Close
Faqja 3 prej 32 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 313
  1. #21
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Projekt athere ashtu ishte propaganta , qe ne jemi populli me i lumtur ne bote.
    Prandaj i mbylli kufijt xhaxhi , qe njerzve mos t'ju hapeshin syte dhe normal qe nuk do dish te besh krahasimin.
    Po koha e tallonave c'fare tregonte athere , qe kishim prodhime vendase me bollek ?
    Athere u prodhonin psh. pantallono seri , te gjithe si shtepia e femijes ect ect , kurse sot rrefugjat me shumic lol


    Natyra na ka falur klimen e ngrohte dhe kemi nje bregdet te mrekullueshem qe fatkeqesisht po e keqmanaxhojme.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  2. #22
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    përshëndetje puro shkodran, jo unë nuk po ju mësoj, por po ju pyes për ato që po i shoh. Ju ne¨se keni kundërargumete demantojeni këto. Prandja mos u merrni me mua e me njer¨z të tjerë që flasin me fakte.
    Ja ta zëmë:
    demantojeni:

    A mbillej pambuku dikur në Shqipëri,
    A u rindërtua dibra brenda 5-6 javësh pas termetit
    a kisht eshkritore kromi dikur dhe a shkrihej krom e metale tjera në shqipëri. ( Besoj të kujtohet "Çeliku i Partisë")
    është e vërtetë se prodhoheshin traktorë në shqipëri

    nëse po, pranojeni këtë të dhënë dhe mbi të gjitha sa është shtuar rendimenti krahasur me ato vite ( kupto vitet e 50-60)
    ose
    demantojeni, ta zëmë: "jo ato që ke parë në TV për mledhjen e pambukut kanë qenë të Maqedonisë, a Bullgarisë, pra janë montazhe....
    Nje ndihme te vogel..
    -Mbillej grure,grure me mijra hektare... e haej miser(perzier me krunde)
    -Milej lopa,komplekset e blektorise ishin moderne.. e s'pihej qumeshti s'gjendej djath e gjalpe...
    -Frutoret lulezonin me rendimente nga me te lartat... por fruta s'gjeje ne dyqan..
    Mos te flasim per shtepi banimi ku kishte banesa qe jetonin edhe 2-3 familje se bashku..
    etj,etj...
    Ti kerkon rendiment... si e do me grafik apo thjesht me shifra..
    Nuk me hyn ne pune ai rendiment kur mund te gjej ne mes te nates "ç'thote gjuhe e zogut" ..
    Ate qe beri dora e privatit per 20-vjet nuk e beri per 50-vjet socializmi..
    Keto jane jo se i them une.. po ec e bej nje xhiro vete e shihe me syte e tu.. nuk eshte parajse.. por edhe ferri i dikurshem nuk eshte
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Mua nganjehere me merr malli per ato kohe, po edhe fushe me lule sic tregonin filmimet nuk ka qene, jo!

    Po regjistronim tek studiot e televizionit nje emision per femije me teta Ketin, ajo bjondja e lezetshme... nejse, une isha pjese e kalamajve, jo e regjise. lol
    Se c'beme nje loje nje studio, a quiz, s'e mbaj mend me thene te drejten, dhe fituesi fitonte nje liber per femije. Nejse, e fitoi nje vajze dhe ia jep teta Keti... pritet regjistrimi dhe nga pulti i regjise vjen nje ze "shiko goce, se mos e marresh me te vertete ate librin!". Ne ia plasem te qeshurit... po asnje s'u zhgenjye, ishim mesuar me ate lloj loje ku cdo gje behej sa per sy e faqe.

    Edhe femrave ua kane marre shpirtin atehere; nje 40 ditesh per lehoni e fishek ne pune e kerthia direkt ne cerdhe... te forta ato e te forte ne! lol Mos flasim pastaj per ato palo kushte...
    Kur bej biseda me prinderit e mi, e kuptoj qe vertet kane punuar e jane munduar ne punen e tyre, por c'e do, kur i jep nje biciklete te prishur, sado te mundohesh, makinat qe te kalojne perbri ta kane marre me qindra here.

    Kurse sot... i kemi hipur kalit se prapthi! lol
    Nejse, sot njerezit jane te lire te marrin ne dore fatet e tyre, dhe nuk eshte pak.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lady Oscar : 18-11-2011 më 12:11

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    ah, dhe nje gje: fytyra e fshatareve te atyre koheve ish dicka qe te pikte ne zemer, dukej 40vjecari si me qene 60 vjec... dhe e tille ish 70% e popullsise qe jetonte ne nje vend te "industrializuar".
    eshte shtresa me te cilen historikisht eshte abuzuar paturpesisht ne te tera "revolucionet" shqiptare dhe qe s'i ka pare nje dite te bardhe cfaredolloj sistemi...

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lady Oscar për postimin:

    abica (19-10-2013)

  6. #25
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Ky nuk është vendi për të rinjtë

    * Shqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmbën e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me ritmin që nuk paska gjë që e ndaluaka, nuk do të kenë as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth.

    Nga Andi Kananaj

    *Ky nuk është vend për të rinjtë. Dhe ata që do të gjejnë një punë, shpesh, do të jenë të paguar keq. Pa sigurime, rrjedhimisht të pasiguruar në kohën kur sigurimi t’u duhet me të vërtetë. Kur të jenë të sëmurë, apo akoma më keq kur koha të ketë kaluar dhe ta shohin veten të moshuar dhe pa gazin e viteve të para.

    * I kërkohet shpesh dhe patetikisht, atyre që ikën me vrap për të fituar dije në perëndim që të kthehen për atdheun e tyre. Që do të përkthehej: lini punët ku vlerësoheni për profesionalizmin tuaj dhe kthehuni. Gjeni mik që t’ju çojë afër Berishës, Ilir Metës apo Mediut, pastaj lutuni shumë. Dhe kur të bindni që jeni militantë, ata do t’ju pranojnë në punë. Jo se jeni të aftë, por se u aftësuat në humbjen e personalitetin tuaj.
    shkrimi i plotë

    --------------------------------------------------------------------------------
    Shqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmbën e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me ritmin që nuk paska gjë që e ndaluaka, nuk do të kenë as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth. Mendoj se dhe të tjerët duhet të mendohen. Brezi i atyre që në masë të madhe po mbarojnë shkollat si juristë apo ekonomistë do të kuptojnë se realisht nuk ka vende pune për të gjithë. Emocioni i të mbaruarit të shkollës (shpesh të paguar dhe shtrenjtë) do të kthehet një emocion më të fortë dhe shumë shpesh negativ. Ky nuk është vend për të rinjtë. Dhe ata që do të gjejnë një punë, shpesh, do të jenë të paguar keq. Pa sigurime, rrjedhimisht të pasiguruar në kohën kur sigurimi t’u duhet me të vërtetë. Kur të jenë të sëmurë, apo akoma më keq kur koha të ketë kaluar dhe ta shohin veten të moshuar dhe pa gazin e viteve të para. Dhe ata që sot kanë një punë, shohin se ajo punë nuk u siguron mundësinë që të kenë një familje. Kredia që do të marrin për të blerë një shtëpi, në rastin më të mirë do t’i shoqërojë deri në kohën e largët, pafund të largët, atëherë kur nuk do ta kujtojnë më se përse e morën këtë dreq kredie: E në rastin më të keq një bankë me shpejtësinë e zërit të një përmbaruesi privat do t’u konfiskojë çdo gjë, për të cilën po punonin me zell. Një vend ku të fusnin kokën.
    Ky nuk është vend për të rinj. Ky është vendi për 100-150 servilë “gjenialë” që shpesh janë ata arsyeja e gjithçkaje të keqe. Ky nuk është vend ku të rinjtë të kenë shansin të konkurrojnë normalisht. Në Shqipëri nuk ka garë.

    Në njërën anë vendet në administratë janë të numëruara për militantë dhe organizatorë mitingjesh, në tjetrën, tek sektori qesharak privat të punësuar më së shumti janë kushërinj fodull. Sigurisht që biznesi ka ardhur si pasojë e lidhjeve me politikën dhe vetëm në pak raste do të ketë mundësinë që të eci në rrugën e menduar. Pjesa më e madhe e “pronarëve”, do të konsumojnë deri në zhdukje të pasurisë që i kanë privatizuar për pak gjë.

    Ky nuk mund të jetë vend për të rinj, kur politikanët gjenerohen dhe vetëgjenerohen ciklikisht të njëjtët për 20 vjet po kaq të përsëritshëm. Politikanët, në vendin tonë, nuk kanë frikë nga e panjohura e të nesërmes, se janë vetë e ardhmja (ajo e zymta si kanë treguar faktet). Vitet në vazhdim, për fatin e zi tonin, vetëm sa do ta përforcojnë këtë tezë parashikuese. Nuk duhet kalendarë, mjafton televizioni “Abc” për ta kuptuar.
    Ky nuk mund të jetë vend për të rinjtë, kur plani i vetëm për të mbijetuar politikani si specie e kamur, është importimi i mbetjeve urbane nga çdo vend që i ka të tepërta. Ky vend nuk ka si të jetë për të rinjtë kur Mafia vendos dhe për sëmundjet e të ardhmes. Nuk mund të jetë vendi për të rinjtë, atje ku turizmi i vetëm të siguron kancer në mushkëri dhe mëlçi. Mazokistët e gjithë botës mund të bashkohen këtu, për pak kohë cilësore. Pas tyre nuk do të ketë më asgjë.

    I kërkohet shpesh dhe patetikisht, atyre që ikën me vrap për të fituar dije në perëndim që të kthehen për atdheun e tyre. Që do të përkthehej: lini punët ku vlerësoheni për profesionalizmin tuaj dhe kthehuni. Gjeni mik që t’ju çojë afër Berishës, Ilir Metës apo Mediut, pastaj lutuni shumë. Dhe kur të bindni që jeni militantë, ata do t’ju pranojnë në punë. Jo se jeni të aftë, por se u aftësuat në humbjen e personalitetin tuaj. Kjo aftësi e re do t’ju bëjë më të durueshme faktin se shefi juaj nuk di të përdori e-mailin. Kjo aftësi e re do të bëjë që koha në mitingje t’ju konsiderohet punë efektive. Kaq lehtë do të jetë, nëse plotëson kushtin e parë dhe të dytë. Përndryshe papunësia do të mundësojë me sukses uljen e autostimës suaj. Do të ktheheni andej nga erdhët, me besimin që kjo ishte hera e fundit që besuat. Një vend i tillë nuk mund të jetë vend për të rinjtë. Një vend të kërkon të sakrifikosh sa për sy e faqe. E vërteta është se vendi nuk të kërkon aspak. Nga larg je më simpatik.

    Për fat të keq, nuk është as batutë. Ju të gjithë e dini ku jetoni. Flitet për të rinjtë, dhe për të larë ndërgjegjen i kalohen disa konferenca për shtyp deputetëve si Gerd Bogdani. Po Gerd B., vetëm i ri nuk mund të jetë. Tipa të tillë kanë siluetën e një të 25-vjeçari, po vetëm kaq. Zëri, fjalët, gjithçka thuhet ka kaluar në mendjen e një 70-vjeçari. Telefoni i ka bashkuar për pak sekonda. Pastaj leximi i keq, ka qenë pjesë e argëtimit të dyfishtë të burrit plak që vendosi për gjithçka. Ndoshta edhe që të quhesh Gerd B. Ky nuk është vend për të rinjtë. Kjo nuk do të thotë që është vend për pleqtë. Ndoshta vetëm për një të tillë. Për të tjerët nuk ka ilaçe. Janë në fijen e jetës dhe shtrëngojnë fort atë. Përtej saj nuk ka mjeke, nuk ka vëmendje, ka vetëm diabet dhe dhimbje. Dhimbje dhe për të rinjtë që po lënë pas.

    Ky nuk është më vend, ky është si faturë për t’u paguar në emër të një atdheu joreal. Ky nuk është me vend, por një lajmërim i madh për t’u arratisur.

    Gazeta “Shekulli”

    Marrë nga: http://www.noa.al/2011/11/ky-nuk-esh...per-te-rinjte
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #26
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Pse nuk ia ban vetes ket pyetje: "Ku shkonin keta ne foto me qe paska qene kaq mire ne Shqipni?"
    Megjithese e di edhe pergjigjen: "Bukeshkalet, i bien te mires me shkelm"
    Keta majmune eshte dashur te hudhen qe te gjithe ne detin adriatik.

    Rumania ishte edhe me keqe se Shqiperia ne vitet e 90 ,pore populli rumune e vrau Caushevskin dhe vazhduane jeten , me ata mundesi qe kishin .

    Kjo qe po shohim ne fotografi nuk eshte asgje tjeter pore vetem se nje lakmi dhe tradite e shqipetareve pesimiste ,qe mendojne se e ardhmja e shqipetareve eshte vetem valixhet ne shpine.

    Injejti filme ishte edhe me shqipetaret e Kosves , lufta filloi ne Kroaci ,shqipetaret e Kosoves e leshuane vendin , pore ne kete raste shqipetaret e Kosoves kishin nje arsye politike dhe gjenocidit qe ushtronte serbia mby ta.

  8. #27
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Se çfarë prodhohej atëherë,ne që kemi jetuar të flasim se si e sa ushqeheshim,se si e sa visheshim.Një palë mbathje të reja qarkullonin në gjithë shtëpinë!Nuk di a keni dëgjuar për mbathjet me arna!Unë personalisht,me një këmishë poliestër,e shtyva 12 vjet!Ju betohem.Nuk dua t'i hyj ushqimit se përbën njollën më të zezë të vëndit tonë socialist.
    Tani mendojeni e kuptojeni vetë se çfarë prodhohesh në mëmëdheun tonë të dashur!
    Autori i postimit bën thirrje që të mos i japim ngjyra pçolitike!!!Por pa na thuaj zotëri,a ishte politika ajo që drejtonte çdo gjë dhe çdo sekondë të jetës tonë?Pra,si mund të mos ta trajtojmë politikisht?!
    Por më e çuditshmja është se po shkruajnë për Shqipërinë,ata që nuk e jetuan as edhe një sekondë!!!
    Autori i shkrimit eshte nje prej atyre qe e njihnin Shqiperine permes informacioneve te Sigurimit te Shtetit dhe permes filmave te politizuar, qe shperndaheshin nga ambasadat shqiptare kudo ku jetonin shqiptare nga ish-Jugosllavia ne vendet perendimore.

    "Zeri i Shqiperise, zeri i se vertetes" - ulerinte Zeri i Popullit!

    Indoktrinim i gjalle!

  9. #28
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Dikur prodhonim fruta dhe perime, sot nuk kemi nevoje ti prodhojme se na i sjell Saliu nga Maqedonia, Bullgaria etj... Por ne sot jemi modernizuar dhe meremi me prodhimin e Hashashit, Kanabis, Maroanes etj prodhime bashkohore
    Frutat dhe perimet shqiptare ekspozoheshin vetem tek ish-ekspozita Shqiperia Sot.

    Ne vitet '70-'80 vinin shume vizitore shqiptare nga Kosova ne Shqiperi. Diten qe vinin ata, mbusheshin dyqanet me konjak Skenderbeg, me vaj ulliri, me kafe etj dhe bleres ishin vetem keta vizitore, sepse i duheshin regjimit per propagande.

    Po ne e kemi jetu jeten shqiptare o Adem "danezi" i projektit 21!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-11-2011 më 15:05

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    frutat e perimet shqiptare qe gjendeshin neper shitore ishin vec prasi


    mos i harorni rradhat e qumshtit o popull vetem 30 familje kishin fatin te kishin qumsht em i fjal ato qe kishin zan rradh qysh ne dy te mgjesit
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  11. #30
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    E kisha harruar këtë që do tju tregoj pasi ma kujtoi një shoku im,ish oficer.Por unë nuk kam qënë oficer.
    Kur shkova një ditë në një kioskë,siç i themi sot,ku shiteshin fruta perime,shoh aty këtë shokun dhe dy tre qytetarë të tjerë.Në atë dyqan,kishte vetëm hurma.Pasi e përshëndeta shitësen,i thashë.Çfarë gjelle mund të gatuhet me hurma?!"Ata qeshën.
    Një gjë nuk kam arritur ta kuptoj!
    Pse hapen këto tema tani dhe kujt i shërbejnë?!Sikur ta zëmë se ato që shkruan autori i temës,janë të vërteta,ku kërkon të dalë!Po të ishte bahçe me lule Shqipëria,këta zotërinjtë nuk do merrnin arrratinë nëpër shtetet perëndimore, por do nguleshin në atë bahçe.
    E di autori i këtij shkrimi se të bleje një pulovër do të të duhej gjithë paga e 15 ditëshit!Se të bëje një kostum duhej paga e dy muajve!Lernani aman me atë kohë e mos na u bëni kaq të dhëmshur për Shqipërinë se edhe ajo nuk jua di për nder kur gënjeni!

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Besoja për postimin:

    abica (19-10-2013)

Faqja 3 prej 32 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •