Close
Faqja 13 prej 32 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 313
  1. #121
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    O DYDRINAS, le ta lëmë mënjanë "nostalgjinë" për ish regjimin si edhe "dashurinë" për regjimin aktual.
    Projekti mendon se atëher prodhohej më shumë (edhe unë ashtu mendoj), mbase ne e kemi gabim!!
    Atëher të lutem më thuaj çfar prodhon sot Shqipëria më shum se dje??? (përveç pordhëve)
    Station ti nuk je i njejti kallep me projekti21_dk. Mos ma merr per diversion per te kthyer ne anen time, por ti nese ke jetuar kohen e meparshme normalisht nuk mund te mendosh dhe te gjykosh si ai.

    Do te ishte e pafalshme!

    Une dhe ti e dijme shume mire se çfare "prodhonte" Shqiperia asokohe, mirepo halli i tij nuk eshte se çfare prodhonte Shqiperia por çfare prodhonte regjimi.
    Atij kjo i intereson dhe kete e ben ne menyre naive, sepse i eshte mbushur mendja se Shqiperia ka qene dikushi e sot eshte kerkushi.

    Nese e pranon gjykimin e tij, atehere te kerkoj falje per nderhyrjen.

    Ore mund te prodhosh edhe armen atomike dhe shumicen e popullit e ke pa buke! Kjo nuk eshte logjike e as gjykim prej njeriu normal.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-12-2011 më 16:59

  2. #122
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    DYDRINAS unë nuk e di se ç'ka si prapamendim Projekti.
    Pyetja është e shtruar thjesht: "Shqipëria dje dhe sot - Çfar prodhon sot Shqipëria"
    Unë mendoja dhe mendoj se dje Shqipëria (pa politikë brënda) prodhonte shumë më shum se sot dhe konsumonte një thërime.
    Ndërsa sot ndodh krejt e kundërta, Shqipëria nuk prodhon asgjë dhe është kthyer në një konsumator pa fre i importeve.
    Kaq, ç'hyn politika këtu? (përveç asaj ekonomike)

    P.s. Sidoqoft nuk ju përgjigje pyetjes time se ç'prodhon Shqipëria sot më shumë se dje??

  3. #123

    Për dydrinasin e bashkëmendimtarët

    Përshëndetje Station. Po i referohem shkrimit tënd sepse këtu e kanë përgjigjen që unë do të duhej t'ua kisha dhënë.

    Po prandaj kur s'gjejnë përgjigje merrem me paragjykime të ulëta e me thashetheme dyke fyer të tjerët. Po unë nuk fyhem nga këta, sepse unë e dua Shqipërinë. Këta me zhurmë mundohen ta fshehin realitetin e sotshëm. Ku i dihet janë pjesëmarrës....
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #124
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin

    Z.mesimdhenes,

    Te jap nje fakt. Baca Enver deklaroi ne vitin 1976 me sa mbaj mend se Shqiperia e prodhoi per here te pare buken ne vend!

    Ndersa deri ne vitin 1990 fshataret e zonave te veriut gjate 9 muajve hanin buke misri (kallamoqi) dhe vetem 3 muaj kishin te drejte te hanin buke gruri.

    Qe nga fundi i viteve '70 ne Shqiperi ka patur buke me liste. Te gjitha dyqanet e bukes kishin listat e familjeve me numrin e frymeve ku percaktohej se sa buke mund te blinin.

    Fshataret qe e prodhonin drithin vinin tek dyert e dyqanit dhe na lusnin qe t'u blinim nje buke gruri!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-12-2011 më 17:51

  5. #125
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Z.mesimdhenes,

    Te jap nje fakt. Baca Enver deklaroi ne vitin 1976 me sa mbaj mend se Shqiperia e prodhoi per here te pare buken ne vend!

    Ndersa deri ne vitin 1990 fshataret e zonave te veriut gjate 9 muajve hanin buke misri (kallamoqi) dhe vetem 3 muaj kishin te drejte te hanin buke gruri.

    Qe nga fundi i viteve '70 ne Shqiperi ka patur buke me liste. Te gjitha dyqanet e bukes kishin listat e familjeve me numrin e frymeve ku percaktohej se sa buke mund te blinin.

    Fshataret qe e prodhonin drithin vinin tek dyert e dyqanit dhe na lusnin qe t'u blinim nje buke gruri!
    Kjo që ke shkruar është totalisht e vërtetë (nga fillimi në fund) por edhe misri hyn në drithrat e bukës.
    Megjithatë kjo që prure nuk vërteton aspak se sot prodhohet më shumë grur se dje, përfshi edhe misrin, bile mund të them se sot prodhohet shum më pak kv/ha sesa dje kur duhej të ndodhte krejt e kundërta....(po e lë mënjanë sip. e mbjellë që është shumë e vogël)

    Harova të kontestoj pjesën ku thua buka jepej me listë (tek pjesa se sa) nuk kishte përcaktim për sasinë vetëm se të jepej 10 lekë të vjetra buk misri me detyrim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Station : 07-12-2011 më 17:57

  6. #126
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Z.mesimdhenes,

    Te jap nje fakt. Baca Enver deklaroi ne vitin 1976 me sa mbaj mend se Shqiperia e prodhoi per here te pare buken ne vend!

    Ndersa deri ne vitin 1990 fshataret e zonave te veriut gjate 9 muajve hanin buke misri (kallamoqi) dhe vetem 3 muaj kishin te drejte te hanin buke gruri.

    Qe nga fundi i viteve '70 ne Shqiperi ka patur buke me liste. Te gjitha dyqanet e bukes kishin listat e familjeve me numrin e frymeve ku percaktohej se sa buke mund te blinin.

    Fshataret qe e prodhonin drithin vinin tek dyert e dyqanit dhe na lusnin qe t'u blinim nje buke gruri!
    Përshëndetje dydrinas, tash je në rregull, ani se tama nuk ka të bëjë me këtë. Ti dhe një "fakt" ( ani se nuk kërkohej ky ), tash del tejtri dhe do ta pohojë a mohojë.

    Ne mësimdhënësit kështu i duam përgjigjet.

    Respekt,
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #127
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Përshëndetje Station. Po i referohem shkrimit tënd sepse këtu e kanë përgjigjen që unë do të duhej t'ua kisha dhënë.

    Po prandaj kur s'gjejnë përgjigje merrem me paragjykime të ulëta e me thashetheme dyke fyer të tjerët. Po unë nuk fyhem nga këta, sepse unë e dua Shqipërinë. Këta me zhurmë mundohen ta fshehin realitetin e sotshëm. Ku i dihet janë pjesëmarrës....
    a'qe shpesh po e permend kte une e dua shqiperine une e dua shqiperine,sa me te vertet po me shtjen me mendu ,qe ti do jesh doj spiun i kamuflum qe na hiqesh si patriot ter kohen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 07-12-2011 më 18:01

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    E thene shkurt, cfaredo qe te prodhohej ne ate kohe, edhe sikur te ishte e cilesise me te larte, fakti qe nuk kishte liri mendimi e shpirterore e bente te shumezohej me zero, e keshtu eshte per kujtesen e shumices se atyre qe e perjetuan ate periudhe. Kjo mungese lirie coi ne deformimin e karakterit te njeriut qe ishte bere 'i ri' vetem ne hajduteri e vogelsi, se aty te conte ai sistem mosfunksionues, pasojat e te cilit i ndjejme edhe ne ditet e sotme. Kjo teme po behet bajat, secili ka idete e veta e askush nuk e nderron mendjen ne kete pike, une ju pershendes te gjitheve.....

  9. #129
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,456
    Postimet në Bllog
    23
    Tema eshte shume interesante dhe ka shume vlera, pasi nxjerr ne plan te pare menyren se si shqiptaret kane perjetuar transformimin e madh, nga nje shoqeri e izoluar komuniste, ne nje shoqeri te hapur e te lire demokratike. Ata qe jane shprehur ne kete teme, nuk kane prekur vetem aspektin material te gjerave, cfare prodhonte Shqiperia dje dhe sot, por kane prekur edhe aspektin social: si e kane perjetuar shqiptaret kete ndryshim. Dhe ketu nuk kemi te bejme vetem me dallime politike, kemi te bejme me nje problem psiqik qe shume shqiptare manifestojne. Problemi psiqik lind nga trauma e nje transformimi total te cdo aspekti te jetes, ne nje kohe shume te shkurter. Po ndaj edhe une me ju mendimin tim, duke ndare me ju nje eksperience personale.

    Shume nga ata qe kane shprehur mendim ne kete teme, ose nuk kane jetur nje dite nen diktaturen komuniste (shqiptaret qe jetonin nen Jugosllavi), ose i perkasin brezit te ri te shqiptareve, te lindur apo rritur ne epoken e re te demokracise. Shqiperia ka sot 20 vjet qe permbysi sistemin e vjeter e po nderton nje sistem te ri demokratik. Mes nesh, edhe ne kete forum, ka 20 vjecare qe ose nuk kane jetuar ndonjehere nen komunizem, ose kane qene shume te vegjel per te perjetuar e regjistruar dicka ne kujtesen e tyre nga ai rregjim. Ajo qe ata njohin nga ai rregjim, eshte vetem ajo qe kane degjuar e mesuar nga prinderit e tyre, ne rrethin familjar. Eshte detyra e gjithe shqiptareve te tjere, brezave me te vjeter, qe ti rrefejne ketij brezi per ate rregjim, pasi duhet ta dine se si ishte e ndertuar jeta ne ate kohe. Kjo do ti ndihmoje jo vetem te njohin historine e se kaluares, por do ti ndihmoje qe te vleresojne ate liri dhe demokraci qe gezojne sot.

    Une kam shpenzuar 11 vjetet e para te jetes sime nen komunizem, pra me pak fjale, gjithe femijerine time. Kur sjell nder mend ato vite, dy gjera me vijne nder mend: a) mizeria e perbashket qe deshmohej me qarte se kudo ne veshjet dhe fytyrat e femijeve ne shkolle b) rradhet e gjata per te blere qumesht, triskat e racionet. Kam kujtime nga femijeria ku shoke te mi te klases, nuk vinin ne mesim ate dite, pasi nuk kishin pantallona per te veshur, pantallonat e vetme qe kishin i kishin lare; kur vinte pushimi i madh ne shkolle e duhet te hanim dreken, disa hanin e disa nuk hanin, ose disave u vinte turp nga shoket qe te shikonin se cfare kishin marre me vete per te ngrene. Me kujtohet edhe nje periudhe kur nuk gjeja dot nje pale kepuce te reja per te blere, per fillimin e vitit te ri shkollor. Dyqanet u boshatisen, edhe para te kishe, nuk gjeje qe te blije. Por pavaresisht nga te gjithe kjo mizerje qe e shikoje kudo, nje nga ditet me te veshtira te femijerise sime ishte vdekja e nje gruaje me tre femije nga nje semundje. E perjetova keq ate ngjarje, edhe pse nuk me lidhte gje me ate familje, pasi i njihja tre femijet qe ajo grua la jetime, dy prej tyre ishin moshatare me mua. U ndjeva shume keq, pasi sodo e varfer dhe mizerie ishte jeta, nuk e imagjinoja dot jeten ne ato kushte pa patur prinderit, e sidomos nenen. Ai brez qe rriti femije ne ate epoke, jane brezi i sakrificave te patregueshme. Shume nga ju nuk e dini se cdo te thote te ndash nje veze te skuqur me dysh per femijet e tu, dhe te mos provosh fare veze per muaj te tere, pasi numri i kokrave te vezeve eshte i racionuar per cdo familje.

    Enver Hoxha shkruajti romane me veprat e tij per "fitoret" e Partise dhe se si e "lulezoi" Shqiperine. E verteta eshte, qe per 50 vjet ai popull nuk shijoi liri, por shijoi ate mizerien e perbashket, ku pjesa derrmuese e popullsise nuk ngopte dot as barkun me buke. Dhe nese ajo qe ju tregova me lart ishte gjendja ne qytet, mendo sa me keq akoma ishte gjendja ne fshat! Te shkruash per "prodhimet e epokes se komunizmit" eshte njesoj si ajo puna e dhise se krimbur, qe gjithmone bishtin e mban perpjete. Nje populli te urritur e te etur per liri e nje jete me te mire, nuk i hyjne ne sy asgje.

    Cfare prodhon sot Shqiperia?

    Kjo pyetja e dyte eshte po aq e rendesishme sa e para. Nese pyetja e pare na ndihmon te njohim se sa shume kane vuajtur ato tre brezat e djegur nen komunizem, pyetja e dyte na ndihmon qe te numerojme bekimet, e te jemi mirenjohes per jeten qe bejme sot. Perseri, mund te rri t'iu rendit shume eksporte te Shqiperise ne bote ne keto 20 vitet e fundit, por do te ndalem perseri tek aspekti shoqeror.

    Qe te kuptoni se sa ka ndryshuar Shqiperia, apo mentaliteti i shqiptareve ne 20 vjet, do t'iu tregoj dy pershtypje qe mora nga dy vizitore te forumit. Rreth 8 vjet me pare, kur forumi ishte ende ne fillimet e veta dhe Interneti ne Shqiperi ishte lluks, nje emigrant shqiptar ne Amerike, 60 vjecar, kish nisur nje mesazh ne kutine e administratorit. Ai shkruante: "Futem gjithmone ne forum, ma hap nipi forumin, se une nuk marr vesh nga kompjuterat. Lexoj dhe cuditem. Cuditem se si gjithe keta shqiptare, shkruajne kaq lirshem ne forum. Si nuk kane frike?" Ua tregova kete episod, per te kuptuar se si e perjeton brezi i vjeter lirine e fituar: edhe pse Shqiperia ka 12 vjet liri e demokraci, 60 vjecari e ka te veshtire te shprehi lirshem ate qe mendon, pasi ka frike. Frike nga kush do te pyesi nje 20 vjecar sot? Frike nga rregjimi, nga Partia, qe ne epoken e komunizmit, te burgoste, te internonte, te shkaterronte jeten vetem per nje fjale te vetme!

    Kurse nje vizitor tjeter i forumit, aty tek te 50-tat, kish vite qe vizitonte forumin e vetem lexonte ne te, dhe gjate gjithe kohes, mendonte qe forumi ishte nje organ i hapur e organizuar nga shteti shqiptar. E kish te pamundur te besonte, qe nje shqiptar apo nje grup shqiptaresh, mund te ndermernin nje nisme te tille. Ne kohen e diktatures, cdo qelize e jetes ishte e komanduar dhe drejtuar nga shteti. Qytetaret e atij vendi ishin sklleverit e rregjimit, qe punonin ashtu sic i urdheronte Partia e Shoku Enver.

    Ne 1991, te ardhurat per fryme te Shqiperise ishin $100/fryme. Sot mos gaboj, 20 vjet me pas, eshte $8000/fryme. Kjo eshte mbase indeksi me i mire qe jep nje ide se si ka ndryshuar mireqenia e shqiptare: mireqenia eshte permiresuar 8000% ose shqiptaret sot bejne nje jete 80 here me te mire se shqiptaret nen komunizem.

    Gjeja e fundit qe do te shtoja, eshte qe eksporti me i madh i Shqiperise ne bote, eshte eksporti njerezor, eksporti i trurit. Kjo nuk matet dot me dollare kollaj, por eshte nje pasuri e paimagjinueshme, me e madhe se nafta e Ballshit apo se mineralet e Veriut, apo se energjia e digave ne lumenj. Gjithe ata shqiptare qe kane emigruar nga ai vend e kane ndertuar nje jete me te mire ne vende te tjera me te zhvilluara, jane shkolluar, kane fituar eksperience pune, dhe japin nje kontribut te madh ne shoqerite ku punojne. Pyes ndonjehere veten, ku do te isha sot nese nuk do te kisha emigruar ne Amerike, por te isha ne Shqiperi? Besoj se do te kisha mbaruar nje shkolle, e do te kisha zene nje pune, por asnjehere nuk do te kisha arritur dot potencialin tim njerezor ne Shqiperi. Vendi im nuk me ofronte dot ato mundesi qe mi ofron Amerika. Dhe si une, jane me qindra mijera shqiptare te tjere qe jetojne ne Perendim. Procesi i importimit te ketij truri shqiptar ka filluar, e do te pershpejtohet ne vitet ne vazhdim. Shume do te kthehen ne Shqiperi per te punuar e hapur biznese, te tjere nuk do te kthehen fizikisht por do te investojne ne ate vend kapital, talente apo kohen e tyre.

    E perseris, kapitali me i madh i Shqiperise, jane burimet njerezore. Dhe kjo eshte e vertete jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e Maqedoni. Fatkeqesisht, shume pak shqiptare arrijne ta kuptojne kete gje. Kromi dhe nafta nje dite do te shterrojne. Edhe ujrat e lumenjve nje dite do te thahen. Ajo qe nuk do te shterroje kurre, eshte resursi njerezor, shqiptaret. Prandaj te gjithe, duke filluar nga shteti e duke perfunduar tek mesuesi, edukatoria e prindi, duhet te investojne per te rritur nje brez te edukuar e arsimuar mire. Cdo brez punon e ben sakrifica, qe femijet e tyre, brezi i ri te bejne nje jete akoma me te mire se sa vete ata. Njerez te lire ne ndjekje te prosperitetit.

    Albo

  10. #130
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    perralla me mbreter
    25% e shqiptareve ne shqiperi kane probleme mendore per arsye ekonomike, sociale, politike.
    c`te duhet liria e fjales kur mer buken me liste sic ndodh ne shqiperi.
    rendesi ka qe shqiperia doli nga izolimi komunist, shqiptaret ne te ardhmen do punojne per veten e vet jo per te tjeret.

Faqja 13 prej 32 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •