vetesh, qe te blihej direkt ne treg dhe thuajse te gjithe blene vetem autovetura italiane Fiat 131 e 132.
E vetmja rruge e vendosjes se ekonomise se keqndertuar shqiptare ka qene terapia shok, sepse ajo bente te mundur futjen e asaj pjese te ekonomise qe mund te shpetohej ne rrugen e tregut.
Ajo qe mund te kthehej u kthye dhe ajo qe nuk kthehej dot perfundoi ne hekurishte, ashtu siç perfunduan ne hekurishte te gjitha ngrehinat pseudoindustriale te te gjithe Europes Lindore. Kur jane bashkuar gjermanet, thuajse e gjithe industria e DDR eshte derguar per hekurishte, bile ka patur ndermarrje te medha industriale qe jane shitur per 1DM, vetem qe te nxitej dikush qe ti shkaterronte, per te ndertuar nje industri moderne apo per te investuar diçka fitimprurese.
Tregu eshte ai qe percakton se kush mund te jetoje e kush do te perfundoje ne hekurishte.
Sipas meje ende shume shqiptare ushqejne nje nostalgji per shtetin pronar, mirepo eshte provuar se shteti pronar ka sjelle vetem deshtim. Shteti mund te behet bashkepronar ne disa sektore strategjike, mirepo edhe kjo duhet te reduktohet vazhdimisht duke çuar drejt zhveshjes totale te shtetit nga prona.
Terapia shok e zhveshi shteti nga prona dhe sipas meje kjo strategji luajti nje rol shume te madh ne transformimin e shpejte te ekonomise shume te prapambetur shqiptare ne nje ekonomi te lire te tregut, i cili ka qene dhe do te mbetet çelesi i vetem i suksesit.
Tregu percakton se a duhet te prodhohen gozhde apo duhet te importohen, tregu percakton se a duhet te prodhohen traktore te Mehmet Shehut apo duhet te importohen, tregu percakton se a ka leverdi te mbillen patate apo te importohen etj.
Une kam qene i bindur se pjesa me e madhe e te ashtuquajtures ekonomi shqiptare do te shkonte drejt falimentimit total.
Personalisht ruaj per Pashkon kujtimin me te mire, per guximin qe ndermori duke e orientuar politiken shqiptare, drejt zbatimit te terapise shok.
Ndersa sot kur tregu ka triumfuar ne Shqiperi, eshte ne doren dhe mendjen e kapitalit te brendshem dhe te jashtem, qe te percaktoje se çfare mund te prodhohet ne Shqiperi dhe se eshte krejtesisht banale qe te mundohesh te besh krahasimin ne mes dy ekonomive krejtesisht te kunderta.
Veç kesaj asnje parti politike ne Shqiperi nuk ka kurrfare nostalgjie per ate qe prodhonim asokohe dhe kjo eshte nje shenje e mire per shqiptaret.
Gabimi me i madh qe kane bere shqiptaret eshte çeshtja e prones. Ajo i duhej kthyer pronarit legjitim! Ndersa me hekurishtet sovjeto-kineze eshte vepruar shume drejt.
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 10-12-2011 më 17:19
Krijoni Kontakt