Daniele Giancane

Ka lindur ne 1948 ne Puglia, Itali. Ai eshte autor i mese dyzet librave me tregime, poezi, kritika letrare, publicistik dhe pedagogji. Ka qene pjesmarres ne botimin e disa antologjive, nje prej te cilave "L'Albero dei Sogni" (Pema e Jetes) perfshin autore italian dhe shqiptar. Aktualisht jeton ne Bari, ku punon si pedagog i letersise ne Universitetin e Barit dhe eshte bashkepuntor i nje sere periodikesh ne Itali. Veprat e tij jane botuar ne Spanje, Kanada, Amerike, Malte, Indi, Kroaci etj

Vėshtirėsia qėndron te harmonia

Vėshtirėsia qėndron te harmonia.
E thjeshtė qė tė takohesh,
Tė kėmbesh njė pėrshėndetje,
Madje edhe njė puthje,
Qoftė edhe tri, me miqtė e Lindjes.
Tė pyes pėr punėn,
Pėr dashurinė, fundjavėn e shkuar.

Por vėshtirėsia qėndron tek harmonia.
Nė ē'thellėsira
Mendimesh, emocionesh,
Lėviz biseda jonė?

Qė tė dy jemi tė njėjtė
Nė galaktikat e ėndrrės,
Sodisim qiejt, muret, gjinkallat,
Ndjejmė tė ftohtėt, ujvarat,
Tingujt e botės
Pandryshueshmėrisht,
Apo mbajmė syze
Me numra tė ndryshėm?
Tek tė vėshtroj heshturazi, tė zhbiroj.
Kap gjeste e ndėrshenjėza -
Njė oqean i tėrė i sė pathėnės.
Ah sikur tė tė njihja pėrtej fjalėve,
Maskave e frigimeve!

Kėrkoj veē harmonin,
Fytyrėn time tė tjetėrt,
Pasqyrėn tėnde oqean drite.

Perktheu Shpetim Doda