
Postuar më parë nga
Albo
Cfare prodhon sot Shqiperia?
Kjo pyetja e dyte eshte po aq e rendesishme sa e para. ....................
Ne 1991, te ardhurat per fryme te Shqiperise ishin $100/fryme. Sot mos gaboj, 20 vjet me pas, eshte $8000/fryme. Kjo eshte mbase indeksi me i mire qe jep nje ide se si ka ndryshuar mireqenia e shqiptare: mireqenia eshte permiresuar 8000% ose shqiptaret sot bejne nje jete 80 here me te mire se shqiptaret nen komunizem.
Gjeja e fundit qe do te shtoja, eshte qe eksporti me i madh i Shqiperise ne bote, eshte eksporti njerezor, eksporti i trurit. Kjo nuk matet dot me dollare kollaj, por eshte nje pasuri e paimagjinueshme, me e madhe se nafta e Ballshit apo se mineralet e Veriut, apo se energjia e digave ne lumenj. Gjithe ata shqiptare qe kane emigruar nga ai vend e kane ndertuar nje jete me te mire ne vende te tjera me te zhvilluara, jane shkolluar, kane fituar eksperience pune, dhe japin nje kontribut te madh ne shoqerite ku punojne. Pyes ndonjehere veten, ku do te isha sot nese nuk do te kisha emigruar ne Amerike, por te isha ne Shqiperi? Besoj se do te kisha mbaruar nje shkolle, e do te kisha zene nje pune, por asnjehere nuk do te kisha arritur dot potencialin tim njerezor ne Shqiperi. Vendi im nuk me ofronte dot ato mundesi qe mi ofron Amerika. Dhe si une, jane me qindra mijera shqiptare te tjere qe jetojne ne Perendim. Procesi i importimit te ketij truri shqiptar ka filluar, e do te pershpejtohet ne vitet ne vazhdim. Shume do te kthehen ne Shqiperi per te punuar e hapur biznese, te tjere nuk do te kthehen fizikisht por do te investojne ne ate vend kapital, talente apo kohen e tyre.
E perseris, kapitali me i madh i Shqiperise, jane burimet njerezore. Dhe kjo eshte e vertete jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e Maqedoni. Fatkeqesisht, shume pak shqiptare arrijne ta kuptojne kete gje. Kromi dhe nafta nje dite do te shterrojne. Edhe ujrat e lumenjve nje dite do te thahen. Ajo qe nuk do te shterroje kurre, eshte resursi njerezor, shqiptaret. Prandaj te gjithe, duke filluar nga shteti e duke perfunduar tek mesuesi, edukatoria e prindi, duhet te investojne per te rritur nje brez te edukuar e arsimuar mire. Cdo brez punon e ben sakrifica, qe femijet e tyre, brezi i ri te bejne nje jete akoma me te mire se sa vete ata. Njerez te lire ne ndjekje te prosperitetit.
Albo
Krijoni Kontakt