Close
Faqja 12 prej 32 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 313
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    O puronjeri..
    Ate qe ka bere(pasurine) familja jote para se "ne" te vinim ne pushtet Enveri e shumezoi me ZERO.. dhe familja jote, per te mos vuajtur per asgja, i paska bere sherbime te vlefshme partise. Nuk ke jetuar me nje kg koç.. siç thua, sepse keni qene pjese e "komunistave te devotshem".. tjeter mundesi s'ka egzistuar. Po bazohem vetem ne ate qe ke thene ti deri tash. Sigurisht keshtu edhe ka ndodhur.
    Mos llap kot kur nuk din
    Familja jeme nuk asht fut nder pasaniket e mdhej, ata per te cilet ju keni alergji, e qi partia juj i mori çdo gja qi e kishin fitu me djerse, se do t'kishim perfundu te internum ne katundet e Lushnjes. Kishim thjeshte nji numer te mjaftushem napolonash te mshehuna sa me kalu ate kohe pa kocin e tolonit e pantallonat me harna. Kaq.

    Kjo menyre sjelljeje eshte absolutisht e besueshme.. dhe egziston ne çdo forme te organizimit. Plaga qe e lodh dhe e qet ne dy guj çdo sistem dhe edhe çdo civilizim, mendoj, je ti.. ajo qe ti raprezenton, servilizmi i ngritur ne art, sherbetor te çfaredo pushteti, yes man-at e perhershem.
    Vetem kjo e shpjegon menin false qe shpreh ndaj te kaluares.. Akuzuesit me te medhenj jane pikerisht te privilegjuarit e asaj epoke. Kjo eshte e pakontestueshme.. kot mundohesh. E ke kryeministrin lopqar shembull per eksellenc.. qe nuk ishte kurrfar disidenti a vuajtesi i rexhimit.

    Mjafton me lexu ate qe po shkrun per ta kuptuar ate kohe, fatkeqesisht nuk patem fat edhe ta provojme.. kjo eshte e vertet. Mirepo po e provojme te sotshmen njekohesisht.. dhe kjo nuk po mjafton fare te kemi botekuptime te njejta. Pse kemi ndryshime kaq te medha perceptimi per realitetin aktual..? Sepse kjo nuk varet vetem nga prova.. por me shume nga parimi qe te udheheq. Parimi yt e kuptuam cili eshte! Fillon me s...
    Oj shkine qi na hiqesh si shqiptare kur ne ket teme e qujte ket popull me te meta mendore qi e ka pas hak persekutimin e Enverit. Ku e pe servilizmin tem? Ne cilin postim lavdrova un ndonji prej politikanve te sotem? Kur thashe un se sot asht çdo gja ne rregull? Un vetem po them qi nuk mund te krahasohena me ate kohe te erret sado keq qi t'jena sot.
    Servila jane ata qi e quj bace Enverin e nane Partine e qi arrijn me sha 3 milion shqiptar me i dal zot.

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    E kam thënë edhe herë të tjera:" më të zhrmëshmit janë ata që më së pakut e knë përjetuar "diktaturën". Ata e bëjnë këtë për dukje. Dhe unë i urrej njerëzit hipokritë.
    Ne ket kategori ban pjese ti, qi nuk e ke jetu asnji dite diktaturen, qi e fut edhe ne thojza.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Përshëndetje Alti.
    Sa bukur e the, prandaj të shash atë kohë do të thotë të shash paraardhësit e tu, sepse ata me mund e me djersë e bënë Shqipërinë, mbi të gjitha një Shqipëri totalisht të shkatërruar nga lufta. E bënë, shumica ne dëshira se po ndërtonin shtetin e tyre.

    E kam thënë edhe herë të tjera:" më të zhrmëshmit janë ata që më së pakut e knë përjetuar "diktaturën". Ata e bëjnë këtë për dukje. Dhe unë i urrej njerëzit hipokritë.

    Ajo që është për t'u sharë - shaje, ama mos u mundoni t'i hidhni hi syve tjetrit për gjërat që duken e kanë lënë gjurmë!
    Pershendetje projekti21_dk

    Nje histori që tregohet mbi ndërtimin e rrugës se Llogarase thuhet që,Lëshuan nje mushke nga mali,dhe nga kaloi ajo njerezit bënë dhe rrugën.
    Pastaj erdhi Italiani i zgjeroi,erdhi Xhaxhi i mirëmbajti,erdhi demokracia u rregulluan etj............por,dhe ata "djelmoshat" qe kan shku ne USA apo ku e di une se ku,dhe shajne sot,per te Zbrit nga Kukësi,Shkodra,Saranda neper ato rrugë kaluan që shkuan Larg,dhe HAPNË SITË,nëpër botë,me ato Hidrocentrale u rritën dhe panë për herë të pare dritë,dhe bukën e atyre tokave hëngrën nën atë DRITË,ne ate drite mesuan Abetaren,qe mos tu shtrmberoheshin syte nga KANDILI,dhe te shkonin ne USA e paguanin nga 20.000 usd per te Drejtuar syte,se ai nuk di që gjyshi i tij sado i pasur të ketë qënë,ka ngrënë buke me KANDIL,e masandaj,HARRUAN.....HARRUAN se nga ishnë,e se nga vinë,e aq me keq se kush ua bëni???
    Se besoj dikujt nga keta "djelmosha" do ti kujtohet ndopak ndonje histori e vogel,kur mund te kerkonin Babain po se shikonin,dhe kur vinte ai,ata duhet ta ken pyetur,o ba po ku ishe???Po ja te keqen Babai,beme nje rrugice te vogel,se nga ajo rruge gjyshi gjithmone vinte me kale,dhe donte 4 dite,po beme dhe nje grope me uje, te bejme pak drite ,po beme dhe nje banje se gjyshi YNE,dhe banjen e kishte ne fund te bahces!
    Por kur te rritesh ti BIR i BABAIT,ato qe beri YT ate dhe Gjyshi,ti rregullosh,zgjerosh,modernizosh,qe mos te te thyhen kembet si YT gjysh neper gerxhe,qe kur te vish me pushime nga USA ti bir i babait,te rrish si njeri,jo si QEN.
    O ba,po sikur ato qe ke bere ti,ti Shaj une,ti pres,ti shes,ti d.h.j.e.s???
    Shaji bir i babait,gur dhe kusur mos i ler,por mos harro se ato jane te TUAT,bej c'te duash po mos harro se dhe ti nga i Vendi d.h.j.e.r.e ke ARDHUR!
    Ne na akuzojne si "popull pa memorie",po ne fakt eshte e vertete.
    ....etj...etj...etj
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 06-12-2011 më 19:51

  4. #114

    Në kohën e tashme!

    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Po ça me t'than ty mor burre. Djali i nji kulakut qenka trajtu njisoj si djali i nji oficerit. E lejm si thu ti

    Jo vetem para se me ardhe komunistat por edhe gjate sundimit te tyne. E nuk e thash me u hap, por mos me u heq si i persekutum kur nuk kam ken, ngaqe kujtove se kam vujt ma shume se te tjeret.

    Thashe ne pergjithesi shume vetave i duket e mire ajo kohe se kan pas vec morra para se me i ba Enveri spiuna e oficera. Nuk thashe se ti ke ken i varfen se nuk te njof. Megjithse m'duket e çudishme qi ka shpetu pa u persekutu familja jote qi paska ken nder ma te pasunat ne Ballkan.

    Ju nuk po kerkoni zhvillimin por po doni me na kthy prap ne ate kohe se paskena ken ma mire.
    Po , po keshtu eshte si thua ti ! Shume njerezve te nivelit tend keshtu do t'i dukej se per parate , teneqet dhe gomeret apo tokat , duhej te ishin bashku me pushtuesin , sepse ai kishte pushke per me jua mbrojt !

    E po keta te fshatit tim , me pasurine qe kishin ndihmuan Luften , madje kane dale ne mal me ndjekesit e tyre edhe pa qene te bashkum fillimisht me LANC-in .

    Nuk e shikon qe edhe tek une kane edukuar dicka nga 1939-ta ? Une nuk e dua Salen & co , jo pse me ka bere ndonje gje te keqe mua personalisht , por se po i ben keq atdheut tone ! Dhe une kam besim tek njerezit e ketij vendi , pavaresisht sjelljeve te momentit !

    Ky popull investoi pikat e gjakut dhe te djerses per arsimuar bijte e tij , per te mesuar orarin e punes , shkencen tekniken , prodhimin , per dekada me rradhe !

    Mesoi cfare eshte agronomia dhe mbolli 2 milione rrenje agrume , molle , ullinj ! Ne malesi mbillej qepujka , patatja , salepi , rritej dhe vilej arra dhe geshtenja , duhani e shume te tjera . Vileshin dhe shfrytezoheshin "frutat" e pyjeve !

    Ku kane ikur te gjitha keto ? Ku shkuan investimet per diturine e njerezve , aftesite e tyre teknike , pemet e pyjet si dhe prodhimet qe merreshin ?

    etj. etj. etj. .....Por cfare flas une me ty ? Ti nuk eshte se nuk i di keto ! Ti vetem je i gatshem qe per te "mbrojt" Salen je gati ta shohesh me sarkazem , Shqiperine ne gremine !

    Eshte e drejta jote dhe zgjedhja jote ! Dikush , dje , zgjodhi te bashkepunonte me pushtuesin dhe sot qurravitet duke share te tjeret dhe duke genjyer qe t'i heqe vehtes balten qe i hodhi po vete ......! Por njerezit nuk jane budallenj ....

    Per te ngritur koken Shqiperise i duhet puna dhe prodhimi i saj ! Pike ! Lereni te punoje dhe mos e pengoni......... !

  6. #116
    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Cfare s'kishte?
    Po pse ateher ku prodhoheshin ne Kine?
    Po ne shqiperi prodhoheshin,Birra,Konjaku,Rakia,Taraboshi,Vera,Sh ampanja....
    Ka dhe tani,qe prodhohen po jo si atehere,qofte per ateher.
    Thashe qe atehere kishte vetem 1, tani ka 5-6. Tani mund te blesh Birra Tirana dhe ne Amerike po deshe.

  7. #117
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Tema duhet te quhet "Ithtaret e Enverit".


    Jam kurioz te di, a e ka idene Projekti21 se sa fitonte ne muaj nje fshatar qe korrte tonelata me grure ??? A e di Projekti21 se me çfare i ushqente dhe vishte femijet e tij nje fshatar qe milte lopen ??? A e di Projekti21 se kur shkoje per mik ne shtepine e fshatarit qe grurin e mbillte, e ujiste dhe ne fund e korrte, ishte gje e madhe t'i sillje nje buke gruri nga qyteti ???


    A do t'a linte jeten e Europes Projekti21 per te punuar ne kooperativen ku korreshin tonelata grure, te punonte dhe te paguhej sa nje fshatar dhe t'i rriste e ushqente femijet e tij me buke misri ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #118
    Se kuptoj pse rrine shpjegojne qe cdo gje e prodhuar e ndertuar ne Shqiperi, eshte bere nga shqiptaret. Po normal qe prinderit e gjusherit ton i kane bere, por problemi eshte se cfare behej atehere e cfare behet tani. Tani prodhimi i brendshem eshte shume here me i madh. Eksporti po ashtu. Cdo gje qe ka ne Amerike e ne Europe, e ke dhe ne dyqane ne Shqiperi.

  9. #119
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Ndiqeni edhe një herë filmin për "Kukësin e Ri" ( ndoshat ky nuk është montim Kine!!) dhe binduni!
    Mbi të gjitha le ta shikojnë fëmijët që të mbillet te ta dashuria për ta ndërtuar Shqipërinë dhe jo për ta djegur!
    Z.Projekti21_dk,

    Sinqerisht qe nuk ndjehem mire kur shoh se me ose pa deshire luan rolin e nje atdhetari naiv.

    Nuk ndjehem mire per shume aresye, por mbi te gjitha nga fakti se ke qene dhe ndoshta je nje mesimdhenes dhe imagjino se çfare mesimi mund t'u japesh femijeve shqiptare me keto ide qe mbart.

    Eshte per te ardhur keq qe edhe pse kane kaluar 20 vite nga renja e sistemit diktatorial, nostalgjiket naive vazhdojne te trumbetojne deshtimet si suksese.

    Eshte vertete per te ardhur keq! Shqiperia or lum miku ka vuajtur shume, jo se njerezit nuk kane punuar, por se ata kane punuar kot se koti, kane punuar tmerresisht shume per nje sistem ekonomik qe vetem vleren e punes nuk e njihte.

    Kam takuar shume shqiptare te zonave te tjera shqiptare, qe kur vinin ne fillim te viteve '90 ne Shqiperi dhe provonin varferine e tejskajshme shpreheshin se "ju nuk paskeni punuar kurre"!

    Pse benin ata nje pyetje te tille? Sepse ishin te keqinformuar nga mediat e diktatures per "lulezimin e ekonomise shqiptare, per njeriun e ri socialist, per jeten e lumtur te punetoreve dhe fshatareve, per uzina dhe fabrika, per industri e bujqesi moderne etj.

    Asokohe nuk ju kam vene faj, mirepo te vazhdosh ti biesh fyellit serish vetem ne nje vrime, flet ose per naivitet te theksuar ose per dashakeqesi!

    Nga vitet '80, ne kuader te luftes ideologjike qe zhvillonte PKJ-PPSH, televizioni i Prishtines pat transmetuar nje emision me qytetaret shqiptare te arratisur ne ish-Jugosllavi, shumica prej tyre djem dhe familje komunistesh nga Vlora e deri ne Peshkopi.

    Ne e shihnim ate emision me dyer te mbyllura, se ashtu zhvillohej jeta asokohe dhe nder veti komentonim vetem me shoke shume te besuar rreth ketij emisioni.

    Ishte per te ardhur keq, por ata tregonin te verteten per jeten ne Shqiperine "socialiste" dhe ne ndjeheshim shume keq sepse ne e perjetonim realitetin ashtu siç ishte dhe ata qe ishin larguar nga Shqiperia tregonin realitetin e tmerrshem shqiptar.

    A ka njeri normal qe nuk e do vendin e vet? Nuk ka!

    Mirepo te thuash te verteten per ate se si ka qene Shqiperia, kjo nuk do te thote se ti nuk e do vendin tend, por perkundrazi ngaqe e do aq shume e desheron dhe te bukur dhe te rregullt dhe te pasur dhe fisnik.

    Mirepo nje gje duhet ta kesh te qarte o z.mesimdhenes!

    Mos e luaj me rolin e naivitet sepse dashje pa dashje del dhe dashakeqes, sepse duke i bere hyzmet naivitetit ti mbron nje periudhe prej se ciles shumica e shqiptareve ka perjetuar tmerr dhe te talelsh me tmerrin e tyre kjo eshte me shume se keqdashje.

    Nostaligjine qe ke patur per Shqiperine, mos e ngaterro me nostalgjine per bace Enverin, sepse ben nje gabim shume te madh.

    Bace Enveri ka qene nje kriminel, qe ka bashkedrejtuar me kriminele te tjere, ne nje regjim krejtesisht kriminal dhe te pashpirt per shumicen e shqiptareve.

    Ti e sill bukur teme, duke u perpjekur qe te na mbushesh mendjen se Shqiperia asokohe prodhonte, ndersa sot ajo nuk prodhon!

    Naivet dhe nostaligjiket bien pre e rrjetes tende, sepse e keni gjetur emeruesin e perbashket qe quhet enveronostalgji.

    Per mbyllje une jam lindur dhe rritur ne kete qytet qe ti e ke pare ne kete emision propagandistik te TVSH dhe na e sjell ketu tere mburrje a thua se çfare ke zbuluar.

    Kane qene dhe mbeten nje mashtrim i madh.

    Ju atje ne Danimarke (por dhe ne vende te tjera ku keni gjetur rehatine e mikpritesit) e keni arritur piken kulmore te enveronostalgjise, sa kam arrit t'ju quaj budallenj te pandreqshem. Keni vite te tera qe harxhoni kohe, para dhe energji me botime krejt te kota, me radio e mjete indormacioni te tjere krejt te kota, sepse permes tyre nuk keni rrezatuar qofte edhe nje dite rreze kulture dhe mendimi te perparuar.

    Ka njeerz qe qejfin e bejne ne kafe a duke luajt me shoke, mirepo ju enveronostalgjiket e kaloni duke u marre me mashtrime. Me e keqja eshte se keto mashtrime ja beni njeri-tjetrit dhe keni arritur ne ate pike sa i besoni dhe mashtrimet tuaja, sepse duke i perseritur aq shpesh ju eshte fiksuar ne mendje se ato jane e verteta absolute.

    Nuk jetohet nje jete me mashtrim!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-12-2011 më 16:51

  10. #120
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    O DYDRINAS, le ta lëmë mënjanë "nostalgjinë" për ish regjimin si edhe "dashurinë" për regjimin aktual.
    Projekti mendon se atëher prodhohej më shumë (edhe unë ashtu mendoj), mbase ne e kemi gabim!!
    Atëher të lutem më thuaj çfar prodhon sot Shqipëria më shum se dje??? (përveç pordhëve)

Faqja 12 prej 32 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •