Close
Faqja 4 prej 32 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 313
  1. #31
    Nga: drague

    vetem ti nuk duhet te hapesh tema te tilla Adem.

    thon nje shprehje nga ne"PO NUK U POQE NE RINI NUK PIQESH NE PLEQERI"
    Përshëndetje drague
    Është për t’i besuar shumë kësaj fjale të urtë popullore… dhe kjo fjalë pastaj ma kujtoi një ngjarje të goxha do viteve më përpara.

    Kam pasur një mikun tim, veteran të arsimit dhe kemi ndenjur shpesh bashkë. Ai ka çmuar shumë punën time, sepse vërtet detyrën e mësuesisë jam munduar ta kryej me zell. Shkurt nuk kam kursyer asgjë. Por kjo nuk është e rëndësishme…

    Ishim një ditë duke pirë çaj në njërën nga çajtoret e qytezës sonë. Në ndërkohë para çajtores parakaloi një plak. Plak i keq ka qenë. Mbase kjo e nxiti bacën Bajrë të më pyeste:

    - Adem, a ke nie ( dëgjuar) që thonë për dikë: ”plak i keq”
    - Po,- i thashë indiferent,
    - Hë, si i thua ti kësaj? – më pyeti
    - Po si të them… është naromal baci Bajrë se njeriu kur plaket mbase pak rrokatet ( matufepset) dhe normal që duket i keq dhe bën gafe! ( Faktikisht mua më shpëtoi fjala ”rrokatet”, sot nuk do ta kisha thënë, sepse nuk u kujtova që edhe ai ishte plak, por u shtira sikur asgjë nuk thashë, gjithashtu edhe ai nuk reagoi…)
    - Jo po ta tham ( them) unë edhe mbaje në mend mire. Kur dikush thotë për dike “plak i keq”, dije që ai person edhe si bebe – bebe e keqe ka qenë, edhe si fëmijë ( 5-6 vjeçar) – fëmijë i keq ka qenë, djalë kur është bërë ( 15-16 vjecar) – djalë i keq ka qenë, po edhe si burrë-burrë i keq ka qenë, prandaj edhe në pleqëri është plak i keq!

    Dhe kjo thënie e tij më është kujtuar shpesh, madje edhe e kam përdorur në disa raste, herë hapur e herë në mënyrë të kamufluar, si mesele, sidomos pas ndërrimit të sistemit. Ndaj e kam përdorur bukur shpesh këtë dhe hapur e kam thënë:”Vallahi ai që ka qenë i poshtër në atë sistem ai është i poshtër edhe sot ( në këtë sistem) – se me të lindur e ka të jetë i poshtër”. ( Prandaj mos u mashtroni në njerëz pse e ka ndërruar emërtimin, sepse në shpirt është ai i moçmi – e ka me të lindur )

    Tash po kthehem te vetja ime. Mbase, sipas teje jam i pjekur keq- pse e dua Shqipërinë, pse shahem për Shqipërinë, por unë nuk jam fajtor. Fajtori i parë është babagjyshi im, ndjesë pastë, pastaj vijnë mësuesit e shkollës së Tërstenikut ( kjo shkollë ka qenë e njohur për këto dhe ka pasur mësues shumë përparimtarë e revolucionarë. Këtë atdhedashuri më nuk e kam gjetur në shkollë të mesme, ndërkaq në studime ka qenë profesor Ahmet Kelmendi) dhe pastaj shokët e mi atdhetarë.

    Kështu jam i pjekur, o drague dhe mos të mundohet askush të ma shuajë këtë dashuri për Shqipërinë se nuk do të mundet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 19-11-2011 më 22:16
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #32
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ju lutem permbajuni temes dhe mos kaloni ne ofendime.Te gjitha postimet me karakter ofendues,politik dhe chit chate u fshine! Shume flm per mirekuptimin!
    "Carpe Diem"

  3. #33
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Ju lutem permbajuni temes dhe mos kaloni ne ofendime.Te gjitha postimet me karakter ofendues,politik dhe chit chate u fshine! Shume flm per mirekuptimin!
    Të faleminderit, DI_ANA.
    Hyra me shumë droje ta shikoja temën, se vërtet le që dolëm nga tema, por u përdor fjalor rruge që s'u kishte hije intelektualëve!

    Edhe një herë shumë të faleminderit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 23-11-2011 më 16:21
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #34
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Ti z.mesues kur e ke dashte aq shume Shqiperine e Enverit, pse sje shku me jetu atje. Ta them une. Sepse tkish shpall agjent te Jugosllavise e ishe kalb ne burg! Me e cmueshme eshte liria se buka per njeriun normal!

    Prodhuan apo nuk prodhuan po shihet qe jane me te lumtur pa Enverin dhe prodhimtarine e tij! Edhe turp nga Danimarka tu tregosh atyre qe e kane perjetuar ate regjim se sa i mire ka qene, kur ti i pari nuk e kishe pa Danimarken me sy tkishe jetu atje as nuk kishe shit mend!

    Nese regjimet komuniste qenkan aq te mira, madje po flet per regjimin me diktatorial komunist, atehere shko jeto ne Kube!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 23-11-2011 më 17:38

  5. #35
    Të dashur miq, ( puroshkodran, BOKE,drague e Rina_87)
    Pas fshirjes së postimeve nga DIANA e që ia di shumë për nder, nuk përgjigjem më në pyetje politike, sepse tema që prej fillimit nuk ka karakter politik. Po të ishte e tillë do ta postoja në një forum tjetër.
    Po i përgjigjem drague-s: qëllimi i hapjes së temës ishte shkrepje e rastit, duke parë filmat pra, të cilë i kisha parë edhe herë të tjera. Dhe pyetja është - tash po e bëj pak më të thjeshtësuar:

    Kah po shkon Shqipëria sot, sa ka ecur përpara?

    Ju po deshët mos bëni krahasime me të kaluarën, se për mua kjo nuk ka rëndësi, por më jepni ´shpjegime sa vende të lira të punës po hapen, si është perspektiva e rinisë, sa është i kënaqur populli, sa ka mirëqenie, sepse lajmet e këqija që po postohen cdo ditë, ne që e duam Shqipërinë po na bëjnë verem.

    P.S. Desha edhe Rinës t'i përgjigjem, por ajo cdo dy minuta po e shton nga një fjalë, të shoh kur po përfundon. Përgjigjen do ta ketë pa politikë.

    Edhe ju shkruani pa politikë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 23-11-2011 më 18:11
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Lexoje fjalinë, analizoje, kuptoje dhe do të shohësh se aty nuk e kam përmendur veten si inetlektual.

    Për mua halla mine është intelektuale dhe mos fillo me fyerje, por merru me temën nëse ke për të shtuar dicka!
    lexoje edhe ti prap pyetjen teme edhe e kupton ma mire.
    morali asht: ata qi fyen ishit ti me halla minen. ti nuk le gja pa i than malesorit e halla mine fyu komplet shqiptaret e shqipnis kur tha mire ia ka ba enveri se jane me te meta mendore

    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Të dashur miq, ( puroshkodran, BOKE,drague e Rina_87)
    Pas fshirjes së postimeve nga DIANA e që ia di shumë për nder, nuk përgjigjem më në pyetje politike, sepse tema që prej fillimit nuk ka karakter politik. Po të ishte e tillë do ta postoja në një forum tjetër.j
    tema ka vetem karakter politik. thelbi asht: keni kene ma mire me enverin.

  7. #37
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    tema ka vetem karakter politik. thelbi asht: keni kene ma mire me enverin.
    pa politikë. thelbi nuk është ky. thelbi është: për atë kohë, dmth para vitetve të 90 ( mos e lidh me enverin ), ka fakte të filmuara ( qoftë edhe të kallaitura ) se kishte dicka ( profitabile a jo profitabile ). Sot çka ka?
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 23-11-2011 më 18:36
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Jo. në fakt për temën nuk kemi folur gjë. unë kur dola me arguementet e mia, ju nuk dolët me argumente por nisët me të shara. Ju flisnit jashtë temës - flisnit jo kemi ngrënë bukë me ujë me me petulla. S'ishte temë e bisde¨s si ushqeheshim diku dhe si sot. Unë kurrë nuk kisha hyrë në dialog me ju, sikur mos ta kishit sharë hallën mine. Mirë, unë kur hyj në lojë i pranoj edhe sharjet, po halla mine c'ju bëri, vetëm pse e tha një të vërtetë!
    pergjigja te asht dhane 100 here po nuk te pelqen. populli nuk kishte buk me hanger. pike. kjo i shumzon me zero shifrat e zp

    kush e shau hallen mine o adem? minja tha mire ua ka ba enveri se shqiptaret jane me te meta mendore. qe po ta thote prap te postimi siper. kjo asht e verteta simas tejet?
    ty mandej kush te shau? ma thuj nji rast? ti malsorin po.
    se ti the edhe qi kur te thone enverist e merr per kompliment, se kush don enverin don shqipnin. ku u ofendove pra?

  9. #39
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    pergjigja te asht dhane 100 here po nuk te pelqen. populli nuk kishte buk me hanger. pike. kjo i shumzon me zero shifrat e zp

    kush e shau hallen mine o adem? minja tha mire ua ka ba enveri se shqiptaret jane me te meta mendore. qe po ta thote prap te postimi siper. kjo asht e verteta simas tejet?
    ty mandej kush te shau? ma thuj nji rast? ti malsorin po.
    se ti the edhe qi kur te thone enverist e merr per kompliment, se kush don enverin don shqipnin. ku u ofendove pra?
    nëse nuk gaboj e kam përmendur enverist kosovar. kjo ka shumë domethënie. e kam shpjeguar shumë herë ( mbase do ta hap temë të re këtë për ta sqaruar vecan edhe një herë ). Po. Enveristi kosovar ( se fola në shumës këtu. flas për vete në këtë rats dhe për shokët e mi, disa prej të cilëve fatkeqëisht për t'iu ikur sharjeve dhe duke parë si po shkon puna në Shqipëri kanë hequr dorë edhe nga Enveri edhe nga Shqipëria) është shqiptari ( atdhetari ) që e do shumë Shqipërinë dhe nuk vë gjë tjetër mbi të.

    Unë shumë, shumë e dua Shqipërinë dhe s'ka për të dalë askush për të ma vrarë këtë dashuri!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 23-11-2011 më 21:15
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #40

    Ja çfarë porosie na vinte aso kohe për Shqipërinë nga Radio Tirana

    Prandaj duhet të na kuptoni drejtë

    Nga një postim tjetër:

    Sali Mani: Zani i Shqipnisë asht zani i vërtetë
    --------------------------------------------------------------------------------
    Të dashur forumistë, unë nuk do të jap asnjë koment. Luteni së pari dëgjojeni këngën, të cilën e kam postuar unë në yuotube, dje dhe pastaj gjykoni se si është ndezur zemra e një kosovari dhe pastaj gjykoni pse kosovarët e duan shumë, shumë Shqipërinë. Besoj së shpejti do të hap një temë direkte në lidhje me këtë, sepse shumë vëllëzër tanë nga Shqipëria nuk na kuptojnë dashurinë që kemi pasur për ”atë” kohë dhe nuk e kuptojnë se rëndë na fyejnë duke na e fyer ”idealin”.
    Ja tufëza/linku:



    Respekt për ju,
    Adem Gashi, Danimarkë
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 23-11-2011 më 22:28
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 4 prej 32 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •