Close
Faqja 8 prej 32 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 313
  1. #71
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Puna është se këta komunistët e dhjerë, këta enveristët e shpifur (që s'kanë jetu në Shqipëri!) na e nxjerrin kohën e Dullës lule, me mirëqenie të madh, sikur populli jetonte mirë i kendonte përnatë shpirti për atdheun socialist të Enverit. Kishte prodhim të madh thonë, aq i madh ka qenë sa 95% e njerëzve (hiq spurdhjaket e partise) nuk ngopeshin as me buke mor, kishin 10 vjet rrjesht me tollona. Çaj me klor dhe fasule. Biles nga kjo kequshqyerje kaq ekstreme e për vite të tëra, shqiptarët nisën të mbetnin edhe të shkurtër në krahsim me popujt e tyre. Se sa ndikon ushqyerja në rritje të them se edhe pse koreanët janë një popull, ata të veriut që jetojnë me mësimet e dullës së tyre Kim Jong-il janë mesatarisht 10 cm më të shkurtër se koreanët e jugut (një komb janë).

    Unë problemin e kam kur ca idiotër sajojnë lloj lloj rrene, shpifje, rrengu, matrapazi për ta nxjerrë kohën e Enver Hoxhës si të artë, si për t'u patur zili, duke mashtruar hapur, në një kohë që të gjithë prindërit tanë e kanë jetuar vetë atë kohë makabre. Njësoj sikur ca gjermanë të thonë se Hitleri nuk ka vrarë çifutët, njesoj janë edhe këta enveristët e Kosovës. Po të ishin arratisur në Shqipërinë e Enverit me siguri do të kishin vdekur burgjeve të rrjepur si qenër, siç dhanë shpirt në duart e sigurimit qindra kosovarë që vinin në shtetit amë të shokut Enver.
    Megjithekete qe the moderator i nderuar, mendoj qe Shqiperia e Enver Hoxhes ne nje konfrontim hipotetik te imagjinuar me Shqiperin e Sales + te Nanos + te Zogut(te lidhura keto ne aleance), do t'i shpartallonte ne nje çerek ore hiq me shume. Dhe jo vetem ushtarakisht.. por gati ne te gjitha diciplinat.
    Me kete nuk dua ta mohoj ate qe thua ti, shumica jane te verteta. Qe kane qene kohe te veshtira nuk diskutohet.. mos na akuzo per gjera qe nuk i kemi thene, une jo, e sa kam mundur te shoh as baca Adem.
    Ju, salistet ne veqanti, nuk doni asesi ta pranoni faktin qe mireqenia e sotme materiale(iluzore) eshte rezultat i drejteperdrejte i hapjes se dyerve per emigrim dhe asgje tjeter. Kot mburreni se ndryshimi i sistemit(pluralizmi, tregu i lire, liria e shprehjes, prona private...) na e mbushi barkun. Fjala demokraci nuk eshte sinonim i fjales emigrim. Kete e dine mire sot kosovaret qe kane mbetur te izoluar si virusa.. dhe do te vdisnin urie, uri demokratike, sikur te mos kishte egzistuar emigrazioni i viteve te 90-ta.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Ja o miq një lajm që ju mund ta kishit postuar:

    Hapet “Tirana East Gate”


    Në pjesën lindore të kryeqytetit, prej nga ka marrë edhe emrin, është vënë në funksionim 18 muaj pas nisjes së ndërtimit qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, “Tirana East Gate”.

    Qendra është një investim prej 104 milionë eurosh dhe investitorët e saj, “Balfin Group”, kompania më e madhe private në Shqiperi, dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, planifikojnë të punësojnë direkt 2 mijë persona dhe indirekt 2 mijë të tjerë.

    Për kryeministrin ky investim, si dhe prania e rreth 160 bizneseve, përfshirë dhe emra të njohur botërorë, është një nga treguesit më të mirë të besimit tek Shqipëria.

    “Një ditë një miku im më thoshe se, “e vizitova qendrën dhe se gjatë gjithë vizitës time atje mendoja se mund të gjendesha në Paris, Nju Jork, Londër dhe cdo kryeqytet të botës”. Mikut tim i sugjerova: “vizitoje edhe njëherë dhe mendo se kjo është Shqipëria”. E vërteta është se kjo është Shqipëria. Ky është një investim shqiptar”, u shpreh kryeministri në ceremoninë e inaugurimit.

    Një nga risitë që sjell qendra tregtare “Tirana East Gate” është prania e rrjetit të hipermarketeve në Europe, “Carrefour”, që me rreth 3 mijë produkte synon të kënaqë interesat e cdo familjeje.

    “Kjo qendër do sjellë një eksperiencë të re blerjesh, me dyqane sipas normave dhe standarteve evropiane dhe me cmime të lira e konkurruese”, deklaroi menaxheri i qendrës tregtare, Samir Mane.

    Investitorët dhe bizneset synojnë që me shumëllojshmërinë e markave dhe produkteve, hapësirat për argëtim, si dhe baret dhe restoranet, ta shndërrojnë “Tirana East Gate” në një nga pjesët më tërheqëse të kryeqytetit.

    E posotoj unë se e dua Shqipërinë.. Pak, pak por së pakut nja 10-15 veta janë punësuar
    Bacë Ademi, nuk dua të përzihem nëpër debate politike, sepse jam vërtet i paanshëm dhe nuk bëj tifozllëk për asnjë. Të kritikosh të metat e sotme, nuk do të thotë se je me sistemin e kaluar, por më tërhoqi vëmendjen ky lajmi që solle.

    Të hapësh një qendër tregtare me dyqane ku shiten mallra të huaja që vijnë nga jashtë, ky nuk quhet prodhim vendës.

    Edhe firmat e huaja që hapin ndonjë fabrikë në Shqipëri dhe prodhojnë këpucë ose veshje, e që në shumicën e rasteve e sjellin lëndën e parë nga jashtë, për mua nuk janë prodhime vendi. Për të mos thënë që nuk prodhon asgjë, Shqipëria sot prodhon shumë pak, vetëm importon.

    Të importosh mallra industriale, kur dihet që Shqipëria nuk e ka zhvillimin e huaj teknologjik dhe industrial, është e kuptueshme, por të importosh mallra ushqimore dhe prodhime bujqësore, kjo është e papranueshme dhe tregon se në ç'pikë të hallit gjendet Shqipëria.

    Mbijetesa e shqiptarëve në këto 20 vjet, ka qenë e mbetet mërgimi dhe puna në vendet e huaja. Kush nuk e pranon këtë, nuk është i sinqertë dhe gënjen veten.
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 27-11-2011 më 09:15

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Puna është se këta komunistët e dhjerë, këta enveristët e shpifur (që s'kanë jetu në Shqipëri!) na e nxjerrin kohën e Dullës lule, me mirëqenie të madh, sikur populli jetonte mirë i kendonte përnatë shpirti për atdheun socialist të Enverit. Kishte prodhim të madh thonë, aq i madh ka qenë sa 95% e njerëzve (hiq spurdhjaket e partise) nuk ngopeshin as me buke mor, kishin 10 vjet rrjesht me tollona. Çaj me klor dhe fasule. Biles nga kjo kequshqyerje kaq ekstreme e për vite të tëra, shqiptarët nisën të mbetnin edhe të shkurtër në krahsim me popujt e tyre. Se sa ndikon ushqyerja në rritje të them se edhe pse koreanët janë një popull, ata të veriut që jetojnë me mësimet e dullës së tyre Kim Jong-il janë mesatarisht 10 cm më të shkurtër se koreanët e jugut (një komb janë).

    Unë problemin e kam kur ca idiotër sajojnë lloj lloj rrene, shpifje, rrengu, matrapazi për ta nxjerrë kohën e Enver Hoxhës si të artë, si për t'u patur zili, duke mashtruar hapur, në një kohë që të gjithë prindërit tanë e kanë jetuar vetë atë kohë makabre. Njësoj sikur ca gjermanë të thonë se Hitleri nuk ka vrarë çifutët, njesoj janë edhe këta enveristët e Kosovës. Po të ishin arratisur në Shqipërinë e Enverit me siguri do të kishin vdekur burgjeve të rrjepur si qenër, siç dhanë shpirt në duart e sigurimit qindra kosovarë që vinin në shtetit amë të shokut Enver.
    Nuk i heq asnji presje ca ke shkrujt.
    Ajo kohe mos ardht kurre ,e kam thene dhe e them prap ,pamvarsisht se cfare mendoj per politiken e sotme.
    Shqiptaret e kosoves skane per ta kuptu kurre se ckemi heq 45 vjet komunizem. Bonim dasem kur vinte njeri per vizite se do hanim makarona ose pilaf lol. Jete qeni ,vetem per bollek e mirqenie smund te flasim per kohen e dulles sepse ka qene sketerre e vertete. Ky eshte nji nga 1000 shembujt negativ qe ka pas ajo kohe.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #74
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    që kur paska dalë kjo lloj gjelle që nuk paskam dëgjuar për të. kam dëgjuar ta zëmë për gjllë me fasule, patate etje etj. Po kjo gjella me tallona çfarë biçimi është, dmth si shijon si fasule a si patate?
    Fasule e patate ku ti gjenin
    Ushqimi rracionohej me tollona , dmth Enveri i jipte nje leter te vogel cdo familje dhe thonte "1 kile mish keni te drejte te blini cdo muaj". Nqs nuk e prezanton kete letren tek shitesi nuk blen dot mish, qumesht, ushqime te tjera. Pra shkurt ka qene krize ushqimi qe per sa kohe ishte Enveri ushqimet merreshin me tollona. Duhej te prezantoje "letren" tek shitesi perpara se te blije ushqimet. Nese letra thot 1kile atehere 1 kile ke te drejte te blesh per gjithe muajin. Kete kilen mund ta ndash e thua dua 1/2 gjys kile mish sot dhe e blen. Mbas nje jave shkon dhe blen gjys kile mishin tjeter qe te ka ngelur. Me aq sa mbaj mend une keshtu ishte puna e tollonave. Sesa kile mish lejoheshe s'mbaj mend por qe ishte e tille situata...te tregonte qeveria sa ushqim te takonte ty si familje te blije pra me rracion.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    shqiperia prodhon vetem import valute nga emigrantet dhe ndihma e borxhe nga bota, kete prodhon shqipria
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  6. #76
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Moderatore e nderuar DI_ANA..
    Te ka shpetuar nje postim imi pa e fshire akoma.. nr. 71
    Jepja bereqetin.. edhe ketij.

    flm per mirekuptim!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    tema qenka kthyer ne muabet tallonash


    shqiperia prodhonte gjithcka pavarsishte se sa e kishte koston ne cdo aspekt
    p sh u prodhua traktori i pare ne uzinen e autotraktoreve dhe kostoja e tij doli sa te blinte 3 te rinj ne KINE


    ndersa tani prodhojme hashash dhe emigrant

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    ...............................

    Shqiperia eshte eshte nje shtet i varfer por eshte me pak e varfer se ne kohen e Enverit
    Mos mor burre .....! Ne rast se e beson vertet kete , atehere je plotesisht i paditur dhe nuk merr vesh nga punet e kesaj bote !

    Ne rast se e thua se je antienverist , prape e ke gabim se Shqiperia eshte atdheu yne qe nuk na e fali Enveri , por na e lane te paret tane .

    Me sa lexoj ketu , asnje nuk e ka kuptuar hapesin e temes , preokupacionin , shqetesimin dhe dhimbjen e tij .

    Shqiperia eshte mbushur me qorra poltike dhe me llafazane politike qe nxjerrin vetem tinguj nga kordat e zerit dhe qe truri iu mungon totalisht !

    Me vjen vertet keq ! Nivel medioker mendimi dhe sulme te parasyeshme lexoj ..... Eshte sinqerisht e dhimbshme te konstatosh kete injorance dhe nivel kaq te ulet dieje ...... !

    Gjithe te mirat
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 04-12-2011 më 17:56

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    tema qenka kthyer ne muabet tallonash


    shqiperia prodhonte gjithcka pavarsishte se sa e kishte koston ne cdo aspekt
    p sh u prodhua traktori i pare ne uzinen e autotraktoreve dhe kostoja e tij doli sa te blinte 3 te rinj ne KINE


    ndersa tani prodhojme hashash dhe emigrant
    ......Edhe kurva ...! Berluskoni porositi edhe vete Sali Berishen per kete lloj malli ..... ! Dhe ai (Saliu) premtoi t'i conte Argiten dhe Lirine si dhe mbesat e tij ...... bashke me keta ithtaret e tij ..... Palacua !

  10. #80
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Mos mor burre .....! Ne rast se e beson vertet kete , atehere je plotesisht i paditur dhe nuk merr vesh nga punet e kesaj bote !

    Ne rast se e thua se je antienverist , prape e ke gabim se Shqiperia eshte atdheu yne qe nuk na e fali Enveri , por na e lane te paret tane .

    Me sa lexoj ketu , asnje nuk e ka kuptuar hapesin e temes , preokupacionin , shqetesimin dhe dhimbjen e tij .

    Shqiperia eshte mbushur me qorra poltike dhe me llafazane politike qe nxjerrin vetem tinguj nga kordat e zerit dhe qe truri iu mungon totalisht !

    Me vjen vertet keq ! Nivel medioker mendimi dhe sulme te parasyeshme lexoj ..... Eshte sinqerisht e dhimbshme te konstatosh kete injorance dhe nivel kaq te ulet dieje ...... !

    Gjithe te mirat
    cfare prodhonte Shqiperia o lab ?

    mundesisht me detaje.,se ka dhe pleq ketu ne fsh qe nuku e hane sapunin per djathe

Faqja 8 prej 32 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •